ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Berisha mė hoqi edhe truprojat qė mė jepte ligji”

Shko poshtė

27012008

Mesazh 

“Berisha mė hoqi edhe truprojat qė mė jepte ligji” Empty “Berisha mė hoqi edhe truprojat qė mė jepte ligji”




“Berisha mė hoqi edhe truprojat qė mė jepte ligji”

Lorenc Vangjeli

Ai tregon pėr armiqėsinė e tij me kryeministrin dhe pse dekreti i shkarkimit i firmosur nga presidenti ėshtė antikushtetues. Skandali i rrugės Durrės-Kukės dhe cili duhet tė ishte tani fati i ministrit tė Jashtėm, Basha. Sollaku flet dhe pėr presionet qė i janė bėrė Prokurorisė pėr pėrgjimet e paligjshme tė qytetarėve.“Mė ke dėnuar njėherė, por po pata probleme prapė, do tė tė marr si avokat tė mė mbrosh”. Njė djalė i gjatė dhe i panjohur i pėrsėrit dy herė kėrkesėn e ēuditshme ish-prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollakut. Largohet, rikthehet dhe insiston. “Sepse tani duhet tė merret me njė punė, avokat do tė bėhet. Kur ishte prokuror na fuste nė hall, pse mos tė na nxjerrė nesėr nga halli”, i shpjegon tė gjithėve pėrreth me zė tė lartė. Pavarėsisht se ėshtė ende mėngjes, duket qė ka pirė, por nuk ėshtė agresiv. Me atė mėnyrė tė zakontė tė shprehjes sė mirėsjelljes sė njerėzve si ai, kėmbėngul se ėshtė socialist dhe habitet kur dėgjon se kryeprokurori nuk ka qenė kurrė anėtar i kėsaj partie. “Po pse tė kishte marrė kaq inat Doktori, atėherė”, thotė ai dhe ikėn pėrfundimisht. Kjo ėshtė njė skenė qė Sollaku thotė se nuk i ka ndodhur pėr herė tė parė, por qė beson edhe se nuk do t“i ndodhė pėr herė tė fundit. Qė prej dy muajsh ai nuk pėrsėrit mė ritualin e pothuaj pesė viteve tė tij tė fundit; hyrjen nė godinėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė cilėn e drejtoi prej pesė vjetėsh. Vendimi i Kuvendit pėr shkarkimin nga detyra dhe dekretimi i tij nga Presidenti i Republikės e ka shndėrruar atė nė njė qytetar tė thjeshtė, siē thotė dhe vetė, njė qytetar qė i duhet tė mendojė pėr jetėn e tij, relativisht larg vėmendjes sė medias. Megjithatė, tė vėrtetat qė dikur ka mėsuar pėr shkak tė detyrės vazhdojnė ta mundojnė. Tė paktėn nė dukje nuk demonstron as mėri dhe as dėshirė pėr revansh. Mbas njė periudhe tė stuhishme, kur u mėsua qė ta dėgjonte emrin e tij tė shoqėruar nga pas me tė gjitha akuzat mė ngjethėse qė i janė bėrė ndokujt pėr lidhje me krimin, ai kėrkon qetėsi dhe i gėzohet kėsaj qetėsie. Shijon pauzėn qė i jep “papunėsia” dhe pėrgatitet tė hapė njė zyrė konsulence juridike. Njė gjė qė po e bėn me miqtė dhe tė njohurit e tij tė shumtė. “Si njė stėrvitje paraprake”, bėn humor ai nė intervalin mes dy telefonatave qė ndjekin njėra-tjetrėn, duke qenė i detyruar t“u japė pėrgjigje dhe njerėzve, si ai i riu qė nuk pranoi tė dalė nga bari pa paguar pothuaj me dhunė kafen e konsumuar.
Kėtė javė Sollakut i ka pėrfunduar afati i shoqėrimit nga Garda e Republikės. Njė shoqėrim qė ka zgjatur vetėm dy muaj, aq sa e ka parė tė arsyeshme vetė kryeministri. Me ndryshimin e ligjit nė kėtė pikė, ėshtė pėrcaktuar se tre drejtuesit mė tė lartė tė shtetit duhet ta pėrfitojnė kėtė “privilegj” deri nė tre vjet mbas largimit nga detyra; pėr tė tjerėt, dhe prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė nė krye tė kėsaj liste, kohėzgjatja varet nga vullneti i kryeministrit. Qė hakmarrjen e fundit ndaj Sollakut e shtriu dhe nė kėtė pikė. “Nuk mė intereson njė gjė e tillė”, thotė shkurt vetė Sollaku, qė edhe kėtė rast e sheh si pjesė tė mosmirėnjohjes tė shtetit pėr ata qė kanė shėrbyer nė emėr tė shtetit. Thotė se ėshtė njė cikėl qė pėrsėritet dhe qė ėshtė fyes, por jo thjesht dhe vetėm pėr individin.
Nė kėtė intervistė tė parė tė tij mbas largimit nga detyra, Sollaku ėshtė megjithatė i rezervuar. “Duhet tė respektoj tė vėrtetat qė kam mėsuar pėr shkak tė detyrės”, thotė ai pėr MAPO-n. Mbas bisedės ngrihet tė largohet me ngut. Por njė ngut i ndryshėm nga ai i dy muajve mė parė kur ndodhej nė karrigen numėr njė tė akuzės. “Tani jam i lirė”, thotė sėrish nė intervalin e pauzės mes telefonatave tė pafundme.
Nė kėtė periudhė mbas shkarkimit nga detyra, me ēfarė po merret ish-prokurori i Pėrgjithshėm?
Nė fakt u bėnė mbi dy muaj qė tashmė kam jetėn time private. Ka qenė njė periudhė pushimi, ēlodhjeje, qė nuk e kam ndjerė shumė edhe sepse dhjetori ėshtė zakonisht muaji i pushimeve tė gjata pėr kėdo. Jam duke rizbuluar me ėndje ato kėnaqėsi normale tė jetės njerėzore, nga tė cilat isha privuar. Eshtė si njė rikthim nė liri. Vetėm kur na mungojnė, kuptojmė vlerėn e vėrtetė tė atyre dhjetėra detajeve normale qė plotėsojnė jetėn e njė prindi, bashkėshorti apo dhe profesionisti. Janari ka filluar disi mė ndryshe, do ta quaja njė pushim aktiv, ku janė ndėrthurur pushimi me takimet dhe diskutimet pėr angazhime tė reja, kryesisht nė fushėn akademike dhe konsulencave ligjore. Vėrtet ėshtė diēka e bukur, sinqerisht nuk e mendoja kėshtu, ngaqė asnjėherė nuk isha shkėputur nga veprimtaria shtetėrore, dhe pėr kėtė do tė falėnderoja edhe zotin Topi qė dekretoi shkarkimin tim. Shpejt do tė kem njė zyrė konsulence juridike, ēka miqėsisht e bėj qė tani. Eshtė e mrekullueshme tė rizbulosh gjithashtu miqtė, tė cilėt dikur e kisha tė vėshtirė t“i takoja, por dhe tė shohėsh se gjykimi i qytetarit tė zakonshėm shqiptar ėshtė shumė mė i kualifikuar se ato gjykime qė ndeshen nga politika.
Si e gjykoni rolin e Presidentit Topi nė mekanizmin e shkarkimit tuaj. Nuk keni folur asnjė fjalė pėr katėr takimet mes jush sa kohė ishit nė detyrė, ēfarė ka ndodhur realisht nė to?
Unė jam shprehur pėr rolin e zotit Topi nė kėtė proces. Jo vetėm pėr mendimin tim, por dhe si njė pjesė e tė vėrtetės sė madhe, qėndrimi i tij ka qenė nė dhunim tė hapur tė Kushtetutės. Fatkeqėsisht, tek ne, pėr momentin, nuk bėn mė pėrshtypje dhunimi i ligjit dhe Kushtetutės nga pushteti. Pėrpara se zoti Topi tė merrte vendimin e tij, kjo maxhorancė, drejtues i sė cilės ka qenė Topi, kishte miratuar afro 14 ligje dhe vendime qė janė deklaruar antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Marrja edhe e njė vendimi tjetėr antikushtetues as prishte dhe as ndreqte punė. Shteti ligjor, fatkeqėsisht, vazhdon tė jetė ende njė ėndėrr nė Shqipėrinė feudale tė njė feudali tė madh dhe dhjetėra feudalėve tė tjerė tė vegjėl. Vėrtet ėshtė pėr tė ardhur keq, por kjo ka qenė mendėsia e tė vepruarit tė feudalėve tanė nė rastin e prokurorit tė Pėrgjithshėm. Megjithatė, nuk mund tė rri pa kujtuar se ndėrsa Presidenti thoshte se priste mendimin e ekspertėve pėr problemin e prokurorit tė Pėrgjithshėm, nė tė njėjtėn kohė kėmbėngulte se pasardhėsi duhet tė kishte integritet tė lartė profesional e moral. Nuk di nėse vazhdon ta mendojė tė njėjtėn gjė edhe tani, mbas dy dekreteve tė turpshėm qė firmosi.
Ndėrsa pėr katėr takimet e mia me Presidentin sa kohė isha ende nė detyrė, dua tė them se ato ishin tė karakterit zyrtar konfidencial dhe nė kėto kushte, nuk e quaj etike tė flas pėr to. Por mund t“ju them qė tė gjitha citimet qė ai vetė u ka bėrė atyre, nuk janė aspak korrekte. Ato ē’ka kemi biseduar kanė qenė krejt tjetėr gjė nga sa ka thėnė ai, por unė nuk po shtyhem mė tej.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sun Jan 27, 2008 3:34 pm, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

“Berisha mė hoqi edhe truprojat qė mė jepte ligji” :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Jan 27, 2008 3:33 pm nga Iliriada Portal

Ndėrsa pėr katėr takimet e mia me Presidentin sa kohė isha ende nė detyrė, dua tė them se ato ishin tė karakterit zyrtar konfidencial dhe nė kėto kushte, nuk e quaj etike tė flas pėr to. Por mund t“ju them qė tė gjitha citimet qė ai vetė u ka bėrė atyre, nuk janė aspak korrekte. Ato ē’ka kemi biseduar kanė qenė krejt tjetėr gjė nga sa ka thėnė ai, por unė nuk po shtyhem mė tej.
Skandali i rrugės Durrės-Kukės po vazhdon tė hetohet nga Prokuroria, ndėrsa ministri Basha ėshtė pa imunitet. Cilat janė hapat e munguara, nė dijeninė tuaj, nga hetimi deri tani?
Mbas largimit nga detyra nuk kam dijeni pėr veprimet e organit tė akuzės, bile personalisht jam relativisht indiferent pėr fatin e asaj ēėshtjeje. Tani jam qytetar i thjeshtė i kėtij vendi dhe mė vjen mirė qė po bėhet njė investim gjigand, duke u ndėrtuar njė rrugė e tillė. Natyrisht, si qytetar jam shumė i interesuar edhe pėrsa i pėrket zbatimit tė ligjeve, jam i interesuar qė rrugėt tė bėhen sa mė mirė, sa mė shpejt, por edhe sa mė lirė tė jetė e mundur. Tre muaj mė parė, detyra qė kisha mė detyronte qė tė shihja edhe se si zbatoheshin ligjet e kėtij vendi nė menaxhimin e fondeve publike, si dhe tė veproja duke proceduar penalisht kur kishte dyshime se ishin shkelur ato. Hetimi ėshtė sekret, nuk mund tė paragjykoj asgjė nė lidhje me punėn e Prokurorisė, sepse nuk e di se ēfarė po bėhet realisht. Duke qenė se kėrkesa pėr heqjen e imunitetit bėhet pėr tė larguar pengesat procedurale nė ushtrimin e ndjekjes penale, siē parashikon neni 289 i Kodit tė Procedurės Penale, hapat qė duhen hedhur nga organi i akuzės mbas dhėnies sė autorizimit pėr procedim, janė vėnia nėn akuzė e personit, si dhe kryerja e njė sėrė veprimesh tė tjera procedurale si kontrollet, pėrgjimet, ballafaqimet e tė tjerė, natyrisht nėse do tė shihej e nevojshme. Janė bėrė apo jo kėto veprime do tė shihet nė pėrfundim tė hetimeve. Gjithsesi nė kėtė fazė vlen prezumimi i pafajėsisė sė personave, pėrsa kohė nuk ka njė vendim gjykate tė formės sė prerė pėr fajėsinė.
Cilat kanė qenė provat mė tė dukshme tė shkeljes sė ligjit nė kėtė dosje?
Tashmė janė bėrė tė njohura pėr opinionin publik, nėpėrmjet kėrkesės sė Prokurorisė drejtuar Parlamentit, njė sėrė shkeljesh ligjore tė konstatuara nė hetimin e kėsaj ēėshtjeje. Kam dėgjuar shpesh tė pėrdoret si argument mbrojtės, ideja qė ky ėshtė investimi mė transparent i bėrė ndonjėherė nė vendin tonė. Unė do tė thosha qė e kundėrta e kėsaj ideje ėshtė mėse e vėrtetė. Si mund tė quhet transparent njė investim afro njė miliard euro kur ėshtė shmangur Parlamenti nga vendimmarrja pėr kėtė investim gjigand, nė njė kohė qė Kuvendi ka diskutuar pėr ndėrtimin e ēdo shkolle apo ujėsjellėsi fshati, si mund tė quhet transparent ky investim kur Prokurorisė nuk i jepej procesverbali i diskutimit nė mbledhjen e qeverisė, kur njė pjesė e konsiderueshme e vendimeve tė qeverisė nuk janė botuar nė fletoren zyrtare, kur nuk ka pasur projekt, nuk ka pasur fond limit, nuk ka pasur burime financimi, nuk ka pasur konkurrim firmash, e kėshtu me radhė. Me fjalė tė thjeshta mund tė them se qeveria shqiptare i ka thėnė firmės “Bėje kėtė rrugė si tė dish, si tė duash dhe sa tė duash”, duke u finalizuar kjo situatė me kontratėn e nėnshkruar, e cila ėshtė e detyrueshme pėr t“u zbatuar nga shteti shqiptar. Kjo sepse kapitalizmi nė thelb ėshtė kontratė.
A ndjeni keqardhje qė gjatė kohės qė ishit nė detyrė, mjaft zyrtarė tė tjerė tė lartė, majtas dhe djathtas, mund dhe duhet tė ishin inkriminuar si nė rastin e ministrit Basha?
Konstatimi juaj ėshtė me vend. Ndryshimi i maxhorancave duhet tė krijonte mundėsinė e vėnies para pėrgjegjėsisė sė ēdo zyrtari tė administratės sė mėparshme qė kishte shkelur ligjin penal. Them me ndryshimin e maxhorancės sepse administrata e mėparshme nuk mund tė kallėzonte veten e vet, dhe ky ėshtė njė parim i njohur, ndalimi pėr tė kallėzuar vetveten. Por, lidershipi i ri qė erdhi mbas 3 korrikut, nė vend qė tė merrej me zyrtarėt qė kishin shkelur ligjin, tė gjente fakte ndaj tyre dhe t“i paraqiste nė Prokurori, u morr qė nė ditėt e para me luftė dhe akuza ndaj institucionit tė akuzės. Duke mos sjellė kėshtu, as mė shumė dhe as mė pak, por paralizimin deri nė njė farė mase tė vetė institucionit dhe duke i dhėnė mundėsi zyrtarėve tė korruptuar tė fitonin kohė nė pėrballjen me ligjin. Megjithatė, nuk mendoj se ata qė kanė kryer vepra penale kanė shpėtuar pėrfundimisht apo do tė shpėtojnė nga pėrgjegjėsia, por dokumentimi i asaj veprimtarie sa vjen e vėshtirėsohet me kalimin e kohės.
Si i gjykoni ditėt e para tė punės sė pasardhėses suaj nė detyrė, ēfarė keni ditur mė parė pėr tė? Ēfarė mund tė bėjė ajo pėr reformimin e Prokurorisė.
Ju thashė edhe mė parė qė nuk kam informacion se ēfarė po ndodh aktualisht nė atė institucion. Natyrisht, drejtuesit tė ri tė institucionit do t“i duhet njėfarė kohe pėrshtatjeje, edhe pėr faktin se vjen nga jashtė radhėve tė Prokurorisė, pėr t’u njohur me problematikėn dhe pėr tė pėrcaktuar hapat e mėtejshėm nė menaxhimin e institucionit. Pėrsa i pėrket reformės nė Prokurori, kjo nuk ėshtė detyrė e prokurorit tė Pėrgjithshėm, sepse reforma ėshtė ligj dhe ligjet i drafton qeveria dhe i miraton Parlamenti. Prokurori i Pėrgjithshėm mund tė pėrcjellė mendimet e trupės sė prokurorėve pėr pėrmirėsime ligjore, natyrisht nėse ja kėrkojnė. Nėse e keni fjalėn pėr lėvizjet e kuadrit apo ristrukturime tė hallkave tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, kjo ėshtė pjesė e rutinės sė pėrditshme tė punės qė ēmohet nga titullari hap pas hapi, brenda hapėsirės qė i jep ligji organik i Prokurorisė.
Tė rikthehemi dhe njėherė tek drejtuesi i drejtpėrdrejtė i luftės ndaj jush. Keni akuzuar direkt kryeministrin Berisha pėr fshehje tė pasurisė sė tij dhe kalimin e pasurive tė patundshme nė emėr tė familjarėve. Ēfarė mund tė thoni mė shumė, keni fakte qė nuk dihen nga publiku?
Unė nuk kam akuzuar kėrkėnd, se ndryshe do tė akuzohem se kam pasur frikė pėr tė vepruar si prokuror i Pėrgjithshėm ndaj kryeministrit. Unė kam cituar vetėm ato qė kryeministri ka shkruar nė deklaratėn e pasurisė sė tij, ku ka thėnė qė lekėt e tij tė grumbulluara nė vite ia kishte kaluar familjarėve tė tij.
Jeni shprehur dikur nė Kuvend se nė Shqipėri, pėr frymė popullsie, qytetarėt janė mė tė pėrgjuar se gjithkund tjetėr. Eshtė abuzuar me kėtė armė tė hetimit dhe a ėshtė shkelur ligji?
Eshtė e vėrtetė qė fatkeqėsisht numri i subjekteve tė pėrgjuara nė vendin tonė mbetet ende mjaft i lartė. Arsyet janė nga mė tė ndryshmet. Sė pari, ėshtė njė metodė hetimi dhe parandalimi qė pėrdoret pėr herė tė parė nė vendin tonė, pra nuk ekziston njė traditė e konsoliduar. Sė dyti, lidhet me presionin e madh qė bėjnė strukturat shtetėrore tė sigurisė dhe tė luftės kundėr krimit ndaj Prokurorisė pėr tė administruar informacione nėpėrmjet pėrgjimeve pa u lodhur shumė, dhe sė treti, do tė thosha qė ligjet nė fuqi lėnė shumė hapėsirė pėr pėrdorimin e mjeteve tė pėrgjimit. Mendoj se ka ardhur koha se duhet tė vendosen kritere mė tė forta ligjore pėr pėrdorimin e pėrgjimeve, duke bėrė ndėrhyrjet e duhura nė ligjin pėrkatės, si dhe nė Kodin e Procedurės Penale. Nė dijeninė time, struktura pėrkatėse nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, megjithė presionet e shumta qė bėnin kėrkuesit, ka ditur tė respektojė me fanatizėm ligjin, duke kthyer mbrapsht shumė kėrkesa tė subjekteve tė ndryshėm qė kanė qenė tė paargumentuara ligjėrisht.
Aktualisht po flitet shumė pėr reformėn nė drejtėsi. Cilat janė nė vėshtrimin tuaj defektet e sistemit dhe ku duhet ndėrhyrė realisht?
Unė mendoj se po bėhet shumė propagandė, veēanėrisht tani nė prag tė samitit tė Bukureshtit ku pritet tė marrim ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO. Nuk ėshtė ēudi qė vendimi mund tė jetė marrė tashmė dhe uroj qė tė jetė njė vendim pozitiv. Vendet e NATO-s nuk mund tė gėnjehen me tė ashtuquajturėn reformė nė drejtėsi qė propagandohet me bujė tė madhe nga politika shqiptare, pėr mė tepėr qė edhe vetė politika nuk e ka tė qartė se ēfarė duhet tė synojė reforma nė drejtėsi. Reforma, pėr mė tepėr kur thuhet reformė e thellė, nėnkupton nė radhė tė parė ndryshim, prekje sistemi nė drejtėsi. As unė, por as ju nuk keni dėgjuar tė ankohet dikush pėr sistemin tonė tė drejtėsisė tė rregulluar nė kushtetutė dhe nė ligje. Pretendimet e politikės, por edhe tė opinionit publik pėr tė luftuar korrupsionin nė drejtėsi apo paaftėsinė, qė reflekton nė nivelin e ulėt tė dhėnies sė drejtėsisė, nuk mund tė luftohen me ligje shtesė. Korrupsioni nė drejtėsi do tė luftohet njėsoj siē luftohet edhe nė sfera tė tjera tė jetės shoqėrore, siē luftohet nė tenderime, nė tatim-taksa e sektorė tė tjerė tė ndjeshėm ndaj kėtij virusi, ku ka pasur edhe zyrtarė tė arrestuar. Pra, nėse policia merr informacione qė krijojnė dyshime tė bazuara se x gjyqtar apo y prokuror ka marrė apo do tė marrė ryshfet pėr njė ēėshtje tė caktuar, kjo polici ka pėr detyrė tė ndėrtojė punėn duke pėrdorur metodat hetimore pėr tė dokumentuar veprimtarinė korruptive tė kėtyre magjistratėve. Po kėshtu, paaftėsia profesionale qė shfaqet nė disa kategori gjyqtarėsh a prokurorėsh nuk luftohet me ligje, por me mė shumė fonde buxhetore nė dispozicion tė shkollės sė magjistraturės apo edhe tė Ministrisė sė Drejtėsisė, pasi edhe kjo e fundit e ka pėr detyrė trajnimin e gjyqtarėve dhe prokurorėve. Kėto dy momente janė tė rėndėsishme pėr tė luftuar tė keqen nė drejtėsi. Por nė gjyqėsor dhe Prokurori kemi shumė juristė qė janė tė ndershėm dhe tė aftė, qė e kanė pasion dhėnien e drejtėsisė. Kjo kategori ka nevojė tė stimulohet me paga mė tė mira dhe kushte mė tė mira pune, dhe pėr mė tepėr shteti t“u garantojė pavarėsi tė vėrtetė nė dhėnien e vendimeve, dhe jo t“i mbajė nėn presion nė mėnyrė direkte, me inspektoratet e Ministrisė sė Drejtėsisė apo dhe indirekt nėpėrmjet medias proqeveritare. Unė mendoj se kuadri kushtetues dhe ligjor nė fuqi garanton pavarėsinė, pėrgjegjshmėrinė dhe transparencėn e sistemit tonė tė drejtėsisė. Problemi shtrohet nėse e respektojmė apo jo atė. Prandaj mendoj se kryesore mbetet jo reformimi i sistemit, por reformimi i mentalitetit, veēanėrisht i atyre qė drejtojnė shtetin. Natyrisht, gjatė implementimit tė ligjeve tė ndryshme del edhe nevoja pėr amendime tė ligjeve, por kjo ėshtė njė detyrė normale e qeverisė dhe Kuvendit dhe nuk duhet ngatėrruar me atė qė quhet reformė e thellė nė drejtėsi.
Marrė nga revista MAPO

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Sun Jan 27, 2008 5:12 pm nga defs

Pse nuk shkon tek Rama te ti ktheje rojet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi