ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Dosjet", ne fuqi pa firmen e Topit

Shko poshtė

15012009

Mesazh 

"Dosjet", ne fuqi pa firmen e Topit Empty "Dosjet", ne fuqi pa firmen e Topit




"Dosjet", ne fuqi pa firmen e Topit 20090115032825_artikullRozeta Rapushi
Asnje zyrtar i larte i shtetit, qe dikur ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, nuk do te kete mundesi te mbaje postin qe ka, pasi ligji per hapjen e dosjeve u shpall dje. Ne diten e fundit te afatit, Presidenti Bamir Topi, vendosi te "abstenoje", ndaj ligjit te miratuar ne Kuvend, duke mos vene firmen e tij as pro, as kunder ligjit. Nje zgjidhje e mesme kjo e zgjedhur nga kreu i shtetit, per te qene me sa duket mes paleve dhe mbi palet. Ne baze te Kushtetutes se vendit, nje veprim i tille nga ana e kreut te shtetit, mundeson hyrjen ne fuqi te ligjit ne menyre te menjehershme, sapo perfundon afati. Konkretisht ne Nenin 84 te Kushtetutes, thuhet se: "Presidenti i Republikes shpall ligjin e miratuar brenda 20 diteve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, ne qofte se Presidenti i Republikes nuk ushtron te drejtat e parashikuara ne paragrafin 1 te ketij neni". Ne keto kushte, edhe pa firmen e Presidentit Bamir Topi, ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, hyri ne fuqi dhe zbatimi i tij do te nise brenda ketij muaji. Perballe kritikave te shumta te nderkombetareve dhe opozites, si dhe protestave te ish te perndjekurve e studenteve per miratimin e ligjit, kreu i shtetit preferoi te mos shprehet per kete ligj kaq te debatuar. Presidenti, Bamir Topi nuk pranoi te vere firmen mbi kete ligj, por nga ana tjeter as nuk e pengoi miratimin e tij. Sipas procedurave ligjore, ligji hyne ne fuqi 15 dite pas botimit ne fletore zyrtare. E me nje perllogaritje te thjeshte, ai do te nise te funksionoje ne ditet e fundit te ketij muaji. Ligji per hapjen e dosjeve, nuk lejon qe ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit, te gezojne aktualisht poste te rendesishme shteterore. Me verifikimin e ketyre personave, do te merret nje komision i posacem, i perbere nga pese anetare, i cili do te verifikoje nje me nje se kush jane zyrtaret me dosje. Pjese e kontrollit do te jene hetuesit dhe gjyqtaret, qe ne kohen e regjimit komunist, qe kane dhene vendime politike, duke denuar njerezit me internime. Me sakte, kjo eshte percaktuar ne Nenin 4 te ligjit, ku theksohet se hetuesit, prokuroret apo gjyqtaret te asaj periudhe te perjashtohen nga e drejta e kandidimit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ne postet e tjera drejtuese. Kjo bene qe nje pjese e mire e gjyqtareve aktuale, ne nivelet me te larta te perfaqesimit te mos e gezojne me, te drejten per t'u zgjedhur serish. Ligji per hapjen e dosjeve, do t'i shtrije efektet e zbatimit te tij nga 29 nentori i vitit 1944, deri ne 8 dhjetor 1990. Duke perfshire keshtu dhe te gjithe ata qe jane kontrolluar disa vite me pare, nga ligji dikur ne fuqi po per hapjen e dosjeve.

Topi, dreke me Oketen kur po skadonte afati

Dy oret e fundit te afatit per dekretimin e ligjit per hapjen e dosjeve, Presidenti i Republikes, Bamir Topi i kaloi duke drekuar me miqte e tij, ne nje prej restoranteve te kryeqytetit. Pikerisht ne oren 14:00, kur donin edhe dy ore ne skadimin e afatit zyrtar 16:00, per dhenien e firmes mbi ligjin e dosjeve, kreu i shtetit u pa ne zonen e stadiumit "Qemal Stafa", duke drekuar me miqte e tij. Presidenti Topi ishte i shoqeruar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe deputetet demokrate, Sali Shehu dhe Dashnor Sula, te njohur si miqte e ngushte te Presidentit. Dreka e tyre zgjati deri pas ores 16:00, kur perfundoi zyrtarisht dhe afati qe kreu i shtetit kishte, per te dhene firmen mbi ligjin, aq te debatueshem per hapjen e dosjeve te ish- bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ditet e fundit Presidenti zhvilloi dhe nje takim me krere te shoqatave te ish te perndjekurve politike ne zyren e tij. Presidenti Topi degjoi kerkesat e ish te perndjekurve, qe ndonese kerkonin miratimin sa me pare te ligjit, shprehen disa rezerva per Nenin 4 te tij. Nen qe percakton funksionet e papajtueshme me ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit.

Prokuroria, Presidenti dhe pak kohe afat per ligjin

Presidenti i Republikes ka dhe pak dite kohe afat, per te dhene vendimin per ligjin per Prokurorine e Pergjithshme. Ndonese ka kaluar pjesa me e madhe e kohes, kreu i shtetit ende nuk ka vendosur nese do te shprehet pro, apo kunder kesaj nisme ligjore. Ligji per Prokurorine e Pergjithshme u votua ne seancen e fundit te Kuvendit, per sesionin qe shkoi. Ai mori votat konsensuale te dy partive te medha politike PD dhe PS. Me nje shumice prej 120 votash, Kuvendi e miratoi ne 29 dhjetor, ligjin per prokurorine qe u kundershtua vetem nga organi i akuzes. Por cuditerisht jo nga opozita, e cila pranoi variantin e ri te ndryshuar te ekzekutivit.
Koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

"Dosjet", ne fuqi pa firmen e Topit :: Komentet

ILIRI

Mesazh Thu Jan 15, 2009 3:05 pm nga ILIRI

Ish-tė pėrndjekurit politikė shprehen tė zhgėnjyer pas heshtjes sė Topit pėr dosjet
Eksponenti i ish-tė pėrndjekurve politikė, Agim Musta, tha dje pėr mediat se zgjedhje e Presidentit tė republikės pėr tė heshtur, lidhur me ligjin e dosjeve, pėrbėnte njė zhgėnjim pėr tė gjithė bashkėvuajtėsit

TIRANE - Statisti i madh francez, Sharl De Gol dikur thoshte se “asgjė nuk forcon mė shumė autoritetin e njė politikani sesa heshtja e tij”. E megjithatė kjo duket se ka shumė
pak tė bėjė me Presidentin e Republikės, Bamir Topi qė pas njė heshtjeje tė
gjatė zgjodhi, nė fund tė afatit maksimal qė i lejonte Kushtetuta, heshtjen ndaj
njė ligjit pėr hapjen e dosjeve tė komunizmit.
Mes kthimit nė Kuvendin e Shqipėrisė, njė mundėsi qė kishte filluar tė pėrflitej kohėt e fundit nisur nga kritikat e befta publike qė kreu i shteti i bėri kėtij ligji disa ditė mė parė gjatė njė interviste televizive, nė kundėrshtim tė hapur me qėndrimet e tij tė disa javėve mė parė dhe dekretimit tė tij sikurse kanė kėrkuar me insistim kohėt e fundit grupet e interesit, parti politike dhe tė rinjtė universitarė, Presidenti Topi zgjodhi opsionin e tretė qė i njėh Kushtetuta, atė mė tė thjeshtin, duke abstenuar. Dhe abstenimi i kreut tė shtetit sipas Kushtetutės sė vendit bėn qė automatikisht ligji tė hyjė nė fuqi.
Me kėtė qėndrim Presidenti jo thjeshtė ka revizionuar tėrėsisht vetveten nė raport me atė qė ka vepruar nė 3 vitet e fundit, duke mos mundur tė jetė nė pozitat e dikurshme tė hartimit tė autorit tė hartimit tė kėtij ligji.
Heshtja e tij ndaj njė ēėshtje kaq shumė sensitive qė tenton shkėputjen e Shqipėrisė nga e kaluara komuniste, nuk mund tė kanalizohet thjesht si njė qėndrim mbi palėt, pasi nė kėtė betejė morale mes persekutorėve gjakatarė komunistė dhe mijėra viktimave qė u sakrifikuan nė emėr tė lirisė dhe demokracisė e ndėrtimit tė shtetit ligjor, ideale kėto qė po tentohet qė tė jetėsohen prej mė se 18 vjetėsh nga shembja e diktaturės komuniste, Presidenti i Republikės, pavarėsisht prejardhjes sė tij politike apo shoqėrore duhej qė tė pozicionohej nė krah tė procesit tė distancimit nga e kaluara kriminale, thėnė ndryshe nė krah tė viktimave, jo pėr ti dhėnė jetė njė revanshi por pėr tė valorizuar mė nė fund gjakun e derdhur pa asnjė faj, jetėt e ngrysura nėpėr burgje e internime e sė fundmi pėr tė dhėnė njė mesazh pėr brezat qė do tė vijnė, se herėt e vonė drejtėsia nė njėfarė mėnyre vihet nė vend.
Veprimi i “heshtjes” sė Presidentit, ka zhgėnjyer ish-tė pėrndjekurit politikė. Agim Musta, kreu i shoqatės sė tė pėrndjekurve politikė “Musine Kokalari”, u shpreh dje se, “Ndjehemi tė zhgėnjyer nga hezitimi I presidentit, pėr tė dekretuar ligjin e dosjeve, duke e lėnė atė nė dorėn e ‘heshtjes’”.
Ndėrkohė, nė pritje tė skadimit tė aftit tė dekretimit tė ligjit nga presidenti Topi, studentėt e Universiteteve u mblodhėn sėrish dje para presidencės, ku nėpėrmjet njė manifestimi I kėrkuan Presidentit Bamir Topi, tė dekretonte ligjin e dosjeve.
Ligji pėr dosjet ka hyrė tashmė nė fuqi dhe efektet e tij tė para po fillojnė qė tė ndihen qė tani, edhe pse Autoriteti pėr Kontrollin e Figurave nuk ėshtė konstituuar ende.
Ajo qė realisht nuk pritej ishte theqafja morale qė Presidenti i Republikės pėsoi nė rastin e shqyrtimit tė kėtij ligji qė nuk mbartte dhe aq dilema morale sesa llogari tė vogla meskine tė cilat mjerisht duket se kanė prelavuar mbi tė parat. Nė vend tė kėshillės sė De Golit, Presidenti i Republikės zgjodhi proverbin pragmatike qė thotė: Nga pema e heshtjes varen kokrrat e qetėsisė….
...
55

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi