ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Regjisori i rrėmben zemrėn Vesa Lumės

2 posters

Shko poshtė

Regjisori i rrėmben zemrėn Vesa Lumės Empty Regjisori i rrėmben zemrėn Vesa Lumės

Mesazh nga Iliriada Portal Mon Dec 17, 2007 12:44 pm

E ėmbėl, lozonjare dhe mjaft e talentuar kėngėtarja dhe gazetarja kosovare Vesa Luma shprehet se ndihet mirė qė ndodhet nė kėtė prag fundviti nė Shqipėri ku si shprehet vetė ajo nė vendin qė e zbuloi talentin e saj.Ditėt e ftohta tė kėtij dimri, qė sapo ka nisur e kanė gjetur mes shumė impenjimesh kėngėtaren nga Prishtina, Vesa Luma. Sapo ka pėrfunduar vidioklipin e kėngės “Ex relax”, me tė cilin do tė lanēojė albumin e saj tė ri. Kėtė herė nė kėtė kėngė ajo nuk do tė jetė vetėm, por me Genc Prelvukaj, liderin e grupit tashmė tė njohur edhe nė Shqipėri, “Etno Engjujt”. Por, ardhja e saj nė Shqipėri nė kėto ditė tė ftohta lidhet edhe me njė tjetėr ngjarje, qė sipas saj ėshtė shumė e rėndėsishme, pjesėmarrja nė Festivalin e 46 tė Kėngės nė Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Ndėrsa njė vit mė parė ajo u shfaq nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve nė Tiranė, si prezantuese nė krah tė Adi Krastės, sė bashku me aktoren Ermela Teli, kėtė herė ajo do tė vijė tė konkurrojė me njė kėngė, e cila e ngjit atė nė skenėn e Festivalit denjėsisht dhe pse jo edhe pėr tė pretenduar pėr ndonjė ēmim. Gjatė ditėve tė qėndrimit tė saj nė Tiranė ajo dha njė intervistė pėr gazetėn “Sot”, ku pėrveēse aktivitetit tė saj tė pėrditshėm ajo na rrėfeu edhe disa tė fshehta tė jetės sė saj.
-Keni pak ditė qė keni ardhur nė Tiranė, por dimė qė ju sė shpejti do tė nxirrni nė treg albumin tuaj mė tė fundit. Si titullohet, ēfarė kėngėsh pėrmban dhe cilėt janė bashkėpunėtorėt tuaj pėr realizimin e albumit?
Unė aktualisht nė Kosovė punoj nė Radio Televizionin e Kosovės (RTK) dhe jam gazetare pėrpunuese, pra jo e terrenit. Por, ajo qė pėr mua ėshtė mė e rėndėsishme dhe po e them pėr herė tė parė kėtu nė Shqipėri ėshtė se sapo kam pėrfunduar albumin tim mė tė fundit, im cili titullohet “Tė kam dashur shumė”. Ky album pėrmban 10 kėngė dhe kam bashkėpunuar me emrat mė tė talentuar tė muzikės shqiptare si :Flori Mumajesi, Florent Boshjaku si dhe me shumė kompozitorė tė tjerė po aq tė njohur nė muzikėn shqiptare. Tekstet e kėngėve janė shumė tė arrira, por njėkohėsisht janė dy tekste kėngėsh qė janė tė bėra nga unė.
- Cilat janė rrymat muzikore qė pėrfshihen nė albumin tuaj mė tė fundit?
Nė albumin tim pėrfshihen rryma nga mė tė ndryshmet. Aty nuk ėshtė e thėnė qė ta gjejė veten vetėm njė njeri, por shumė tė njerėz. Nė kėtė album ka kėngė me muzikė pop, R&B, balada, njė kėngė tė pėrzier me muzikė rrok si dhe shumė tė tjera.
-Sa kohė keni punuar pėr albumin, i cili do tė lanēohet sė shpejti nė treg?
Unė kam punuar shumė pėr kėtė album, i cili nė pjesėn mė tė madhe tė tij do tė ketė kėngė tė reja. Nuk kam mujtur me gjetė momentin e pėrshtatshėm me e publikuar sepse ka qenė shumė e vėshtirė duke marrė parasysh piraterinė, tregun si dhe shumė gjėra tė tjera qė po ndodhin tani nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Por, gjithsesi mė vjen mirė qė kam punuar kaq gjatė dhe me shije dhe nuk kam lėnė qė tė mė ikė asnjė detaj i albumit.
-Juve do tė ngjiteni ( mbrėmė) nė skenėn e Festivalit tė 46 tė Kėngės por kėsaj radhe jo si njė prezantuese por si njė konkurrente. Si ndihet Vesa nė kėtė konkurrim kur vetėm njė vit mė parė provoi njė tjetėr performacė atė tė prezantimit?
Jam shumė e lumtur qė jam pjesėmarrėse si konkurrente nė kėtė festival. Vėrtetė vjet isha prezantuese dhe pėr mua ishte njė eksperiencė e bukur, por edhe si konkurrente ndihem shumė mirė. Kėnga qė unė prezantoj nė festival, ėshtė si ajo kėngė me atė performacė qė ėshtė mėsuar publiku me mua nė skenė. Ajo titullohet “Njė natė pėr mua” dhe ėshtė njė kėngė ritmike, ėshtė njė kėngė, e cila i afrohet shumė kėngėve tė tjera dhe jam e sigurt qė do tė pėlqehet nga publiku. Ėshtė njė kompozim nga Florent Boshjaku dhe me tekst tė bėrė nga Memli Krasniqi dhe unė. Tjetėr gjė, kėnga ime ka njė performancė interesante duke filluar qė nė veshje, e cila do tė jetė elegante me ngjyrė blu. Kjo ėshtė pjesėmarrja ime e tretė ku pjesėmarrja ime e parė ka qenė me kėngėn “Flakaresha” nė vitin 2004 dhe sivjet jam konkurrente nė festival ku shpresoj qė do tė fitojė njė kėngė qė ja vlen me tė vėrtetė ta fitoj vendin e parė. Konkurrimi live pėr mua ėshtė diēka e mirė dhe mendoj se kjo ėshtė edhe mė e veēanta e kėtij festivali.
-Jeni shprehur se Shqipėria ju zbuloi si kėngėtare, por si ndiheni qė jeni pjesė e kėsaj skene, e cila ju zbuloi pėr tė ecur drejt rrugės artistike?
Publiku shqiptar ėshtė shumė i mrekullueshėm. Shqipėria mė ka zbuluar dhe ėshtė shumė interesante sepse kur vij nė aeroport mė thonė, ‘Ē’ka don ti tek shtetasit e huaj, eja tek pasaportat shqiptare’. Por,unė i them qė jam nga Kosova dhe ēuditen. Pra, ka shumė njerėz, qė mbase nuk e dinė qė jam nga Kosova, qė pėr mua do tė thotė qė unė jam e pranishme nė Shqipėri. Gjithmonė sa herė kam ardhur jam munduar qė tė paraqitem sa mė denjėsisht dhe publikun shqiptar e adhuroj.
-Folėm deri tani pėr krijimtarinė tuaj artistike, por si e kalon Vesa Luma kohėn e lirė duke pasur parasysh qė jeni akoma nė shkollė, punoni gazetare si dhe nuk i ndaheni asnjė moment kėngės?
Pėr fat tė keq unė nuk kam shumė kohė tė lirė, pasi kam edhe 3 provime pėr tė dhėnė pėr tė mbaruar Fakultetin e Gazetarisė. Jam shumė e zėnė, por atė kohė tė lirė qė unė kam mundohem qė ta shfrytėzoj duke ndenjur me familjen time si dhe duke kaluar disa momente edhe me tė afėrmit e mi. Kur kam kohė tė lirė mbase edhe ndonjė kafe me shoqėrinė.
-Familja juaj ėshtė ajo qė ju mbėshtet nė gjithė aktivitetin tuaj, por a ka pasur raste kur ju kanė kundėrshtar nė lidhje me ndonjė projekt tuajin?
Pėr sa i pėrket familjes sime ajo ėshtė shumė e veēantė pėr mua. Unė jetoj me nėnėn dhe dy motrat. Njėra ėshtė mė e madhe se unė dhe quhet Mjellma, e cila kujdeset shumė pėr mua. Po mos kishte qenė ajo unė nuk di si do t’ia kish dalė. Kur harroj ndonjė gjė apo CD, ajo ma kujton gjithmonė. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė se familja ime mė mbėshtete shumė pėr gjithēka, por mė mbėshtet shumė edhe moralisht.
-Artistėt nuk tregojnė shumė pėr jetėn private, por a ėshtė e dashuruar Vesa Luma?
(Qesh). Nuk ėshtė se dua qė tė kem ndonjė sekret, por nuk mė pėlqen tė flas shumė pėr kėtė. Por, po ju them se jam e dashuruar, kam rreth 1 vit e gjysmė qė e njoh. Ai nė profesion ėshtė regjisor. Mė parė ka punuar nė televizion ndėrsa tani punon vetė privatisht. Nuk mund tė them se kam nė plan gjėra tė tjera pasi ėshtė akoma shumė shpejt dhe jeta tė ofron shumė tė papritura. Pėrpara se tė flas pėr projekte konkrete dua qė tė jem e sigurt. Por, deri tani pėr mua gjithēka ėshtė nė rregull.
-Pas pėrfundimit tė festivalit, cilat janė disa nga projektet tuaja nė vazhdim tė aktivitetit artistik?
Vitin e kaluar unė kam qenė gjatė gjithė kėsaj periudhe nė Shqipėri, pasi kam pasur shumė koncerte pėr rreth dy muaj. Gati ēdo natė kam pasur koncerte ia kam kaluar mirė dhe besoj se edhe vitin e ardhshėm, pse jo do tė jem pėrsėri nė Shqipėri.
-Jemi nė prag festash, por a ka menduar Vesa se ku do t’i kalojė festat?
Pėr pushimet akoma nuk kam menduar, mendoj se ėshtė akoma shpejt. Them se do tė jem edhe nė ndonjė koncert, por gjithsesi besoj se do t’i kaloj shumė mirė.
-Keni gjithmonė njė performancė tė re nė skenė. Por, sa kohė i kushton Vesa Luma lookut tė saj?
Nuk ėshtė se i kushtoj shumė kohė aq sa ta teproj. Por, unė kam dėshirė qė tė jem gjithmonė nė formė dhe tė kem njė paraqitje sa mė tė mirė nė skenė. Pėr kėtė mundohen qė tė zgjedh gjithmonė veshje, qė i pėrshtaten sa mė shumė shijeve tė mia. Por, tė gjitha kėto unė i ndėrthur edhe me spektaklin ku do tė prezantohem dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua.
-Shumė emra tė njohur tė skenės dhe ekranit mbajnė dietė pėr tė qenė sa mė nė formė. Ju e aplikoni diēka tė tillė?
Jo, unė nuk mbaj dietė, por kam njė organizėm shumė interesant. Unė pėr njė javė mund tė shėndoshem dhe tė shtoj disa kile, por pėr njė javė mund tė bie pėrsėri nga pesha. Megjithatė unė nuk kam probleme me linjat, ndonėse organizmi im ka kėtė lloj natyre.
-Nė njė darkė me miqtė, cila do tė ishte pjata juaj e preferuar?
Nė njė darkė mua do tė mė pėlqente qė tė haja njė pjatė me makarona, qė mė pėlqejnė shumė gjithashtu mė shijojnė shumė edhe peshqit, madje mė pėlqen shumė qė t’i shijoj me verė tė kuqe ose tė bardhė. Kjo do tė ishte darka ime e preferuar dhe mbase do tė kisha ndenjur duke ngrėnė gjatė gjithė jetės time peshq, pasi mė pėlqejnė shumė.
-Dhe nė fund tė kėsaj interviste, cilat janė planet tuaja pėr vitin 2008?
Kuptohet qė sė shpejti unė do tė lanēoj albumin tim. Pas kėsaj vijnė provimet si dhe diplomimi. Por, kėtu do tė pėrfshihen edhe pjesėmarrja nė disa koncerte.
Gazeta "Sot"

Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Regjisori i rrėmben zemrėn Vesa Lumės Empty Re: Regjisori i rrėmben zemrėn Vesa Lumės

Mesazh nga shqiptari Fri Jan 04, 2008 2:43 pm

Mu mpelqen kjo goca kur knon po nfestival nuk u paraqit si duhet.
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29940
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi