ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sėrish President: Skenari dhe ėndrra e Saliut

Shko poshtė

03052008

Mesazh 

Sėrish President: Skenari dhe ėndrra e Saliut Empty Sėrish President: Skenari dhe ėndrra e Saliut




Sėrish President: Skenari dhe ėndrra e Saliut

E kam quajtur gjithmonė Doktor gjatė komunikimit tim publik. Nuk e di pse qysh pas Gėrdecit, e kam tė pamundur ta quaj mė Doktor. Nga shkuan dhe e hodhėn nė erė kėtė Gėrdecin. Mė prishėn disa kode komunikimi, tė cilat isha mėsuar tė shkėmbeja me publikun Madje as Berisha nuk arrij dot t’i them pas Gėrdecit. E megjithatė, nė ditėt e tij mė tė vėshtira qysh prej revolucionit tė ’97, Saliu arriti sėrish tė ringrihej. Kurba e tij nė bursė ishte nė rėnie tė lirė, por Saliu arriti tė ndryshojė Republikėn nė favor tė tij. Sigurisht me ndihmėn e patjetėrsueshme tė Ed Ramės dhe gjithė deputetėve tė PS. Urime Doktor!

A e patė me ēfarė nxitimi i bėri ndryshimet nė Kushtetutė? Ato ditė thashė me vete “e ka prapė njė plan diabolik Saliu”. Pėrveē tė tjerave, ngutja e tij pėr tė futur duart te neni qė zgjedh Presidentin nuk ėshtė pa gjė: skenari i vetė Saliut President para zgjedhjeve politike tė 2009, duke bėrė rokadėn me Bamir Topin nuk ėshtė aspak fantapolitikė. Shumėkush nuk arrin ta besojė. Iu duket e pamundur. Nė fakt, ėshtė totalisht e mundur.

Ky skenar ka nisur tė qarkullojė fort jo vetėm nė korridoret e politikės, por edhe nė disa zyra ambasadash tė huaja nė Tiranė, tė cilat e shohin si njė alternativė pėr t’i dhėnė frymėmarrje qeverisjes aktuale deri nė vjeshtėn e 2009-ės, qė pritet tė mbahen zgjedhjet e reja nė vend. Dhe ato qė mė bėnė tė dyshoja fort se Saliu e ka vėrtet kėtė skenar nė kokė, ishin njė ditė nė konferencėn e pėrbashkėt me kryeministrin ēek, ku jashtė ēdo konteksti, ai deklaroi: “Nuk kam mė asnjė ambicie presidenciale”. Mos! E paska d.m.th… Momenti kur tha nė emisionin e tij, te Fevzo, “se nėse do mė thėrrasė i plotfuqishmi (besoj e kuptuat qė i referohej Allahut, Saliu) unė do tė mbetem nė dispozicion tė zgjedhėsve tė mi…”. Pra? Kujdes! Sa herė qė Saliu thotė publikisht jo, ėshtė po. Ndodh gjithmonė kėshtu me Saliun… Nė tė dyja rastet, kėto deklarata ai i bėn pėr tė qetėsuar palėt e tė gjitha krahėve dhe pėr t’i vėnė nė gjumė deri nė ēastin e aktit… Njė dinak i paparė. Kėshtu i ka vėnė gjithnjė nė gjumė kundėrshtarėt e tij jashtė dhe brenda kėshtjellės.

Ideja qoftė dhe pėr njė ēast se Saliu me anė tė ndryshimit tė Kushtetutės nė nenin e zgjedhjes sė Presidentit, mund tė rikthehet nė krye tė shtetit, po tmerron tashmė tė gjatė e tė shkurtėr nė korridoret e PS-sė dhe jo vetėm. Dyshimi se nė shkėmbim tė sistemit zgjedhor, Saliu ua zhyti keq tė majtėve me nenin e zgjedhjes sė Presidentit dhe mocionin pėr kryeministrin, ka nisur tė pėrhapet me shpejtėsi nė qytet, duke krijuar idenė se nė vitin 2009, e majta do tė vijojė sėrish nė opozitė pas sherreve tė forta dhe tė vazhdueshme me LSI-nė e Ilir Metės. Saliu luan kėshtu sėrish nė mėnyrė perfekte. Pėr herė tė dytė brenda disa muajsh, Kryeministri aktual arrin tė korrė dy fitore spektakolare, duke marrė atėherė Presidentin me Bamir Topin dhe tani Presidentin pa Bamir Topin.

Por pėrse tė mos bėhet dhe njėherė Saliu President nė kėtė vend? Pėrse jo dhe 5 vjet Saliu nė krye tė Republikės sė re qė ai e pagėzoi vetė me Ed Ramėn? A nuk e ndryshoi ai Republikėn e dytė pėr 24 orė, duke u bėrė kėshtu i paprekshėm politikisht? Skenari sipas sė cilit Berisha bėn rokadė me Topin para fushatės elektorale pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė 2009-ės, ėshtė jo vetėm teorikisht, por edhe realisht i mundshėm. Ndryshimi i Kushtetutės nė kėtė pikė ia mundėson kėtė skenar. Kush do ta kundėrshtojė? I duhen thjesht 50+1 tė votave nė sallė. A nuk ėshtė kjo mbyllja mė me dinjitet e karrierės sė tij politike? A nuk ėshtė kjo tani mė shumė se kurrė ėndrra e vetme dhe lehtėsisht e realizueshme e jetės sė tij?
(ariancani@gmail.com)
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sėrish President: Skenari dhe ėndrra e Saliut :: Komentet

Drini

Mesazh Sat May 03, 2008 4:06 pm nga Drini

Arjan ēani mund nuk shkelqen si gazetar ne TV aq me pak si analist politik. Nje artikull shume i dobet i ēanit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi