ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu

Shko poshtė

27122009

Mesazh 

Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu Empty Kryetari, vjehrra dhe mullixhiu




Edmond Tupja

Na ishte njė herė njė kryetar partie qė kishte humbur zgjedhjet parlamiellore pėr faj – sipas tij tė paktėn – tė sė vjehrrės, dhe qė vendosi tė flerė me mullixhiun.Pikėrisht, pas kėtij vendimin verbazi tė prerė dhe prerazi tė verbėr qė mori, me gjithė njėfarė kundėrshtimi tė disa prej bashkėpartiakėve tė vet me njėfarė peshe, u riaktualizua, siē pretendon jo pa tė drejtė kolegu e miku im i ri Franēesk Armadhi, proverbi i lashtė shqiptar “Pėr inat tė sime vjehrre do tė fle me mullixhiun”. Me kėtė rast, ėshtė e vėrtetė dhe, natyrisht, e pritshme qė gjithsecili tė shtrojė pyetjet: Cila ėshtė vjehrra? Po mullixhiu?
Para se tė pėrpiqem t’u gjej kėtyre pyetjeve njė pėrgjigje tė besueshme dhe, pėr pasojė, logjikisht tė pranueshme, mė duhet tė saktėsoj qė, pavarėsisht se nuk kam pasur ndonjėherė asnjė simpati politike pėr partinė e kryetarit nė fjalė dhe se pushova sė pasuri miqėsi me kėtė tė fundit qysh kur, nė kundėrshtim me namin e tij si antikonformist, ai u integrua nė struktura qeverisjeje e mė pas, partiake, unė vetė luftoj tė jem i paanshėm nė analizat e mia modeste qofshin ato, nė dukje, nga mė fantazistet.
Cila na qenka, pra, vjehrra e kryetarit nė fjalė? Qė t’i japim njė pėrgjigje tė saktė kėsaj pyetjeje, na duhet paraprakisht tė pėrcaktojmė se cila ėshtė nusja e tij. Duke ia njohur atij gjendjen civile si qytetar i divorcuar prej dekadash dhe etjen e pashuar pėr pushtet nėpėrmjet politikės, njė mendje jo fort e gabuar na thotė se nusja e tij duhet tė jetė... duhet tė jetė... pikėrisht vetė politika! Nė qoftė kėshtu, atėherė vjehrra e tij i bie tė jetė ajo qė lind, krijon, gjeneron politikėn, d.m.th. klasa politike e vendit, e cila, me lėvizjet e saj para, gjatė e pas zgjedhjeve tė 28 qershorit, rrahu mė shumė djathtas sesa majtas. Dhe kėtu nis e mbaron fatkeqėsia e kryetarit nė fjalė: nusja e tij, pra, politika, nuk ka nam tė mirė nė Shqipėri, madje pėr tė, prej shekujsh thuhet qė ėshtė e pėrdalė, imorale, shkurt muhabeti, kurvė (me nder jush). Pėr rrjedhojė logjike dhe tė pashmangshme, i bie qė po tė martohesh me njė kurvė (me nder jush), rrezikon qė ajo tė tė vėrė brirė e ti tė dekorohesh me nofkėn brinar! E dhimbshme ėshtė, tmerrėsisht e dhimbshme, madje e dhimbshme pa shkronjat “mb”! Mirėpo kryetari ynė nuk e ka inatin me nusen, politikėn, atė kurvėn (me nder jush) siē e quan populli ynė, por me klasėn politike tė vendit, pra me tė vjehrrėn: kėtu qėndron absurditeti i sjelljes sė tij pėr sė paku tė ēuditshme (pa hyrė nė analiza psikanalitike me kompleks Edipi etj. etj.).
Tani le tė orvatemi tė zbulojmė se kush ėshtė mullixhiu. Pėr kėtė, le tė na lejohet tė arsyetojmė si vijon: Pėr vetė pėrkufizimin e tij, njė mullixhi rri nė mulli ku u bluan drithin fshatarėve, por ndoshta edhe ndonjė gjė tjetėr fshatareve; ai ka goxha punė dhe nuk i del koha, pėr shembull, tė vijė pėr ndonjė vizitė turistike nė Tiranė dhe tė vizitojė, gjithmonė pėr shembull, Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė, pra, atij as nuk i shkon ndėr mend tė vijė, qoftė thjesht pėr kureshtje, nė kėtė institucion tė nderuar; thėnė ndryshe, kjo mosardhje ėshtė njėfarė bojkoti qė ai i bėn parlamentit. Nė kėtė pikė, edhe kryetari nė fjalė gjendet, dashur pa dashur, nė tė njėjtėn gjatėsi vale me mullixhiun tonė po aq tė nderuar, nė mos mė shumė. Duke qenė se tė dy e bojkotojnė parlamentin, ndonėse jo pėr tė njėjtat motive, kuptohet lehtė qė mund tė kuvendojnė jashtė tij, nė bashki, seli partie apo mulli, pak rėndėsi ka, mjafton tė rrinė bashkė krah pėr krah ose nė krah tė njėri-tjetrit, ose, pse jo, edhe nė krahėt e njėri-tjetrit, ē’tė keqe ka tekefundit (Po, po, ē’tė keqe ka tekja e fundit? – E rakisė, vetėkuptohet!)? Nė kėtė mėnyrė, tė dy palėt kėnaqen: kryetari nė fjalė pėr inat tė sė vjehrrės, pra, tė klasės politike, kurse mullixhiu pėr qejf tė vet, ho, ho, ho!
Gjithsesi, dardha e ka bishtin prapa (jo ajo e mullixhiut qė, me siguri, duhet ta ketė pėrpara). E kam fjalėn pėr dardhėn e Historisė: po qe se nesėr historia e bojkotit pėrsėritet, por me kahje tė kundėrt, d.m.th. po qe se nesėr e djathta shqiptare kalon nė opozitė dhe vendos padrejtėsisht tė bojkotojė Kuvendin, atėherė proverbi i lashtė “Pėr inat tė sime vjehrre do tė fle me mullixhiun” nuk do tė mungojė tė shpalosė vlerėn e tij aktuale edhe pėr atė, tė djathtėn shqiptare, sidomos nėse organizmat e rėndėsishėm evropianė nuk do t’ia kėshillojnė njė veprim tė tillė, siē ėshtė rasti sot pėr kryetarin e Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, vjehrrėn e tij tė urryer dhe mullixhiun e dashur me tė gjithė politikanėt shqiptarė pa dallim partiak.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi