ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: "Fshese" politike e Topit

Shko poshtė

31012008

Mesazh 

PS: "Fshese" politike e Topit Empty PS: "Fshese" politike e Topit




PS: "Fshese" politike e Topit


E Enjte, 31 Janar 2008

Oli Xhilaga

Shkarkim-emerimet e 14 prokuroreve ishin hapa te perkundert me iniciativen e Partise Socialiste per reformen ne drejtesi. Ky ishte pretendimi i ardhur nga selia roze, lidhur me levizjet me te fundit te bera ne Prokurorine e Pergjithshme. Madje, sipas socialisteve, keto levizje ishin te shoqeruara me nje prapavije te qarte politike, ku pergjegjes kryesor per kete proces negativ jane Kryeprokurorja Ina Rama dhe Presidenti Bamir Topi. Sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Koordinim prane Partise Socialiste, Fatmir Xhafaj, gjate nje komunikimi me mediat, shprehu pakenaqesite dhe njekohesisht dhe qendrimin e ketij kampi, lidhur me shkarkimet e ndermarra nga Prokurorja e re e Pergjithshme dhe te dekretuara ne menyre te menjehershme nga Presidenti i Republikes. "Largimi i prokurorit qe hetonte skandalin e rruges Durres-Kukes, ne te njejten kohe kur dhe nje agjenci e pavarur kushtetuese, si Kontrolli i Larte i Shtetit, ka pretenduar per shkelje ligjore ne procedura e dem ekonomik per dhjetera milione euro, eshte nje deshmi e qarte e frymezimit politik te spastrimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe venien e saj ne sherbim te interesit politik per mos zbardhjen e se vertetes", u shpreh Xhafaj.

"Levizjet erdhen paralelisht me ftesen publike dhe me dhenien per diskutim te projektit te Partise Socialiste per Paktin Kombetar per Drejtesine, per kryerjen e reformes aq te kerkuar ne sistemin e drejtesise dhe ne vet institucionin e akuzes. Cka eshte nje deshmi me shume se segmente te caktuara te shtetit hedhin ne menyre fatale hapa te perkundert me kete fryme qe tenton, punon dhe projekton zbatimin e detyrimeve te Shqiperise per te marre ftesen per anetaresim ne NATO", u shpreh Xhafaj, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, Presidenti i Republikes po jep nje kontribut te perkundert me ate qe i kerkon te afroje Kushtetuta per rolin e tij, qe, fatkeqesisht, nuk eshte ende i shkeputur nga pozicioni i tij si nenkryetar i partise ne pushtet.

Duke vijuar me tej me te njejtin ton kritik dhe akuzues, Xhafaj vuri ne dukje se "ky eshte akti i pare i nje drame te programuar per t'u luajtur me drejtesine, eshte nje loje e vogel skutash krejt e ndryshme nga aktet qe pret publiku shqiptar dhe partneret nderkombetar qe te ndodhin me procesin e reformimit te sistemit ne Tirane". Njekohesisht, Partia Socialiste, nepermjet sekretarit te saj, e cilesoi vendimmarrjen e Prokurorise se Pergjithshme si joligjore dhe joprocedurale. "Eshte nje vendimmarrje me nje prapavije te qarte politike dhe interesash klanore e klienteliste, cka e shnderron institucionin ne nje mjet per te lare borxhe te vjetra dhe te reja dhe per te krijuar borxhlinj te rinj sa te interesave politike aq edhe vetjake", nenvizoi Xhafaj, gjate fjales se tij.

Anti-ligji

"14 prokuroret nuk jane transferuar, sikunder eshte tentuar te shitet ky dekretim, por ndaj tyre eshte marre realisht mase disiplinore, duke i ulur ne detyre. Zyra e Prokurorit te Pergjithshem nuk eshte kabinet i titullarit, por hallka me e larte ne hierarkine e institucionit. Ne keto kushte, levizja e tyre eshte bere ne mungese te aplikimit te procedures disiplinore qe parasheh ligji".

Spastrimi

"Ne kete proces spastrimi ka munguar nje analize e qarte pune per 14 prokuroret, ata dhe vete piramida e institucionit jane vene perpara faktit te kryer, sepse mungon prezantimi i nje vizioni te qarte te Presidentit dhe Kryeprokurores per te nesermen e institucionit. Ne emer te reformimit te institucionit, levizjet sollen deformimin e tij, ne nje perpjekje te hapur per te krijuar nje feud te ri, per ta personalizuar ate".

Akuza

"Partia Socialiste veren me shqetesim dhe ngarkon me pergjegjesi publike e politike Presidentin e Republikes per kete ndeshkim kolektiv te prokuroreve te Prokurorise se Pergjithshme, nje pergjegjesi qe nis qe nga shkarkim-emerimi i Prokurorit te Pergjithshem, pa pritur as vendimin e Gjykates Kushtetuese per te, duke sjelle ne kete menyre dhe nje shkelje flagrante te ligjit".
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PS: "Fshese" politike e Topit :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Jan 31, 2008 9:33 pm nga Iliriada Portal

Rama nuk po ben asgje tjeter veēse po prish folene e mykur te socialisteve ne prokurori.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi