ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filozofia e furgonave

Shko poshtė

24112009

Mesazh 

Filozofia e furgonave Empty Filozofia e furgonave




Filozofia e furgonave Agrontufa2Agron TUFA
Rruga Tiranė-Peshkopi vajt-ardhje zgjat respektivisht, bashkė me ndonjė pushim tė shkurtėr, pesė orė e gjysėm - gjashtė. Udhėtarėt e kėsaj linje e marrin kėtė udhėtim jo pa rrėnqethje: pėrveē se e gjatė, rruga ėshtė e lodhshme, e keqe, gjithė kthesa, dhe pa mbėrritur nė fund tė udhėtimit, ndjehesh i dėrrmuar, me trurin dhallė. Ngushėllohen kėto kohėt e fundit me shpresėn se pas dy-tre vitesh do tė shpėtojnė nga kjo torturė, meqenėse Rruga e Arbėrit nuk ėshtė mė utopi, pėrderisa shihet me sy se po punohet nė disa segmente.

Por kultura e furgonave tė kėsaj linje nuk ndryshon aspak nga ato tė linjave tė tjera. Si nė Veri, si nė Jug, bisedat janė po ato, sidomos pėr politikėn. Janė po ato muhabete qė rrihen tash 15 vjet, po ai pasion ose mė sak, po ajo marrėzi. E hapin kėtė temė burra tė rėndomtė, gra e plaka, amvisa shtėpie, emigrantė apo barinj, studentė apo intelektualė. Argumentet aty sillen kryesisht biografike, fakte tė imtėsishme tė heroizmave apo poshtėrsive tė heroit politik qė ėshtė bėrė objekt i kuvendimit – dhe tė gjitha kėto thanėethasha shoqėrohen me tė atillė patetizėm dhe betime pėr vėrtetėsi, sa mbetet tė besosh se rrėfimtari ka ngrėnė njė thes kripė me protagonizmin e historisė.

Shi n’at moment kur kuvendimi trashet si gjuha e pijanecit dhe palėt e rraskapitura gjejnė mirėkuptim duke u strukur nė njėfarė heshtjeje e gjysmėdremitje, shoferi fut nė kasetofon disqet e pluhurosura dhe prej tij pllakos kabinėn tejpėrtej njė muzikė edhe mė e pluhurosur. Ka diēka tejet tė sėmurė nė tingujt e zhyer lyrshėm nė brengė. Muzikė aziate. E rėndė, e panatyrshme dhe molepsėse ajo tė godet nė stomak me atė zhul tė papastėr ndjenjash tė sėmura. Laringu i kėngėtarit qė shkėrben brengėn se si lėngėzohet, se si i ndjell hundėt me manierėn jevgjite, sa tė duket se tė ka zėnė kusuri nė njė geto jevgjish. Ke mall pėr ajėr tė pamanipulueshėm. Ndjen rėndesė dhe njė dhimbje tė shurdhėr nė veshka. Nuk ėshtė vetėm gulēim shpirtėror, por dhe siklet fizik. Dhe pret me shpresėn se njėra anė e diskut mbaroi... se edhe tjetra do tė mbarojė. Po kur mbaron vėrtet, shoferi fut diskun e dytė nga pirgu i pluhurosur, mandej tė tretin e me radhė, derisa ndjen njė dėrrmim nė kocka, sikur tė kanė hequr njėqind e njė hu.

Njėherė nuk durova dhe i thashė shoferit:

- Aman more zotni, na e hėngre zotin me atė muzikė... po mė duket sikur e mbaj unė furgonin nė shpinė, e jo ai mua!
- Nuk tė pėlqen? – tha ai i skandalizuar.
- Ēfarė thua more, po ti na bėrė pleh tė gjithėve me atė kėngė tė pasosura! Ti qenke dhe dora jonė (d.m.th., i bardhė)!
- Valla mua mė pėlqejnė, - tha shoferi dhe ia shtoi volumin kasetofonit. – Ti po deshe, mos i dėgjo, - shtoi ai, duke ngritur supet pafajshėm.
- Jo ti mund t’i dėgjosh, - thashė i nxehur, - por jo kėtu or i bekuem. Shko ke shpia jote, dhe dėgjoi derisa tė ejtesh. Por jo kėtu or dashamir, se unė tė kam pague biletėn, e jo shijet e tua muzikore.
- Mirė e ka ky djali, o shofer, - foli njė mesoburrė fytyrėkuq, qė qe ulur nė vendin e parė, nė tė djathtė tė shoferit. – Ti s’po na pyet hiē pėr midet tona... na pėlqen, s’na pėlqen... Edhe mua po mė duket si tė mė kena rrahė me shkop nga veshėt. Tė paktėn tė na kishe vu kangė tė anėve tona. Mor ēfarėdo, por veē tė jenė shqipe, se mirė e ka ky zotnia: ata janė kangė gabelēe or shofer.

Si duket shoferi u prek, sepse me ta fikur kasetofonin, u kthye pak nga ne e tha:

- Mir mor, unė s’jam razi me ju prishė kuvendimin.

Ra njė heshtje qė zgjati pėr minuta tė tėra dhe dukej qė s’kishte ndėrmend ta prishte kush. Makina po ngjitej nė tė pėrpjetėn e pasosur tė Klosit me njėmijė e njėqind kthesa. Udhėtarėt dukeshin si tė pėrgjumur. Makina kishte hyrė nė kthesat e forta tė Qafė-Buallit kur nga mesi i furgonit u ēua njė zė i fortė, qė grishte vėmendjen e tė gjithėve:

- Tė mos kishte qenė ai babloku, - rahmet i gjett shpirti – zor se kėta tė sotmit do tė kishin ēa kryet me e ba kėt rrugė.

Fjalėt e thėna me njė gjuhė gjoja popullore, qė tė bėnin efekt, qenė thėnė prej njė djaloshi tė ri. Kuptohet se me babloku, ai aludonte pėr Enver Hoxhėn. Mesoburri fytyrėkuq u kthye, e pa atė qė foli dhe prapė u rehatua nė vendin e vet. Askush nuk iu pėrgjigj djaloshit. Pas disa minutash mesoburri fytyrėkuq u kthye prapė dhe e pyeti djaloshin:

- Prej nga je, or trim?
- Nga fshti R., - u pėrgjigj ai.
- Kur ke lindė, zotrote? – pyeti fytyrėkuqi.
- Nė vitin 1986.
- Atėherė i bie qė nana jote e nderueme tė kėtė punuar nė kooperativė, apo jo?
- E ku tjetėr tė punonte? – gjegji djaloshi.
- Atėherė i bie qė ajo tė ketė punuar nėpėr tė gjitha ato fushat rrethe e rrotull kodrės sė Kobenit, - vijoi fytyrėkuqi.
- Pse jo? Edhe aty ka punuar...
- Pėr shembull ka prashitur nė ato ara, - saktėsoi mė tej mesoburri.
- Pėr shembull, po. E pastaj? – tha djaloshi.
- Si e pastaj? – u habit tjetri. – A e din ti more djalė se sa ka qenė norma e prashitjes?
- Jo, kėtė s’e di.
- Ta kallzoj unė, mos u lodh, - i tha mesoburri fytyrėkuq. – Me kultivator, norma pėr njė ditė pune ka qenė 800 m2, kurse pa kultivator – 400 metra.
- E ē’don me nxjerrė prej kėsaj zotni, s’e s’po tė marr vesh.
- Po ja, - tha ai, - pėrfytyroj nanėn tande bashkė me kooperativistet e tjera. Dilnin prej shpie aty nga ora gjashtė e mėngjesit, merrin mė kėmbė nja 3-4 kilometra rrugė dhe fillonin prashitjen nė ato arat e gjata rrotull Kobenit...
- Po pse nanėn time? A bėn ta di?
- Atė due me tė tregue mor djalė, por lermė tė flas... Pra, ajo prashiste me, ose pa kultivator, deri aty nga ora nėntė. Nga ora nėntė deri nė orėn dhjetė, ka qenė orari i fėmijės (nėse i kujtohet ndonjėrit prej mė tė vjetėrve kėtu, - tha duke iu drejtuar ta miratonin pasagjėrėt e tjerė mė tė moshuar).. Dhe nana jotė, mor djalė, ka marrė udhėn vrap prej 4 kilometrash me u kthyen nė shpi e me tė dhanė ty gji. – Por imagjinoje vetė, - iu kthye me gjeste ai djaloshit – imagjinoje pas gjithė asaj raskapitje edhe vrapin pėr tė tė ushqyer ty! Dhe pas gjithė asaj lodhje e atij vrapi, kur ka mbėrrijtė nė shpi, asaj me ia rrahė gjinjtė edhe me lesė, prapė mezallah se i ka dalė njė pikė tamli. Kėshtu or djalė, ajo qumsht s’ka pasė, e ka mundėsi tė tė ketė ushqye me shurrė! Dhe ti s’e ke marrė atė fuqinė e tamlit qė japin nanat e qė tė mban gjithė jetės.
- E pse ma thua kėtė histori jalla? Ēdon me provue me tė?
- Hiē ore! Ashtu... kot. Mendova moshėn tėnde 23 vjeēare... Po ti, pse nuk mė thua, ē’tė lidh ty, djalė i ri e student, tė na lavdėrosh Bablokun tėnd?

start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Filozofia e furgonave :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Nov 24, 2009 4:03 pm nga Iliriada Portal

Tufa, si gjithmon brilant.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi