ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Niset pėr Nju-Jork, delegacioni zyrtar i Shqipėrisė - nė krye tė axhendės, lobingu pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovėn

Shko poshtė

21092009

Mesazh 

Niset pėr Nju-Jork, delegacioni zyrtar i Shqipėrisė - nė krye tė axhendės, lobingu pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovėn Empty Niset pėr Nju-Jork, delegacioni zyrtar i Shqipėrisė - nė krye tė axhendės, lobingu pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovėn




Kryeministri Sali Berisha kryeson delegacionin e Shqipėrisė nė punimet vjetore tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Nė pėrbėrje tė delegacionit ndodhet edhe zv/kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta. Kreu i Ekzekutivit pritet tė mbajė fjalimin e tij para Asamblesė tė mėrkurėn nė pasdite, duke theksuar nė diskutim reformat euroatlantike tė qeverisė shqiptare, por edhe domosdoshmėrinė e zgjerimit tė njohjes sė Kosovės nga shumica e anėtarėve tė OKB-sė TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha kryeson delegacionin e Shqipėrisė qė do tė marrė pjesė nė punimet e sesionit tė 64-t tė Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork. Kryeministri Berisha do tė mbajė fjalimin tė mėrkurėn, nė orėn 18 (sipas orės lokale), para Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Burime diplomatike nga Kombet e Bashkuara, besojnė se kryeministri shqiptar do t’ia kushtojė njė pjesė tė mirė tė fjalės sė vet edhe Kosovės. Pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, roli dhe kontributi i Shqipėrisė, ėshtė rritur ndjeshėm nė tė gjitha takimet ndėrkombėtare. Tirana zyrtare ėshtė duke luajtur nė tė gjithė botėn rolin e avokatit pėr njohjen e Kosovės nė organizmin mė tė lartė tė kombeve, nė OKB. Kėtė pritet ta bėjė edhe kėsaj radhe nė fjalėn e saj nė Sesionin vjetor. Fjalimi pėrbėn njė thyerje nga tradita e ish-diplomatėve tė diktaturės komuniste, tė cilėt e kishin “harruar” dhe lėnė pas dore, pėr mė shumė se gjysmė shekulli, Kosovėn nė pėrfaqėsimet e tyre nė OKB. Edhe diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia, nė pėrfaqėsimin e parė tė Shqipėrisė si kryetar shteti, nuk e pėrmendi nė 1989, Kosovėn, gjatė fjalimit tė vet nė OKB. Ndėrkaq, kryeministri Berisha pritet tė pėrfaqėsojė jo thjesht pjesėmarrjen e Shqipėrisė, por edhe kontributin e Shqipėrisė, duke shprehur pikėpamjet e shtetit shqiptar pėr ēėshtjet qė ngrihen pėr diskutim si: reformimi i OKB-sė (pika mė e rėndėsishme e diskutimeve pėr organizatorėt), rishikimi i Strategjisė Globale tė Luftės kundėr Terrorizmit, diskutimi i arritjeve kombėtare dhe globale nė lidhje me Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit, ndikimi i krizės globale tė ushqimit mbi varfėrinė dhe urinė nė botė, nevoja pėr tė demokratizuar Kombet e Bashkuara, si dhe Kosova. Gjithashtu, nė pėrbėrje tė delegacionit tė Shqipėrisė ėshtė edhe zv/kryeministri dhe njėherazi ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta. Meta gjendet nė pėrbėrje tė delegacionit zyrtar tė kryesuar nga Kryeministri, z. Sali Berisha, duke shėnuar kėshtu pėr herė tė parė, daljen jashtė vendit tė dy drejtuesve mė tė lartė tė qeverisė qė i pėrkasin dy krahėve tė ndryshėm politikė nė vend. Meta shkon njė ditė para Berishės pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku pritet tė qėndrojnė rreth tetė ditė. Gjatė ditėve tė qėndrimit nė Nju Jork, z. Meta do tė marrė pjesė nė njė sėrė takimesh tė rėndėsishme shumėpalėshe si Forumi i Udhėheqėsve pėr Ndryshimet Klimaterike, apo dhe Takimi Vjetor i Udhėheqėsve nga Ballkani. Gjithashtu Meta do tė jetė i pranishėm nė Takimin A5 nė kuadrin e Kartės sė Adriatikut, Takimin Vjetor tė Aleancės sė Civilizimeve, si dhe takimin e vendeve tė Komunitetit tė Demokracive, etj. Konfirmohet nga burime tė MPJ se z.Meta do tė marrė pjesė dhe nė takimin Vjetor tė Ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė Organizatės sė Konferencės Islamike. Gjithashtu, z. Meta do tė zhvillojė njė sėrė takimesh dypalėshe me homologėt nga vendet e BE-sė, rajoni dhe nga mbarė bota. Shqipėria ėshtė njė anėtare e vjetėr e OKB-sė (qė mė 1955).
55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi