ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E enjte e zeze, "shuhen" 5 femije

Shko poshtė

12112010

Mesazh 

E enjte e zeze, "shuhen" 5 femije Empty E enjte e zeze, "shuhen" 5 femije




Durres- Roberti 13 vjec, Vilsoni 11-vjec, Kasandra 9-vjece dhe Nertila 6-vjece, nuk jane zgjuar me per te luajtur me shoket e lagjes ne Sukth, pasi erresira, varferia dhe braktisja nga babai i vrau ende pa u rritur mire. E enjtja e zeze mori ne "gjirin" e saj, jeten e 5 femijeve ne Durres vetem brenda disa oresh, pasi nje 4-vjecare u gjet e mbytur, ne gropen e gelqeres, nga babai mengjesin e djeshem ne Xhafzotaj. Tragjedite kane prekur dy familje, kurse ngjarja me e rende mbetet ajo e shuarjes se kater filizave te familjes Xheka. Nena ka gjetur te asfiksuar, pas kthimit nga puna ne nje lokal nate ne Durres, kater femijet e saj, dy djem dhe dy vajza, te sjella ne jete nga nje martese qe ka perfunduar shume shpejt per shkak te dhunes ne familje. Nje qiri i lene ndezur per te trembur erresiren, si pasoje e mungeses se energjise, ka shkrire televizorin mbi te cilin ishte vendosur dhe gazrat e dioksidit te karbonit te prodhuar nga materiali plastik, bateria dhe pajisjet e tjera te televizorit, kane asfiksuar per vdekje, kater femijet e Zana Xhekes. Gruaja 35-vjecare eshte shokuar krejt kur ne oren 02:30 te mengjesit te djeshem, kthehej nga puna qe i duhej te bente per te paguar qerane 2 mije lekeshe, per banesen e sajuar qe vetem shtepi nuk ishte. E perndjekur nga dramat dhe tragjedite, dje gruaja qe punonte si kengetare ne lokale nate, ka perjetuar dhe tmerrin me te madh te jetes se saj. Ngjarja Nena e kater femijeve, Zana Xheka, ishte nisur per pune rreth ores 17:00 te pasdites, duke keshilluar te vegjlit qe te kishin kujdes. Per familjen, ne mungese te babait, Besimit, kujdesej Roberti 13-vjecar. Nena duhet te punonte naten per te siguruar te ardhura te mjaftueshme per t'i mbijetuar varferise. Tre vjet me pare, pasi kishte humbur njerin vella dhe pesuar dramen familjare, Zana dhe bashkeshorti shkeputen nga Dibra e vendosen ne Sukth, prane kantines se veres. Viti i fundit ishte kthyer ne nje makth, pasi bashkeshorti i papune, e rrihte shpesh, ate dhe femijet. Fundi ka qene dramatik, nje ndarje dhe jete brenda nje shtepie kasolle te mbuluar me llamarina, per te cilen paguheshin 2 mije leke qira. Madje disa here Zana kishte kerkuar ndihmen e policise per shkak te dhunes ne familje. Prej disa muajsh perpiqej te mbijetonte duke punuar ne nje lokal nate dhe te njejten gje ka bere mbremjen e se merkures. Kur eshte kthyer ka gjetur kater femijet e pajete. Rreth mesnates ne Sukth ishte nderprere energjia elektrike. Per te qene me te sigurt, femijet kane ndezur qiriun duke e vendosur mbi televizor. Pas pak i kishte zene gjumi, por flaka ka perpire televizorin duke e shkrire te gjithe, e djegur tavolinen qe e mbante. Pasoja ka qene tragjike, gazi i cliruar vdekjeprures dhe askush nuk ka qene aty per t'i shpetuar vogelushet. Ekspertet Rreth ores 02:30 eshte konstatuar ngjarja e rende. Nena njoftoi e alarmuar fqinjet dhe keta policine e spitalin. Ne vendngjarje shkuan drejtues te bashkise, prefektures dhe qarkut, policise dhe zjarrfikeses. Dhoma nuk ishte prekur fare nga flaket dhe trupat ishin te pademtuar. Ekspertet konstatuan eren e rende, kurse xhamat e dritares kishin plasur, por nuk ndihmuan mbajtjen ne jete te femijeve. Per grupin hetimor vdekja e vogelusheve eshte shkaktuar nga gazrat e dioksid karbonit dhe te cliruar nga shkrirja e televizorit qe ne perberje ka pjese qe leshojne gazra te rrezikshem ne djegje apo shkrirje. Per kete qellim po kryhen analizat e materialeve te shkrira dhe zbulimit te gazit qe shkaktoi vdekjen e femijeve. Nena E mbetur pothuajse e vetme dhe ne gjendje te shokuar pergjate gjithe dites se djeshme, nena e kater vogelusheve eshte mbajtur nen kujdes nga mjeket dhe policia. Autoritetet vendore jane kujdesur per procedurat e rastit, pergatitjes se ceremonise mortore dhe te tjera masa per kete rast. Por asgje nuk mund ta ndihmoje Zana Xheken per kete tragjedi te pa parandaluar. Ne momente kritike ajo ka rrefyer edhe ngjarjen rrenqethese dhe mundimin per rritjen e vogelusheve te braktisur nga i ati. "Kam bere shume sakrifica per ta, i rrita, i lija vetem kur ikja ne pune dhe i mbroja, se njerezit i merrnin neper kembe. Kur erdha ne shtepi kam pare vetem vajzen e vogel siper krevatit, e kam pare te mbuluar me gelqere, nuk guxova me te shoh femijet e tjere, fillova te bertas, thirra komshijte per ndihme se aty ishte nxehtesi e madhe, ishin thyer dhe xhamat", rrefen mes dhimbjes Zana. Shpjegon se i duhej te punonte naten per te siguruar te ardhura per femijet, pune tjeter nuk mundi te gjente dot. Ndersa ne kete dite te zymte, fajeson babane e vogelusheve te ndjere, i cili sipas saj "kurre nuk ka sjelle ne shtepi asgje per femijet". "As buke nuk sillte ne shtepi dhe nuk kujdesej apo te punonte per ta. Me eshte dashur t'i rris e vetme, kurse ai s'u bleu as nje pale corape. Pas pune me torturonte dhe akuzonte, ne keto kushte me eshte dashur te ndahem e vuaj", vijon 35-vjecarja rrefimin rrenqethes. Ajo tregon se femijet rrinin gjithnje bashke e nuk ndaheshin, ashtu sikurse nuk u ndane deri ne fund. A. Qoraj

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

E enjte e zeze, "shuhen" 5 femije :: Komentet

ADMIN

Mesazh Fri Nov 12, 2010 6:00 pm nga ADMIN

Ju betohem qe me lote ne sy e lexova 3 here ,o zot a je i vertete ?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Nov 12, 2010 9:21 pm nga nardlushnja

rrenqethese
tragjedi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Nov 14, 2010 2:37 pm nga Iliriada Portal

eshte vertet nje tragjedi qe shkakton me shume se sa dhimbje. Ajo qe me ka tronditur ne te gjithe kete drame perveē te tjerash eshte qendrimi i familjes te babait te femijve. Duke i mohuar te drejten nenes se femijeve ti jape lamtumiren e fundit femijeve te saj ata kane manifestuar nje qendrim jo njerezor. Perveē ketij qendrimi te kesaj familje te cilin nuk mund ta quaj as kafsheror sepse edhe kafsha ka disa instikte shume me afer humanes se keta njerez, ajo qe me ka tronditur shume eshte indiferenca e organeve perkatese te cilat me nderhyrjen e tyre mund ta ndalonin nje akt te tille. Nuk kam degjuar asnje njgjarje deri me sot ku prindit ti mohohet nje e drejte e tille dhe ku organet si policia, pushteti lokal, prokuroria te lejojne hapur akte te tilla ēnjerzore.

Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Mon Nov 15, 2010 2:52 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Sun Nov 14, 2010 2:59 pm nga emigranti

Me jen keq ta them por 20 vjet demokraci nuk i kane ndihmuar shqiptaret te civilizohen...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Mon Nov 15, 2010 2:18 pm nga lidabica

Jam ne nje mendje me ty,Teuta.
Shpirti i tyre do te prehet ne paqe,tashme.E mjera ajo nene.....do te plase...e gjora....uhhhh Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi