ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Sokrati” shqiptar, sukses ne Athine

Shko poshtė

30012009

Mesazh 

“Sokrati” shqiptar, sukses ne Athine Empty “Sokrati” shqiptar, sukses ne Athine




“Sokrati” shqiptar, sukses ne Athine


“Sokrati” shqiptar ka shkuar edhe nė vendin e lindjes. Pas mė shumė se 100 shfaqjesh, Mirush Kabashi e ka ngjitur pjesėn edhe nė skenėn greke. I ftuar nga Bashkia e Athinės, mė 22 janar, ka interpretuar nė teatrin “Neo Kosmos”. Njė tjetėr sukses pėr “Apologjinė e Sokratit”. Publiku grek dhe ai shqiptar qė ndodhej nė sallė e ka duartrokitur dhe komentuar me nota pozitive pjesėn. Ndėrsa pėr aktorin Mirush Kabashi duket sikur ka qenė njė sfidė. “Ndonėse ‘Apologjinė e Sokratit‘ e kam interpretuar mė shumė se 100 herė, shfaqja e Athinės pėr mua ishte si premierė. Unė po e ēoja kėtė pjesė nė vendlindjen e Sokratit, por edhe tė autorit tė madh grek, Kosta Varnalis. Kjo vepėr, ndėr vite ėshtė dramatizuar nė forma tė ndryshme dhe ėshtė vėnė nė skenė nga regjisorė dhe aktorė tė njohur grekė. Por mund tė them se edhe varianti shqiptar u prit me sukses. E ndjeva nga reagimet e publikut gjatė shfaqjes, me duartrokitjet e herėpashershme tė tyre”, ėshtė shprehur Kabashi nė njė konferencė tė djeshme pas kthimit nga Greqia. Nė rolin e ndihmėsit kryesor ka qenė aktori shqiptar, Lefter Simoni, ndėrkohė qė edhe Kabashi ka tentuar qė pjesėn finale tė Sokratit ta interpretojė nė greqisht. E quan sipėrmarrje donkishoteske, por ia ka dalė. Pas kėtij suksesi, pėr aktorin Kabashi kanė ardhur menjėherė ftesat pėr njė tjetėr interpretim tė “Apologjisė sė Sokratit” nė Greqi. Bėhet fjalė pėr muajt mars-prill, ndėrkohė qė kryebashkiaku i Athinės, Nikita Kaklamani, i ka premtuar aktorit se do t‘i krijojė mundėsinė qė pjesėn ta vėrė nė disa nga skenat mė tė mėdha tė Athinės. Pėrgėzime i kanė shkuar Kabashit edhe nga aktorė tė njohur grekė, tė pranishėm nė shfaqje, ndėrsa mė parė ambasadori shqiptar nė Athinė, Vili Minarrolli, kishte paralajmėruar pėr mjeshtėrinė e interpretimit. Nė konferencėn pėr shtyp, Kabashi u shpreh se ky ishte edhe njė sukses i teatrit shqiptar dhe shkollės sonė tė aktrimit. Por ndėrsa suksesi i Sokratit vazhdon, kėtė fundjavė, aktori do tė ngjisė nė sallėn e vogėl tė Teatrit Kombėtar njė tjetėr monodramė, “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, shkruar nga autori francez Erik Emanuel Shmit.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28762
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

“Sokrati” shqiptar, sukses ne Athine :: Komentet

lidabica

Mesazh Fri Jan 30, 2009 9:56 pm nga lidabica

Mirush Kabashi eshte nje artist i madh ,qe me ka pelqyer ne te gjitha rolet ,qe ka luajtur,por me i sukseshmi per mua eshte ,roli i tij tek Apologjia e Sokratit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Fri Jan 30, 2009 11:34 pm nga shqiptari

shum i mire eshte

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi