ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Saimir Strati, surpriza e njė rekordi tjetėr "Gines"

Shko poshtė

15032009

Mesazh 

Saimir Strati, surpriza e njė rekordi tjetėr "Gines" Empty Saimir Strati, surpriza e njė rekordi tjetėr "Gines"




Saimir Strati, surpriza e njė rekordi tjetėr "Gines"

Piktori ka plane tė reja pėr njė vepėr tė ēuditshme



Prekja e tė pamundurės dhe rruga drejt tė panjohurės ka qenė grishja e pėrhershme pėr tė. Idetė e tij rrokin deri nė ekstremet e mjeteve pėr tė bėrė art. Nė njė Leonardo Da Vinēi me gozhdė, nė njė kalė me kunja dhėmbėsh apo edhe nė njė mozaik mesdhetar me tapat e shisheve tė verės. Pėr hir tė talentit, fantazisė, durimit...njė rresht epitetesh tė tjera, Saimir Strati ka merituar tri herė "Ginesin". Artisti qė deri mė tash kishte heshtur, apo mė saktė nuk ishte ekspozuar fuqishėm, u kishte dhėnė jetė nė studion e tij njė sėrė motivesh. Materiale tė forta, tė pajeta si guri, gozhdėt, CD, por deri edhe nė ato mė delikatet si lėvozhga e vezės, nė duart e tij pėrkthehen nė vepra estetikisht artistike. "Nė krijimtarinė time ėshtė shumė e rėndėsishme tė krijosh emocione tė dyfishta, qė do tė thotė: shikuesi tė ndihet mirė estetikisht me veprėn dhe tė befasohet me teknikėn ose e kundėrta. Tė transformosh nėpėrmjet teknikės njė material inert (tė ftohtė) nė njė vepėr tė mirėfilltė arti ėshtė njė kėnaqėsi. Gjithmonė e kam menduar se kjo duhet tė ketė qenė ėndrra e alkimistėve. Jam i lumtur qė e kam arritur", shprehet Strati. E kishte shtruar ngadalė rrugėn qė e ēoi deri nė "librin e ēudirave". I lindur nė qytetin e detit, Vlorėn e konsideron gjithmonė pjesė tė relaksit dhe frymėzimit. Pėr tė, mozaiku ėshtė teknikė shumė e lashtė dhe e pėrdorur gjerėsisht nė Mesdhe. Vlora ėshtė gjithashtu qytet mesdhetar dhe kėtu mund tė jetė edhe prejardhja e tij si mozaicist. Gjurmėt e para tė artistit gjenden nė fėmijėri. Ishte vetėm 5 vjeē, kur mjaftonte t‘i linin njė laps nė dorė, e ai tė fillonte tė vizatonte pa u shqetėsuar pėr mungesėn e familjarėve. Me babanė ushtarak, familja u zhvendos nė Fier, ndėrsa Saimiri u rikthye sėrish nė Vlorė mė 1984 pėr tė vazhduar shkollėn e artit. Nė moshėn 14-vjeēare realizon mozaikun e parė. I frymėzuar nga mozaiku i vendosur nė ballinėn e Muzeut Kombėtar, Saimir Strati, njė djalosh me frymėzime artisti, realizon dy figura valltarėsh e njė valltareje me kashtė me ngjyrė. Vitet nė vazhdim do tė shtronin tė tjera kėrkesa pėr tė. "Mendoj me bindje se arti pėr mua nuk ėshtė rastėsi, por ndjenjė. Pėr tė arritur aty ku mendon se je mė pranė asaj qė ndien, duhet shumė delikatesė. Gjithmonė kam qenė i bindur se ka vetėm artist dhe jo art. Konseguenca pėr tė shprehur ndjenjėn vizualisht ka qenė dhe vazhdon tė jetė pėr mua shumė esenciale", shprehet Strati, i cili sot ėshtė nė njė eksperimentim tė vazhdueshėm ndaj tė resė, sė panjohurės. Por nė fakt, ndonėse nė pamje veprat e tij ngjajnė tė ēuditshme, teknika po ashtu, vetė ai pohon se kėto vijnė nga njė traditė e hershme. Ajo ilire. "Duhet tė keni parasysh se mozaikėt dikur i pėrkisnin elitės. Njė nga arsyet qė unė ndihem mirė kur punoj mozaik ėshtė ideja pėr t‘i rikthyer kėsaj tradite aq tė pėrhapur nė Iliri lavdinė e harruar. Kjo nuk ėshtė e lehtė, sepse ėshtė njėsoj si tė ringjallėsh dinozaurėt. Por, kam kėnaqėsinė tė shpjegoj, se unė e kam deklaruar me veprat e mia, absolutisht unike nė botė, se njė kulturė nuk vdes. Ndihem shumė mirė qė jam pasardhės i ilirėve nė teknikėn e mozaikėve", shprehet Strati. Puna pėr restaurimin e mozaikėve tė Apolonisė ia ka shtuar edhe mė shumė kėtė ndjenjė. Kujton shumė mirė deri edhe nė detaje, qė nė kohėn e qėndrimit atėherė i ngjanin gati tė gjalla. Kultura 3000-vjeēare, midis qytetėrimit helen dhe atij romak, tė cilėn e admironte dhe prej sė cilės u ndikua, e sheh sot tė lėnė nė hije. Krijimtaria e tij nuk janė vetėm tre "Gines". Figura femrash, motive floreale, portrete apo tema tė tjera ndėr kohė kanė marrė jetė brenda studios, nė tė cilėn vazhdon edhe eksperimentimi. Nė fakt, tentimi i parė pėr tė hyrė nė librin e rekordeve "Gines"(Guinness) me realizimin nė gozhdė tė portretit tė Da Vinēit, nuk ishte njė rastėsi. As njė ide e paramenduar pėr t‘u bėrė i njohur. "Puna me gozhdė ka qenė njė teknikė e menduar mirė dhe e eksperimentuar tė paktėn pėr pesė vjet. Nuk mendoj se fama ėshtė shumė esenciale pėr mua. Mė shumė krenohen shqiptarėt me mua se unė me veten. Kam akoma shumė pėr tė krijuar", shprehet Strati, qė gjithsesi ka gjetur njė indiferentizėm pėr ekspozimin e mėtejshėm tė tre rekordeve. Gazetarė tė huaj qė dėgjojnė pėr tė kėrkojnė intervista, njė dokumentar rus mbi Shqipėrinė e ka bėrė pjesė tė xhirimeve, ndėrsa janė tė shumtė kuriozėt qė kėrkojnė t‘i shohin e t‘i prekin nga afėr kėto vepra. Por Strati shprehet se ai e ka tė pamundur tė merret personalisht me prezantimin e mėtejshėm tė tyre. Pėr vetė pėrmasat e mėdha, transporti nė disa qytete, e pėr mė tepėr jashtė, kushton shumė. Pėr mė tepėr, i ėshtė dashur t‘u gjejė njė vend pėr t‘i ruajtur. Nė njė magazinė. Kėshtu ndodhi me Da Vinēin pas "Ginesit", i cili zhvendosej nga njė kthinė e Piramidėsė nė tjetrėn. "Si krijues, si shqiptar, si patriot, unė mendoj se e kam kryer misionin. Nėse kėto vepra i vlejnė kombit, le tė ekspozohen", shprehet Strati. Dy djemtė e tij ende nuk e kanė zgjedhur rrugėn e tyre, e ndoshta edhe mund tė mos e trashėgojnė artin e tė atit. Ndėrkohė, ideja pėr tė vendosur njė rekord tė katėrt nuk ėshtė e huaj pėr tė. "Pėr sa i pėrket krijimtarisė artistike jam duke eksperimentuar pėr njė teknikė mikse, ndėrsa pėr projektet pėr rekorde botėrore, besoj se janė disa. Nuk mendoj se jam gati pėr tė specifikuar ndonjė materie. Gjithsesi ka pėr tė qenė shumė interesant". Njė vepėr e ardhshme, ende nė mendime, ėshtė mė e parapėlqyera pėr tė. Saimir Strati ka shumė ide...
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28767
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi