ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizat, Evropa i hap dyert Shqiperise

Shko poshtė

28052010

Mesazh 

Vizat, Evropa i hap dyert Shqiperise Empty Vizat, Evropa i hap dyert Shqiperise




Hapen dyert per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Komisioni Evropian, aprovoi dje propozimin per te mundesuar qe shtetasit e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines te udhetojne me pasaportat e tyre biometrike, drejt vendeve te hapesires Shengen pa pasur nevoje per nje vize. Lajmi i mire u be publik nga Komisionerja e Bashkimit Evropian per ceshtjet e brendshme, Sesilia Malmstrom e cila tha dje se propozimi per liberalizimin e vizave, vjen si rezultat i punes intensive te autoriteteve shteterore per plotesimin e kushteve te kerkuara. "Me lejoni te theksoj se kjo liri duhet te shoqerohet me nje pergjegjshmeri. Keshtu qe i ftoj autoritetet kombetare ne Shqiperi dhe Bosnje-Hercegovine te vazhdojne te informojne shtetasit e tyre mbi te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga udhetimi afatshkurter pa viza", u shpreh Malmstrom, teper e kenaqur qe po jep nje lajm te tille. Nderkohe qe komisionerja ne nje interviste ekskluzive per televizionin "Klan", shpreh hapat qe do te duhet te bejne dy vendet deri ne liberalizimin e vizave, vendim qe pritet te merret ne muajin tetor. Malmstrom shpjegon se sipas procedures, Parlamenti Evropian dhe Keshilli i Ministrave, mund te marrin vendimin menjehere pas pushimeve verore. Cka do te thote, qe qytetaret shqiptare qe kane nje pasaporte biometrike, mund te udhetojne per tre muaj pa vize ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe gjate kesaj periudhe, Shqiperia do te jene nen monitorim per plotesimin e tre kushteve te percaktuara, si riintegrimi i personave te kthyer ne Shqiperi ne kuadrin e marreveshjes se riatdhesimit, zbatimi i kuadrit ligjor per luften kunder krimit te organizuar korrupsionit dhe zbatimi i kuadrit ligjor per asetet kriminale. Zonja Malmstrom, Komisioni Evropian ka aprovuar rekomandimin per vizat afatshkurtra per Shqiperine dhe Bosnjen. Si ta kuptojme kete rekomandim? Ajo qe propozojme sot(dje), eshte nje rekomandim pozitiv, por mbeten ende disa gjera per t'u bere nga Shqiperia. Ne do te monitorojme procesin gjate veres dhe nese cdo gje shkon sic duhet, Parlamenti Evropian dhe Keshilli i Ministrave, mund te marrin vendimin pas pushimeve verore. Kjo do te thote, qe qytetaret shqiptare qe kane nje pasaporte biometrike, mund te udhetojne per tre muaj pa vize ne Bashkimin Evropian dhe kjo eshte shume gje e mire per te bashkuar njerezit. Ky eshte nje rekomandim pozitiv, por mbeten tre kushte per t'u plotesuar. A mund te na shpjegoni ato? Kushtet jane te njejta per te gjithe. Ato duhet te permbushen. Se pari, eshte riintegrimi i personave te kthyer ne Shqiperi ne kuadrin e marreveshjes se riatdhesimit, se dyti zbatimi i kuadrit ligjor per luften kunder krimit te organizuar korrupsionit dhe se treti zbatimi i kuadrit ligjor per asetet kriminale. Ne kemi shpresen se Shqiperia mund ta beje kete gje javet dhe muajt qe vijne. Ne do te dergojme nje grup ekspertesh gjate veres, qe te shohim nese cdo gje po shkon ne rregull dhe nese eshte keshtu, atehere Parlamenti dhe Keshilli i Ministrave, mund te marrin nje vendim ne vjeshte. Dhe eshte e njejta procedure qe eshte ndjekur per tre vendet e tjera. Ne do te punojme me autoritetet shqiptare qe ky vendim te merret ne tetor. Eshte e rendesishme te shpjegohet se per cfare behet fjale konkretisht, pasi kur flasim per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, nuk mund te pritet qe kjo te zgjidhet ne dy muaj, eshte e pamundur, apo jo? Pra a eshte fjala konkretisht per kapacitetin zbatues dhe mekanizmat e duhur per zbatimin e 3 kushteve? Ne kuptohet qe kerkojme nga qeveria shqiptare te zbatoje ligjin. Por sigurisht e dime, qe ka nje problem me krimin e organizuar ne te gjitha shtetet tona anetare dhe ne po punojme me qeverine shqiptare dhe te tjerat per luften kunder trafikut te qenieve njerezore dhe te tjera trafiqe. Dhe kjo eshte nje pune ne vazhdim. Ne nuk presim nga qeveria shqiptare qe ti jap fund te gjithe kriminalitetit. Por duam te shohim kuadrin ligjor te aprovuar dhe ne zbatim. Kjo eshte e rendesishme, pasi ne kete menyre kemi mekanizmat e nevojshme dhe mund te punojme se bashku. Sigurisht, shumica e qytetareve jane qytetare te ndershem, por ne na duhen mekanizma qe te luftojne kriminelet qe mund te perpiqen te zhvillojne aktivitetin e tyre nderkufitar. Nje nga tre ceshtjet per t'u plotesuar eshte riintegrimi i personave te kthyer. A u be kjo per shkak te pervojes negative me azilkerkuesit e Maqedonise dhe Serbise? Jo, kjo eshte nje ceshtje qe ka qene e perfshire ne kritere, por ju keni te drejte, se ka pasur nje vale azilkerkuesish nga Maqedonia dhe Serbia, pasi ata ishin te keqinformuar. Ata menduan, se mund te rrine ne BE pergjithmone dhe kerkuan azilin. Une, e di se qeveria shqiptare ka zhvilluar nje fushate ambicioze publike, duke perfshire ketu edhe ne televizionin tuaj per te shpjeguar, se c'eshte liberalizimi i vizave dhe c'fare nuk eshte ai. Kjo eshte e rendesishme. A do te jete misioni qe do dergoni ne korrik, misioni i fundit, apo do te dergoni edhe nje tjeter ne shtator? Kur misioni vezhgues do te shkoje ne Shqiperi ne vere, ata shohin rezultatet dhe hartojne nje raport. Une besoj, se ne baze te ketij raporti, ne do te marrim nje vendim. Nese ka ende ceshtje qe mbeten, atehere do te marre edhe me shume kohe. Por nese raporti eshte pozitiv, atehere do te jete i vetmi mision. ESI ka shpallur nje raport, duke thene se Komisioni nuk ka dashur ta pershpejtoje procesin me Shqiperine dhe Bosnjen, sa me tre vendet e tjera? A eshte e vertete? Ka pasur shume reagime dhe nuk dua te komentoj kete. E verteta eshte qe une dhe komisioneri i meparshem, kemi detyren e mbrojtjes se traktateve dhe rregulloret evropiane. Ne duhet te jemi te zotet t'ju tregojme vendeve anetare, se ne po i zbatojme keto rregulla dhe kritere pike per pike, duke respektuar parime qe jane te njejta per te gjithe. Vetem atehere ne mund ti bindim shtetet anetare. Pra, nuk ka shkurtim rruge, nuk ka zig-zake ne kete proces. Parimet jane te njejta per te gjithe. Disa here, vendet mund ta ndjejne veten te neglizhuar, por kjo nuk eshte e vertete. Tani Shqiperia ka bere shume pune dhe eshte momenti per Shqiperine per te perfituar nga liberalizimi i vizave.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi