ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatos Nano: PS tė ndalė spekulimet, s’mund tė mbledhė vota me emrin tim

Shko poshtė

04022009

Mesazh 

Fatos Nano: PS tė ndalė spekulimet, s’mund tė mbledhė vota me emrin tim Empty Fatos Nano: PS tė ndalė spekulimet, s’mund tė mbledhė vota me emrin tim




Aristir Lumezi
Ish-kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, i pėrgjigjet sekretarit pėr ēėshtjet ligjore, Fatmir Xhafaj. Nė njė prononcim pėr “Panorama”, Nano kėrkon qė tė mos spekulohet me emrin e tij nė bazėn socialiste. “Njeriu i fundit qė mund tė bėnte njė deklaratė tė tillė nga PS-ja ėshtė Xhafaj, dhe ai qė mė pak nga tė gjithė tė tjerėt e kupton kėtė realitet ėshtė Xhafaj”, u shpreh Nano. Pak ditė mė parė, sekretari socialist pėr ēėshtjet ligjore, Fatmir Xhafaj, nė njė intervistė pėr ALSAT u shpreh se, tashmė nė Partinė Socialiste ka njė realitet tė ri, duke nėnkuptuar qė tashmė PS-ja drejtohet nga Edi Rama, ndėrsa tė tjerėt duhet tė japin kontribut nė kėtė parti. Sipas Xhafajt, ky realitet i ri duhet tė pranohet dhe njihet nga tė gjithė. Ish-kryetari socialist e ka cilėsuar kėtė deklaratė spekulim. “Natyrisht qė spekulime tė tilla do tė ketė dhe asnjė nga tipa si ky s’do tė munden tė mbledhė vota nė emėr tė Fatos Nanos, edhe nė tė ardhmen”, tha Nano. Pak ditė mė parė ish-kryetari socialist u shfaq nė sallėn e Parlamentit, me nisjen e sesionit tė ri parlamentar. Por kjo vizitė e tij nuk kaloi pa shkaktuar reagimet e radhės. Nė kafen e Parlamentit, mėsohet se Nano nuk ka kursyer replikat me drejtues tė PS-sė, tė cilėt kanė shprehur interesim pėr shėndetin e tij dhe mungesėn e gjatė, por dhe pozicionimin e tij gjatė fushatės sė ardhshme elektorale. Burime pranė ish-kryeministrit tė fundit socialist pohojnė se qėndrimi i tėrhequr i tij qė prej zgjedhjeve tė korrikut 2005, kanė pasur si qėllim mos pėrzierjen e tij nė pėrvojėn e re tė kreut tė ri tė PS-sė, Edi Rama, i cili ka hedhur shumė teza tė reja pėr tė majtėn e re dhe politikėn e re qė duhet tė ndiqet nė PS. Mėsohet se Nano do tė shprehė nė ditėt nė vazhdim njė pozicionim tė qartė lidhur me rolin qė do tė luajė nė zgjedhjet e qershorit. Deri tani nuk ka njė ftesė nga ana e kryetarit aktual socialist Edi Rama nė adresė tė paraardhėsit tė tij pėr tė bashkėpunuar apo konsultuar nė momente tė vėshtira politike qė e majta dhe PS-ja ka kaluar. Pas humbjes sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme, korrik 2005, sipas premtimit qė kishte dhėnė, Nano dha dorėheqjen nga drejtimi i PS-sė, duke e lėnė tė qetė terrenin politik tė majtė, deri nė negociatat me rastin e zgjedhjes sė presidentit tė republikės nė korrik 2007. Por edhe pse Nano arriti tė marrė firmat e deputetėve pėr tė qenė kandidat pėr kreun e shtetit, Nano nuk u mbėshtet nga kreu aktual socialist Edi Rama, ndėrsa deputetė mbėshtetės tė tij dhanė votėn e tyre pėr kandidaturėn e Bamir Topit, duke e zgjedhur president tė vendit. Por Nano u vu dhe nė drejtim tė njė lėvizje katharsisi brenda PS-sė, e cila u ndal pak para zgjedhjeve vendore 2007-ės. Kjo lėvizje pas takimeve qė zhvilloi nė disa qytete kryesore tė vendit, arriti tė krijonte frymė dhe mbėshtetės tė rėndėsishėm, socialistė tė njohur, tė cilėt ishin shpėrfillur nga drejtuesit aktualė tė PS-sė dhe mėnjanuar nga forumet drejtuese tė saj.

[b]Xhafaj: Nano faktor, por nė PS ka njė realitet tė ri[/b]

Sekretari socialist pėr ēėshtjet ligjore, Fatmir Xhafaj, gjatė njė interviste televizive nė televizionin ALSAT me gazetaren Eni Vasili tha se, Fatos Nano ėshtė faktor historik nė PS, por duhet njohur realiteti i ri qė tashmė ekziston nė kėtė parti. “Fatos Nano ėshtė deputet i PS-sė. Ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė PS pėr shkak tė historisė sė tij dhe PS-sė, por ėshtė edhe njė realitet brenda PS-sė, i cili nuk ka nevojė pėr negocim, ka nevojė thjesht pėr kontribut; dhe nuk ka arsye pse tė mos ndodhė kėshtu”, u shpreh Xhafaj. Ai tha se nė betejėn e ardhshme elektorale partia e tij do tė fitojė mandatet e mjaftueshme pėr tė krijuar qeverinė e re pa nevojėn e LSI-sė. “PS-ja i ka tė gjitha shanset qė tė kapė numrin minimal tė domosdoshėm pėr tė formuar qeverinė”, tha Xhafa.

[b]Zgjedhjet[/b]
Zgjedhjet e qershorit do tė aktivizojnė tė gjithė aktorėt dhe faktorėt socialistė. Por pozicioni i deritanishėm i paqartė i kryetarit socialist, Edi Rama, nė lidhje me faktorė tė rėndėsishėm brenda PS-sė, si Nano, Pėllumbi, Meidani, Agolli, tė cilėt janė lėnė nė hije, pritet tė jenė kosto pėr zgjedhjet e ardhshme.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Fatos Nano: PS tė ndalė spekulimet, s’mund tė mbledhė vota me emrin tim :: Komentet

lidabica

Mesazh Wed Feb 04, 2009 12:12 pm nga lidabica

Keta te majtet le te therren , e te shkulin lesht po te duan,une do PERENDIA,t'i shikoj me parruke ne koke.... Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Feb 04, 2009 11:02 pm nga shqiptari

Keta te majtet le te therren , e te shkulin lesht po te duan,une do PERENDIA,t'i shikoj me parruke ne koke....
Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi