ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtraus nė Tiranė,zbardhet dialogu i pėrgjuar me Adil Ēarēanin nė maj 1986

Shko poshtė

27042009

Mesazh 

Shtraus nė Tiranė,zbardhet dialogu i pėrgjuar me Adil Ēarēanin nė maj 1986 Empty Shtraus nė Tiranė,zbardhet dialogu i pėrgjuar me Adil Ēarēanin nė maj 1986




Mesazhet e para pėr rivendosjen e marrėdhėnieve me vendet perėndimore gjatė luftės sė ftohtė kanė ardhur nga Boni.
Franc Jozef Shtraus, Kryeministri i Bavarisė, ka qenė nga tė parėt liderė tė Evropės Perėndimore qė ka vizituar Shqipėrinė qė nė gjallje tė Enverit. Pėr herė tė parė ėshtė gjendur nė vendin tonė nė verėn e vitit ‘84. I interesuar pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis Shqipėrisė dhe Gjermanisė Federale, ėshtė ballafaquar qysh nė fillim nė barrierat ideologjike tė zyrtarėve tė Tiranės. Pavarėsisht se nė kontaktet e para nuk mundi tė sigurojė mirėkuptimin e vendasve, Shtraus nuk do t’i rreshtte pėrpjekjet pėr tė pėrafruar pozicionet e Bonit dhe Tiranės. I bindur nė alternativėn e vet do tė rikthehej sėrish nė Shqipėri pėr tė argumentuar me qetėsi e durim, kėtė radhė pėr krerėt e lartė tė politikės shqiptare, arsyet pse duhet nxituar nė vendosjen e marrėdhėnieve Tiranė-Bon. Sidoqoftė, pala tjetėr do qėndronte nė tė njėjtat pozita. Pėr herė tė fundit kryeministri i Bavarisė ishte mysafir nė vendin tonė nė maj tė vitit 1986. Biedimet me kryeministrin komunist, Adil Ēarēani, shėnuan dhe fundin e misionit tė pamundur tė tij nė Shqipėri. Po ēfarė u diskutua midis tyre pėr ēėshtjen e rivendosjes sė marrėdhėnieve Tiranė-Bon. Nė dokumentin e mėposhtėm tė botuar dje nė revistėn “MAPO” zbulohet debati i panjohur Shtraus-Ēarēani i zhvilluar nė 19 maj 1986...

DOKUMENTI
ADIL ĒARĒANI: Si jeni me shėndet?
FRANC JOZEF SHTRAUS: Ju faleminderit shumė, kalova njė dhimbje tė kyēeve tė kėmbėve, por tani jam drejt shėrimit.
ADIL ĒARĒANI: Si udhėtuat sot?
FRANC JOZEF SHTRAUS: Shumė mirė, njė orė e 55 minuta nga Mynihu nė Tiranė.
ADIL ĒARĒANI: Distancė e shkurtėr.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Bota ėshtė “zvogėluar”, Evropa edhe mė shumė.
ADIL ĒARĒANI: Shkenca shkon gjithnjė pėrpara.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Veēse lidhet e mira dhe e keqja me tė. Ne patėm njė shqetėsim tė madh pas asaj qė ndodhi nė Ēernobil me reaktorin. Kryesisht ne kemi pasur erė nga Perėdimi, por ditėt e fundit kemi pasur erė nga Lindja dhe sidomos Bavaria ėshtė prekur shumė nga rrezet radioaktive.
ADIL ĒARĒANI: Se ėshtė edhe mė afėr dhe fillimisht era fryu nė drejtim tė saj.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Kėtu ka diēka: nga rreziqet qė njihen njeriu trembet mė pak sesa nga rreziqet e panjohura.
ADIL ĒARĒANI: Edhe tek ne kaloi reja radioaktive.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Shumė mė pak sesa tė ne. Ishte diēka e rėndė, por ja qė ndodhi. Nga kjo ngjarje nxjerrim pėrfundimin se ēėshtja e kontrollit tė kėsaj energjie nuk ėshtė me njė ēėshtje kombėtare, por ndėrkombėtare. Kancelari Federal tha se pėr kėtė ēėshtje duhet organizuar njė konferencė ndėrkombėtare dhe kjo ėshtė dhėnė edhe me shkrim, me tre qėllime.
ADIL ĒARĒANI: Energjia atomike ka rėndėsinė dhe avantazhet e saj tė mėdha nė interes tė zhvillimit paqėsor, por ka edhe rreziqe, sepse me gjithė pėrparimet e shkencės pėr ta vėnė atė nėn kontrollin e rreptė teknik, ndodh siē ndodhi nė kėtė rast dhe siē ka ndodhur edhe nė disa raste tė tjera, kur me daljen e saj jashtė kontrollit janė shkaktuar dėme shumė tė rėnda pėr njerėzimin qė krijojnė shqetėsime jo vetėm pėr sot, por do tė ndihen edhe pėr vite tė tėra nė shėndetin e njerėzve, nė ruajtjen e jetės sė tyre qė ėshtė qėllimi kryesor.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Sigurisht, zhvillimi i teknikės moderne dhe pėrparimi varen edhe nga njerėzimi. Eshtė plotėsisht e gabuar sikur tė shejtanėzohet teknika, domethėnė tė shahet teknika e re, sepse energjia ėshtė faktor kryesor pėr ta bėrė punėn tė durueshme. Edhe tek ju teknika ėshtė nė zhvillim tė plotė. Kur mė ka rritur nėna, nuk kishte as makinė pėr tė thithur pluhurat, as makinė pėr tė larė rrobat. Gjyshėrit e mi ishin fshatarė, korrnin me drapėr dhe ne si fėmijė, kemi punuar bashkė me fshatarėt pėr tė bėrė ato punėt e dorės.
ADIL ĒARĒANI: E vėnė pėrherė nė interes tė njerėzimit, teknika ėshtė gjithnjė progresive, e pėrparuar dhe e pėrkrahur.
Unė, zoti Kryeministėr, jam i kėnaqur qė ju pres sot kėtu.
Eshtė e dyta herė qė vini dhe ndiej kėnaqėsi qė takohem sot me ju, qė tė bisedojmė e tė shkėmbejmė mendime pėr zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve tona. Dėshiroj tė shfaq kėnaqėsinė e Qeverisė shqiptare tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė pėr pėrpjekjet tuaja, interesimin e vazhdueshėm qė keni treguar e tregoni pėr zhvillimin e normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Republikės Federale Gjermane dhe Republikės Popullore Socialise tė Shqipėrisė, ēka do t’i shėrbente interesave tė dy popujve e vendeve tona. Sigurisht, ecje dhe pėrparime nė kėtė drejtim janė bėrė, bisedime gjithashtu janė zhvilluar, diēka ėshtė arritur, por jo ajo qė dėshirojmė. Pėr normalizimin e marrėdhėnieve tona ka ende disa pengesa, qė ne mendojmė se nuk janė tė pakapėrcyeshme e pa rrugėzgjidhje.
Qeveria e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė ka bėrė nė kėtė drejtim propozimet e saj, ka dhėnė mendimet e veta, por fatkeqėsisht shikojmė qė nuk ėshtė arritur ajo qė duhet arritur. Me rastin e kėtij takimi dhe bisedimi me ju, unė do tė doja tė shkėmbenim mendime pikėrisht pėr arritjen e asaj dėshire tė pėrbashkėt qė ekziston pėr kapėrcimin e ndonjė pengese, pėr tė arritur nė normalizimin e marrėdhėnieve, pėrderisa edhe nga ana juaj, edhe nga ana jonė ekziston dėshira e mundėsia qė sė bashku, tė dy palėt, i pranojmė, i njohim.
Do tė dėshiroja tė dėgjoja edhe mendimin tuaj pėr kėtė ēėshtje, meqė mė jepet rasti tė bėj kėtė takim me Ju. Mendoj se shkėmbimi i kėtyre mendimeve do t’i vlente mė tej intensifikimit tė punės, bisedimeve, konkretizimit, si tė thuash, tė tė gjitha atyre ēėshtjeve qė do tė shpinin nė vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike ndėrmjet dy vendeve tona.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Unė ju falenderoj pėr pritjen dhe pėr mundėsitė qė mė dhatė tė bisedoja me Ju, por dėshiroj tė jem sot si njė i dėrguar i veēantė qė tė bėhet shpejtim nė kalimin e kėsaj rruge qė ka mbetur. Edhe nga pala gjermane ekziston dėshira e ndershme pėr tė hyrė nė marrėdhėnie kooperimi dhe tė ndershme me njėri-tjetrin, veēse dėshiroj tė thuhet hapur se cila ėshtė sipas mendimit tuaj, pengesa pėr tė cilėn duhet punuar pėr ta kapėrcyer. Atė qė do tė mė thoni Ju, nėse dėshiron zoti Kryeministėr, unė do t’ia them ekzakt, brenda kėsaj jave, Kancelarit Federal.
Nė Gjermani ka forca, tė cilat kanė edhe mendime lidhur me fqinjin tonė tė madh, Bashkimin Sovjetik, por unė dhe miqtė e mi nuk i kemi kėto mendime.
ADIL ĒARĒANI: Ne kemi parashtruar disa herė mendimet tona, kemi deklaruar edhe botėrisht. Nė Kongrese tė Partisė, shoku Enver Hoxha ka thėnė qė nuk ka ndonjė pengesė pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike, pėr ēka besoj se Ju, sikurse edhe Qeveria Federale Gjermane, jeni nė dijeni, sepse disa herė janė zhvilluar bisedime pėr kėtė ēėshtje. Siē e dini, shoku Sofokli Lazri, i ngarkuar nga Qeveria jonė, ka kryesuar bisedimet me palėn gjermane.
Kemi parashtruar, si tė thuash, qė bashkė me vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike, Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė t’ i jepej edhe sadisfaksioni moral nė lidhje me tė drejtėn e saj legjitime, kėrkesėn e saj pėr ēėshtjen e njohjes sė dėmeve qė ajo ka pėsuar nga Lufta e Dytė Botėrore.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Dua tė di konkretisht ēfarė ėshtė kjo, se ministritė e jashtme nganjėherė edhe i komplikojnė kėto gjėra. Ēfarė duhet kuptuar me sadisfaksionin moral?
ADIL ĒARĒANI: Me sadisfaksionin moral qė pėrmenda, kuptohet njohja dhe dhėnia e dėmshpėrblimeve pėr dėmet qė Shqipėria ka pėsuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Shqipėria gjatė Luftės pati dėme tė mėdha dhe kėto qenė tė konsiderueshme nė raport me vendin dhe popullsinė. Pra, njohja e kėtyre dėmeve dhe dhėnia Shqipėrisė atė qė i takon, ėshtė sadisfaksioni moral qė pėrmenda. Kjo i takon asaj pėr luftėn qė bėri dhe kontributin e madh qė dha nė Luftėn e Dytė Botėrore.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Jam njė realist i madh pėr faktet dhe pėr numrat, ēfarė kuptohet me kėtė?
ADIL ĒARĒANI: Po ne i kemi parashtruar kėto, kemi thėnė edhe se nė ē’masė janė kėto dėme. Pėr ne ato janė dėme tė konsiderueshme dhe patjetėr, ashtu siē ėshtė vepruar edhe pėr raste tė tjera nga ana e palės gjermane ndaj tė tjerėve pėr ēėshtjen e njohjes sė kėtyre dėmeve e tė dhėnies sė dėmshpėrblimeve, po kėshtu i takojnė t’i jepen edhe Shqipėrisė.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Domethėnė e keni fjalėn pėr reparacionet?
ADIL ĒARĒANI: Po, pėr ato e kam fjalėn, qė ju, sigurisht, nuk i njihni si reparacione, por ne kemi thėnė se mund tė gjenden rrugė e forma tė tjera qė ky dėm qė pėsoi Shqipėria, t’i njihet e t’i jepen dėmshpėrblimet. Kemi dhėnė edhe mendime konkrete pėr rrugėt qė mund tė ndiqen, i kemi thėnė, i kemi parashtruar disa herė mendimet tona nė kėtė drejtim. Eshtė e vėrtetė qė edhe nga ana e Qeverise Federale Gjermane ėshtė thėnė e pranuar qė tė vendosen njėherė marrėdhėnie diplomatike, se pastaj Shqipėria do tė pėrfitojė nė kėtė drejtim, por konkretisht, qysh e sa do tė pėrfitonte, nuk na ėshtė thėnė gjė.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shtraus nė Tiranė,zbardhet dialogu i pėrgjuar me Adil Ēarēanin nė maj 1986 :: Komentet

ILIRI

Mesazh Mon Apr 27, 2009 10:19 am nga ILIRI

FRANC JOZEF SHTRAUS: Do tė jem i hapėt nė kėtė drejtim.
ADIL ĒARĒANI: Edhe ne atė duam, qė tė bisedojmė hapur.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Mė falni, por dua tė them se Ju po kaloni nė njė rrugė tė gabuar. Sipas marrėveshjes sė borxheve tė Londrės, ēėshtja e reparacioneve, po e pėrsėris edhe njėherė, para Traktatit tė Paqes, as qė mund tė shtrohet nė tavolinė. Pėrndryshe do tė fillonin kėrkesat pėr bisedime edhe tė tjerėt, si Norvegjia, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika, Franca etj. Ju lutem tė mė besoni, kjo nuk ėshtė me qėllim tė keq, por nuk mund tė diskutohet. Nė bisedėn e fundit qė pata nė gusht tė vitit 1984 me zotin zv. kryeministėr, mė tha qė ne i kemi paguar reparacione Polonisė dhe Jugosllavisė. Kėshtu me tha partneri im shqiptar nė bisedimet qė patėm atėherė, por unė thashė dhe them se nuk ėshtė e vėrtetė, se as polakėt, as jugosllavėt nuk morėn asnjė qindarkė, por Polonia mori njė herė, kurse Jugosllavia mori disa herė kredi nė kushte shumė tė favorshme dhe shkatėrrimet nė Poloni e nė Jugosllavi ishin sigurisht, shumė tė mėdha. Veē kėsaj, ju keni marrėdhėnie diplomatike me Austrinė, me Republikėn Demokratike Gjermane e me Italinė. Italianėt nė kohėn e tyre aneksuan Shqipėrinė dhe ne atėherė e quajtėm kėtė gabim tė madh, por unė nė atė kohė isha i vogėl. Nga ngatėrresat qė italianėt sollėn nė Ballkan, u dukėn edhe gjermanėt nė kėtė zonė, por kėtu nuk dua nė asnjė mėnyrė tė justifikoj Hitlerin. Sipas informacioneve tona, as Italia, as Austria, as Republika Demokratike Gjermane nuk kanė paguar asnjė qindarkė dhe nuk kanė pėrdorur asnjė formė tjetėr pėr zhdėmtimet. Trupat e Gjermanisė qė erdhėn nė atė kohė nė Shqipėri, vinin nga Gjermania, nga ajo pjesė e Gjermanisė qė tani pėrbėhet nga tri shtete. Ua them miqėsisht kėtė qė ėshtė rrugė e gabuar dhe ėshtė e pamundur qė Republika Federale Gjermane, para vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike, tė hyjė nė bisedime pėr kėto ēėshtje. Deshiroj tė them qė nuk ka asnjė kuptim tė besojmė nė gjėra, pėr tė cilat nuk mund tė veprojmė. Tė gjithė ish-kundėrshtarėt tanė nė luftė kanė vendosur marrėdhėnie diplomatike me ne, me pėrjashtim tė Shqipėrisė dhe kjo ėshtė ēėshtje e Shqipėrisė, qė ka tė bėjė me tė drejtėn ndėrkombėtare. Ata kanė vendosur marrėdhėnie diplomatike pa parakusht. Me tė njėjtėn qartėsi dėshiroj tė them hapur qė ne, nė bazė tė bashkėpunimit ekonomik, edhe me Shqipėrinė mund tė zbatojmė ato forma qė kemi pėrdorur edhe me Poloninė e me Jugosllavinė, dhe ky bashkėpunim ekonomik do tė jetė i njė rėndėsie shumė tė madhe pėr zhvillimin e vendit tuaj nė fushėn tekniko-shkencore. Pozita e zhvillimit tonė tekniko-shkencor nė botė gjithmonė po rritet, por mė vjen keq se po tė vihen kushtet qė thamė, nuk do tė dalė gjė, nuk do tė nxjerrim gjė.
Do tė them se Ministria jonė e Jashtme nė drejtimin tuaj ėshtė gjithmonė e rezervuar, duke pasur parasysh Moskėn, por sigurisht ne jemi gati qė Ministrinė e Jashtme ta kalojmė, se ne kemi njė koalicion nė Bon dhe Ministria e Jashtme ėshtė nė dorėn e Partisė sė Lirė Demokratike. Kancelari e di qė unė jam kėtu dhe, sigurisht, me t’u kthyer, unė do t’i raportoj atij, veēse jam pak kokėfortė nė kėtė drejtim, ende nuk mė thatė gjė konkrete, sepse unė nuk kam qenė nė bisedime dhe nuk i di detajet e bisedimeve qė ju keni zhvilluar.
ADIL ĒARĒANI: Ju dėgjova me vėmendje. Nė fjalėn tuaj ngritėt ēėshtjen qė tė vendosen marrėdhėniet diplomatike e pastaj Shqipėria do tė ketė pėrfitime ekonomike, teknike e teknologjike shumė tė mėdha.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Siē kanė pėrfituar tė gjitha vendet e tjera. Veēse njė gjė, ju vini tė fundit me kėrkesat tuaja nė kėtė drejtim.
ADIL ĒARĒANI: Ne e kemi ngritur shumė shpejt kėtė, por ne nė formė ndihme e kredie, ju e dini, nuk pranojmė, se e kemi tė ndaluar me Kushtetutė. Ne dimė edhe pengesat tuaja juridike nė lidhje me atė qė thatė Ju pėr Traktatin e Paqes, por kemi dhėnė mendime e kemi propozuar rrugėt e tjera qė mund tė gjendeshin pėr tė kėnaqur juridikisht tė dy palėt, qė nė kėtė mėnyrė edhe Shqipėria tė marrė tė drejtėn e saj qė i takon nga Lufta e Dytė Botėrore. Edhe ne kemi kėrkuar pikėrisht kėtė qė thoni Ju, qė nė lidhje me pėrfitimet e mėdha ekonomike e teknologjike, tė dimė se ēfarė do tė jenė kėto, nė ē’rrugė dhe sa do tė jenė, kemi kėrkuar qė ta dimė, tė paktėn diēka konkrete, unė flas hapur sot me Ju.
FRANC JOZEF SHTRAUS: E para, dua tė theksoj se nuk ka, mos mė merrni pėr keq, por nuk ka parakushte pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike dhe, e dyta, mė thoni se ēfarė kėrkoni. Mė thoni se ē’duhet tė ndodhė nė mėnyrė konkrete mė pėrpara, si e mendoni Ju?
ADIL ĒARĒANI: Ne ju kemi dhėnė edhe disa propozime konkrete, ju kemi paraqitur njė listė me objekte e pajisje konkrete qė ne kėrkojmė, duke ju pėrgjigjur kėshtu pyetjes qė keni bėrė nė takimin e parė. Do tė na jepen ato para apo pas vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike, kjo nuk luan rol, ēėshtja ėshtė tė dimė lidhur me ato qė kemi paraqitur konkretisht, masėn e tyre, pa nuk ka rėndėsi nėse do tė jepen, para apo pas lidhjes sė marrėdhėnieve diplomatike.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Pėr atė qė biseduam nė Mynih me Profesorin, pėr kėtė listė, ē’kuptohet me kėtė, ndonjė ndihmė kapitale apo ndonjė ndihmė teknike, si duhet ta kuptojmė kėtė listė?
ADIL ĒARĒANI: Lista qė kemi paraqitur ėshtė kryesisht njė listė objektesh. Shqipėria zhvillon ekonominė e saj, industrinė e saj dhe pikėrisht pėr kėtė kemi kėrkuar dhėnien e atyre objekteve nė rrugė tė ndryshme, si transferim teknologjie, bashkėpunim tekniko-shkencor, tė cilat mund tė pėrcaktohen konkretisht, por tė paktėn lista qė kemi dhėnė ėshtė konkrete dhe mund tė vlerėsohet edhe me njė shifėr konkrete (sepse ato mund tė llogariten. Ne mendojmė se kėto janė rrugėt qė mund tė pėrcaktoheshin, mund tė gjendeshin pėr tė arritur nė njė pėrfundim tė kėnaqshėm
FRANC JOZEF SHTRAUS: Pėr atė qė bisedoni ju, zoti Kryeministėr, sa mund tė jetė vlera?
ADIL ĒARĒANI: Ne kemi paraqitur njė listė emėrore objektesh, por edhe njė vlerėsim tė tyre mund ta bėjmė, por dėshiroj t’Ju them se sigurisht, ajo ėshtė njė vlerė e konsiderueshme qė ne kemi propozuar tė jepet pėr njė periudhė 10-vjeēare, jo brenda njė viti apo 5 vjetėve por brenda njė periudhe 10-vjeēare, gjatė sė cilės mund t’i merrnim ato objekte nė rrugėt qė pėrmenda. Ne kėrkojmė tė pranohet qė tė hyjmė nė bisedime pėr konkretizimin e tyre, se shqyrtimi e vlerėsimi i tyre, radha e tyre mund tė pėrcaktohen nė bisedimet e mėpasshme, por duhet qė pala shqiptare tė ketė njė garanci pėr propozimet qė ka bėrė, kurse konkretizimi i tyre mund tė bėhet edhe pas vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike.
SOFOKLI LAZRI: Nuk i kemi kushtėzuar kėto marrėdhėnie.
ADIL ĒARĒANI: Pėr shėndetin tuaj. Po e bėjmė kėtė bisedė drejtpėrdrejt, pa shumė protokoll. (Pihet njė dolli).
FRANC JOZEF SHTRAUS: Po, pa protokoll, edhe unė flas vetėm me gojė.
SOFOKLI LAZRI: Pra, vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike ne nuk e kemi kushtėzuar, por kemi kėrkuar njė kontribut gjerman, qė nuk e lidhim me reparacionet. Do tė thoni ju pse i drejtohemi Gjermanisė. Le tė mos i referohemi reparacioneve, por ka ndonjė formė qė, si tė thuash, lidhet qoftė edhe nė mėnyrėn morale, me reparacionet.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Po Republika Demokratike Gjermane, Austria dha Italia me tė cilat keni vendosur marrėdhėnie diplomatike, ēfarė kanė bėrė nga ana morale?
SOFOKLI LAZRI: Pas Luftės, Shqipėrisė iu caktua qė do t’i merrte reparacionet nga zona perėndimore, ishim ne dhe Jugosllavia, nuk na u caktua nga zona lindore.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Nga kush u caktua kjo?
SOFOKLI LAZRI: Menjėherė pas Luftės, nė Konferencėn qė u bė nė vitin 1945, komisioni ndėraleat pėr reparacionet caktoi qė Bashkimi Sovjetik, p.sh., do t’i marrė nga zona lindore, kurse Shqipėria dhe Jugosllavia nga zona perėndimore, kjo ėshtė sa pėr Gjermaninė Demokratike. Pastaj Konferenca e Londrės tha qė ju nuk do t’i paguani. Austria ishte vetė e pushtuar. Prandaj kėshtu vazhduan diskutimet, ju thatė qė, nuk i njihnit reparacionet dhe ne e morėm parasysh kėtė.
ADIL ĒARĒANI: Edhe ne nuk ngulim kėmbė, mund qė tė paguhen jo nė emėr tė reparacioneve dhe nuk e kushtėzojmė lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike me reparacionet, vetėm qė moralisht ne duam njė kontribut, siē kanė marrė edhe tė tjerėt, nė formė reparacionesh apo kredie, kjo ėshtė puna juaj, ne nuk e dimė ekzakt se si ua keni dhėnė.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Tani, si ėshtė puna, qė ta lidhim kėtė ēėshtje morale me materialen?
ADIL ĒARĒANI: Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Shqipėria u dėmtua, iu vranė shumė Shqipėrisė. Ju thatė se u dėmtuan mė shumė disa vende si, Jugosllavia e Polonia, mirėpo nė raport me popullsinė Shqipėria ka pasur mė shumė dėme edhe nė njerėz, edhe nė materiale ka pasur djegie e shkatėrrime dhe kjo ėshtė, pra, ana morale qė ne kėkojmė tė marrim, njohja e diēkaje legjitime, e njė kontributi tė madh qė dhe Shqipėria ndaj kėtyre dėmeve qė pėsoi, njohja, pra, dhe dhėnia e njė kompensimi pėr gjithė kėtė kontribut tė Shqipėrisė dhe kjo jo si lėmoshė, por si diēka legjitime qė asaj i takon.
Ne, e pėrsėris, nuk kėrkojmė ta lidhim kėtė me reparacionet, por kjo ėshtė njė e drejtė legjitime qė i takon popullit shqiptar, se Lufta e Dytė Botėrore e dėmtoi rėndė Shqipėrinė dhe ajo e pagoi shtrenjtė kėtė. Eshtė njė e drejtė legjitime e saj, nė kuptimin moral, dhe mund tė zgjidhet pa prekur e dėmtuar as pozitėn tuaj juridike, as pozitėn tonė juridike, sepse, siē e dini, kushtetuta neve nuk na lejon tė marrim kredi dhe ne nuk marrim kredi. Kemi thėnė e kemi propozuar konkretisht masat dhe rrugėt qė mund tė gjenden pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
FRANC JOZEF SHTRAUS: Pėrsėri kam frikė, kam shumė frikė, se prapė kjo mė duket si parakusht dhe nuk mund tė them gjė.
vijon nesėr...
panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi