ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Festa ne 8 dhjetor, e perligjur per cdo shqiptar

Shko poshtė

07122009

Mesazh 

Meta: Festa ne 8 dhjetor, e perligjur per cdo shqiptar Empty Meta: Festa ne 8 dhjetor, e perligjur per cdo shqiptar




Meta: Festa ne 8 dhjetor, e perligjur per cdo shqiptar 20091207030949_artikullShqiptaret kane shume arsye per te festuar ne shesh 8 dhjetorin. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje zevendeskryeministri, njekohesisht kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, per festen qe do te organizoje neser Partia Demokratike ne sheshin "Skenderbej". Sipas Metes, pervec te simbolikes se madhe qe mban kjo date, shqiptaret duhet te festojne edhe per deshiren e madhe qe kane per te qene pjese e Evropes. "Duhet te festojme jo vetem ne mirenjohje te gjithe atyre studenteve dhe shqiptareve qe guxuan te rrezikojne cdo gje ne emer te lirise dhe te nje Shqiperie Evropiane, por sigurisht per te treguar edhe njehere tjeter vendosmerine e shqiptareve per te ecur ne kete rruge e cila eshte e pakthyeshme", deklaroi ministri i Jashtem, Ilir Meta. Sipas tij, 8 dhjetori nuk eshte nje dite e shpikur ne histori, por kuptimplote per rrezimin e "Murit te Berlinit" ne Shqiperi. Per kete arsye, Meta e konsideroi si teresisht legjitime bashkimin e shqiptareve ne feste ne kete dite. Zevendeskryeministri theksoi se kjo dite eshte e shenuar edhe per partite politike ne Shqiperi, duke qene se nje nga kerkesat thelbesore te studenteve 19 vite me pare ishte pluralizmi. "Edhe partite e mendoj se mbeten perpara dhe duhet te plotesojne me dinjitet ate aspirate te madhe te studenteve ne 8 dhjetor te vitit '90 qe u shpreh aq natyrshem me sloganin: e duam Shqiperine si gjithe Evropa", deklaroi Meta. Sipas tij, kjo feste vlen te marri permasa te medha kete vit, per shkak te stadit te ri ne te cilin ndodhet vendi yne ne marredheniet me BE-ne. Ne kete kuader pritet qe edhe simpatizantet e Levizjes Socialiste per Integrim te dalin neser ne shesh per te festuar, 8 dhjetorin e konsideruar si festa e demokracise dhe pluralizmit ne vend. Vete zevendeskryeministri, Ilir Meta qe qene nje student aktiv pergjate fillimit te viteve 1990, kohe ne te cilen nje pjese e madhe e te rinjve ne kryeqytet protestuan kunder regjimit komunist te kohes dhe kerkuan vendosjen e pluralizmit politik ne vend. Data 8 dhjetor, konsiderohet si data e fillimit te ketyre protestave.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Meta: Festa ne 8 dhjetor, e perligjur per cdo shqiptar :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon Dec 07, 2009 4:07 pm nga lidabica

Sigurisht qe do te festojme dhe me madheshti pasi kemi shume per te festuar Meta: Festa ne 8 dhjetor, e perligjur per cdo shqiptar Icon_cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi