ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Prape Meroja, apo prape Meron?"

Shko poshtė

25012010

Mesazh 

"Prape Meroja, apo prape Meron?" Empty "Prape Meroja, apo prape Meron?"




Mark Simoni
Qe gazeta "TemA" u mbyll, nuk perben nje lajm qe mua me ngazellen. Ne ate gazete kemi shkruar pothuaj te gjithe. Me jane botuar jo rralle shkrime kulturologjike, rreth librave albanologjik, mendime per probleme te letersise ne pergjithesi. Por nga ana tjeter me vjen mire qe Mero Baze e ka nje mundesi me pak per te folur kodra pas bregut nga frengjia e kesaj gazete, per te sulmuar dhe fyer kedo qe i teket. Ndersa shumekush e ka humbur mundesine tashme per ta goditur Meron. Plot njerez s'kane me shansin ta rrahin Bazen per shkrimet e tij.

Nuk e kam marre vesh asnjehere se perse Mero Baze e ka zgjedhur pozicionin e njeriut qe qendron mes sulmeve e fyerjeve qe u ben te tjereve dhe rrahjeve qe te tjeret i bejne atij. Ndoshta e ka ndjere si komoditet personal kete, nje menyre qe vete e ka projektuar dhe e gezon po vete. Nje lloj stil jete krejt i vecante, duke ndertuar i lumtur Shillen dhe duke vuajtur po kaq i kenaqur Haribden.

Umberto Eko permend ne nje vend "Liria e keqe" si konceptin e perdorimit te lirise ne menyren me te keqe te mundshme. Dhe Mero Baze e ka patur mundesine, shansin dhe luksin ta kete ne dore lirine e fjales dhe te shkrimit, me shume edhe se mjaft njerez, mjeshter te fjales e te ideve, por e coi dem. Madje ai i devijoi thelbin duke na dhene per matrice te lirise se shtypit e te fjales pikerisht menyren e mbrapshte te modelit te vet.

Dhe mu kujtuan sot "Inkuizicionet" e Borhesit (ne esene "Libri") ku thuhet pak a shume se "libri ne duart e nje njeriu qe nuk di, eshte shume me i rrezikshem se arma e zjarrit ne duar e nje femije" qe nuk kupton se c'gjeme ben arma. A jane gjema, travaje, dhimbje, vuajtje, ato te atyre njerezve qe ka sulmuar Baze nga "TemA" e tij, dhe cinike qe ajo gazete nuk e hapi cofte dhe nje here porten e saj per t'i kthyer pergjigje Meros. Lirine e modelit te tij donte ta shijonte deri ne fund, nje marke lirie krejt e vecante dhe e pashoqe. "Arratisje nga liria" shkruan Fromi, dhe te jep pak a shume dimensionin e lirise, menyren se si perdoret ajo, si duhet trajtuar dhe se si nuk duhet abuzuar me te, permasat e lirise vetjake dhe hapesira e lirise se te tjereve.

Jo pak eshte diskutuar here Mero Baze, here produkti i tij neper gazeta, here rrethanat dhe ngjarjet qe kane te bejne me te. Madje tashme ato nuk jane me risi, as evenimente. E vetmja e re qe lidhet me Mero Bazen tashme eshte se njerezit jane vetem kureshtare te dine se ne cilin ambient, ne cilen rruge, ne cilin market ka pasur incident me te. Dhe kjo me sjell ne mend tempullaret e vjeter qe asnjehere nuk pyesnin se sa i madh apo i forte eshte armiku perball, por donin te dinin vetem se ku ishte.

Mero ka prodhuar aq shume situata, dhe kane ndodhur ngjarje me te, sa tashme per kete njeri vetem mund te pyetet "Prap Mero, apo prap Meron?", qe thene ndryshe per ndonje te rralle qe s'di se c'eshte Mero e se c"shkruan ai, shprehja perkthehet "Perseri ka shkruar ndaj ndonjerit Mero, apo perseri ndokush e ka rrahur Meron?".
koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi