ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse nderkombetaret folen mire per zgjedhjet?

Shko poshtė

23092009

Mesazh 

Pse nderkombetaret folen mire per zgjedhjet? Empty Pse nderkombetaret folen mire per zgjedhjet?




Nga Mustafa Nano
Te nesermen e konkluzioneve te vezhguesve nderkombetare mbi zgjedhjet e fundit politike, nje numer gazetash te dalluara per nje fryme opozitare nxituan te dilnin me tituj qe percillnin idene, se "qeveria mbeti ne klase", se "nderkombetaret kryqezojne qeverine", se "zgjedhjet nuk i permbushen standardet", etj., etj. Per t'i legjitimuar keta tituj, kryeredaktoret nuk kishin hequr shume per te gjetur ca fraza kritike ne raportin e ODIHR-it, te cilave iu dha kot me kot nje ngarkese dramatike. Ne kundershtim me ate qe eshte besuar nga keto gazeta, fraza te tilla kritike ishin futur, jo per te kryqezuar qeverine, por per te theksuar punen e mire te bere prej saj, gje qe del ne drite nga nje ballafaqim i raporteve te se njejtes organizate ne kohe te ndryshme. Me fjale te tjera, problemet me zgjedhjet, sipas ODIHR-it, ishin thjesht nje gervishtje e vogel ne makinen e bukur te zgjedhjeve.

Afermendsh, ky kumt nuk u kap as nga opozita politike, e cila per jave te tera kishte pergatitur pa asnje baze opinionin publik mbi fshikuj te forte qe do te binin mbi shpinen e qeverise ne kohen e ne vendin e duhur. Por raporti ishte zhgenjyes qofte per ata qe e kane e qe s'kane ndermend ta leshojne timonin e opozites, qofte per grigjen e besimtareve te thjeshte te fese, me demek socialiste. Konkluzionet jo vetem qe s'paten kritika te forta ndaj qeverise, por nuk ngrinin asnje dege, ku mund te mbahet vendimi per te bojkotuar pa afat parlamentin. Ecejaket e Edi Rames ne ndonje kryeqytet te rendesishem te botes euroatlantike kane vlejtur me pak sesa miqesite e vjetra ideologjike apo miqesite e reja klienteliste te Sali Berishes. Pervec kesaj, nuk perjashtohet mundesia qe Edi Rama te mos kete ditur te mbroje ne menyre te besueshme perballe partnereve nderkombetare tezen e zgjedhjeve te manipuluara, gje qe ai e ka deshmuar edhe ne politiken e Tiranes.

Kryetari i PS-se na ka treguar gjithmone se per te, zgjedhjet fillonin ne mengjesin e dites se votimit e perfundonin me mbylljen e kutive. Ai vazhdon te mos kuptoje se Sali Berisha nuk ka manipuluar gjate dites se zgjedhjeve, e as pas kesaj dite, por gjate gjithe muajit qe i parapriu asaj dite e qe e pergatiti ate dite. Me kete shpjegohet fakti qe ai asnjehere nuk diti te denoncoje fushaten zgjedhore, e cila zgjati me shume se nje muaj dhe e cila eshte thelbi i cdo pale zgjedhjesh. Me kete nuk dua te anashkaloj hilet ne procesin e numerimit (po te mos kishte hile ne kete proces, Berisha do te binte dakord fet e fet te numeroheshin nja njezet a tridhjete kuti, e keshtu t'i mbyllte gojen opozites). Thjesht, dua te them se keto hile jane nje porcion i vogel i hileve te medha mbi te cilat u ngrit fitorja e Berishes. Hilet e numerimit (tok me kontributin partizan te KQZ-se) mund t'i kene dhene Berishes e shumta dy deputete. Edhe pa keta dy deputete, koalicioni i Berishes do te kishte prapeseprape nje a dy deputete me shume sesa koalicioni i Rames. Kjo eshte arsyeja, qe opozita, perpara se te shqetesohet pse Berisha u ka vjedhur dy mandate parlamentare, duhet te shqetesohet pse ai i ka mundur. Pyetja e madhe pra, qe qendron perballe te gjithe opozitareve, eshte nje e vetem nje: si eshte e mundur qe PS-ja futet ne gare me nje njeri si Sali Berisha dhe e humbet kete gare?

Ne pergjigje te kesaj pyetjeje do t'iu duhet ta vene gishtin se pari te nje pafuqi e grupit qe ka komanden ne PS, e se dyti, te fakti qe Sali Berisha ka qene krejt i patrazuar ne tentativen per t'i mbajtur ne duart e veta te gjitha fijet e procesit zgjedhor. Mua nuk me genjen mendja se Berisha eshte nje lojtar i dobet politik, por nje gje eshte e sigurt dhe e pamohueshme: ai, qysh prej vitit 1992, ka kunder shumicen e shqiptareve. Si eshte e mundur qe fitoi, atehere? E perseris: fitoi per shkak te pafuqise se lidershipit te majte per te motivuar e mobilizuar elektoralisht shumicen e shqiptareve, dhe per shkak te mjeshterise per te manipuluar zgjedhjet nga ana e tij. Po ndaloj te kjo e fundit.

Berisha i fitoi zgjedhjet pasi askush nuk e frenoi ate ne perpjekjet per t'i perdorur te gjitha strukturat e institucionet e shtetit si nje element logjistik te fushates se vet. Edi Rama nuk e qortoi aq sa (dhe ashtu si) duhet kete sjellje, pasi vete beri te njejten gje me Bashkine e Tiranes, te cilen e vuri te gjithen ne dispozicion te fushates se PS'se. Sigurisht, makina bashkiake e vene ne funksion elektoral eshte nje cikerrime ne krahasim me makinen shteterore te perdorur per te njejtin qellim. Por dukuria eshte po ajo dhe eshte njesoj e rende: enti publik, i cili eshte bipartizan par excellence, shtihet ne pune per qellime partizane e partiake. Thene ndryshe, Berisha e Rama perdorin parate tona, jo per te bere pune publike, por per te permbushur ambiciet personale. Dhe keshtu kemi te bejme me nje nga gjerat me te renda qe ndodhin ne kete vendin tone. Ne nje vend tjeter, ndaj njerezve te tille do te duhej te kishte filluar nje proces gjyqesor. Ketejpari, njeri vijon te rrije kryeminister, tjetri eshte kryetar i Bashkise e aspirant per kryeminister.

Berisha nuk perdori vec strukturat e institucionet e shtetit. Ai shkoi edhe me tej. Ai ushtronte presion ndaj mesuesve qe nuk pranonin te dilnin ne tubime elektorale, ai hiqte femijet nga shkolla dhe i nxirrte me pahir ne festat elektorale, ai bente spote elektorale me parate e taksapaguesve, ai e perdorte TVSH-ne si te ishte stacioni me emrin Vicidol TV, etj., etj. PS-ja ose nuk i ka denoncuar keto gjera, ose i ka denoncuar me gjysme zeri. Po keshtu, nuk ka denoncuar parate e hedhura ne fushate, te cilat edhe vete Berisha nuk e di se sa kane qene. Fakt eshte qe, per me shume se nje muaj, i gjithe territori i Republikes ka qene i veshur ne blu.

Pse opozita e Edi Rames nuk e hapi gojen? Ngaqe ka bere te njejten gje brenda mundesive qe ka ofruar ajo pjese e pushtetit lokal te kontrolluar prej tyre, ose ngaqe ka pasur ne mendje te beje te njejten gje kur te vije puna qe te kontrolloje pushtetin qendror. Kjo eshte dhe arsyeja qe betejen e vet kunder manipulimeve e ka perqendruar te numerimi i votave e jo te procesi i gjate elektoral, i cili ka qene i gjithi i deformuar.

Po te huajt, pse nuk i theksojne keto gjera? E verteta eshte qe pjesa kritike e raportit ngrihet pikerisht mbi keto momente elektorale. Nese nuk u vihet nje theks me i forte, kjo vjen per shkak te zotesise se Berishes per t'i faturuar problemet e zgjedhjeve te prapambetja endemike shqiptare, e jo te makuteria e zhganit te vet, dhe - kjo eshte me e rendesishme - per shkak te dobesise se opozites, e cila i ka bere nje lexim tjeter librit elektoral. Sikur leximi opozitar i librit elektoral te perputhej me leximin e nderkombetareve, sot do te analizonim nje raport tjeter te ketyre te fundit.



P.S. Nuk eshte mire, sidoqofte, te fokusohemi me shume sesa duhet tek opinioni i nderkombetareve. Kjo per tri arsye. Se pari, ngaqe demokracia e shtetit te se drejtes eshte nje sfide ekskluzive e faktoreve dhe e aktoreve lokale. Se dyti, ngaqe keta nderkombetaret nuk eshte se vrasin shume mendjen kur vjen puna tek arbitrimi i lojes politike te Tiranes apo te vleresimi i gjendjes se ketushme. Se treti, ca nderkombetare, ashtu si ca (ndoshta shume) shqiptare, nuk e kane per gje t'i kembejne qendrimet qe mbajne ne te mire te njerit apo tjetrit me favore te llojeve nga me te ndryshme. Dhe keshtu, eshte mire te rrezohet njehere e mire miti i ndershmerise se nderkombetareve. Olli Rehn apo Franko Frattini nuk ka pse te jene domosdoshmerish me te ndershem sesa, fjala vjen, Arben Ristani.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pse nderkombetaret folen mire per zgjedhjet? :: Komentet

dini

Mesazh Tue Sep 29, 2009 7:46 pm nga dini

Ky klyshi komunist dhe ramist!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Tue Sep 29, 2009 10:23 pm nga lidabica

po ky eshte zagar i Edi Rames,nuk ka si te shkruaje ndryshe

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi