ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tri episode shkurajuese nga Shkupi

Shko poshtė

02102009

Mesazh 

Tri episode shkurajuese nga Shkupi Empty Tri episode shkurajuese nga Shkupi




Agron TUFA
Do t’ju rrėfej pėr tre episode gjatė njė konference shkencore ndėruniversitare, qė u mbajt para pak ditėsh nė Shkup, nė kuadrin e seminareve tė Albanologjisė, qė mban, tash sė voni, ēdo vit, Universiteti Shtetėror i Tetovės. Tema ishte “Memuaristika nė letrat shqipe” – njė temė e goditur ku ndėrthuren pėrvojat dhe pėrjetimet personale, botėvėshtrimi personal i dėshmive me Historinė dhe Letėrsinė. Nė hotelin ku do tė mbaheshin seancat e sesioneve shkencore ēdo gjė qe organizuar nė mėnyrė shembullore. Kushte tė mrekullueshme. Miq, kolegė e shoqėri nga dy shtetet shqiptare nė shtetin, me gjasė, tė tretė, nė perspektivė...

Episodi I

Moderatorėt e seancės, pėrveē prezantimeve, kujdesen edhe pėr minutazhin nė dispozicion tė kumtuesit, qė sikundėr ėshtė traditė, tė mos zgjasė e shumta, mbi dhjetė minuta. Edhe nė rastin tonė ky parametėr kohor u zbatua me korrektėsi. Por ja, i erdhi radha njė kakademiku tė Tiranės, tė kohės sė qepės, me mbi tetėdhjetė e ca vite mbi supe.

Nė konfidencė mė thanė se kėtė kakademikun tonė, me njė pjellori anormale veprash mbi letėrsinė, folklorin dhe estetikėn komuniste – vepra tė cilat kam pas trishtimin t’i zbuloj, qė janė fjalėpėrfjalė tė pėrkthyera nga tradita mė e keqe e propagandės sovjete, pos njė tualeti tė lehtė me citate nga klasikėt e m-l dhe fjalimet e Enver Hoxhės, - pra, kėtė terminator tė Akademisė sė djeshme qė na pėrfaqėson dhe sot si anėtar i Kryesisė sė ASHSH-sė, na paska kėmbėngulur e, madje, paska vėnė kusht ta ftonin, njė tjetėr kakademik maqedono-kosovar.

Bah se ēfarė solidariteti deri nė vdekje! Po nejse. Kakademiku ynė mori pėrsipėr tė na fliste pėr njė trilogji monografike tė Skėnder Luarasit mbi jetėt e kolonelit Tomson, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. E folura e tij ishte e qetė, e ngadaltė, si e pėrhumbur dhe, megjithėse kaluan 10 minuta qė fliste gjėra krejtėsisht jashtė teme, tė stėrnjohura edhe pėr klasat e tetėvjeēares, pra, edhe pas dhjetė minutash, po mendoja, se kur do ta fillonte kumtesėn ky njeri. Por kaluan dhjetė minuta tė tjera dhe ai nuk po vendoste dot.

Por kur nė kėtė frymė foli pėr dyzet minuta, moderatori gjeti taktin dhe ia bėri me dije kakademikut, se koha ishte e kufizuar pėr dhjetė e jo pėr dyzet minuta. Ai u kujdes plot mirėsjellje t’i sugjeronte ta “pėrmblidhte pak”. Po pėr ēudi, kjo e nxehu dhe e bėri spec kakademikun tonė. Siē ishte nė foltore, ai u kthye nga moderatori dhe me duart qė i dridheshin nga zemėrimi tha:

- Po pse bre mė ndėrpreve! Ja, ti tani mė ndėrpreve! Si tė vazhdoj unė?!

Pa marrė pėrgjigje kakademiku vijoi, tashmė duke i bėrė lėmsh emrat dhe mbiemrat, kohėrat dhe personazhet e historisė, ēfarė i kishte parė syri dhe ēfarė kishte dėgjuar nga tė tjerėt gjatė kohės sė luftės, gjatė “rindėrtimit tė vendit” dhe gjatė “shndėrrimeve revolucionare tė ndėrtimit tė socializmit”. Kishte mbaruar njė orė dhe askush nuk po e trazonte shkencėtarin tė dilte nga vorbulla e ēorientuar e kujtimeve tė veta, aq sa harroi krejtėsisht se pėr kė po fliste, ēfarė po fliste dhe kujt po i drejtohej.

Pas njė ore e gjysmė shterri mė nė fund kumtesa orale e kakademikut. Nuk harroi t’u kujtonte pjesėmarrėsve dėmin e madh qė po lejojnė tė botojnė kujtimet e “reaksionarėve”.

Nė radhėt e dėgjuesve tė seancės njeriu mė i mėrzitur dukej bash gruaja e tij, qė kishte pėrfshirė tėmthat nė grushte.

Episodi II

Po pinim njė kafe me njė mikun tim tė hershėm shkrimtar, i cili ėshtė dhe kryeredaktor i njė tė pėrditshmeje shqiptare nė Shkup. Dikush e mori nė telefon.

Gjykuar nga deformimet e sikletshme tė fytyrės, telefonata duhej tė ishte e bezdisshme. Miku im e vuri celularin nė viva voce. Dėgjoheshin njė varg tė sharash.

- Ėshtė njė doktor profesor shkencash historike, - mė thotė miku im. – Njė pedagog qė e ka vėnė kėtu partia fituese...

Mandej miku im iu drejtua ofenduesit:

- Pse, mor zotni, po mė shan aq ulėt e pa edukatė? Je dhe profesor zotrote...

- I ke hak, bile dhe ma keq! – briti tjetri.

- Po pse, allahile?

- Po si more kopuk nuk ma qite sot nė gazetė artikullin tim pėr Llav Trockijn (nėnkupto Lev ose Leon Trockijn)? Pėr ēfarė tė kemi vėnė ne ty nė gazetė, a? Unė sot kisha me e mbajtė nji kumtesė, po ti u boton lloj-lloj debili... e mu s’ma qite!

- Po si me ta botue mor z. N?! Ti, nėqoftė se e mban mend, mė ke sjellė vetėm dy gjysmat e faqeve tė asaj gazetės kroate, tė prerė me gėrshėrė... Tė paktėn ta kishe pėrkthy o burr’ i dheut! Mirė se artikull i huaj, por tė paktėn tė kishe marrė mundin me e pėrkthye! Si paske dashtė ti, edhe ta pėrktheja?

- Po pse mor edepsėz tė paguajnė ty? – briti tjetri.

- Pėr punėn qė bėj mė paguajnė, or lum miku. Po ty, ty, pėrse tė paguajnė, a ta mban tė ma thuash?

Doktori e mbylli celularin pa i dhėnė pėrgjigje. Miku im shkrimtar, mbasi e komentoi gjithė nerva kėtė rast, kėrkoi ndjesė, duke buzėqeshur pėr faktin se na kishte privuar tė dėgjonim kumtesėn e doktorit mbi Llav Trockijn.

Episodi III

Kishim shėtitur Shkupin nė tė dy anėt e Vardarit. Kishim vėnė re diskriminimin midis pjesės shqiptare dhe asaj maqedone. Njė diskriminim qė kapej vizualisht, pa e maskuar aspak tendencėn shtetėrore pėr ta lėnė pjesėn shqiptare njė geto zezakėsh, lagje rrangallė mbeturinash, zallamahie e pluhurnaje ku ndodhin vrasjet, krimet dhe kontrabanda.

Pra, pasi qemė njohur me “Harlemin” shqiptar, nė tė pėrkundėrt me investimin e madh tė ndėrtesave, shesheve dhe parqeve tė pjesės matanė Vardarit, nuk e di e kujt qe ideja pėr tė vizituar Institutin e Trashėgimisė Kulturore dhe njė shtėpi-muze qė quhej “Shtėpia e Lirisė”.

Ndėrtesa e Institutit ishte njė mini-Kolose’, nė mund tė themi. Nė formė tė mbyllur katrore, dykatėshe, me mure tė vjetra e tė shumė tė gjera, ngrehina kishte njė pamje madhėshtore, arkitekturė tipike e shekullit XVI. Siē na thanė, kishte shėrbyer nė fillim, qė nga koha e Pjetėr Bogdanit, si han i rėndėsishėm, ndėrsa mė vonė, si burg, etj. Premisa pėr njė muze tė famshėm trashėgimie dhe identiteti. Nė katet e sipėrme, ku ishin improvizuar disa dhjetėra zyra, kishin instaluar vetėm kompjuterat dhe thuajse asnjė letėr, asnjė dokument, asnjė material, provė, gjetje apo objekt.

Instituti, thanė, ka 15 punonjės, shumica me gradėn doktor e specialistė tė lartė. Por, mjerisht, asnjė gjėzė qė tė dėshmojė se kėtu kihet ndėrmend tė bėhet ndonjėherė muzeum. E pasi i pamė muret, drejtuesit e muzeut me ēanta tė bukura dhe mendimet e tyre optimiste, tė nisura ē’prej tre vjetėsh, u nisėm pėr tek muzeu tjetėr.

Ndėrtesa kishte qenė e njė atdhetari, pjesėmarrės nė shumė ngjarje atdhetare, kyēe pėr fillimshekullin XX. Nė dhomė na priti njė alamet burri shtatlartė me njė deng mustaqe, sikur ta kishin zgjedhur me pincetė nga rekuizita e folklorit tonė patriotik. Dhoma-zyrė ku na priti ishte e thjeshtė, me njė tavolinė punė dhe njėra, si duket, pėr pritje. Drejtori buzėqeshi i hutuar kur hymė brenda, megjithėse na priste. Por hutimi i tij kishte tė bėnte me diēka tjetėr: ai s’po mundej tė ndalonte njė kėngė patriotike shqiptare me zė tepėr tė lartė, tė cilėn e kishte vėnė nė kompjuter. Dikush iu gjet ndihmė dhe e fiku me njė komandė. Pas prezantimit me mysafirėt, ai prezantoi veten, kur e kishte marrė “postin”, ēfarė kishte bėrė dhe se ēfarė kishte ndėrmend tė bėnte.

Deri tani, tha, kemi pėrgatitur vetėm njė dhomė muzeu tė vizitueshme, tė cilėn na ftoi ta vizitonim. Ishte dhe ajo njė dhomė e bollshme, e zakonshme. Koncepti i drejtorit pėr atė dhomė-muze, reduktohej nė paraqitjen e njė serie tė bollshme fotografish tė heronjve tanė kombėtarė nga Skėnderbeu e kėtej, tė marra e tė riprodhuara nga librat, revistat, tekstet mėsimore, etj. Ndėrsa nė njė tavolinė tė posaēme, pėrveē disa frangave shqiptare tė kohės sė mbretit Zog I, ishin dhe dy libra tė trashė tė Sami Frashėrit... nė turqisht. Nė cep tė dhomės kishte edhe njė uniformė tė UĒK-sė. Ky pra ishte muzeu, pa asnjė gjė... tė tepėrt.

Nuk ia kam idenė nė qenė tė zotė, apo krejt jashtė loje kėta drejtues muzesh. Nuk e di se si do t’i mbushin me pėrmbajtje partitė politike shqiptare tė Maqedonisė kėto simbole tė etnisė, por trishtimi pėr kėtė formalizėm dhe mungesė vullneti shndėrrohet pak nga pak, sa mė shumė thellohesh, nė indinjatė. Indinjatė e cila bėhet mė e mprehtė nė kulmin e reagimeve dhe retorikės kundėr Enciklopedisė Maqedone. Indinjatė pėr dy shtetet shqiptare me politikat e tyre tė jashtme, tė ngathėta e vanitoze. Nuk e di pse nuk mė shqitej as atėherė, as tani, njė poezi e Xhevahir Spahiut:

Tehut tė shpatės kemi ecur rrufe.
Pastaj shpata ka ecur mbi ne.

start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34541
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi