ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lideret e Kosoves me "duart lart"

Shko poshtė

23082009

Mesazh 

Lideret e Kosoves me "duart lart" Empty Lideret e Kosoves me "duart lart"




Nga Armand Shkullaku
Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci ende nuk jane shprehur mbi nje projekt te Sali Berishes per "bashkimin e kombit". Kryeministri shqiptar, rreth nje jave me pare, deklaroi ne nje interviste ekskluzive per Klan Kosova se se bashku me lideret e Kosoves do te duhet qe ketej e tutje te punojne per bashkimin e kombit, per zhdukjen e ndarjeve, kufijve dhe cdo pengese tjeter qe i ka ndare shqiptaret per gati nje shekull.

Ndersa pritej nje qendrim i udheheqesve te Kosoves mbi kete projekt-platforme te lajmeruar nga Berisha, ka reaguar Ministria e Jashtme e Serbise qe e ka cilesuar ate si nje provokim te hapur. Sipas Beogradit zyrtar, deklaratat e Berishes cenojne integritetin territorial te Serbise dhe stabilitetin e rajonit. Po sipas Ministrise se Jashtme te Kosoves, zyres se Kryeministrit Thaci apo Presidentit Sejdiu, cfare pasojash mund te kete per Kosoven projekti i te qenit nje komb i vetem? A eshte i dobishem per shtetin me te ri, a e demton ate, apo eshte thjesht i parakohshem? Askush nuk e di se cfare mendon Prishtina per nje gje te tille. Madje, ne replikat mes Tiranes dhe Beogradit duket sikur qendrimi i Kosoves eshte inekzistent. Serbia flet per cenim te territorit, ndersa vete Prishtina hesht sikur te behej fjale per nje territor ne Polin e Veriut. Edhe ne daljen te merkuren perpara gazetareve, Presidenti Sejdiu nuk doli me nje qendrim te vetin ndaj idese se Berishes, por reagoi, si rendom bejne politikanet e Kosoves, ndaj deklaratave te Beogradit, pa thene asgje esenciale vec parullave per stabilitetit e integrim evropian.

Eshte e kuptueshme qe per lideret e Kosoves nuk eshte e lehte te mbajne qendrime politike per tema te tilla delikate, kur shume vendime te rendesishme nuk varen prej tyre. Pafuqia e tyre, e cila buron prej vete pozites se nderlikuar te shtetit te ri te Kosoves, ka pasur vazhdimisht mirekuptimin e qytetareve. Hendeku mes asaj qe udheheqesit e Kosoves do te donin te benin dhe mundesive qe ata realisht kane, eshte shfaqur shpesh ne rrugen e veshtire te shtetformimit. Edhe kur jane dashur te ndalohen vizitat e zyrtareve serbe ne Kosove, edhe kur eshte diskutuar gjashtepikeshi, edhe ne raportet me Maqedonine, madje dhe tash se fundi me protokollin e bashkepunimit me ministrine e Brendshme te Serbise qe pritet te nenshkruhet nga EULEX, pavaresisht nga kundershtimet krenare te fillimit, ne fund, me koken ulur, eshte bere sic kane vendosur me pare nderkombetaret. Por nese lideret e Kosoves jane te mirekuptuar per kete pafuqi te tyre perballe vendimmarrjes nderkombetare, qe gjithsesi ka qene vendimtare ne clirimin dhe pavaresine e Kosoves, ata nuk duhet ta shnderrojne kete fenomen ne nje modus vivendi politik. Slogani "ne duam, po nuk na lene" nuk duhet te kthehet ne nje justifikim per te gjitha aksionet politike te udheheqesve kosovare. Nese abuzohet me kete realitet te Kosoves, lideret e saj hap pas hapi do te humbin autoritetin e tyre duke i zhgenjyer qytetaret. Me shume se kaq, ata do te shihen nga nderkombetaret jo si partnere serioze e dinjitoze, por si aktore amatore qe u duhet te luajne nje rol per te ruajtur vendin e punes.

Por a munden ata te veprojne ndryshe? Mundesite jane te shumta. Sejdiu dhe Thaci hezituan gjate per t'iu pergjigjur fteses se Berishes per projektin e bashkimit te kombit. Politikisht, cdo koment i tyre do te ishte teper delikat dhe kjo, pavaresisht nga deshirat, perseri eshte e kuptueshme nga qytetaret. Ajo qe eshte e pakuptueshme ka te beje me faktin, qe jashte kontekstit politik, a duhej qeveria e Kosoves te shprehej nese eshte e gatshme te unifikoje sistemin e taksave me Shqiperine, te heqe doganat, kontrollin policor ne pikat e kalimit kufitar, te hartoje paketa ligjore e fiskale qe lehtesojne ose barazojne te drejtat e shqiptareve ne te dyja anet. A i konvenon nje gje e tille qytetareve te Kosoves dhe nese po a eshte e gatshme qeveria t'u pergjigjet atyre. Nese qeveria e Shqiperise eshte e gatshme per kete projekt, cfare ndihme teknike duhet kerkuar prej saj. Keto dhe plot ceshtje te tjera qe lidhen me turizmin, infrastrukturen, arsimin, kulturen, etj nuk kane pse mbeten peng i keqkuptimeve politike. Sejdiu dhe Thaci ngurrojne ta permendin togfjaleshin "bashkimi i kombit" si nocion politik, por nuk kane pse ngurrojne te shprehen nese ne drejtime te tjera afrimi me Shqiperine eshte i dobishem per Kosoven. Nga ana tjeter, Sejdiu dhe Thaci nga kendveshtrimi institucional e kane veshtire te reagojne per bashkimin e kombit, por partite respektive, LDK e PDK nuk i ndalon kush qe, vec persiatjeve mbi te majten e te djathten, te shprehen nese jane dakord ose jo me projektin e Berishes.

Asgje prej ketyre nuk ndodhi gjate javes qe shkoi. Prishtina heshti dhe e pa veten ne mes te deklaratave Tirane-Beograd pa pasur nje qendrimin te sajin. Drejtuesit e shtetit te ri duken se kane gjetur komoditet ne filozofine "ne duam, por nuk na lene nderkombetaret". Ne kete menyre, nuk mund te kalohet gjithcka, edhe gjendja ne veri, edhe zgjedhjet serbe ne Kosove, edhe qendrimi ndaj bashkimit kombetar. Pasiviteti nuk shpjegohet gjithnje me pafuqine ndaj te huajve, prandaj lideret e Kosoves duhet te kuptojne se ka ardhur koha qe edhe ata, ne nje menyre ose ne nje tjeter, t'u paraprijne proceseve dhe pse jo t'i percaktojne ato. Vetem duke qene aktive, largpames, me nje projekt te qarte politik per te zbatuar, fjala e tyre mund te kete peshe ne tryezat e vendimmarrjes. Ne te kundert, ata do te gjenden perballe faktit te kryer, si ne rastin e marreveshjes se fundit mes EULEX e policise serbe.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Lideret e Kosoves me "duart lart" :: Komentet

ADMIN

Mesazh Mon Aug 24, 2009 2:23 pm nga ADMIN

Shume interesante kjo!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Tue Aug 25, 2009 6:10 pm nga nardlushnja

Mendoj se forcat politike Kosovare duhet te lene menjane zenkat dhe luften kundrejt njeri tjetrit dhe te punojne se bashku per nje Kosove te forte dhe te punojne me shume per njohjen e saj nga gjithe shtetet e botes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Aug 26, 2009 2:12 pm nga ADMIN

nardlushnja shkruajti:Mendoj se forcat politike Kosovare duhet te lene menjane zenkat dhe luften kundrejt njeri tjetrit dhe te punojne se bashku per nje Kosove te forte dhe te punojne me shume per njohjen e saj nga gjithe shtetet e botes.
.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi