ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqia ndėrhyn nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, kėrkon tė diktojė dhe modelin e certifikatave

Shko poshtė

04062011

Mesazh 

Greqia ndėrhyn nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, kėrkon tė diktojė dhe modelin e certifikatave  Empty Greqia ndėrhyn nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, kėrkon tė diktojė dhe modelin e certifikatave




Delavekouras: Qeveria nėn diktatin e nacionalistėve, nuk pranon ekzistencėn e minoriteteve

Greqia ndėrhyn nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, kėrkon tė diktojė dhe modelin e certifikatave  Gre-vAthina zyrtare ka akuzuar dhe kėrcėnuar dje Republikėn e Shqipėrisė, duke ndėrhyrė nė mėnyrė tė paprecedentė nė punėt e brendshme tė vendit tonė. Duke dhunuar hapur integritetin dhe sovranitetin e Shqipėrisė, Greqia kėrkon tė diktojė modelin e certifikatave tona, thua se Shqipėria nuk ėshtė njė vend i pavarur, por ėshtė njė lagje e Selanikut. E gjendur nė prag tė luftės civile, Greqia kėrkon krizėn

e saj tė brendshme ta zhvendosė nė Shqipėri, duke hapur debate tė paqena, me alibinė e mbrojtjes sė minoriteteve. Athina zyrtare ka hedhur dje akuzua tė ashpra ndaj qeverisė shqiptare, pas heqjes sė elementit tė kombėsisė nga certifikatat. Sipas Athinės zyrtare heqja e kombėsisė nga certifikatat e lėshuara nė Shqipėri ėshtė njė vendim, i cili ka ngritur shumė pikėpyetje rreth motiveve tė saj. Deklarata erdhi nga zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme greke, Grigoris Delavekouras, i cili gjatė njė konference pėr shtyp, ka shprehur shqetėsim pėr heqjen e kombėsisė nga certifikatat. Ai nėnvizoi se njė vendim i tillė ndryshonte praktikėn e dekadave me radhė si dhe nxori nė dukje vonesat e procesit tė regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri pėr shkak tė presionit tė disa qarqeve nacionaliste tė cilėt kundėrshtojnė pėrfshirjen e pyetjeve mbi kombėsinė, origjinėn, gjuhėn dhe fenė. Duke u kombinuar kėto dy zhvillime sipas zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Jashtme greke, tė jepet pėrshtypja se vendimet e qeverisė Shqiptare po bien dalė nga dalė nė diktatin e elementeve nacioaniliste ekstremiste tė cilėt nuk pranojnė ekzistencėn e minoriteteve etnike nė vendin fqinj dhe nė mėnyrė sistematike minojnė marrėdhėniet dypalėshe mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Reagimi i zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Jashtme Greke Grigoris Delavekouras, erdhi disa ditė pas reagimit tė organizatės sė minoritetit grek, OMONIA. Nė njė deklaratė pėr shtyp, heqja e elementit tė kombėsisė vlerėsohet si “shkelje brutale e tė drejtave tė njeriut” dhe kėrkohet korrigjimi i menjėhershėm. Me njė gjuhė tė ashpėr, veprimi ėshtė cilėsuar “gjenocid statistikor”. “Janė tė shumta pikat e dobėta dhe tendencioziteti nė ēėshtjen qė lidhet me procedurėn dhe formatin e ri tė lėshimit tė certifikatave nga gjendja civile. Bashkimi Demokratik i Minoritetit Entik Grek “OMONIA”, pasi e shqyrtoi ēėshtjen, e denoncon publikisht, pėrderisa kjo ėshtė tejet ligjore dhe e mbėshtetur nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, nė ligjshmėrinė e brendshme, atė evropiane dhe botėrore dhe kėrkon me kėmbėngulje qė shteti shqiptar ta korrigjojė nė mėnyrė tė menjėhershme. Edhe njėherė tjetėr, theksojmė se nuk ėshtė e mundur qė tė tolerojmė dinakėri anadollake tė kėsaj natyre, me tė cilat burokracia dhe klasa politike tentojnė gjenocidin “statistikor” tė Minoritetit Entik Grek nė tokat e tij amtare”, thuhej nė deklaratė.


Aleanca Kuq e Zi: OMONIA, shantazhon

Aleanca Kuq e Zi e ka quajtur shantazh polik, reagimin e Omonias pėr mospranimin e certifikatave tė reja nė tė cilat suprimohet kombėsia. Nė deklaratėn e Aleancės Kuq e Zi thuhet se certifikatat nė formatin e ri janė tė njėjtat si nė Evropė, duke shtuar se shteti nuk duhet tė lejojė qė t’i cenohet sovraniteti, "OMONIA tė mos kėrcėnojė shtetin, kėrkesat e bėra janė tė pabazuara nė ligj. Certifikata e re nuk ėshtė genocid, genocid do tė ishte falsifikimi i kombėsisė qė synojnė ata. Kėto certifikata janė tė njėjta me tė Evropės dhe nė to nuk ka asgjė tė paligjshme. Shteti duhet tė reagojė dhe tė mos lejojė tė cenohet integriteti, pasi Shqipėria ėshtė njė vend sovran", deklaruan pėrfaqėsues tė AK.

OMONIA, akuza qeverisė

Organizata e minoritetit grek, OMONIA ka deklaruar se ky akt pa asnjė paralajmėrim i qeverisė shqiptare, pėr tė ndryshuar formatin dhe pėrmbajtjen e certifikatės sė lindjes dhe qė tė mos referohet mė elementi i kombėsisė, pėrveēse krijon probleme tė shumta tė karakterit teknik dhe burokratik, konfirmon me fakte se kush janė mentalitetet qė zotėrojnė nė aparatin shtetėror edhe pėrsa i pėrket ēėshtjes sė regjistrimit tė popullsisė. “Kėrkojmė anulimin e menjėhershėm tė procedurės dhe do tė ndėrmarrim tė gjitha hapat dhe mjetet ligjore nė mėnyrė qė ky akt edhe tė denoncohet, edhe tė rregullohet procedura e lėshimit tė certifikatave tė lindjes. Elementi i kombėsisė pėrbėn njė argument themelor pėr theksimin e veēorive tė njė minoriteti dhe pėr ne pėrbėn njė tė drejtė tė dhėnė. Nuk ėshtė e mundur qė ndėrsa presim avancimin e njė sėrė ēėshtjesh dhe problematikash tė tjera qė lidhen me tė drejtat e Minoritetit Etnik Grek nė trojet e tij amtare, tė kemi prapakthime tė tjera tė rrezikshme”, thuhet ndėr tė tjera nė deklaratė.

Athina kėrcėnoi edhe pėr regjistrimin e popullsisė

Ndėrkohė qė pala shqiptare priste njė reflektim pas deklaratave pėrēarėse dhe denigruese tė konsullit grek Theodhoros Ikonomus, Athina zyrtare jo vetėm qė nuk ėshtė distancuar nga kėto qėndrime anti-shqiptare, por ka kushtėzuar Integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin e Evropian me njohjen dhe respektimin e tė gjitha tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri. Athina zyrtare ka theksuar se respektimit i minoritetit grek nėpėrmjet regjistrimit tė popullsisė siē dėshiron konsulli grek, do tė jetė vendimtare pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE. Me pak fjalė, nė kėmbim tė mbėshtetjes nė rrugėn e integrimit, Greqia i kėrkon Shqipėrisė qė tė njohė Korēėn si njė vend minoritar grek, ashtu siē edhe u shpreh konsulli grek. “Ne ndjekim nė shtypin shqiptar njė diskutim mjaft tė gjatė nė lidhje me disa deklarata. Nuk dua qė tė kemi keqkuptime dhe do tė jem shumė i qartė pėr pozicionin e Greqisė rreth kėsaj ēėshtjeje. Mund tė ju them se ne e konsiderojnė minoritetin etnik grek nė Shqipėri si njė urė bashkėpunimi dhe miqėsie midis dy vendeve dhe dy popujve tanė. Pėrmbushja e plotė e tė drejtave dhe detyrimeve nga ana e Shqipėrisė mbetet njė barometėr nė marrėdhėniet tona dypalėshe por edhe njė test pėr tė ardhmen evropiane tė vendit tuaj”, tha zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme Greke.

leanca Kuq e Zi mbledh firma nė Elbasan

Aleanca Kuq e Zi nė vijim tė turit tė saj, ėshtė ndalur nė Universitetin e Elbasanit “Aleksandėr Xhuvani” ku me qindra studentė kanė firmosur peticionin kundėr procesit tė regjistrimit tė popullsisė mbi baza etnike dhe fetare.“Ashtu si nė tė gjithė qytetet dhe universitetet e Shqipėrisė, sot jemi nė universitetin e Elbasanit ku ka vijuar firmosja e peticionit kundėr procesit tė regjistrimit tė popullsisė mbi baza etnike dhe fetare”, deklaroi pėrfaqėsuesi i Aleancės Kuq e Zi Emiliano Bitra. Ai tha se, jemi shumė tė kėnaqur pėr vullnetin qė shprehin studentėt, tė cilėt e kanė firmosur kėtė peticion, si dhe pėr anėtarėsimet e reja ku shumė qytetarė e ndjejnė kėtė kauzė. Sipas pėrfaqėsuesve tė Aleancės Kuq e Zi, ky tur do tė vijojė nė tė gjithė vendin nė vazhdim tė nismės sė mbledhjes sė firmave tė peticionit nė ēdo qytet tė vendit.




Adriatik Doēi



SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi