ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha: Vale e re njohjesh

Shko poshtė

26052009

Mesazh 

Basha: Vale e re njohjesh Empty Basha: Vale e re njohjesh




Ministri i Jashtem Lulzim Basha, e ka cilesuar shume te rendesishme miratimin e nje rezolute per Kosoven nga Organizata e Konferencen Islamike gjate samitit treditesh te mbajtur ne Damask te Sirise. Rezoluta, qe u hartua nga Shqiperia, ndersa u hodh ne votim me propozim te Arabise Saudite, u miratua me unanimitet nga 57 vendet anetare te Organizates, perkunder perpjekjeve te Serbise per ta penguar miratimin e saj. Korrespondentja e BBC-se ne Prishtine, Violeta Hyseni bisedoi me shefin e diplomacise shqiptare, Lulzim Basha pak ore pas miratimit te rezolutes ne Damask.

Cilat jane thekset kryesore te rezolutes se Organizates se Konferences Islamike dhe si e vleresoni ju miratimin e saj?

Rezoluta e miratuar sot eshte nje sukses i madh per Kosoven, per diplomacine shqiptare dhe per perpjekjen tone te perbashket per njohjen e Kosoves ne planin nderkombetar nga nje numer sa me i madh shtetesh brenda nje kohe sa me te shkurter. Eshte rezoluta e pare qe adoptohet nga Organizata e Konferences Islamike qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008. Me kete rezolute evidentohet qarte se qe nga shpallja e pavaresise, Republika e Kosoves ka bere progres ne ndertimin e institucioneve demokratike, ka kuadrin e saj modern ligjor, qe i referohet qartesisht Kushtetutes se Kosoves, ka kontribuar ne ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Kosove dhe rajon dhe me tej. Ajo u ben thirrje vendeve anetare te Organizates dhe bashkesise nderkombetare ne pergjithesi qe te vazhdojne ta mbeshtesin forcimin e Kosoves dhe ekonomise se saj.

Rezoluta ngarkon Sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Konferences Islamike qe ne sesionet e radhes te Ministrave te Jashtem te raportojne mbi agjenden e perhershme te organizates mbi Kosoven, duke e bere keshtu Kosoven nje pjese te vazhdueshme te agjendes se perhershme te Organizates se Konferences Islamike. Miratimi i kesaj rezolute me unanimitet deshmon per ne klime te re, nje momentum te ri ne marredheniet e kesaj organizate me Kosoven. Vlen te theksohet se kjo vjen edhe pas njohjes se rendesishme nga Arabia Saudite para disa javesh dhe njohjes nga Mbreteria e Bahreinit dhe Unioni i Komorreve vetem pak dite me perpara.

Ka pasur njoftime se teksti i rezolutes eshte ndryshuar pas presioneve qe ka bere diplomacia e Serbise ne vendet anetare te Konferences Islamike?

Me kete rezolute theksohen qartesisht pikat kryesore, qe pala shqiptare, propozuese e kesaj rezolute, deshironte te evidentonte. Evidentohet shpallja e pavaresise me 17 shkurt 2008, progresi ne ndertimin e institucioneve demokratike, Kushtetutes moderne te Kosoves, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, jepet perkrahje e plote per rikonfigurimin e shpejte te UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it ne bashkepunim te plote me direktivat perkatese te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se dhe me qeverine dhe institucionet e Kosoves. Pare nga kjo pikepamje, kjo rezolute, e cila eshte miratuar nga 57 vende anetare, ndonese vetem 13 e kane njohur pavaresine e Kosoves deri tani, eshte nje mbeshtetje e terthorte, por e qarte per shtetin e Kosoves, prandaj eshte nje sukses i jashtezakonshem, eshte nje sukses shume i madh per diplomacine shqiptare. Pala serbe nuk i ka kursyer perpjekjet per te ndaluar miratimin e kesaj rezolute, te cilat kane kulmuar me vizitat e nivelit te larte te zyrtareve serbe ne vendet anetare ku eshte lobuar kunder kesaj rezolute. Me sa duket deshtimi per te parandaluar rezoluten eshte ne gjeneze edhe te pretendimeve qe sot ngrihen, pretendime te cilat jane teresisht te paverteta, pasi miratimi i sotem i kesaj rezolute, eshte nje sukses i jashtezakonshem, i cili i hap rrugen nje numer te madh njohjesh nga vendet anetare te kesaj organizate.

Pra ju besoni se ndonese rezoluta nuk i ben thirrje vendeve anetare te Organizates se Konferences Islamike qe ta njohin pavaresine e Kosoves, procesi do te pershpejtohet?

Me lejoni te theksoj se kjo teze, e cila eshte ngritur nga diplomacia serbe nuk qendron. Do te keni pare qe edhe rezolutat, edhe dokumentet apo deklaratat e Bashkimit Evropian, nga te cilat 22 vende e kane njohur Kosoven, nuk bejne thirrje, pasi njohja ne vetvete eshte nje proces dypalesh, gjuha e perdorur ne rezolute, mbeshtetja qe i jepet Kosoves, mbeshtetja unanime e kesaj rezolute nga te gjitha vendet anetare, te cilat deshiroj qe edhe nje here t'u shprehi mirenjohjen time dhe t'i falenderoj per kontributin e tyre eshte risia qe sjell kjo rezolute, eshte treguesi me i qarte i klimes se re qe ekziston midis Organizates se Konferences Islamike dhe vendeve anetare te saj me Kosoven.

Gjate qendrimit tuaj ne Damask, sigurisht qe keni pasur takime me koleget tuaj nga bota islame. Cfare u eshte thene gjate bisedave me ta, a priten njohje te shpejta te pavaresise se Kosoves?

Une kam takuar dhe kam biseduar me mbi 25 homologe te mi, ministra te jashtem apo kryetare delegacionesh. Kam kenaqesine e vecante dhe gezimin te ndaj me ju se kjo klime jashtezakonisht pozitive qe reflektohet nga rezoluta e sapomiratuar e ka zanafillen e saj tek nje klime jashtezakonisht te permiresuar edhe ne nivelin dypalesh sa i perket perceptimit te ceshtjes se Kosoves nga ato vende qe nuk e kane njohur akoma. Une jam shume optimist se kapitulli i ri i njohjeve i hapur me Arabine Saudite dhe qe ka vazhduar me keto dy shtetet tjera do te vazhdoje edhe ne javet dhe muajt qe vijojne dhe se kjo rezolute dhe klima e pergjithshme pozitive, te cilen Kosova e ka ndertuar nepermjet sjelljes se matur dhe te drejte te autoriteteve te saj, qeverise se Kosoves, shmangies se provokimeve, konsolidimit te shtetit ligjor, kuadrit ligjor ne vend, duke perfshire ketu edhe mbrojtjen e minoriteteve dhe stabilizimit teresor te situates brenda ne Kosove dhe ne rajon, do te reflektohet padyshim me nje bum njohjesh ne periudhen qe do te vije.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Basha: Vale e re njohjesh :: Komentet

dini

Mesazh Tue May 26, 2009 6:51 pm nga dini

Lum Shqipėria qė ka kėtė djal.
Shpresoj tė vazhdoj kėshtu edhe pas 28 qershorit.
Urime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi