ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkupi bėn gati heqjen e vizave

Shko poshtė

29012008

Mesazh 

Shkupi bėn gati heqjen e vizave Empty Shkupi bėn gati heqjen e vizave




Shkupi bėn gati heqjen e vizave
Ekspertėt e ministrive tė Jashtme tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė kanė pėrgatitur draftin qė do tė firmoset nga dy kryeministrat


Maqedonia tėrhiqet nga projekti fillestar pėr regjimin e vizave me Shqipėrinė, duke bėrė njė hap mė tė avancuar nė liberalizimin e tyre: Heqjen pėrfundimtare tė tyre, duke bėrė tė mundur qė qytetarėt e dy shteteve pėrkatėse tė marrin vetėm njė vizė nė kufi, pra tė njėjtėn procedurė qė ndiqet edhe me Malin e Zi.

Gazeta e pėrditshme shqiptare "Koha", qė botohet nė Shkup, shkruan se gjatė javės sė ardhshme do tė mbahet njė takim nė nivel tė ekspertėve dhe Maqedonia do tė insistojė nė heqjen e tėrėsishme tė regjimit tė vizave pėr tė gjithė qytetarėt e shteteve pėrkatėse, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike. Sipas burimeve nė Ministrinė e Jashtme maqedonase, Maqedonia dhe Shqipėria do tė heqin tėrėsisht regjimin e vizave. Mėsohet se gjatė ditėve tė ardhshme do tė realizohet njė takim ndėrmjet ekspertėve shtetėrorė dhe Maqedonia do tė prezantojė alternativėn e heqjes sė tėrėsishme tė vizave pėr shtetasit e tė dyja vendeve pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike. Ky propozim i palės maqedonase do tė jetė nė favor tė tė gjithėve dhe shpresohet se ai do tė pranohet edhe nga pala shqiptare. Ministria e Jashtme e Maqedonisė ka njoftuar se regjimi i vizave pėr qytetarėt e Shqipėrisė nuk ka ndryshuar dhe vizat vazhdojnė tė merren si nė tė kaluarėn. "Regjimi i vizave pėr shtetasit shqiptarė mbetet i njėjtė dhe sipas tė gjitha gjasave kjo ēėshtje do tė rregullohet gjatė takimeve dypalėshe qė pritet tė pėrfundohen sė shpejti. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Maqedonisė, Sasho Kokallanov, ka konfirmuar se ministritė e dy shteteve janė duke zhvilluar bisedime pėrmes ekspertėve tė posaēėm, tė cilėt pritet qė tė harmonizojnė qėndrimet e njė marrėveshjeje qė do tė ishte e kapshme pėr tė dyja shtetet. Zėdhėnėsi Kokallanov nuk ka dashur qė tė komentojė rrjedhėn e kėtyre takimeve qė zhvillohen nė nivel ekspertėsh dhe as njoftimin se pala maqedonase do tė kėrkojė heqjen e tėrėsishme tė vizave nė mes dy vendeve pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike. Ai u ka apeluar mediumeve qė tė mos spekulojnė me kėtė ēėshtje tė ndjeshme deri nė arritjen e marrėveshjes pėrfundimtare tė ministrive respektive tė punėve tė jashtme.

Kryeministrat

Nė muajin shkurt pritet qė tė zhvillohet njė takim i nivelit tė lartė mes kryeministrave tė tė dyja vendeve, pėrkatėsisht, Sali Berisha dhe Nikolla Gruevski, nė tė cilin problemi i regjimit tė vizave do tė jetė nė qendėr tė bisedimeve tė delegacioneve. Nė fakt, autoritetet maqedonase dhe ato shqiptare, pas shpėrthimit tė krizės nė fillim tė janarit, kanė tentuar tė qetėsojnė gjakrat, duke premtuar negociata pėr tė zgjidhur krizėn. Ndėrkaq, kryetari i Partisė Demokratike tė Shqiptarėve nė Maqedoni, Menduh Thaēi, deklaroi disa ditė mė parė nė emisionin "Top Shoė" nė "Top Channel" se nuk do tė ketė viza pėr shqiptarėt pėr tė hyrė nė Maqedoni. Zoti Thaēi theksoi se vulat pėrkatėse do tė merren nė zyrat e Ministrisė sė Jashtme maqedonase, tė cilat, sipas tė gjitha gjasave, do tė hapin zyra konsullore nė vendkalimet kufitare me Shqipėrinė. E njėjta procedurė do tė zhvillohet edhe anasjelltas pėr qytetarėt maqedonas, apo pėr shqiptarėt e Maqedonisė. Polemikat mes dy vendeve nisėn me shpalljen e hyrjes nė fuqi tė ligjit pėr tė huajt, i cili hiqte procedurėn e deritanishme tė pajisjes me viza hyrėse nga autoritetet e policisė kufitare tė Maqedonisė, tė cilat ndodhen nė pikat e kalimit kufitar.

Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi