ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes apo ngordh?

Shko poshtė

31012010

Mesazh 

Vdes apo ngordh? Empty Vdes apo ngordh?




Edmond Tupja

Zakonisht, tė paktėn me sa mė kanė mėsuar dikur e me sa di ende, folja “vdes” pėrdoret pėr njerėzit, kurse ajo “ngordh” pėr kafshėt. Ēka e vėrteton edhe Fjalori i shqipes sė sotme (Tiranė, 2002): “VDES, nuk jam mė i gjallė, nuk jetoj mė (pėr njerėzit)” dhe “NGORDH, pushon sė jetuari (pėr kafshėt)”; vetėm se fill pas kėtij pėrkufizimi tė dytė, vjen njė pėrjashtim: folja “ngordh” u pėrdorka, nė kuptimin keqėsues, edhe pėr njerėzit. Gjithsesi, asnjė njeri nuk thotė, nė vetėn e parė, “Kur tė ngordh unė”, ndėrsa kur bėhet fjalė pėr tjetrin, d.m.th. sidomos pėr dikė qė e urrejmė, atėherė themi “Ngordhsh!” ose “Ngordhtė!”, duke e renditur kėshtu nė kategorinė e kafshėve.
Do tė isha kureshtar tė dija si e konceptojnė marrėdhėnien kuptimore midis kėtyre dy foljeve vetė kafshėt: me njė minimum imagjinate mund tė pohojmė, pasi t’i jemi referuar edhe thėnies sėr Sokratit, sipas tė cilit “Sa mė shumė i njoh njerėzit, aq mė shumė i dua kafshėt”, se, nė tė folmen e kafshėve, pra, kėto vdesin kurse njerėzit ngordhin.
“Lėrini filozofimet abstrakte, zoti Tupja – mund dhe duhet tė mė thotė me tė drejtė lexuesi i vėmendshėm dhe i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės – dhe shprehuni mė konkretisht”. I ndjeshėm ndaj kėsaj vėrejtjeje tė mundshme e fort tė pritshme, po bindem pa vonesė:
Tek ne, nė Shqipėrinė e sotme, do tė na duhej, pikė sė pari, tė pėrcaktonim se ē’ndryshim ka midis njerėzve dhe kafshėve, jo vetėm pėr sa u pėrket numrit tė kėmbėve dhe llojit tė qimeve, ndėr tė tjera, por edhe trajtimit tė tyre. Kėshtu, ka njerėz qė jetojnė si kafshė (p. sh. kategoria e tė varfėrve tė skajshėm) dhe kafshė qė jetojnė si njerėz, madje mė mirė se kėta (qen race, mace race, zogj race, peshq race). Pikė sė dyti, njė dallim thelbėsor midis tyre mė ngjan tė jetė nocioni “borxh” ose “listė”, sepse vetėm njerėzit mund tė jetojnė me borxhe ose me lista te dyqanet, kurse kafshėt kurrsesi. Por kur bėhet fjalė pėr tė rrėmuar nėpėr kazanet e plehrave, dallimi midis kafshėve dhe njerėzve sikur po mjegullohet nė kėtė kohė krize botėrore: njė luftė e ashpėr zhvillohet midis katėrkėmbėshve e dykėmbėshme rreth e rrotull kazanėve nė fjalė, pėr tė ndarė zonat e influencės pėr tė (mbi)jetuar.
Sidoqoftė, lypset ta konsiderojmė veten tė lumtur qė nuk jemi perandori e qė nuk kemi senat, sepse mund tė na dilte njė Kaligulė qė ta emėronte kalin e tij senator, si nė Romėn e Lashtė. Madje habitem se si diktatori Hoxha, njė lloj perandori, nuk emėroi deputet apo ministėr ndonjė kalė, mushkė apo gomar, por ama, qė tė mos ia hamė hakun, njė ish-karrocier e emėroi si tė tillė; ē’ėshtė e vėrteta, mė ndodh nganjėherė tė pėrballem me mėdyshjen se mos vallė ka pasur midis deputetėve tė tij jo njė (sa pėr tė pėrzėnė syrin e keq) por shumė gomarė tė maskuar si njerėz. Kjo mėdyshje nuk mė lind pėr Kuvendin e sotėm, kur shoh, si djathtas edhe majtas, shoh zonja deputete e zotėrinj deputetė tė denjė pėr emrin njeri, paēka se herė pas here hedhin vickla ose lehin e kafshojnė me fjalė (gjuha kocka nuk paska, por ama kocka thyeka!) jo vetėm nė Kuvend, por edhe nė media. Sė fundi, duke pėrsėritur majmunėrisht fjalėt e liderėve tė tyre (shembulli aktual mė tipik dhe mė qesharak: “Hap kutitė ose largohu!”), disa deputetė tregojnė se janė darvinistė tė thekur; rrjedhimisht, do tė ishte mirė qė nė sallėn e Kuvendit tė viheshin ca pemė, mundėsisht baobabė, ku tė kacavirreshin shimpanzetė nė fjalė. Hajde e merre vesh, nė kėtė rast, ndryshimin midis njeriut dhe kafshės: cili vdes e cili ngordh? Apo njė palė vdesngordhin e njė palė ngordhvdesin? Po pėr ēfarė? Pėr pushtet, sigurisht! Nė kėtė drejtim, folja “ngordh” merr edhe kuptimin “adhuroj babėzisht dikė ose diēka”, kuptim qė nuk figuron nė Fjalorin e shqipes sė sotme tė botuar nė Tiranė nė vitin 2002, por nė fjalorin e pabotuar tė klasės sonė politike
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi