ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kush e sundon Botėn?” Historia e pėrmbysur e Jim Marrs

Shko poshtė

08032009

Mesazh 

“Kush e sundon Botėn?” Historia e pėrmbysur e Jim Marrs Empty “Kush e sundon Botėn?” Historia e pėrmbysur e Jim Marrs




Kush e sundon botėn?”. Ky libėr i Xhim Marrsit, i sapobotuar nė gjuhėn shqipe nga shtėpia botuese “Bota shqiptare” ėshtė njė libėr i rrallė. Ai flet pėr shumė ngjarje dhe histori tė rėndėsishme tė njerėzimit, por duke parė nė kėtė histori mė tepėr nga pjesa e hijeve, duke zgjidhur kėshtu, sipas autorit, shumė enigma qė egzistojnė nė mėndjet e njerėzve. Krahas kėtij digresioni tė thellė dhe shpjegues nga autori pėr momentet decisive tė gjithė historisė sė njerėzimit, ka edhe njė ndriēim verbues pėr shumė ngjarje historike qė janė ende nė mjegull.
Libri i Xhim Marrsit nuk ėshtė fiction. Ai ėshtė njė libėr shkencor qė pėrpiqet tė tregojė tė vėrtetat e xhunglės sė jetės sė brezit tonė duke dhėnė informacion me shumė referenca pėr grupet legale apo okulte qė dominojnė sot fatet e njerėzimit, vula e vendimeve tė tė cilėve ndikon nė mėnyra tė ndryshme mbi jetėt tona. Kėto tė fundit mund tė prosperojnė apo tė bien nė kaos, ekonomik apo institucional edhe prej dėshirės sė kėtyre polifemėve. Kėto grupe, shpesh herė tė lidhura nga trashėgimia e gjakut brenda familjes, kanė njė fuqi tė tillė organizimi dhe ekonomike sa qė me vendimet e tyre mund tė zhdukin ndoshta tė gjithė planetin. Fatmirėsisht, edhe pse parimi i tyre i veprimit ėshtė makiavelist dhe me objektiv fitimin maksimal, ata janė aq tė ditur sa ta kuptojnė se nuk mund tė pritet dega ku kanė hipur. Ata e dinė se edhe pse janė tė shėnuar mė sė paku nga fati, janė tė hipur nė njė anije me njerėzimin. Krijuesi i tyre, pavarėsisht se quhet Adona, Zot, Krisht, Allah apo Konstruktor i Gjithėsisė, ju ka venė atyre vulėn e tė qenit i pėrkohshėm fizikisht, njėlloj si gjithė qėniet e tjera tė ngjashme me ta dhe gjithė qėniet e tjera tė planetit tonė. Njė fuqi e tillė nuk ėshtė parė ndonjėherė nė histori. Ata pra duken se janė vetė Zoti pėr fatet e planetit tonė. Ata kanė si instrumenta zbatues institucionet e tyre financiare, kompanitė e tyre kozmopolite dhe multinacionale. Teknologjia dhe rrjetet e tyre tė komunikimit janė tė papara dhe tė padėgjuara nė historinė e njerėzimit. Kėshtu autori tregon historitė e familjeve si Rockefellerėt, Morganėt, pėr Bilderbergėt, pėr superfuqinė vendimmarrėse botėrore si Kėshilli i Marrėdhėnieve me Jashtė nė USA (CFR e cila drejtohet sot nga Brzezhinski, ka zėdhėnės Holbrukun dhe nuk mund tė bėhesh dot njeri i rėndėsishėm nė SHBA apo nė botė, pa qenė antar i saj apo pa marrė bekimin e saj), pėr Komisionin Trilateral, etj.
Mėnyra e trajtimit tė kėtij libri ėshtė, kapitull mbas kapitulli, nga ditėt e sotme nė thellėsi tė historisė sė njohur dhe tė shkruajtur, nga ngjarjet para 11 shtatorit tek Sumerėt e Babilonisė, 7000-11000 vjet para Krishtit.
Autori tė trondit me prapaskenat e konspiracionit nė drejtim tė tregtisė midis armiqve nė kohėn e apogjeut tė Luftės sė Ftohtė nga armiqtė matanė Perdes sė Hekurt, me Luftėn dhe Paqen pas Luftės sė Koresė dhe tė Vietnamit, me vrasjen e Kenedit, me dritėn qė hedh ndaj zv.Presidentit (President i emėruar pas vdekjes sė J.F.Kenedit) mė tė ēuditshėm dhe enigmatik, Lindon Xhonson, tek i cili tė ēojnė tė gjitha rrugėt e ngjarjeve tė bujshme dhe prapaskenat e viteve 1960. Autori tė habit me historitė e ēuditshme tė ngritjes sė Rajhut tė tretė dhe Adolf Hitlerit. Ai paraqit gjithė grupin e brendshėm dhe tė jashtėm (Ēurēilli, vėllezėrit Dullas, Krupėt, Siemensi, etj) tė atyre qė urdhėruan Hindenbergun tė sillte nė pushtet kėtė ēifut antisemit, mė i egėr me racėn e vet edhe se Nabukodonosori dhe, pėr kėtė shkak, mė i ēuditshmi qė ka njohur historia.
Po, po, nuk ėshtė lapsus, sipas autorit, origjina ēifute e Adolf Hitlerit. Autori jep edhe shpjegime pėr kėtė origjinė tė tij: pėr gjyshin e Hitlerit nga babai, Aloisi, i cili madje ishte njė ēifut nga njė derė e madhe bankierėsh, nga Rothschildi i Vjenės.
Po kėshtu autori flet pėr undergroundin dhe edukimin okult theosophist tė Hitlerit me idetė e shoqėrive sekrete si dhe pėr njeriun qė e ndihmoi se si tė orientohej politikisht dhe pėr t’u vendosur nė krye tė partisė naziste.
Nė njė prej kapitujve autori pėr Rebelimet dhe Revolucionet e mėdha ku trajtohen luftrat midis shteteve, shoqėritė sekrete tė agjitacionit, pėr lėvizjet anti masonike, pėr Revolucionin Francez, kush kishte interes pėr tė dhe si e realizoi, pėr jakobinėt dhe jakobitėt. Autori tregon nė kėtė kapitull se kush ėshtė grupi qė udhėheq sir Francis Bacon dhe cfarė pėrfaqėsojnė ata nė ag tė Rilindjes Europjane. Po kėshtu autori shpjegon prapaskenat e Revolucionit Amerikan dhe sidomos ndikimi i ideve tė Iluminatit, ku ze fill masoneria moderne europiane. Autori flet nė disa faqe pėr njė komplot masonik. Njė personazh i cili do t’i habisė lexuesit dhe do tė duket nė kufijtė e tė pabesueshmes, ėshtė njė ‘njeri’ qė jeton prej 3000 vjetėsh nė tokė dhe qė quhet Sen Xhermen. Po kėshtu flitet edhe pėr disa shoqėri sekrete europiane si Rosicrucianėt dhe mė tej, nė kapitullin e IV, flitet pėr shoqėritė sekrete tė vjetra, mesjetare si: Kalorėsit Templarė, Asasinėt (organizata e fshehtė islamike nga e cila morrėn stilin e organizimit dhe shumė sekrete qė vinin nga prehistoria, kryqėtarėt qė pushtuan Jeruzalemin), katharėt. Autori flet pėr Kryqėzatat dhe vdekjen e Kalorėsve Templarė me nė krye Shėn Bernardin, nė Alba, kur flet pėr Kryqėzatėn Albigensiane ku u shfaros dinastia e merovingėve, pasardhėsve tė Krishtit nga gjaku, prej Kishės dhe mbretėrve francezė me gjak karolingian tė fillimshekullit tė 14-tė. Autori i shpjegon se ē’janė Merovingėt qė rilindin me Klovisin.
Njė tjetėr kapitull tronditės flet pėr origjinėn e njerėzimit. Tė dy presidentėt republikanė si Regan dhe Xh. Bushi, nė mandatin e tyre tė dytė janė shprehur nė favor tė historisė jo konvencionale tė Xh.Marrsit. Nė kėtė kapitull thuhet se origjina mė e lashtė e gjuhės sė shkruar tė ngelur deri sot, janė Sumerėt dhe tė gjitha rrugėt pėrfundojnė tek ta. Autori kėtu shpjegon ndėrtimet e pashpjegueshme tė Piramidave duke hedhur me bindje hipotezėn se planetin tonė, nė mėnyrė tė pėrsėritur sipas njė kohe tė caktuar, e shkelin jashtėtokėsorė, tė cilėt janė krijuesit e njerėzimit nė kushte laboratorike, sipas autorit, i cili edhe vetė nuk ėshtė arrogant nė tezat qė ofron. Ai thjesht mendon kėshtu dhe nuk kėrkon t’i imponohet lexuesit por t’i sjellė njė alternativė tė vetėn mbi origjinėn e njeriut nė tokė. Ai thotė se popullsia e kėtij planeti tė quajtur Nibiru nga Sumerėt e lashtė, quhej populli Anunak dhe mbreti i saj ėshtė Anuja me dy djemtė qė e vizitojnė Tokėn, Enki dhe Enlili. Anunakėt janė shumė para me shkencėn dhe nuk vdesin pėr shkak tė pėrdorimit tė enzimave. Ata e krijojnė njeriun sa herė qė vinė pas pėrmbytjes sė tokės nga turbulencat e mėdha qė shkakton ky planet kur i afrohet pėr pak kohė ēdo vit platonik (rreth 25,5 mijė vjet), Tokės. Ata vinė pėr tė marrė ar nga toka dhe ulen nė Lindjen e Mesme pėr shkak tė lėndės djegėse qė aty ndodhet me shumicė dhe qė atyre u nevojitet. Ata e duan arin se e pėrdorin pėr bombardimin e mbėshtjelljes dhe krijimit tė atmosferės sė planetit tė tyre Nibiru, pėr shkak tė dėmtimeve ekologjike tė ngjashme me shkatrimin ekologjik tė kohės. Autori madje pretendon se kėta sundimtarė dhe zotėr tė racės njerėzore (autori thekson se ata e trajtojnė njeriun ashtu sic trajton ky njė qen). Mė pas ata lindėn fėmijė nga bashkimi me femrat e njeriut duke krijuar nefilimėt (me gjuhėn sumere) tė cilėt janė njė mutacion i tyre me racėn laboratorike njerėzore. Nefilimė apo gjysėm hyjni ishin psh Atlasėt, Herkuli, Akili etj dhe kėta u zhdukėn mbas fillimit tė mijėvjeēarit tė fundit para erės sonė. Autori pretendon se zhdukja e qyteteve tė tilla si Sodoma, Gomorrahu etj, janė kryer para largimit tė tyre nga toka dhe me goditje nukleare pėr shkak tė mosbindjes sė njeriut dhe nefilimėve dhe aleancės sė tyre me disa rebelė nga Anunakėt. Autori pretendon pėr egzistencėn e Abrahamit nė kėtė kohė dhe pretendon se ata janė larguar nė kohėn e Moisiut nga Izraeli dhe lartėsitė Golan pėr herė tė fundit. Madje edhe ngjitja nė mal e Moisiut ėshtė njė parabolė e Biblės pėr momentin e largimit tė tyre dhe kėrkesės sė tyre pėr tė ruajtur historinė e krijimit prej tyre tė racės sonė njerėzore. Autori shpjegon edhe mutacionet e lėkurės sė rracave tė sotme njerėzore, madje ai tregon se edhe minotaurėt apo njerėzit me koka luani apo luanė me koka njerėzish janė krijuar prej tyre nė laborator. Autori pretendon se edhe drithėrat qė pėrdor sot njeriu s’janė gjė tjetėr vec se farėra gjenetike tė sjella prej tyre nė tokė pėr tė ushqyer veten e tyre. Si pėrfundim, libri tė trondit. Atė nuk mund ta fillosh dhe pastaj ta kesh mendjen te njė punė tjetėr.
Gazeta Shqiptare
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi