ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrėfimi i Mediut: Mina me sahat nė Gėrdec

Shko poshtė

12092009

Mesazh 

Rrėfimi i Mediut: Mina me sahat nė Gėrdec Empty Rrėfimi i Mediut: Mina me sahat nė Gėrdec




Rrėfimi i Mediut: Mina me sahat nė Gėrdec MediuuuuIsh-Ministri i Mbrojtjes akuzon prokurorinė qė nuk heton pistėn e minave nė shpėrthimin e 15 marsit
Nė televizionin ALSAT, Fatmir Mediu tregon dyshimet mbi hetimin
Pėrherė herė tė parė, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu rrėfen publikisht dyshimet e veta mbi punėn e prokurorisė nė hetimin e ēėshtjes sė Gėrdecit. Nė cilėsinė e personit nėn hetim, ish-ministri ka treguar edhe njėherė pėr njė material konfidencial tė kryepolicit tė vendit, nė tė cilin thuhet se nė Gėrdec ditėn e shpėrthimit nė fabrikė dyshohet se ka pasur edhe dy mina me sahat.
Referuar njė pretendimi tė tillė, tė kahershėm nė tė vėrtetė mėsohet se dyshimet shkojnė deri atje sa ėshtė pėrcaktuar edhe mjeti nė qė ka mbartur dy minat dhe se sėrish mendohet qė shpėrthimi tė ketė ardhur nga jashtė. Fatmir Mediu, sot emri i pėrzgjedhur pėr nė qeverinė e re, ka lėshuar njė akuzė tė drejtpėrdrejtė ndaj numrit njė tė hetimit nė vend, duke treguar se nė tė vėrtetė Prokuroria e ka gjithė dokumentacionin e nevojshėm pėr tė hetuar, por vazhdon tė hetojė dhe tė punojė vetėm me pėrgjysmimet e tyre.
Minat me sahat dhe anonimati i emrave...
Dikur u tha se, njė letėr anonime qė hedh dritė mbi ngjarjen e mesditės sė 15 marsit ka mbėrritur nė zyrėn e numrit njė tė dikasterit tė brendshėm, Bujar Nishani. Mė pas, nė formėn e njė shkresė, ndonėse konfidenciale, materiali i letrės ėshtė dorėzuar prej kryepolicit tė vendit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, me emėr dhe firmė tė tij. U tha se Drejtori i Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi e dorėzoi kėtė dokument pėr tė ndihmuar prokurorinė nė punėn e saj hetimore dhe zbuluese pėr ngjarjen.
Nė letėr, pėrmbajtja e sė cilės realisht ėshtė mėsuar muaj mė vonė, bėhet me dije se gjenden inicialet e emrave tė dy personave, E dhe A.K, qė sipas dėrguesit janė vėllai dhe djali i N.K dhe se menjėherė pas shpėrthimit saktėsohej nė letėr se njėri ėshtė nisur pėr nė Elbasan dhe tjetri pėr nė Shkodėr. Sėrish ka qenė dėrguesi i kėtij informacioni qė jo mė shumė se 10 ditė pas tragjedisė, ku humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosen rreth 300 tė tjerė, i ka kėrkuar ministrit tė brendshėm qė tė hetohen tabulatet telefonike tė kėtyre dy personave pėr tė mėsuar tė vėrtetėn nė lidhje me lėvizjet e tyre me 14 dhe 15 mars tė 2008-ės.
Minat dhe versioni i shpėrthimit...
Grupet qė kanė hetuar mbi shkaqet e tragjedisė sė 15 marsit nė Gėrdec, si shkak kryesor kanė depozituar faktin se shpėrthimi ka ardhur nga nxehtėsia e karrocės sė ngarkuar me municion. Nė tė vėrtetė ky ėshtė pranuar edhe si versioni i ekspertėve xhenio, por qė deri mė sot edhe pse nėn hetim janė plot 29 persona tė pandehur, ende nuk ka asnjė version tė saktė pėr shpėrthimin, pasi personat qė mund tė dinin tė vėrtetėn, fatkeqėsisht mbetėn brenda nė fabrikė, pa pasur fatin tė dilnin tė gjallė jashtė saj.
Mirėpo depozitimi i letrės, ndonėse anonime, nė zyrėn e Nishanit ka hedhur edhe dyshimet mbi vendosjen nė fabrikėn e demontimit tė municioneve tė dy minave me sahat. Historitė kriminale qė pėr armė kanė pasur pikėrisht minat me sahat apo tė telekomanduarat, nė tė vėrtetė asnjėherė nuk kanė gjetur pėrgjigje nga hetimi dhe as zbulimi. Viktimat e kėsaj arme janė tė shumtė, jashtė ngjarjes sė rėndė tė 15 Marsit, ndėrsa prokuroria dhe asnjė shėrbim tjetėr nė tė vėrtetė nuk foli kurrė pėr njė pistė tė mundshme hetimi qė do tė fokusohej nė shpėrthimin me anė tė minave, qė sipas “anonimatit” kanė qenė tė vendosura nė njė karrocė.
Shpjegimi i Fatmir Mediut pėr ALSAT
“Ē’mund tė them unė pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme qė nuk vlerėson njė material konfidencial i ardhur nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė qė thotė se janė vendosur 2 mina me sahat nė Gėrdec; njė material qė mund tė qėndrojė edhe tė mos qėndrojė, por qė nė fund ėshtė njė material bazė i cili duhet t’i bėjė njerėzit tė gjykojnė realisht pėr atė qė nuk ėshtė interesi i Fatmir Mediut, por interesi i sigurisė sė kėtij vendi. Pra dokumenti ekziston dhe kėta njerėz i kanė tė gjitha dokumentet, por nxjerrin vetėm gjysma tė vėrtetash, nxjerrin vetėm gjysma dokumentesh pėr tė ndėrtuar akuzėn politike, prandaj them edhe njė herė se qėndrimi i tyre ėshtė politik”.
Tirana Observer
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi