ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Operacion i gabuar edhe me mjekun Ali Refatllari”

Shko poshtė

01052008

Mesazh 

Operacion i gabuar edhe me mjekun Ali Refatllari” Empty Operacion i gabuar edhe me mjekun Ali Refatllari”




Operacion i gabuar edhe me mjekun Ali Refatllari”

Sistemi shėndetėsor ėshtė nė ditė tė hallit. Kemi vetėm 40 specialistė tė mirėfilltė nė rang republike.

Zirina Llambro

Do jepja kėtu si shembull mjekun Ali Refatllari, qė u plagos disa javė mė parė. Nervat nuk ju qepėn si duhet, shkoi jashtė, iu bė ēdo gjė nga fillimi.” Kėshtu u shpreh dje nė mbledhjen urgjente tė komisionit parlamentar tė Shėndetėsisė, Alfred Priftanj, dekani i fakultetit tė Mjekėsisė. Sipas tij, kolegėt kishin dėshirėn e mirė pėr ta operuar, por ja qė nuk u arrit. Aktualisht shefi i kardiokirurgjisė Refatllari ndodhet nė Francė, ku sipas burimeve nga spitali i ėshtė nėnshtruar njė tjetėr ndėrhyrjeje nė dorė dhe kontrolleve tė njėpasnjėshme. E gjithė shėndetėsia u trondit disa javė mė parė kur kirurgu i njohur u plagos 3 herė me thikė, nga i afėrmi i njė pacienti qė kish operuar. Operacioni qė iu bė nė Shqipėri fill pas ngjarjes sė rėndė mund t’i kushtonte mjekut ndėr tė tjera karrierėn e tij. Nė rast se nervat e dorės nuk do tė rikuperoheshin siē duhet, rezultati pėr tė do tė ishte lėnia e lamtumirės sė bisturisė nė sallėn e operacionit. Por kolegė tė Refatllarit pohuan pėr gazetėn se, pas trajtimit nė Francė gjithēka pritet t’i kthehet shumė shpejt normalitetit. Akuza pėr paaftėsi tė pjesės dėrrmuese tė mjekėve vjen nė njė kohė kur vetėm nė spitalin “Nėnė Tereza” ushtrojnė profesionin mbi 800 bluza tė bardha.
Komisioni i Shėndetėsisė
Ndėrkaq pas protestės sė radhės pranė urgjencės kirurgjikale rreth orės 09.00, profesorėt e fakultetit tė Mjekėsisė njėkohėsisht dhe drejtues sė pavijoneve nė QSU, i kanė kėrkuar sqarime ministrit Nard Ndoka. Nė komisionin parlamentar ata kanė ngritur jo vetėm gjendjen e mjerueshme tė spitaleve, ku mungojnė aparaturat e ilaēet, por edhe mėnyrėn si emėrohen dhe pezullohen mjekėt nė QSU e mė gjerė. “Nė spitalet tona ndodhin komplikacione, tė cilat nuk analizohen. Madje, edhe nė rastet kur shkaktohet vdekja e pacientit. Duhet tė gjithė t’i thėrrasim ndėrgjegjes profesionale pėr tė ndryshuar kėtė situatė”, tha drejtori i maternitetit “Geraldinė”, Halim Kosova. Veē tyre reaguan ashpėr edhe anėtarėt e komisionit. Pėrfaqėsuesja e Partisė Socialiste Rajmonda Stefa deklaroi se, nė kėtė moment ėshtė shumė e rėndėsishme tė shikohet pjesa e kontrollit tė klinikave shėndetėsore dhe pėr kėtė pėrgjegjėsi ka pėrgjegjėsi tė plotė Ministria e Shėndetėsisė. “Pse mor zotėri duhet tė vdesin njerėz qė t’i tė vendosesh standarde pėr licencimin e klinikave private. Eshtė normale qė ato tė ngrihen nė bodrumet e pallateve”, iu drejtua ajo ministrit Ndoka, duke marrė shkas nga vdekja e 17-vjeēares qė ishte operuar nė njė klinikė nė Pogradec. Por ministri nga ana e tij mbrojti mjekun Xhevahir Hoxhallari, qė kreu ndėrhyrjen si dhe deklaroi se, tė gjitha klinikat e licencuara nga Ministria e Shėndetėsisė janė brenda standardeve.” Nė klinikėn e mjekut Hoxhallari nė Pogradec, nga kontrolli qė kemi kryer ka rezultuar se plotėsohen standardet”, shtoi Ndoka. Ai nėnvizoi se, e vėrteta pėr vdekjen e 17-vjeēares do tė zbardhet shumė shpejt dhe pėr kėtė dikasteri qė ai drejton ofron bashkėpunimin maksimal. Sipas ministrit, shėndetėsisė i duhet mė shumė buxhet e strategji nė kushtet nė tė cilat ndodhet. Por ministri Ndoka nuk dha asnjė detaj se cilat janė standardet qė duhet tė plotėsojė njė klinikė private sot.

Ministria: Do ndryshojmė licencimin e klinikave private

Ministria e Shėndetėsisė do tė ndryshojė procedurat e dhėnies sė licencave pėr klinikat private tė licencuara prej saj. Sipas kėtij dikasteri, kėto ndryshime do tė vijnė menjėherė pas rezultateve tė hetimit administrativ tė nisur pas vdekjes sė 17-vjeēares nga Korēa, e cila u operua nga bajamet nė njė klinikė private tė qytetit tė Pogradecit. Ky dikaster ka kėrkuar qė tė ndalet stisma dhe diskriminimi ndaj mjekėve, por nga ana tjetėr kur ka gabime gjithkush duhet tė mbajė pėrgjegjėsinė e tij.
Nė bazė tė ligjit ekzistues, klinikat private kontrollohen njė herė nė vit nė prag tė rinovimit tė licencave tė tyre. Me ndryshimet e reja pritet qė kėto kontrolle tė kryhen mė shpesh. Gjatė katėrmujorit tė parė tė kėtij viti, sipas ministrisė, ėshtė zhvilluar njė kontroll nė tė gjitha klinikat e vendit. Por duket se pėr specialistėt ėshtė shumė i vėshtirė transkriptimi i tė dhėnave pasi rezultatet e kontrolleve pritet tė dalin nė muajin qershor. Nė tė gjithė vendin numėrohen mbi 2 mijė klinika private e laboratorė tė tė gjitha llojeve. Pjesa mė e madhe e tyre janė instaluar nė apartamente pallatesh apo shtėpi private. Aktualisht nuk kemi asnjė ligj tė posaēėm qė pėrcakton qartazi kriteret qė duhet tė plotėsojnė klinikat private. Jo pak herė janė ngritur akuza e pretendime pėr aparaturat, tė cilat kanė rrezatim tė dėmshėm dhe nuk duhet tė vendosen nė shtėpi tė banuara. Por askush nuk e ka vėnė ujin nė zjarr. Sa i pėrket klinikave kirurgjikale nė tė gjithė vendet e rajonit sipas ligjit, sallat ku bėhen ndėrhyrjet duhet tė kenė izolim tė plotė dhe tė jenė sterile. Pėr aq kohė sa tė dy kėto kritere nuk i plotėsojnė as spitalet, nė pikėpyetje tė madhe vendosen subjektet private, tė cilave pacientėt u besojnė jetėn.


Vdekja e 17-vjeēares,dosja nė Prokurori

TIRANE – Prokuroria e Tiranės regjistroi dje zyrtarisht nė hetim dosjen penale lidhur me vdekjen e vajzės 17-vjeēare nga Korēa, Matilda Petriti, e cila dyshohet se humbi jetėn pėr faj tė mjekėve. Burime zyrtare nga organi i akuzės pohuan se, dje rreth mesditės dosja penale me tė gjitha materialet e mbledhura nga oficerėt gjyqėsorė, ka mbėrritur nė Prokurorinė e Tiranės. Grupi hetimor pranė kėtij institucioni, nėn drejtimin e prokurorit Hysni Mulaj, kanė filluar vlerėsimin e materialeve, dėshmive dhe provave qė fajėsojnė mjekun qė ka kryer ndėrhyrjet kirurgjikale tek vajza 17 vjeēe, e cila humbi jetėn pas operacionit nė bajame. Nė dosjen qė ka mbėrritur dje nė Prokurori ndodhen materialet e para tė mbledhura nga policia lidhur me vdekjen e vajzės. Mes kėtyre provave gjenden rrėfimet e mjekėve, kartelat mjekėsore dhe dėshmia e babait tė vajzės, i cili fajėson bluzat e bardha. Grupi hetimor i ngritur pėr zbardhjen e ngjarjes po merret me administrimin dhe shqyrtimin e tė gjithė praktikės mjekėsore tė ndjekur ndaj 17-vjeēares nga Korēa. Hetuesit e ēėshtjes thanė se, kanė administruar edhe kartelat mjekėsore tė hapura ndaj vajzės 17 vjeēe, para njė muaji nė klinikėn e qytetit tė Pogradecit, ku ajo i ishte nėnshtruar njė ndėrhyrjeje kirurgjikale nė bajame. Objekt verifikimi pėr Prokurorinė ėshtė bėrė edhe praktika dhe veprimet mjekėsore qė janė kryer nė QSUT “Nėnė Tereza”, ku vajza humbi jetėn tė enjten e javės sė kaluar, si pasojė e njė hemorragjie, qė mė pas i shkaktoi mpiksje gjaku dhe bllokim tė frymėmarrjes. Gjatė hetimeve tė zhvilluara deri dje, janė marrė nė pyetje edhe dy mjekė, tė cilėt kanė kryer ndėrhyrjet kirurgjikale tė 17-vjeēares nga Korēa. Grupi hetimor tha se ėshtė nė pritje tė rezultateve tė ekspertizės mjeko-ligjore pėr shkakun e vdekjes sė vajzės. t.s



Mjekėt dalin hapur kundėr ministrisė

Pas plagosjes disa javė mė parė tė mjekut Ali Rafatllari nga i afėrmi i njė pacienti, mjekėt dolėn hapur kundra gjendjes aktuale tė sistemit shėndetėsor e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Mungesa e ilaēeve, aparaturave dhe investimeve tė tjera, por edhe mungesa e sigurisė nė punė, i detyroi bluzat e bardha qė tė gjithė bashkė tė dilnin nė protestė. Pėr tre tė hėna rresht ėshtė bllokuar pėr njė orė e gjithė puna nė spitalin “Nėnė Tereza”. Asnjė operacion apo vizitė nuk ėshtė kryer nė kėtė hark kohe, kjo pėr tė sensibilizuar strukturat pėrkatėse. Mjekėt kanė kėrcėnuar se nė rast se nuk do tė merren masa pėr tė reformuar sistemin shėndetėsor, protesta e tyre do tė pėrshkallėzohet. Ata kanė gjetur mbėshtetje edhe nga kolegėt e tyre nė Spitalin Ushtarak dhe nė rrethe. Pėr bluzat e bardha shėndetėsia ėshtė kalbur e po shkon gjithnjė e mė poshtė.



LSI: Bashkia pėrgjegjėse pėr abonetė, Shalsi: Qeveria tė veprojė

Pas bėrjes publik tė lajmit se nė linjat urbane tė Tiranės do tė ndėrpriten abonetė e do tė lėvizet vetėm me libreza, reagon LSI. “Grupi i LSI-sė nė Bashkinė e Tiranės shpreh shqetėsimin pėr situatėn e rėndė nė tė cilėn ndodhet sot transporti urban nė qytetin tonė. Qytetarėt e Tiranės, sot rrezikojnė jo vetėm qė tė mbeten pa transport nė kryeqytet, por tė mos kenė as elementet bazė qė kanė qytetarėt kudo nė Evropėn Lindore, siē janė ulja e kostos sė transportit nėpėrmjet aboneve dhe lehtėsitė qė duhet tė kenė shtresat nė nevojė”, u shpreh dje zėdhėnėsi i grupit tė LSI-sė nė kėshillin bashkiak, Petrit Vargu. Ai theksoi se pėrgjegjėsi pėr kėtė gjendje ka Qeveria qendrore dhe Bashkia e Tiranės. “Ministria e Transportit prej mėse 7 muajsh sorollat shoqatėn e transportuesve urbanė tė Tiranės, duke i thėnė se po pėrgatisim draftin qė do rregullojė marrėdhėnien ndėrmjet shoqatės sė transportuesve dhe banorėve tė Tiranės”, u shpreh Vargu. Ai theksoi nė emėr tė LSI-sė se rritja e taksave, rritja e ēmimit tė naftės dhe lubrifikantėve, trefishimi i sigurimeve shėndetėsore, e kanė bėrė tė pasuportueshme situatėn e transportuesve privatė tė kryeqytetit, ku si pasojė e njė investimi prej 30 milionė euro jetojnė mbi 2 mijė familje nė qytetin e Tiranės, duke zgjidhur njė problem kardinal. “Por, ne ngremė zėrin dhe theksojmė qė Bashkia e Tiranės tė mos i bėjė presion kėsaj shoqate, se nėse ata do tė bėjnė grevė ose grumbullime para bashkisė, atyre do t’u hiqet licenca. Bashkia duhet tė zgjidhė nė mėnyrė urgjente mosmarrėveshjen me shoqatėn pėr tė kthyer normalizimin e transportit nė kryeqytet”, tha Petrit Vargu. Sipas zėdhėnėsit tė kėshillit bashkiak pėr LSI, Bashkia duhet tė zgjidhė problemin e qarkullimit tė shtresave nė nevojė, si studentėt, pensionistėt dhe tė papunėt, duke pėrdorur njė pjesė tė grantit prej 1.4 milionė euro, qė ka marrė nga qeveria qendrore dhe qė nuk ėshtė i qartė destinacioni i tyre. “Nė kėtė mėnyrė duke iu bashkuar me shuma tė konsiderueshme qė mund tė akordojė Ministria e Arsimit, e Mbrojtjes dhe e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, zgjidhet problemi i shtresave nė nevojė nė kryeqytetin tonė. Nėse Bashkia nuk di ta organizojė kėtė punė, le tė marrė eksperiencė nga subvencionet qė bėjnė disa bashki tė tjera nė Shqipėri, si ajo e Durrėsit, Elbasanit, madje dhe e Kamzės”,tha Vargu. Menjėherė pas deklaratės sė LSI-sė reagoi edhe Bashkia e Tiranės. “Ky zotėri i nderuar ka disa kohė qė ka sjellė nė kėshillin bashkiak mllefin karakteristik tė politikės sė vjetėr. E vėrteta ėshtė qė qeveria duhet tė nxjerrė vendimet pėrkatėse sipas ligjit, ndėrkohė qė bashkia s’mund tė nxjerrė asnjė qindarkė nga grandi po sipas ligjit”, u shpreh Eduard Shalsi nė njė deklaratė pėr mediat. Sipas tij, kjo ėshtė thjesht paqartėsi, padije dhe mungesė e theksuar dėshire pėr t’u informuar.


Mjekėt Berishės: Shėndetėsia po lėngon nga tė paaftėt

Nuk pėrfillin aspak Ministrinė e Shėndetėsisė pėr paaftėsi dhe i drejtohen pėr zgjidhje direkt Kryeministrit tė vendit.

Zirina Llambro

Pėr ta shėndetėsia po lėngon nga menaxhimi i tė paaftėve. Nė protestėn e radhės nė spitalin “Nėnė Tereza”, 98 profesorėt e Fakultetit tė Mjekėsisė kanė bėrė publike dje letrėn me kėrkesat pėr reformimin e sistemit. “Kėshilli i Fakultetit tė Mjekėsisė ju parashtron nevojėn e ndėrhyrjes tuaj sa mė tė shpejtė, nė kushtet kur sistemi shėndetėsor po lėngon”, thuhet nė letėr. Pasi ėshtė paraqitur gjendja e sistemit, profesorėt janė fokusuar nė 6 pika kyēe ku duhet tė ndėrhyhet me domosdoshmėri. Bluzat e bardha nėnvizojnė se 30 ligjet e shėndetėsisė, qė janė prodhuar gjatė kėtyre 17 vjetėve, nuk kanė pasur asnjė jehonė nė sistemin shėndetėsor. Madje, nė rastin mė tė mirė ato janė implementuar nė mėnyrė dilanteske. “Nuk po vėrejmė asnjė pėrpjekje serioze pėr zgjedhjen e njė modeli pėr sigurimet shėndetėsore dhe gjithashtu asnjė pėrpjekje me impakt afatgjatė pėr kostot nė shėndetėsi”, shprehen profesorėt. Sipas tyre, humbja e autonomisė tė QSUT-sė ėshtė evidente, pasi nė mėnyrė paradoksale kėshilli administrativ i spitalit drejtohet nga ministri i Shėndetėsisė dhe pėr kėtė arsye janė lėnė pas dore tė gjitha strategjitė pėr tė sėmurėt. “Diletantizmi nė administrimin e sistemit shėndetėsor dhe humbja e objektivave tė pėrcaktuara nga qeveria nė 2005-ėn ėshtė bėrė njė problem i rėndė. Aktualisht vendin e teknologjive tė reja e kanė zėnė kafet e piceritė. Mungesat janė aq dramatike sot nė QSU, sa nuk kryhen as analizat e gjakut komplet”, thuhet nė letėr.
Ndėrhyrjet
Nė kushte tė tilla, mjekėt kanė kėrkuar ndihmėn e Kryeministrit pėr tė ndryshuar situatėn. Janė 6 pika kyēe, ku sipas tyre duhet tė ndėrhyhet pėr reformimin e sistemit. “Ne rekomandojmė rritjen e financimit tė sistemit shėndetėsor nė tė paktėn 6% tė GDP sė vendit”, shprehen profesorėt. Nga analiza e tyre ėshtė e nevojshme qė tė arrihet autonomia e sistemit shėndetėsor dhe drejtimi i tij nga profesionistė tė shėndetit. “Ata tė mos zgjidhen me partitokraci, por tė vijnė nga radhėt e mjekėve tė aftė dhe tė suksesshėm tė trajnuar nė vite”, nėnvizon letra. Gjithashtu duhet tė zgjidhet patjetėr njė model pėr organizimin dhe funksionimin e sigurimeve shėndetėsore, si njė ent publik e transparent qė duhet tė administrojė fondet e shėndetėsisė publike. “Ministria e Shėndetėsisė tė kufizohet nė politikat shėndetėsore nė investimet e mėdha, kontrollin epidemiologjik tė popullsisė, licencimin dhe akreditimin e spitaleve”, theksojnė profesorėt. Ata i sugjerojnė Kryeministrit qė tė marrė masa pėr tė mos lejuar qė situata e krijuar sot nė shėndetėsi tė degradojė mė keq, duke mbetur larg ligjeve tė Bashkimit Evropian. “Ėshtė i domosdoshėm qė tė pėrpunohet legjislacioni bazė pėr mbrojtjen e mjekėve si nėpunės publikė nė detyrė. Gjithashtu reformat dhe strategjitė nė fushėn e shėndetit nuk mund tė jenė tė suksesshme duke shpėrfillur dhe anashkaluar konsultimet me stafin e profesoratit tė mjekėsisė. Shoqėrinė e ēojnė pėrpara vetėm njerėzit e ditur”, pėrfundon letra.


kerkesat e mjekeve

1. Rritjen e financimit tė sistemit shėndetėsor nė tė paktėn 6 pėr qind tė GDP-sė.
2. Autonominė e sistemit shėndetėsor dhe drejtimi i tij nga profesionistė tė shėndetit, qė tė mos zgjidhen me partitokraci, por tė vijnė nga radhėt e mjekėve tė aftė dhe tė suksesshėm, tė trajnuar nė vite, mbasi pėr vendin tonė, sikundėr edhe pėr vendet e tjera, ky mbetet opsioni mė i suksesshėm.
3. Zgjedhja e njė modeli pėr organizimin dhe funksionimin e sigurimeve shėndetėsore si ent publik, transparent, i varur nga parlamenti, qė duhet tė xhestinojė tėrė fondet operative tė shėndetėsisė publike, ndėrsa Ministria e Shėndetėsisė tė kufizohet nė politikat shėndetėsore, nė investimet e mėdha, kontrollin epidemiologjik tė popullsisė, licencimin dhe akreditimin e spitaleve.
4. Politika tė qarta dhe financim i formimit tė vazhdueshėm mjekėsor, i cili aktualisht lėngon dhimbshėm. Si rrjedhojė, rrezikohet humbja e kualitetit bazė tė mjekėve dhe personelit tjetėr mjekėsor, duke mbetur larg ligjeve dhe kritereve tė Bashkimit Evropian. Ne besojmė se ėshtė e domosdoshme tė veprohet pėr kėtė problem dhe Fakulteti Mjekėsisė tė marrė rolin qė i takon, si nė pėrpunimin e programeve, edhe nė implementimin e tyre.
5. Pėrpunimi i strategjive dhe politikave nga ana e qeverisė pėr pėrmirėsimin e klimės mes mjekėve, pacientėve dhe opinionit publik, sepse ky profesion nuk mund tė funksionojė nė kėtė klimė mosbesimi e urrejtjeje. Ėshtė e domosdoshme tė pėrpunohet legjislacioni bazė pėr mbrojtjen e mjekėve si nėpunės publikė nė detyrė.
6. Tė gjitha reformat dhe strategjitė nė fushėn e shėndetit nuk mund tė jenė tė suksesshme, duke shpėrfillur dhe anashkaluar konsultimet me stafin e profesoratit tė Fakultetit tė Mjekėsisė. Shoqėrinė e ēojnė pėrpara vetėm njerėzit e ditur.
Korrieri
mira
mira

Numri i postimeve : 225
Reputation : 2
Points : 30026
Registration date : 16/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Operacion i gabuar edhe me mjekun Ali Refatllari” :: Komentet

avatar

Mesazh Fri May 02, 2008 2:55 pm nga Iliriada Portal

Funksionimi i sistemit ligjor do te behej i sukseshem vetem etehere kur ky sistem te privatizohej dhe sigurimi shendetsor te behej i detyrueshem per te gjithe qytetaret. Te tjerat detyrimisht qe do te buronin nga baza ligjore qe do te rregullonte dy sistemet me lart.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi