ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ziza kishte bashkėpunėtorė nė vrasje?

Shko poshtė

13052008

Mesazh 

Ziza kishte bashkėpunėtorė nė vrasje? Empty Ziza kishte bashkėpunėtorė nė vrasje?




Ziza kishte bashkėpunėtorė nė vrasje?
Dėshmitarė qė mbahen sekretė kanė pohuar para togave tė zeza, se Shpėtim Ziza nuk e ka kryer i vetėm krimin monstruoz

PESHKOPI - Vrasja makabre e Bekim Ēengės vazhdon tė jetė e mbuluar me mister, ndėrsa bashkėpunėtorė tė drejtėsisė konfirmojnė emrin I. Sh., si njėrin prej tė dyshuarve nė rrėmbimin dhe masakrimin e djalit tė familjes Ēenga. Ndėrsa familjarėt e tė akuzuarit pėr vrasjen, Shpėtim Zizės dhe ata tė viktimės, Bekim Ēengės, lėshojnė gjithashtu deklarata se nė krim ka pasur persona tė tjerė tė pėrfshirė, as policia, as prokuroria e as gjykata e Dibrės nuk pranojnė tė prononcohen nė lidhje me kėtė ēėshtje. I kontaktuar me telefon nga gazeta “Korrieri”, drejtuesi i seancės gjyqėsore nė ngarkim tė Shpėtim Zizės, Halil Vani, nuk pranoi tė sqarojė asgjė rreth pohimeve tė dėshmitarėve, familjarėve, organit tė akuzės apo policisė lokale. Ai u justifikua se ndodhej nė spital dhe se nuk kishte mundėsi tė sqaronte publikun rreth ngjarjes tragjike qė i mori jetėn njomėzakut Ēenga. Dy javėt e fundit, seancat gjyqėsore nė ngarkim tė Zizės kanė dėshtuar, sepse trupi gjyqėsor ka kėmbėngulur nė gjetjen e tė tjera provave qė faktojnė fajėsinė e 20-vjeēarit. “Shtyrja e seancave gjyqėsore ėshtė bėrė, sepse prej ditės sė vrasjes sė Bekim Ēengės ėshtė thėnė publikisht nga persona tė ndryshėm nė Peshkopi, se nė vrasjen e 10-vjeēarit ka pasur bashkėpunėtorė”, thonė burime tė rezervuara pranė gjykatės sė kėtij rrethit. Si familja Ziza, ashtu edhe prindėrit e Bekimit, Ylli e Etleva Ēenga, deklaruan vetėm pak minuta pas gjetjes sė trupit tė masakruar tė djalit tė vogėl, se kėtė ngjarje nuk e kishte kryer njė i sėmurė mendor, siē thuhej nga policia pėr Shpėtim Zizėn, por se dėshmitarė tė shumtė kishin parė njė makinė dhe njerėz qė nuk i njihnin nė momentin e rrėmbimit tė Bekim Ēengės. Sipas dėshmitarėve qė mbahen sekretė nga policia, personi nė fjalė ėshtė larguar nė kohė rekord nga qyteti i Peshkopisė. Ndėrkaq, i akuzuari Ziza ka deklaruar herė pas here se nuk ishte ai autori i vrasjes sė Bekim Ēengės, por kėtė e kishte pranuar pas dhunės sė ushtruar nga policia e Dibrės. Dje nė mesditė, nėn masa tė forta sigurie ėshtė paraqitur para togave tė zeza edhe nėna e Shpėtim Zizės, por se ēfarė ka thėnė ajo rreth ngjarjes dhe a ka pėrmendur bashkėpunėtorė nė krim, kjo nuk dihet. Ngjarja makabre ndodhi mė 27 tetor tė vitit 2007.



Korrieri
interesanti
interesanti

Numri i postimeve : 192
Reputation : 5
Points : 29368
Registration date : 05/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi