ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta sfidon “Dialog me Shqipėrinė”, nis bashkėbisedim me ele

Shko poshtė

27012008

Mesazh 

Meta sfidon “Dialog me Shqipėrinė”, nis bashkėbisedim me ele Empty Meta sfidon “Dialog me Shqipėrinė”, nis bashkėbisedim me ele




Meta sfidon “Dialog me Shqipėrinė”, nis bashkėbisedim me elektoratin e majtė

Nga Luljeta Progni
Meta sfidon “Dialog me Shqipėrinė”, nis bashkėbisedim me ele Meta
Ėshtė parė qartė nė media javėt e fundit gara e krerėve tė dy partive kryesore tė opozitės, Rama e Meta, pėr tė qenė protagonistė tė sė majtės nė zhvillimet e fundit politike. Nė procesin e bashkėpunimit me mazhorancėn pėr reformėn nė drejtėsi, prej afro dy javėsh janė shfaqur platforma tė ndryshme tė dy partive, tė paraqitura nga dy drejtuesit, Rama e Meta. Sapo Rama paraqiti njė rezolutė bashkėpunimi pėr reformėn nė drejtėsi, Meta nxitoi tė propozojė njė plan veprimi pėr kėtė ēėshtje, qė u pasua nga njė propozim i Ramės pėr njė pakt kombėtar pėr reformėn nė drejtėsi. Por duket se kėtė garė e ka fituar kreu socialist, pasi rezoluta qė ai propozoi pėr bashkėpunimin pėr reformėn nė drejtėsi, u miratua nė Kuvend nga tė gjitha partitė politike. Nėse mund tė thuhet se ėshtė pėrcaktuar “fituesi” i garės sė protagonistit tė partive tė majta pėr reformėn nė drejtėsi, gara pėr bashkėbisedimin me popullin sapo ka nisur. Tani pėr tani, gara ėshtė e qetė, por nisur nga pėrvoja, duke u afruar drejt zgjedhjeve parlamentare, pritet qė gara tė ashpėrsohet, pasi shanset qė PS dhe LSI tė jenė tė bashkuara nė zgjedhjet e ardhshme duket se janė tė pakta.


Meta sfidon “Dialog me Shqipėrinė”


Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka nisur bashkėbisedimin me kategori tė caktuara, ku dhe ėshtė parashikuar tė paraqiten projektligje konkrete pėr kategoritė, me tė cilat do zhvillohen takimet. Njė proces i gjatė bashkėbisedimi me tė gjitha kategoritė e shoqėrisė shqiptare pritet tė vazhdojė pėrgjatė gjithė kėtij viti, i ndarė nė tri faza. Takimet me pėrfaqėsues tė moshės sė tretė, tė identifikuara mė shumė si elektorat i PS, japin qartė idenė e njė gare ndėrmjet PS dhe LSI, pėr tė fituar elektoratin e njėra-tjetrės. Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka nisur prej disa ditėsh njė bashkėbisedim me pėrfaqėsues tė moshės sė tretė, ku dhe po prezanton projektligjin e kėsaj partie pėr kujdesin dhe trajtimin e kėsaj kategorie. Paraqitja me projektligj konkret pėr moshėn e tretė nga ana e Metės duket si njė pikė e fortė e tij pėr tė sfiduar “Dialog me Shqipėrinė” tė kryetarit tė PS, Edi Rama, i cili nė takimet e tij me socialistė nė rrethe tė ndryshme tė vendit nuk ka projekte konkrete, por premtime pėr njė politikė tė re dhe lėnien pas tė politikės sė vjetėr. Sidoqoftė, kryetari i PS ka nisur prej disa muajsh “Dialogun me Shqipėrinė” nė tė gjitha rrethet e vendit, ku dhe ėshtė takuar me kategori e grupmosha tė ndryshme. Nė takimet e tij, Rama ka shpalosur ambicien pėr tė ērrėnjosur politikėn e vjetėr nė PS dhe pėr instalimin e njė politike tė re nė kėtė parti, e cila tė jetė politikė nė shėrbim tė qytetarėve. Nė vend tė projektligjeve qė duket se do tė vazhdojė tė publikojė Meta nė takime me elektoratin e majtė, Rama ka promovuar idenė e tryezave pėr ēėshtje tė ndryshme, tė zhvilluara nė tė gjitha rrethet e vendit, siē ishin tryeza pėr arsimin, pėr mjedisin etj.
Projekti i Ramės “Dialog me Shqipėrinė” ėshtė kritikuar nga analistė apo partiakė, por nė forumet drejtuese tė kėsaj partie, nė analizat e deritanishme, procesi “Dialog me Shqipėrinė” ėshtė cilėsuar i suksesshėm.


Strategjia e Metės pėr bashkėbisedimin me elektoratin e majtė


Mosha e tretė njihet mė sė shumti si pjesė e konsiderueshme e elektoratit tė PS dhe nisja e bashkėbisedimit pikėrisht me kėtė kategori, duket se pėrbėn edhe synimin e qartė tė LSI, pėr t’i marrė PS kėtė pjesė tė konsiderueshme tė elektoratit. Nė takimet e bashkėbisedimit me pėrfaqėsues tė moshės sė tretė, Meta shoqėrohej veē tė tjerėve edhe nga kryetari i sindikatės sė pensionistėve, Isa Gorica. Burime pranė LSI thanė dje, se ekspertė tė kėsaj partie janė duke pėrgatitur njė sėrė projektligjesh qė lidhen me grupmosha e kategori tė caktuara, tė cilat do tė publikohen nė takimet e Metės nė procesin e bashkėbisedimit me elektoratin e majtė nė tė gjithė vendin. Duke u bazuar te programi i kėsaj partie, projekligjet qė po hartohen nga ekspertėt, synojnė afrimin e sa mė shumė kategorive me LSI, nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009.


Projektligji i LSI


Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka nisur bashkėbisedimin me pėrfaqėsues tė moshės sė tretė, pėr paraqitjen dhe konsultimin e projektligjit “Pėr kujdesin ndaj individėve tė moshės sė tretė”. Kryetari i LSI, Ilir Meta, ishte dje nė Korēė, ku zhvilloi njė takim tė zgjeruar me pėrfaqėsues tė moshės sė tretė nė kėtė qytet. “Jemi sot kėtu nė vijim tė pėrpjekjes sonė pėr tė promovuar njė p/ligj tė ri “Pėr kujdesin ndaj individėve tė moshės sė tretė. Ky ėshtė njė p/ligj, qė ne e kemi hartuar nė bashkėpunim me sindikatėn e pensionistėve, nė bashkėpunim me profesorė dhe ekspertė tė ēėshtjeve sociale dhe problemeve tė moshimit. Ne mendojmė se jo vetėm qė ėshtė njė p/ligj i domosdoshėm, por ėshtė njė p/ligj i vonuar, pėr arsye se problemet e moshimit po bėhen gjithnjė e mė tė mėdha, gjithnjė dhe mė tė mprehta nė vendin tonė. Kjo iniciativė e LSI ėshtė produkt i njė reflektimi tė gjatė dhe tė vazhdueshėm mbi gjendjen e tė moshuarve dhe tė shtresave nė nevojė nė vend, por nė tė njėjtėn kohė, ėshtė shprehje e angazhimit tė forcės politike qė pėrfaqėson LSI, pėr t`u shkėputur nga e kaluara dhe pėr t'i hapur rrugė politikave sociale afatgjata, pėrpjestimisht me shkallėn e zhvillimit ekonomik tė vendit”.
Duke shprehur dėshirėn e mirė pėr miratimin e kėtij p/ligji, Meta i bėri thirrje klasės politike nė vend qė tė mbėshtesin kėtė p/ligj, mė qėllim miratimin e tij. “Aktualisht, nė Shqipėri, nuk ekziston asnjė strukturė e vetme, qoftė edhe modeste, qė ndihmon tė moshuarit dhe lehtėson vuajtjet e tyre. Sistemi aktual i pėrkrahjes sociale konsideron pėrciptazi vetėm personat mė fatkeqė (kryesisht tė braktisur), duke lėnė jashtė vėmendjes plotėsisht tė moshuarit e tjerė, tė cilėt gjithashtu kanė nevojė pėr kujdesin e shtetit, e para se gjithash kėrkojnė qė tė vazhdojnė tė kontribuojnė, sipas mundėsive, pėr zhvillimin e shoqėrisė”, - tha Meta.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi