ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazhi, Berisha lideri me i votuar

Shko poshtė

09062009

Mesazh 

Sondazhi, Berisha lideri me i votuar Empty Sondazhi, Berisha lideri me i votuar




Sondazhi, Berisha lideri me i votuar 20090608201703_artikullKryeministri Sali Berisha, lideri me i votuar ne Shqiperi. Nderkohe qe me nje diference te dukshme votash, ai pasohet nga kryetari socialist, njeheresh kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Instituti per studime publike dhe ligjore ka publikuar sot, detaje analitike te sondazhit te kryer mbi orientimin e votes ne keto zgjedhje. Sikurse u publikua dhe nje dite me pare ne anketimin e mbeshtetur nga agjencia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per zhvillim nderkombetar, USAID dhe ambasada britanike ne Tirane, pyetjes se per ke do te votonit nese zgjedhjet do te zhvilloheshin sot, 42% e te anketuarve jane pergjigjur ne favor te Partise Demokratike dhe 33% ne favor te Partise Socialiste. 9% eshte diferenca midis dy forcave politike, cka sipas ketij anketimi, shpall Partine Demokratike fituese te zgjedhjeve. Pyetja eshte standard per rreth 1 mije te anketuar, per ke do te votonit nese zgjedhjet do te zhvilloheshin sot. Anketimi, referon shenimi, se rezultati i takon te gjithe popullsise, pavaresisht nese deshiron te votoje apo jo. Votuesit potencial rrisin si PS dhe ate te PD ne 1%. Kjo ka cuar ne publikimin e rezultatit final te dy forcave te medha politike, ne 43% per Partine Demokratike dhe 34% te Partise Socialiste, qe gjithsesi nuk i ndryshon asgje diferences mes tyre prej 9%. Anketimi shfaq nje situate mjaft kritike per partite e tjera, qe ne nje vleresim perfundimtar u cilesua se nuk sigurojne shifer te mjaftueshem votuesish potencial per t'u matur nga anketimi. Te anketuarit jane pyetur edhe mbi opinionin e tyre lidhur me lideret politik, pikerisht drejtuesit e kater koalicioneve me te rendesishme, ne kete rast kryeministri Sali Berisha, ka rezultuar te jete lideri politik me i votuar nga 33% e te anketuarve, i pasuar nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, me 29%, kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim me 7% dhe kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, me 6%. Lidhur me opinionin per partite politike, 10% e te anketuarve shfaqin vleresim shume pozitiv per Levizjen Socialiste per Integrim, 41% per Partine Demokratike, 32% per Partine Socialiste, 5% per Partine Ligj dhe Drejtesi, per G99 15% dhe Partine Republikane, vetem 9%. Renditja perfundimtare shenon Partine Demokratike si forcen politike me te votuar dhe ne pozicion te fundit Partine per Ligj dhe Drejtesi. E njejta pyetje eshte shtruar edhe per koalicionet, edhe ne kete rast koalicioni me i votuar eshte ai i udhehequr nga Partia Demokratike, pasuar nga Partia Socialiste ne vend te dyte, koalicioni i LSI dhe Poli i Lirise, ne vend te trete dhe te kater. Ajo qe bie ne sy eshte rritja e interesit te te anketuarve per te shkuar ne votime, 87% e tyre thone se ka shume te ngjare qe do te votojne, ndonese 12% e tyre nuk kane votuar ne vitin 2005, 5% thone se ka shume pak te ngjare dhe 3% qe refuzojne te votojne. Te anketuarit qe thone se kane pak te ngjare qe te shkojne te votojne, ne 42% te rastit, mungesen e besimit tek partite politike. Por askush prej te anketuarve nuk shpall si arsye mungesen e zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Karta e identitetit eshte dokumenti qe do te votojne nje shumice e te anketuarve, 61% e tyre, me pasaporte 34%, 68% e te anketuarve thone se disponojne dokumentin qe kane permendur per te votuar, vetem 31% thone jo. Punesimi dhe ekonomia jane ceshtjet me te rendesishme, per te cilat shqiptaret presin zgjidhje nga qeveria pas 28 qershorit. Madje ne sondazh shenohet nje rritje e besimit te publikut ndaj qeverise, per t'i dhene zgjidhje perfundimtare ketyre problemeve, 84% e te intervistuarve mendojne keshtu, vetem 6% e shohin zgjidhjen tek pushteti lokal. Futja e grave ne listat e kandidateve per deputete shihet gjithashtu si nje zhvillim shume pozitiv, 74% mendojne se grate do te qeverisin me mire. Te anketuarit mbi besimin e tyre ndaj sistemit gjyqesor, vetem 13% besojne tek ky sistem, ndersa 32% rezultojne te mos besojne aspak tek sistemi gjyqesor.



Rezultati

Kryeministri Sali Berisha, ka rezultuar te jete lideri politik me i votuar nga 33% e te ankuarve, i pasuar nga kryetari i Partise Socialiste me 29%. Nje diference e qarte, e cila shkon ne menyre paralele me rezultatin mes partive politike.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sondazhi, Berisha lideri me i votuar :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Jun 09, 2009 12:32 pm nga lidabica

Normale,keshtu duhet te jete Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi