ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qender prostitucioni te blloku i ambasadave

Shko poshtė

05022009

Mesazh 

Qender prostitucioni te blloku i ambasadave Empty Qender prostitucioni te blloku i ambasadave




Qender prostitucioni te blloku i ambasadave


Njė bazė prostitucioni ėshtė goditur nė Tiranė pas njė operacioni tė ndėrmarrė nga Antitrafiku, ndėrkohė qė nė prangat e policisė kanė pėrfunduar pronari i njė hoteli dhe njė prostitutė. Baza ishte vendosur pranė bllokut tė ambasadave, te hotel “Drilon”, i cili ėshtė sekuestruar pėrkohėsisht nga Prokuroria e Tiranės pėr veprime hetimore. Policia e Tiranės tha zyrtarisht se nė pranga pėrfunduan Sofie A. dhe Sulejman Shehu. Gjithashtu, policia shoqėroi edhe tetė femra tė tjera, tė cilat dyshohen se kryenin aktivitet prostitucioni nė kėtė hotel. Burimet policore tė kryeqytetit bėnė tė ditur se operacioni i ndėrmarrė u kodua me emrin “Drilon”, ashtu siē quhej edhe hoteli, pėr tė cilin ishte marrė informacion operativ se ishte bazė prostitucioni. Disa javė mė parė, agjentėt e Antitrafikut tė Tiranės ishin informuar se nė zonėn e bllokut tė ambasadave ishte njė hotel, nė tė cilin ushtrohej prostitucion. Menjėherė ka nisur hetimi pėr dokumentimin e kėsaj vepre penale, ndėrsa dy ditė mė parė ėshtė bėrė goditja. Sipas policisė, nga seksioni kundėr trafiqeve tė paligjshme, nė orėn 14:00 tė sė martės, ndėrhynė nė kėtė hotel duke realizuar arrestimin nė flagrancė tė Sofie A., 40 vjeēe, lindur nė Shkodėr dhe banuese nė Shkozė. Sipas policisė, ajo ėshtė kapur gjatė kontrollit tė ushtruar nė hotel. Nga tė dhėnat e grupit hetimor mėsohet se ajo ėshtė kapur nė flagrancė duke ushtruar prostitucion nė njė nga dhomat e hotelit me shtetasit A. Z. dhe H. H. Policia detajoi se ajo kryente kėtė aktivitet kundrejt shumės prej 2 mijė lekė pėr person. Ndėrkohė, kontrolli ėshtė ushtruar edhe nė dhomat e tjera tė hotelit, ku janė gjetur tetė femra tė tjera, bashkė me partnerė. Ata janė marrė nė pyetje nga oficerėt e policisė gjyqėsore dhe mė pas janė lėnė tė lirė. Megjithatė, policia tha se dyshon se kėto tetė femra ushtronin prostitucion nė ambientet e kėtij hoteli. Duke marrė shkas nga kėto tė dhėna, uniformat blu tė Antitrafikut kanė bėrė shoqėrimin nė polici tė Sulejman Shehut, 48 vjeē, lindur nė Kukės dhe banues nė Tiranė, i cili ėshtė posedues i hotelit “Drilon”. Por, gjatė provave tė mbledhura, ėshtė vendosur qė ai tė arrestohet. Sipas policisė, arrestimi i tij u bė pasi pėr tė ėshtė regjistruar procedim penal pėr veprėn penale tė “mbajtjes sė lokaleve pėr prostitucion”. Ai dyshohet se nė kohė dhe periudha tė ndryshme ka proceduar raste tė ushtrimit tė prostitucionit nė kėtė hotel, ku dhe u bė arrestimi i shtetases sė lartpėrmendur. Megjithatė, tė dy tė arrestuarit nuk e kanė pranuar akuzėn e ngritur nga policia. Ata janė shprehur se nuk kishin lidhje njėri me tjetrin dhe se nuk kishin ushtruar aktivitet kriminal. Por, kjo nuk e ka bindur prokurorinė pėrballė fakteve tė tjera, e cila ka vendosur edhe sekuestrimin e pėrkohshėm tė hotelit. Sipas tė dhėnave hetimore, po vlerėsohet nėse ka prova tė forta, nėse hoteli ėshtė pėrdorur vetėm pėr kėtė aktivitet dhe mund tė kėrkohet nė gjykatė qė ai tė sekuestrohet pėrfundimisht. Policia tha se nė cilėsinė e provės materiale u sekuestruan edhe 30 mijė lekė, qė dyshohet se janė pėrfituar vetėm gjatė njė dite nga kjo veprimtari e paligjshme. Sipas tė dhėnave hetimore, Sofie A. dėrgonte nė hotel mesatarisht 15 klientė nė njė ditė. Ndaj saj ėshtė ngritur akuza e ushtrimit tė prostitucionit, ndėrsa pronari i hotelit akuzohet pėr vėnien nė pėrdorim tė ambienteve pėr prostitucion.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28762
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Qender prostitucioni te blloku i ambasadave :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Thu Feb 05, 2009 8:16 pm nga nardlushnja

Nga ndryshon prostitucioni i rruges(drilon) me ate te organizuarin (burdellot)
Ndryshimi qendron se tek ai i rruges femrat marrin shume pak lek sepse shumicen i merr davaxhiu(ai qe i detyron te dalin ne rruge)
Ne prostitucionin e organizuar ,femra merr pak leke dhe pjesen tjeter e ndan davaxhiu me shtetin.
Edhe vete shteti eshte ne rolin e davaxhiut.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Feb 05, 2009 8:42 pm nga Iliriada Portal

Une mendoj se prostitucioni duhet te legalizohet qe te pakten te behet nje plage e kontrollueshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Thu Feb 05, 2009 10:51 pm nga bulqizaku

kto venet knej si e kan legalizu nuk jan ma budalla se ne

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi