ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjendet skeleti i lidhur me pranga, dyshohet pėr krim tė komunizmit

Shko poshtė

14092009

Mesazh 

Gjendet skeleti i lidhur me pranga, dyshohet pėr krim tė komunizmit Empty Gjendet skeleti i lidhur me pranga, dyshohet pėr krim tė komunizmit




IRGIS HYSENAJ

Eshtrat e gjetura janė dėrguar nė laborator pėr ekzaminim, viktima dyshohet tė jetė i seksit mashkull, i moshuar

* * *

Pas disa dekadash, dyshohet se njė viktimė e komunizmit gjendet e varrosur nė pronėn e njė banori tė Sukthit, konkretisht nė pusin e tij. Nuk u ka besuar syve fermeri Skėnder Preza, kur pas gėrmimeve pėr hapjen e njė pusi zbuloi disa eshtra, si dhe njė palė pranga tė vjetruara. Njė ekzekutim mjaft barbar, tipik i kohės sė diktaturės, ku viktimės i janė prangosur duart. Njė skelet njeriu, i lidhur nė duar me pranga ka qenė panorama qė i ėshtė shfaqur para syve. I tronditur pėr atė qė i shihnin sytė, Preza ka konstatuar se ndodhej pėrpara njė skene krimi. Bujku ka ndėrprerė gėrmimet pėr hapjen e gropės, duke lajmėruar me urgjencė sallėn operative tė policisė sė Durrėsit. Skeleti u gjet i lidhur nė mes tė njė are, afro 4-5 metra nėn tokė, pak kilometra larg katundit Sukth. Nė vendngjarje mbėrritėn me urgjencė specialistė tė kriminalistikės nga policia e Durrėsit, tė cilėt duke gjykuar nga prangat e lidhura nė gjymtyrė, arritėn nė konkluzionin se ėshtė zbuluar pas shumė dekadave njė krim i vjetėr. Madje krimi ėshtė i sofistikuar, pasi vrasėsit e asokohe nuk kanė bėrė vetėm ekzekutimin, por edhe fshehjen e gjurmėve, duke e varrosur trupin e pajetė disa metra nėn tokė, me shpresėn se e vėrteta nuk do tė zbulohej kurrė. Nga goditjet e makinerisė shpuese, qė hapte pusin, skeleti ėshtė dėmtuar, ndaj mbledhja e copėzave tė tij u krye nė njė thes tė veēantė. Nė bazė tė gjykimeve tė para dhe nga struktura e formuar e kockave, mendohet se viktima ka qenė e seksit mashkull dhe nė moshė madhore. Por, sipas burimeve zyrtare policore, pėrgjigjen pėrfundimtare pėr seksin do ta japė Mjekėsia Ligjore. Prangat, me tė cilat ishte lidhur viktima, datojnė nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore, nga ato me tė cilat ushtria pushtuese gjermane ishte e pajisur. Por, dyshohet se kėto pranga mund tė jenė pėrdorur mė pas edhe nė kohėn e diktaturės. Pėr tė gjykuar pėr vjetėrsinė e kėtij krimi janė dėrguar nė Laboratorin e Policisė Shkencore copėza skeleti, si dhe prangat, tė cilat mbanin lidhur duart. Por, me njė gjykim paraprak, mendohet se vrasja mund tė jetė kryer afro 50-65 vite mė parė.



Dyshimi



Burime nga policia hedhin dyshime se mund tė jetė ndonjė krim i kryer nga komunizmi, por edhe ndonjė ekzekutim gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr tė hetuar kėtė ngjarje policia u ėshtė drejtuar arkivave, historianėve, por edhe laboratorėve ku copėza tė skeletit do t’i nėnshtrohen ekzaminimit tė ADN-sė. Dekompozimi prej vitesh i kufomės ka zhdukur trupin, duke e bėrė akoma mė tė vėshtirė mėnyrėn e ekzekutimit, tė kėtij personi. Zona pėrreth Sukthit e deri nė fshatin Perlat ka qenė vend internimi gjatė komunizmit, ndėrkohė qė pak kilometra mė tutje ndodhej kampi i pėrqendrimit nazist tė Porto Romanos. Deri mė tani kėto janė dyshimet e grupit hetimor qė mund tė shpjegojnė kėtė krim makabėr. Policia do ta hetojė me shumė kujdes indicien e kėsaj vrasjeje, pasi nga gėrmimet e mėtejshme nė kantier mund tė ridalė nė dritė edhe ndonjė varr masiv, konkluzion ky qė nuk pėrjashtohet aspak nga hetuesit. Edhe mė parė nė kėtė zonė janė gjetur eshtra tė viktimave tė komunizmit.

standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi