ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS terheq nismat, para votimit

Shko poshtė

20032010

Mesazh 

PS terheq nismat, para votimit Empty PS terheq nismat, para votimit




Rozeta Rapushi
Ne fund te dy diteve te gjata diskutimi ne Kuvend, Partia Socialiste terhoqi dje nismat per hapjen e kutive te votimit dhe komisionin hetimor. Por ky vendim nuk pengoi aspak maxhorancen te miratoje me 73 vota pro dhe asnje kunder, ne syte e deputeteve socialiste, ngritjen e Komisionit Hetimor qe do te hetoje zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Sipas vendimit, komisioni do te hetoje zgjedhjet e 28 Qershorit, akuzat dhe dyshimet publike, te bazuara dhe te ngritura nga partite politike, si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare, per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor. Hetimi do te preke edhe veprimtarine e administrates se KQZ-se ne lidhje me perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit, ne procesin e numerimit te votave. Njeheresh do te preke dhe te gjitha rastet e dhenies, ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg, nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009 dhe cdo shkelje tjeter, qe lidhet me procesin zgjedhor qe do te rezultoje gjate hetimit. Ne mbyllje te debateve, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, duke theksuar se te gjitha kerkesat e PS rane ne vesh te shurdher kerkoi terheqjen e nismave te PS-se. "Ne terheqim nismat tona dhe pergjegjesia te jete e huaja. Populli t'i dale per zot fatit te tij, ne do jemi bashke me te", tha Ruci duke hequr dore nga kerkesa per hetim nepermjet nismave ligjore. Sipas tij, hetimin po e pengon vetem kryeministri Sali Berisha, qe i trembet transparences se votave. Ne replike me te, kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha se PD do te votoje amendamentet e saj dhe ngritjen e komisionit hetimor, ne respektim me kushtetuten. "Pavaresisht se ju me nismat qe sollet, na provokuat ne ato nuk i rrezuam por sollem variantin kushtetues. Ne do te ngreme komisionin hetimor ne baze te Kushtetutes", tha Patozi. Po keshtu edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se Kuvendi do ta ngreje komisionin hetimor. "Ju terhiqeni, ne nuk terhiqemi. Do tregojme se kush ishte per transparence, e kush abuzonte me transparencen", tha Topalli. Sipas saj, maxhoranca do t'i shkoje deri ne fund transparences me zgjedhjet e 28 Qershorit. Keshtu, pavaresisht apeleve te vazhdueshme te opozites, se nuk mund te votoje nje hetim, kur PS terhoqi nismat e saj, Topalli miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor, e rrethuar nga gardistet qe mbanin te qete deputetet socialiste, te ngritur ne kembe per te mos lejuar votimin. Me vendimin e djeshem, maxhoranca propozoi madje edhe emrat e anetareve te saj, duke caktuar si nenkryetar te komisionit, Ilir Rusmalin. Vendimi i plote per ngritjen e Komisonit te hetimit Per ngritjen e Komisionit Hetimor te Kuvendit per transparencen e zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me 28 Qershor 2009 Kuvendi vendosi I. Ngrihet Komisioni Hetimor i Kuvendit per shqyrtimin e kerkeses te nje grupi deputetesh per te realizuar transparencen e plote te procesit te zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me 28 qershor 2009. II. Objekti i punes te komisionit hetimor a. hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike, si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor b. hetimi i dyshimeve dhe akuzave te bazuara te ngritura nga partite politike, si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit; c. hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ-se ne lidhje me perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimit te votave; c. hetimin e akuzave publike te bazuar per perdorim te mjeteve publike, si dhe te administrates ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore; d. hetimin e akuzave te bazuara per presione te ushtruara per largim, transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore, lokale apo te cdo enti publik per shkaqe qe lidhen me fushaten, te kryera gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009 si dhe periudhen vijuese pas saj; dh. hetimin e rasteve te dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg, nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009. e. cdo shkelje tjeter qe lidhet me procesin zgjedhor qe do te rezultoje gjate hetimit. III. Komisioni ka te drejte te hetoje dhe te beje transparence te plote per cdo ceshtje, pervec ceshtjeve per te cilat ka vendime te gjykatave te vendit, jane ne shqyrtim gjyqesor apo per te cilat eshte regjistruar kallezim penal ne Prokurori. Objekti i hetimit duhet te jete i argumentuar dhe duhet te permbaje fakte ose kompleks faktesh te cilat tregojne qarte se per cfare po hetohet". IV. Komisioni hetimor, i ngritur sipas ketij vendimi, bashke me raportin perfundimtar i paraqet Kuvendit ne Seance Plenare rekomandime ne lidhje me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh me qellim ndalimin perfundimtar te fenomeneve negative per shoqerine e shtetin dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorise per marrjen e masave te metejshme ligjore. V. Komisioni hetimor parlamentar perbehet nga 15 deputete. Kryetari i perket Partise Socialiste. Komisioni perbehet si me poshte: 1. Kryetar PS 2. Anetar i PS 3. Anetar i PS 4. Anetar i PS 5. Anetar i PS 6. Anetar i PS 7. Anetar i PS 8. Ilir Rusmali PD 9. Eduard Halimi PD 10. Enkelejd Alibeaj PD 11. Aldo Bumci PD 12. Arenca Trashani PD 13. Viktor Gumi PD 14. Edi Paloka PD 15. Nasip Naco LSI VI. Komisioni e ushtron veprimtarine e tij per nje afat 3 mujor nga miratimi i ketij vendimi VII. Ngarkohen Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Pergjithshem te krijojne kushtet e nevojshme logjistike per veprimtarine normale te ketij Komisioni. VIII. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi