ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turizmi seksual, rreziku vjen nga vendet e zhvilluara

Shko poshtė

28052008

Mesazh 

Turizmi seksual, rreziku vjen nga vendet e zhvilluara Empty Turizmi seksual, rreziku vjen nga vendet e zhvilluara




Turizmi seksual, rreziku vjen nga vendet e zhvilluara
GENCI ĒOBANI
Kush duhet dėnuar mė ashpėr; klienti qė abuzon, apo i vėrfėri qė ofron "shėrbimet"?

Njė nga fenomenet qė duket se po ndėrmerr pėrmasa, jo vetėm tė mėdha, por qė pėr fat tė keq edhe nuk rresht sė fituari terren ėshtė i ashtuquajturi "turizėm seksual". Madje, aq shqetėsues ėshtė bėrė ky ekspansion, sa qė mobilizimi i kolunitetit ndėrkombėtar, nė shumė prej pėrbėrėsve tė tij, ėsht ėpėrfshirė nė njė valė reale mobilizimi. Nė fakt edhe marrja e masave represive ndaj fenomenit nė fjalė, sidomos nga ana e disa shteteve, ku ai ėshtė realisht prezent nė pėrmasa me tė vėrtetė shqetėsuese, duket se kanė krijuar njė lloj frenimi, i cili megjithatė, nuk mund tė thuhet se ėshtė nė momentet mė tė mira tė tij, pėr sa kohė qė "turizmi seksual" ekziston deri nė format mė tė shėmtuara tė tij, siē ėshtė prostituimi i minorenėve.

Nga Kamboxhia nė Senegal, duket se ky fenomen nuk kursen askėnd. Pothuajse nė tė gjitha vendet e varfėra, ku "dielli ndrin" dhe pėr pasojė ku plazhet janė tė populluara nga udhėtarė tė ardhur kryesisht nga vendet e pasura, adoleshentė, deri edhe minorenė tė shumė prostituojnė ose, ēka ėshtė mė e keqja abuzohen seksualisht, duke qenė preh e nevojave seksuale tė momentit tė turistėve "modernė". Ky treg gjigand i "mishit tė bardhė", tepėr i vėshtirė pėr t'u pėrcaktuar nė pėrmasat sasiore tė tij pėr shkak tė klandestinitetit qė e karaktrizon, sipas shifrave tė servirura nga ana e UNICEF, mendohet se ka prekur disa miliona persona kudo nė botė. Por, duke iu rikthyer edhe njė herė asaj qė u tha mė lart, e keqja mė e madhe ėshtė se ai vaéhdon tė zgjerohet nga dita nė ditė, bashkė me zgjerimin normal tė tendencave turistike dhe rritjen e tendencės pėr tė udhėtuar drejt vendeve tė konsideruara ende nga pjesa e zhvilluar e globit: "e virgjėr nė primitivitetin e saj". Nga ana tjetėr, gjithmonė duke iu referuar shifrave dhe konkluzioneve tė UNICEF-it, njė tjetėr element qė favorizon pėrhapjen e kėtij fenomeni ėshtė ēmimi i ulėt me tė cilin ai zhvillohet, pasojė e spekulimit me varfėrinė qė karakterizon shumicėn dėrrmuese tė vendeve tė prekura nga fenomeni nė fjalė.

Ligjet dhe vlera e tyre nė proces

Nė fakt, janė tė shumtė vendet qė kanė shpallur angazhimin e tyre nė procesin e marrjes sė masave konkrete pėr tė luftuar kundėr kėtij fenomeni. Tailanda pėr shembull ka adoptuar disa ligje, me tė vėrtetė tepėr represive, por qė shpesh mbeten vetėm tė shkruara nė letėr, pėr shkak tė mungesės sė formimit tė duhur policor dhe tė korrupsionit qė po gėrryen prej shumė kohėsh kėtė vend.

Nė tė njėjtėn mėnyrė (pėrsa i pėrket ashpėrsimit tė ligjeve dhe fiksimit tė tyre nė ansamblin legjislativ tė vendit) duket se pėrpiqen tė ecin edhe vende tė zhvilluara perėndimore. Franca pėr shembull, qė prej vitit 1994 ka nė fuqi parimin e "ekstraterritorialitetit", pėr raste tė tilla, ēka lejon qė njė abuzues francez, i cili vepron nė njė vend tė huaj, tė mund tė ndiqet penalisht edhe nė Francė. E megjithatė, siē vėrejnė specialistėt e tė dyja fushave (antipedofilisė dhe jurisprudencės) procedurat qė presupozohen tė bėjnė tė mundur aplikimin konkret tė procedurave pėrkatėse pėr zbatimin e ligjeve nė fjalė mbeten gjithmonė tė rėnduara. E njėjta gjė konstatohet edhe nė pjesėn tjetėr tė vendeve europianoperėndimore.

Atėherė - shtrohet pyetja para specialistėve tė fushės dhe gjithė pjesės sė komunitetit ndėrkombėtar tė angazhuar me luftėn kundėr kėsaj fatkeqėsie - si duhet vepruar, ēfarė duhet bėrė qė kjo "murtajė" tė luftohet me efikasitet, para sė gjithash pėr tė shpėtuar mijėra jetė fėmijėsh dhe adoleshentėsh tė shkatėrruara ēdo vit prej saj?

Duhet filluar nga parandalimi

Sipas shumicės sė organizatave tė specializuara, iniciativat mė efikase dhe masat mė tė suksesshme duhen kėrkuar para sė gjithash nė fushėn e parandalimit. Natyrisht, pa mohuar vlerėn qė kanė dėnimet kur gjendemi pėrpara faktit tė kryer dhe ligjet nė tė cilat mbėshteten ato, shumė herė mė e dobishme se kaq ėshtė ndėrmarrja e aksioneve parandaluese dhe pėrqendrimi i energjive pikėrisht nė kėtė fushė. Pėr presidenten franceze tė Shoqatės kundėr Prostituimit tė Fėmijėve (ACPE), Zhakėlinė Brya, "duhet qė para sė gjithash tė veprohet nė vendet qė prodhojnė rregullisht dhe nė mėnyrė masive turistė, se mentalitetet e vendeve ku ata shkojnė ndryshojnė plotėsisht nga ato tė vendeve tona". Dhe nė tė vėrtetė ajo pretendon se nė kėtė domen ėshtė arritur njė farė rezultati, falė punės sė aktivistėve qė merren me kėtė fenomen. Organizata qė ajo drejton sapo ka botuar kohėt e fundit njė broshurė, e cila shpėrndahet rregullisht, falas tek tė gjithė studentėt e Turizmit, si dhe ka arritur tė imponohet si njė dokument prezent nė tė gjitha kurset pėrgatitore pėr formimin e agjentėve turistikė.

Natyrisht, nuk mund tė thuhet se tashmė gjithēka u vu nė vend dhe njerėzit janė ndėrgjegjėsuar pėr ēka rrezikon bota nga ky fenomen, duke u bėrė kėshtu pjesė aktive e luftės kundėr tij. Sidoqoftė, vetė lėviéja, por mbi tė gjitha, kapja e sensit, pra, luftimi i fenomenit qė nė origjinėn e tij, e cila nė rastin konkret duket se ka tė bėjė mė shumė se sa me veprimin e viktimave (qė nė rastin konkret, sociologėt pėrcaktojnė prostituuesit), me kufizimin e rrezikshmėrisė nė mentalitetin e nxitėsve (qė nė rastin konkret janė shfrytėzuesit dhe klientėt).

Klienti, mė shumė fajtor se viktima

Sidoqoftė, duhet pranuar se parandalimi i pėrmasave tė kėsaj fatkeqėsie mbarėbotėrore nuk mund tė kufizohet vetėm nė ndėrgjegjėsimin dhe evidentimin e risqeve qė ekzistojnė nė radhėt e turistėve, ose tė njohur ndryshe pėr domenin nė fjalė me emrin "klientė potencialė". Nė njė masė tė madhe ai pėrfshin edhe vetė vendet qė "prodhojnė" kėtė lloj malli dhe qė e tregtojnė atė.

Sipas shumicės sė turistėve tė anketuar pėr kėtė fenomen, njė pjesė e mirė e tė cilėve madje ka pranuar se ka qenė tė paktėn njė herė klient i njė prostitute tė mitur, nė shumicėn e rasteve janė vetė familjarėt e tė miturve qė propozojnė marrėveshje shfrytėzimi. "Nė pėrgjithėsi janė vėllezėrit ose kushėrinjtė e afėrm, por jo nė pak raste, rolin e rekrutuesit tė klientėve e luajnė prindėrit; baballarėt ca mė shumė, ndėrsa nėnat gjithmonė dhe mė pak", pohon njė burim i organizmave qė janė marrė pėr njė kohė tė gjatė me fenomenin. Sipas tyre, varfėria ėshtė pa dyshim njė element bazė dhe pothuajse pėrcaktues, por nga ana tjetėr ka tė bėjė shumė edhe formimi kulturor dhe prapambetja e theksuar qė ekziston nė vendet nė fjalė.

Megjithatė debati mbetet nė favor tė atyre qė mė shumė se sa banorėt vendas, tė keqen e kėrkojnė tek udhėtarėt. "Nuk ka se si njė vend tė zhvillojė nė kėto pėrmasa kėto lloj shtazėrish, nėse nuk do tė kishte njė klientel qė e nxit kėtė treg. Nė fund tė fundit, nėse flasim pėr treg, atėherė duhet tė pranojmė se edhe kėtu vepron mekanizmi kėrkesė-ofertė. Nėse e para bie dhe vjen njė ditė dhe zhduket plotėsisht, atėherė dhe e dyta do tė jetė e detyruar t'i nėnshtrohet tė njėjtit fat", thonė aktivistėt e luftės kundėr prostitucionit minor.

Sipas tyre, ėshtė e patolerueshme dhe meriton dėnimin maksimal njerėzor dhe penal rasti i evidentuar nė Vietnam para shumė vjetėsh, kur njė baba ofronte vajzėn e tij 4-vjeēare pėr turistėt qė dėshironin tė argėtoheshin duke luajtur seksualisht me njė fėmijė; por nga ana tjetėr, akoma mė tė rėndė e meritojnė dėnimin ata turistė qė e pranonin kėtė ofertė dhe qė pėr turpin e tyre e ushtronin atė.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi