ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dush i ftohte nga nderkombetaret, zgjedhjet jashte standarteve.

Shko poshtė

30062009

Mesazh 

Dush i ftohte nga nderkombetaret, zgjedhjet jashte standarteve. Empty Dush i ftohte nga nderkombetaret, zgjedhjet jashte standarteve.




“Ende nevojiten pėrpjekje pėr pėrmbushjen e standardeve tė kėrkuara”
Njė tjetėr shans i humbur, rezultuan zgjedhjet e datės 28 qershor. Ashtu si jemi mėsuar tashmė, nė vlerėsimin e ndėrkombėtarėve dhe kėtė herė janė bėrė hapa para, por qė mbetet akoma shumė pėr tė bėrė. Nė njė deklaratė tė dhėnė dje, Misioni Ndėrkombėtar i Vėzhgimit tė Zgjedhjeve doli nė pėrfundim se procesi zgjedhor nė Shqipėri demonstroi pėrmirėsim, por gjithashtu konstatoi se shkeljet vazhdojnė. Vėzhguesit thanė se zgjedhjet shėnuan njė progres tė prekshėm pėr sa i pėrket futjes sė procedurave tė reja tė regjistrimit dhe identifikimit tė zgjedhėsve, si dhe miratimit tė njė kuadri tė pėrmirėsuar ligjor. Por vėzhguesit theksuan gjithashtu, se kėto pėrmirėsime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike tė procesit dhe shkeljet e vėrejtura gjatė fushatės, tė cilat e dobėsuan besimin e publikut tek procesi zgjedhor. Dita e zgjedhjeve ishte pėrgjithėsisht e qetė dhe paqėsore dhe atmosfera u pėrmirėsua. Vėzhguesit e vlerėsuan procesin e votimit pak mė pozitiv sesa ai i zgjedhjeve tė kaluara, por vėrejtėn shkelje procedurale tė lidhura veēanėrisht me tė shėnjimit me bojė dhe votimin e pėrhapur familjar.

Deklarata

Misioni tha se ishte shumė herėt pėr tė bėrė vlerėsim pėrfundimtar, pasi numėrimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve nuk ka pėrfunduar ende. “Vendi ka fituar pjekuri, ka pėrparuar, dhe shumė frikėra, qė kemi pasur vetėm disa muaj mė parė, nuk janė konkretizuar. Unė, sigurisht, jam i gėzuar pėr progresin qė pamė, por janė ende njė numėr i konsiderueshėm ēėshtjesh qė duhen trajtuar, veēanėrisht klima e polarizuar politike”, tha Wolfgang Grossruck, zėvendės Presidenti i Asamblesė Parlamentare tė OSBE-sė dhe Kordinatori Special i Misionit tė Vėzhguesve Afatshkurtėr tė OSBE-sė. “Kėto zgjedhje treguan se populli shqiptar ka gjithė potencialin pėr tė ndėrtuar njė shoqėri demokratike si ato nė vende tė tjera evropiane. Tashmė bie njė pėrgjegjėsi shumė e madhe mbi autoritetet dhe aktorėt kryesorė politikė nė vend, tė cilėt duhet tė punojnė shumė pėr tė krijuar besimin e qytetarėve tek procesi zgjedhor demokratik”, tha Corien Jonker, kryetare e Delegacionit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės.

Raporti

Misioni vėren nė raporti se ka zhvillime pozitive, por edhe disa negative nė kryerjen e kėtyre zgjedhjeve. “Ėshtė bėrė progres qė nga zgjedhjet e fundit parlamentare tė vitit 2005. Megjithatė ende nevojiten pėrpjekje mė tė mėdha nga tė gjitha forcat politike, me qėllim pėrmbushjen e standardeve tė kėrkuara ndėrkombėtare”, tha Bruce George, kryetari i Delegacionit tė Asamblesė Parlamentare tė NATO-s. “Kodi i ri Zgjedhor, miratuar me konsensusin e tė dy partive kryesore politike, prezantoi njė sėrė pėrmirėsimesh dhe garancish tė rėndėsishme, veēanėrisht pėr sa i pėrket regjistrimit dhe identifikimit tė zgjedhėsve. Ėshtė pėr tė ardhur keq, pasi niveli i lartė i mosbesimit mes palėve, pėrdorimi i aktiviteteve zyrtare pėr qėllime fushate dhe akuzat pėr presion mbi zgjedhėsit nuk e rritėn besimin e publikut nė procesin zgjedhor”, tha ambasadorja Audrey Glover, kryetare e Misionit tė Vėzhguesve Afatgjatė tė Zyrės sė OSBE-sė pėr Institucione Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR).

KSHH: Zgjedhjet arritje, por dhe probleme

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vėren se procesi zgjedhor i 28 qershorit ka pasur arritje nė krahasim me proceset zgjedhore tė mėparshme. KSH: U shmang fenomeni i Dushkut, por s’u shmangėn votimet familjare. Nė njė konferencė pėr shtyp kryetarja e KSHH-sė, Aurela Anastasi, nėnvizoi anėt pozitive si dhe anėt negative qė u vėrejtėn nė kėtė proces nga 150 vėzhguesit e kėsaj organizate, tė cilėt kanė monitoruar procesin e votimit nė tė rang vendi. Po kėshtu, nė raport KSHH jep dhe vlerėsimin pėr fushatėn zgjedhore. Ndėr hapat pozitivė tė procesit zgjedhor vėrehen faktin se pėr herė tė parė u parashikuan shanset e barabarta gjinore pėr sa i pėrket pjesėmarrjes sė gruas nė garėn elektorale.
”Gjithashtu pozitive ishte dhe pajisja e qytetarėve me karta identiteti, ē’ka pėrjashtonte pėrdorimin certifikatės, si dokument identifikimi pėr tė votuar, qė linin vend pėr abuzime”, tha Anastasi. KSH vėren si shqetėsues faktin qė mjaft kryetarė komune apo bashkie, tė cilėt kanė hyrė nė garėn elektorale pėr deputet, nuk kanė hequr dorė nga mandati i tyre si kryetar komune apo bashkie. Kjo, vėren KSHH, ėshtė bėrė temė debati dhe nė mbledhjet e KQZ-sė.

Grosruk:U shfrytėzua administrata pėr fushatė

Nė pėrgjithėsi vėzhguesit e vlerėsuan pozitive punėn nė shumicėn e qendrave. U konstatuan shkelje, si hapja me vonesė e qendrave tė votimit, vėshtirėsisė pėr bojėn dhe votim familjar. Ende herėt pėr tė dhėnė vlerėsimin pėrfundimtar, pasi numėrimi i votave dhe rezultatet janė nė proces e sipėr. Vlerėsimi pėrfundimtar do tė varet nga fazat qė janė nė proces.

Jonker: Media tė mos jetė tribune e partive

Politika shqiptare ėshtė e dominuar nga meshkujt. Duhet tė pranojmė qė edhe gratė duhet tė kenė pėrfaqėsuesen e tyre nė parlament. KE kėshillon mediat, qė tė mos jenė tribunė e partive politike, por nė shėrbim tė informimit tė publikut.

Bruce George: Nuk u arritėn standardet e kėrkuara
Disa prej jush do tė mbeten tė zhgėnjyer nga raporti, disa tė tjerė do tė mendojnė se ėshtė agresiv, por duhet thėnė se gjėrat qė kemi thėnė nė raport janė tė bazuara mbi fakte. Shqipėria ka pasur arritje, por ende ka shumė punė pėr tė bėrė. Nuk keni arritur aty ku duhet, ka ende punė pėr tė bėrė.

Andrey Glover: Po monitorojmė numėrimin

Vėzhguesit tanė do tė monitorojnė procesin e numėrimit tė votave dhe tė nxjerrjes sė rezultateve. Deri sa tė pėrfundojmė numėrimin ne nuk japim njė vlerėsim. Ėshtė ende herėt pėr tė dhėnė njė vlerėsim pėrfundimtar.

Olli Rehn: Pėrmirėsimet u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike
Pėrmirėsimet e nėnvizuara edhe nė konkluzionet paraprake tė OSBE-ODIHIR, ku nėnvizohen pėrparime konkrete nė disa fusha, janė eklipsuar nga politizimi i aspekteve teknike tė procesit, si dhe dhuna e vėnė re gjatė fushatės zgjedhore.

Havier Solana: Punoni pėr tė ardhmen

Ne pėrgėzojmė popullin shqiptar, pėr angazhimin e tyre koletiv pėr njė tė ardhme tė ndėrtuar mbi bazėn e zgjedhjeve tė lira, tė ndershme dhe transparente. Duke pritur rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve tė djeshme, ne inkurajojmė tė gjitha partitė tė riafirmojnė angazhimin e tyre pėr reformat e nevojshme, pėrfshirė edhe aftėsinė e mjaftueshme administrative pėr tė garantuar implementimin e atyre reformave./
gerrard
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 28200
Registration date : 02/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Dush i ftohte nga nderkombetaret, zgjedhjet jashte standarteve. :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Jun 30, 2009 9:00 pm nga lidabica

Po si i pari proces zgjedhor i ketyre formateve meritojme edhe te pergezohemi dhe punet e mira nuk behen me ēeles.keshtu i kane arritur gradualisht te tera vendet e zhvilluara. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Tue Jun 30, 2009 9:57 pm nga gerrard

Jonker: Media tė mos jetė tribune e partive

"Politika shqiptare ėshtė e dominuar nga meshkujt. Duhet tė pranojmė qė edhe gratė duhet tė kenė pėrfaqėsuesen e tyre nė parlament. KE kėshillon mediat, qė tė mos jenė tribunė e partive politike, por nė shėrbim tė informimit tė publikut."


Eshte per t'u ardhur turp mediave shqiptare qe nuk paraqesin ralitetin me objektivitet por bejne komente me interpretime, vetem per te ēuar uje tek mulliri i partise politike qe ato perfajqesojne. Te degjosh komentat e televizionit KLAN, te vjen (me falni) te vjellesh. Une nuk kuptoj pse ndodh nje gje e tille kur nuk mund t'a ndryshojne rezultatin komentet e askujt, dhe nuk do te kushtonte asgje te jene objektiv. Pak a shume te njejten gje ben edhe TOP CHANNEL nga ana tjeter, por me nivel me te ulet duke pare se jane te vetedishem qe PS-ja nuk do te fitoje. Une nuk do te ja lejoja vetes kurre qe te vija interesat mbi profesionalitetin tim, nje gazetar, o eshte gazetar o eshte politikan, nuk mund t'i beje te dyja. Zoti Blendi Fevziu qe shtiret si gazetar profesional, ben komente me tendenz dhe parashikime te njeanshme, per nje gazetar eshte e pafalshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Jun 30, 2009 10:07 pm nga lidabica

ke shume te drejte gerrard ,une po shikoj tek Neser Tv-ja qe eshte i lidhur me ECA-ne dhe i jep direkt,pa komente.Me thene te drejten te lodhin koken fol e fol pa pushim dhe secili per qef te vet.Si fevziu pale ajo Sonila meēo qe reciton po edhe me poshte,nuk bie as Sokol balla ,ēe pyet....na lodhen sinqerisht,sa te mbarojne

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Wed Jul 01, 2009 4:27 pm nga nardlushnja

gerrard shkruajti:Une nuk do te ja lejoja vetes kurre qe te vija interesat mbi profesionalitetin tim, nje gazetar, o eshte gazetar o eshte politikan, nuk mund t'i beje te dyja. Zoti Blendi Fevziu qe shtiret si gazetar profesional, ben komente me tendenz dhe parashikime te njeanshme, per nje gazetar eshte e pafalshme.

Me vone do ta kuptosh se edhe gazetari ka nje pronar ne koke qe e paguan.Ne qofte se ty te pelqen te jesh gazetar pa rroge eshte tjeter gje.Sot per sot ne shqiperi nuk ka media asnjanese

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Wed Jul 01, 2009 8:24 pm nga gerrard

ALSAT eshte nje medie e neutrale per faktin qe pronari eshte nga Maqedonia(ka vdekur kyte vit) dhe nuk ka interesa partiake. Eshte nder te paktat mdia.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi