ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festivali i ri i filmit Europian nė Les Arcs: “Muajt e mjaltit” rrėmben Ēmimin e Jurisė

Shko poshtė

13122009

Mesazh 

Festivali i ri i filmit Europian nė Les Arcs: “Muajt e mjaltit” rrėmben Ēmimin e Jurisė Empty Festivali i ri i filmit Europian nė Les Arcs: “Muajt e mjaltit” rrėmben Ēmimin e Jurisė




Bashkėprodhimi shqiptaro-serb korr suksesin e radhės nė Francė

Filmi “Honeymoons” (Muajt e mjaltit), qė shėnon edhe bashkėpunimin e parė kinematografik mes Shqipėrisė dhe Serbisė ėshtė vlerėsuar me Ēmimin e Jurisė nė Festivalin e ri tė filmit Europian nė Les Arcs, Francė. Ky vlerėsim vjen pas disa sukseseve qė ai pati nė disa festivale tė tjera europiane, ku mes emrave tė njohur tė kinematografisė botėrore filmi me regji tė Goran Paskaljevic dhe bashkėskenarist Genc Pėrmetin ka marrė edhe kėtė ēmim.

Goran Paskaljevic, u nderua me ēmimin e karrierės nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Selanik. Pas “Olympia Theatre” tė Selanikut, mė 19 nėntor “Muajt e mjaltit”, fituesi i ēmimit “Golden Spike” nė Valladolid tė Spanjės, gjithashtu pas prezencės ndėrkombėtare nė Festivalin e Venecias dhe Torontos u shfaq si premiera e parė nė Tiranė. Filmi duket se ia ka arritur qėllimit tė tij pėr tė pėrcjellė tek publiku mesazhin njerėzor tė bashkėjetesės mes dy popujve, tė cilėt aspirojnė njė tė ardhme mė tė mirė nė Evropė. Puna qė ka bėrė regjisori Goran Paskaljevic sė bashku me bashkėskenaristin Genc Pėrmeti ka marrė vlerėsimet maksimale dhe nga emra qė sot janė cilėsuar si ikona tė filmit dhe teatrit shqiptar. Regjisorė, dramaturgė dhe aktorė tė njohur pohojnė se filmi u prezantua me sukses. Emra tė njohur si Pirro Milkani, Margarita Xhepa, Robert Budina, Rajmonda Bulku, Stefan Ēapaliku etj, janė shprehur se filmi ishte njė realizim i arrirė, por dhe me njė mesazh shumė domethėnės nė ditėt e sotme. Filmi, i cili ka si bashkėskenarist Genc Pėrmetin, nė rolet kryesore interpretojnė: Nebojsa Milovanovic (Marko) Jelena Trkulja (Vera) Jozef Shiroka (Niku) Mirela Naska (Majlinda) Bujar Lako (Rroku) Yllka Mujo (Vevo), Lazar Ristovski aktori i parė me shpesh nė filmat e Paskaljevicit. Tė tjerė aktorė shqiptarė qė luajnė janė Rozeta Feri, Kristaq Skrami, Timo Flloko, Ēun Lajēi, Myzafer Zifla, Genti Kame, etj. Nė TIFF ’09 Ēmimi i Mirėnjohjes i shkoi sėrish regjisorit Goran Paskaljevic. Ndėrkohė nga viti 1971 deri tani ai ka bėrė 30 filma tė shkurtėr/dokumentarė dhe 15 filma tė gjatė, shumė prej tė cilėve janė shfaqur dhe vlerėsuar nga festivalet mė prestigjioze ndėrkombėtare tė filmit. Rritja e nacionalizmit nė Jugosllavi e detyroi atė tė linte vendin nė vitin 1992. Mė 1998 ai u kthye pėr tė xhiruar "Fuēi baruti" (Kabare e Ballkanit)- The Poėder Keg (Cabaret Balkan), por kriticizmi i tij konstant ndaj regjimit tė Millosheviēit u pėrball me sulme tė dhunshme dhe kėrcėnuese nė shtypin zyrtar. Kėshtu, ai vendosi edhe njė tjetėr herė tė linte vendlindjen nė kėrkim tė njė vendi ku tė mund tė realizonte filmin e tij, "Si u bė Herri njė pemė"-How Harry Became a Tree. Ai gjeti Irlandėn. Ai u kthye nė Beograd pas pėrmbysjes sė regjimit tė Millosheviēit. Atje ai xhiroi dy filma: “Ėndrra e njė nate dimri” -Midėinter Night’s Dream dhe “Optimisti”-The Optimists. Mė 2001, the International Film Guide (Variety) e rreshton atė si njė prej pesė regjisorėve mė tė mirė tė vitit (sė bashku me Lasse Hallström, Neil Jordan, Steven Soderbergh dhe Edward Yang). Nė janar tė vitit 2008, Muzeu i Artit Modern nė New Jork (MoMA) shfaqi njė retrospektivė tė plotė tė punės sė tij. Filmi i tij mė i ri "Muajt e mjaltit"-(Honeymoons) pėrfundoi nė qershor tė kėtij viti.

Historia nė “Muajt e mjaltit”
Ngjarja fillon nė Shqipėrinė dhe Serbinė e ditėve tona. Ne ndjekim fatet e dy ēifteve qė kanė vendosur tė lėnė vendlindjet e tyre nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė nė Evropėn Perėndimore. Pas gjithfarė lloj incidentesh, kur ēifti shqiptar mbėrrin nė njė port tė jugut tė Italisė, nisin edhe problemet e tyre. I njėjti fat pret edhe ēiftin serb qė udhėton me tren pėr nė Bashkimin Evropian nė kufirin hungarez. Edhe pse dy palėt nuk i lidh asgjė me njė incident tė ndodhur nė Kosovė ku humbėn jetėn dy ushtarė Italianė tė OKB, ata arrestohen nė kufi dhe dyshohen pėr shkak tė disa rrethanave tė pafat. Kjo i pengon tė dy ēiftet, ndoshta pėrkohėsisht, tė arrijnė ėndrrėn e tyre, siē ėshtė shpesh rasti i tė rinjve nė Ballkan qė paguajnė pėr gabimet e brezave tė shkuar. "Muajt e mjaltit " ėshtė i pari bashkėprodhim mes Shqipėrisė dhe Serbisė.

Nga Julia Vrapi



sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi