ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liria ekonomike, Shqipėria mė keq se vjet, e 136-ta nė botė

Shko poshtė

15052008

Mesazh 

Liria ekonomike, Shqipėria mė keq se vjet, e 136-ta nė botė Empty Liria ekonomike, Shqipėria mė keq se vjet, e 136-ta nė botė




Liria ekonomike, Shqipėria mė keq se vjet, e 136-ta nė botė

Nga Fitim Zekthi
Liria ekonomike, Shqipėria mė keq se vjet, e 136-ta nė botė Bashaberisha
Liria pėr tė bėrė biznes nė Shqipėri ėshtė pėrkeqėsuar krahasuar me njė vit mė parė dhe ka zbritur nė vendin e 136-tė nė botė mes 178 vendeve. Raporti “Doing bussines” i Bankės Botėrore e ka renditur vendin tonė pas dhjetėra vendeve tė Afrikės dhe Azisė, ku shumė syresh dallohen pėr paqėndrueshmėri tė thellė politike dhe sociale. Shqipėria ėshtė klasifikuar edhe pas Bosnjės dhe Serbisė nė Ballkan, duke zėnė vendin e fundit dhe padiskutim tė fundit nė Europė. Vende tė tilla, si: Zambia, Gambia, Burkina Faso apo Uganda, Lesoto dhe Malavi janė para Shqipėrisė nė raportin e lirisė sė tė bėrit biznes. Shqipėria ėshtė mes Iranit dhe Sirisė, njė vend mė keq se vitin e kaluar.
Raporti thekson se, shumė tregues tė lirisė ekonomike janė pėrkeqėsuar ndjeshėm, ku ndėr mė tė thekshmit ėshtė regjistrimi i pronės, i cili ka rėnė nga i 77-ti qė ishte vitin e kaluar nė tė 82-in pėr kėtė vit, pra pesė vende mė poshtė. Dhėnia e licencave ėshtė njė tjetėr tregues qė ėshtė rėnduar krahasuar me vitin e shkuar dhe treguesi i saj ka rėnė nga 162 nė 168, ēka tregon se, pavarėsisht reformės nė kėtė sektor dhe pavarėsisht lehtėsirave tė shpėrfaqura nga administrata shqiptare dhėnia e licencave ėshtė shumė mė e vėshtirė se vitin e shkuar. Marrja e kredive nga biznesi ėshtė po ashtu njė tregues mė i keq se nė vitin e shkuar prej biznesit dhe saktėsisht ajo ėshtė vėshtirėsuar nga vendi i 45-tė qė ka qenė ka shkuar nė tė 48-in, duke i mpakur kėsisoj biznesit mundėsinė mė autentike pėr t’u pėrtėrirė dhe pėr tė dinamizuar veten. Raporti thotė se, ēelja e njė biznesi nė Shqipėri kėrkon kohėn mė tė gjatė nė rajon dhe kostoja e ēeljes sė njė biznesi pėrsėri ėshtė mė e larta nė rajon. Kėshtu, nė Shqipėri duhen 36 ditė pėr tė ēelur njė biznes, ndėrkohė qė nė vendet e rajonit duhen 26 ditė. Edhe kostoja pėr tė ēelur njė biznes nė Shqipėri ėshtė nė raportin 2 me 1 me vendet e rajonit, pra dy herė mė e madhe. I vetmi tregues i cili ėshtė pėrmirėsuar nė krahasim me vitin e shkuar ėshtė pagimi i taksave nga ana e biznesit. Pra, kemi vetėm njė zhvillim sa i takon lirisė ekonomike dhe kjo i takon mė sė shumti sjelljes sė biznesit. Raporti i “Doing bussines” rrėzon tė gjitha arritjet nė letėr apo arritjet e deklaruara nga ana e administratės shqiptare, sipas tė cilave tė cilave, Shqipėria ėshtė njė vend ku janė reformuar dhėnia e lejeve, dhėnia e licencave, regjistrimi i pronave, nėnshkrimi i kontratave etj. Raporti i mėsipėrm e rendit Shqipėrinė nė njė grup vendesh me standard mjaft tė ulėt ekonomik dhe politik. Nė tė vėrtetė, vetėm pak ditė mė parė kryetari i Dhomės amerikane tė Tregtisė tha se, qė prej njė viti qeveria shqiptare ėshtė vėnė pėrballė biznesit dhe se kjo situatė duhet tė marrė fund.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi