ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Domosdoshmeria e tejkalimit te se majtes e se djathtes shqiptare

Shko poshtė

10022012

Mesazh 

Domosdoshmeria e tejkalimit te se majtes e se djathtes shqiptare Empty Domosdoshmeria e tejkalimit te se majtes e se djathtes shqiptare




Nė shkrimin rreth kushteve tė vetėvendosura tė Albinit, pėr shkak tė emotivitetit dhe pikave tė shumta tė cekura, mu krijua bindja se nga njė pjesė e lexuesve u anashkalua thelbi, aq sa pati edhe reagime ku perflitej pėrēarja. Pra kaq shumė u anashkalua thelbi, sa ndokujt ajo qė ishte thjesht njė mbrojtje sqaruese iu duk si sulm !!! Pėr kėtė arsye, mendoj se ėshtė i nevojshėm pėrqendrimi e thellimi tek thelbi.

Tė gjithė e dinė se Aleanca KuqeZi ėshtė organizatė patriotike gjithėpėrfshirėse. Kjo do tė thotė qė ėshtė pėrtej ēdo dialektike politike me bazė ekonominė, pėrtej ēdo dialektike politike me bazė fenė e me radhė. Po kėshtu, sikundėr ėshtė shprehur vetė z.Spahiu, AK-ja kėrkon qė tė pahnxjerrė e nderojė atė ēka mė tė mirė njė figurė kombėtare ka bėrė pėr kombin, pėrndryshe do tė vazhdohet nė pafundėsi tė hidhet baltė mbi kėdo. Dihet se veprimtaria e ēdo njeriu karakterizohet nga dritėhije, nėse ne kultivojmė ‘mendėsinė e dosjes’ ku tė fusim ēdo gabim apo gė tė diskutueshme, nuk kemi pėr tė shkuar asgjėkundi, por veē do thellojmė konfliktualitetin.

Gjithėpėrfshirja ėshtė e vėshtirė, por kurrsesi e pamundur. Pėrsa i pėrket dialektikės politike me bazė ekonominė, nga rrjedh edhe ndarja klasike e majtė – e djathtė, gjithėpėrfshirja mundėsohet nga realiteti, dmth nė kushtet kur objektivi ėshtė pėrfshirja nė Bashkimin Europian, nė vija tė trasha rruga ekonomike ėshtė e kushtėzuar nga reformat pėr pėrmbushjen e kritereve. Kjo do tė thotė qė as e majta e as e djathta klasike, sado propagandė politike tė bėjnė, nė thelb nuk kanė ndonjė mundesi reale pėr tė zbatuar programet e tyre specifike, pasi duhet tė ndjekin njė politikė ekonomike tė mbeshtetur tek direktivat europiane.

Natyrisht, autonomi mund tė thuhet se kanė, por sikundėr kemi parė nė Shqipėri gjatė kėtyre 20 vjetėve, as e majta e as e djathta nuk kanė pasur politika ekonomike kaq tė diferencuara saqė tė flitet pėr ndarje klasike e majtė-e djathtė, e bazuar nė ekonomi. Realiteti flet vetė, tė dyja palėt kanė ndjekur njė linjė privatizimi total, tė pasuar nga vjedhje masive, korrupsioni, klientelizmi e njė sėrė dukurish tė tjera negative. Pra, autonomia e tyre ishte thjesht nė pėrcaktimin e kujt do tė pasurohej nga privatizimi dhe kapja e shtetit.

Nė kėtė kėndvėshtrim, meqė dialektika ekonomike e majtė- e djathtė, realisht nuk ekziston pėrtej retorikės politike dhe formės sė reduktuar tė kėsaj dialektike nė muhabet kafeneje, njė palė janė pėr tė varfėrit, pala tjetėr pėr tė pasurit , atėherė edhe koncepti i gjithėpėrfshirjes nuk mund tė quhet i pamundur. Gjithėpėrfshirja ekziston si koncept nė politikėn shqiptare, pikėrisht sepse mungojnė alternativat ekonomike psh nuk po lexojmė dot asnjė nga 1000 faqet e programit tė Ramės apo nė ēfarė konsiston zbatimi i programit tė Berishės, pėrpos vjedhjeve masive, qė po i shohim edhe nė televizor.

Pėrse atėherė Aleanca KuqeZi duhet tė paraqesė ndonjė program tė majtė apo tė djathtė, kur vetė realiteti imponon njė program pragmatik, me qėllim rivendosjen e ekuilibrave ekonomikė tė shtetit ? Shqipėria vetėm pėr muajin dhjetor kishte njė defiēit tregtar prej rreth 350 milion dollarėsh. Pėrse nevojitet ndonjė program i majtė apo i djathtė, kur ėshtė urgjente vendosja e ekuilibrit tregtar ? Vetėm nė muajin dhjetor patėm njė rrjedhje valutore (dikur quhej floriri), Shqipėria u varfėrua me 350 milion dollarė, atėherė ē’rėndėsi doktrinore ka politika e nevojshme pėr ndaljen e kėsaj rrjedhjeje floriri ?

Kėtė pragmatizėm duket se ndjek edhe VV-ja, kur flet pėr patriotizėm ekonomik, pasi sikundėr e kanė dhėnė vetė krahasimin nė gazetėn e tyre, patriotizėm ekonomik ndjek edhe Sarkozia nė Francė, i cili ėshtė kryetar i njė partie tė djathtė. Por patriotizėm ekonomik ndjek edhe Obama, kur thotė se duhet tė nxiten investimet e brendshme nė Amerike qė tė hapin vende pune pėr amerikanėt, nė mėnyrė qė sipėrmarrjet amerikane tė mos zhvendosin industritė nė Kinė a Vietnam. C’ėshtė Obama i majtė apo i djathtė ?

Pėrsa i pėrket anės le tė themi parimore, gjithėpėrfshirja e AK-sė, mesa duket deri tani, bazohet tek parimi, ‘nuk ka shqiptarė tė nėnės dhe shqiptarė tė njerkės’, dmth tė pasur e tė varfėr janė nė radhė tė parė tė gjithė shqiptare, kohezioni kombėtar kėrkon sakrifica tė ndėrsjellta. Ndėrkaq ka kohė qė nga Perėndimi ka hyrė nė Shqipėri e Kosovė, parrulla propagandistike ”me kė je me 99% apo me 1 %”.

Kjo nuk del dot nga hapėsirat e propagandės, pėr tė hyrė nė njė trajtim serioz. Do tė pėrmend kėtu vetėm ligjin e Paretos, 20/80 (ose 80/20), qė thotė se nė ēdo sistem 20% e njerėzve zotėron 80 % tė pasurisė ( e anasjelltas, 80% e njerėzve zotėrojnė 20% tė pasurisė). Nėse duam tė trajtojmė seriozisht ekonominė duhet tė merremi me ligjet, parimet apo aksiomat e saj, jo me sllogane propagandistike, je me 99% apo me 99,99% apo me 99,9999 %.

AK-ja mendoj se me gjithėpėrfshirje, nėnkupton qė nuk mund tė cilėsojė 20% si tė nėnės e 80% si tė njerkės dhe anasjelltas, 80% si tė nėnės e 20% si tė njerkės. Por edhe nėse nė teori do ta bėnte dallimin, nė praktike do tė ishte realisht e pamundur sepse parimi i Paretos i referohet ēdo sistemi, pra edhe atij ku do tė bėnte pjesė vetė AK-ja (si kundėrshembull PS-ja mos po lufton vallė pasanikėt, kur ėshtė plot me tė tillė ?). Mos tė hecim me utopizma, por me kėmbėt nė tokė dhe nė parimet e ekonomisė, kemi njė qėllim qė ėshtė Bashkimi Kombėtar, ky qėllim kėrkon edhe idealizėm edhe realizėm.

Nga ana tjetėr, kur Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi e Isa Boletini ngrinin flamurin nė Vlorė, e mė pas qeverinė, kush nga kėta ishte i majtė apo i djathtė ? Mos vallė meqė s’na paskan qenė tė majtė apo tė djathtė, na paskan qenė sharlatanė apo tė pavendosur e pa njė vizion serioz pėr tė ardhmen e vendit ?

Po kėshtu, kur Fan Noli, Bajram Curri, Hasan Prishtina etj udhėhiqnin nė vitet ’20, krahun nacionalist nė politike, cili nga kėta ishte i majtė apo i djathtė ?

Pėr mendimin tim Aleanca KuqeZi, ndėr tė tjera, pėrbėn njė nxitje pėr reflektim, sidomos pėr ata qė duan tė dalin nga kjo vorbull politike 20 vjeēare, e cila po e gėlltit Shqipėrinė, po e ēon nė falimentim. Cdo bir shqiptari brenda vetes ėshtė kuqezi, duhet vetėm tė fillojė e tė mendojė kuqezi, atėherė ka pėr tė kuptuar se gjithėpėrfshirja nuk ėshtė ndonjė kimerė, por diēka e realizueshme dhe e domosdoshme pėr tė ardhmen. Po na e thonė edhe ambasadorėt, qė janė tė huaj, nga ai danez Jensen tek ish-ambasadori Uidhers, qė problemi themelor ėshtė se politika nuk sheh interesin kombėtar, si ka mundėsi qė ne shqiptarėt nuk jemi nė gjendje ta shohim kėtė si problem themelor, por kėmbėngulim tek e majta apo e djathta ?

Tani si mund tė shohim interesin kombėtar pa patur mė parė njė identitet tė fortė kombėtar ? Si mund tė shohim interesin kombėtar nėse nuk kemi njė identitet tė fortė kombėtar, i cili e zbut atė interesin aq tė theksuar personal tė shqiptarit ?

Kėtu vemi tek veprimtaria e Aleancės KuqeZi, qė jo mė kot ėshė e pėrqendruar tek elementėt qė forcojnė identitetin kombėtar. Dikush mund ta quajė formalizėm e simbolizėm, por nė fakt dobėsimi i identitetit shqiptar ka ardhur pikėrisht nė kėto rrafshe, ka shqiptarė qė i thonė flamurit njė copė rrecke, ka shqiptarė qė denigrojnė figurat kombėtare, ka shqiptarė qė pėr detin e Shqipėrisė thonė ujėra me ca peshq brenda e me radhė.

Tė tjerė kanė folur pėr populizėm e folklorizėm, a thua se populli, folku, na qenkesh gjė e keqe. Fjala aq e respektuar folklor, sot ėshtė kthyer (homologuar) nė fjalė tė pėrbuzshme. Por kėtu harrohet se kultura kombėtare ėshtė thellėsisht popullore, ėshtė thellėsisht folklorike. A nuk ėshtė edhe vetė veprimtaria letrare e Kadaresė sė madh, thellėsisht e ndikuar nga folklori shqiptar ? Pėr cilėn arsye, njė lėvizje kombėtare na u dashka shkėputur nga kultura kombėtare ? Pse xhanėm, u dashka qė tė ketė nė themel kulturė elitiste, kur kjo e fundit mbart pikėpyetje tė mėdha ekzistenciale, dmth ende nuk dihet sa ėshtė kombėtare, sa ėshtė shqiptare dhe sa ėshtė e huaj.

Pėrkundrazi, janė themelet kombėtare, folklorike a jo, ato qė mbajnė edhe ngrehinėn e vlerave kombėtare, vlerave historike shqiptare, pa tė cilat asnjė levizje nuk mund tė quhet Kuq e Zi. A nuk do tė ishte rremėsisht Kuq e Zi, njė lėvizje qė nuk mbėshtetet tek vlerat kombėtare, tek figurat kombėtare, tek kultura kombėtare me bazė folklorike ?

Si pėrfundim, kėto ēėshtje thelbėsore, ekzistenciale, qenėsore, mendoj se janė tė panegociueshme, po aq sa janė tė panegociueshme pavarėsia, kufijtė e liria. Pėlhura kombėtare ėshtė dėmtuar rėndė, nevojitet njė proēes riparimi, rithurjeje, por kjo rithurje e ka tė domosdoshme rikthimin tek rrėnjėt, tek energjitė parore, tek faktorėt tė cilėt e mundėsuan kėtė pėlhurė kombėtare. Besoj se do tė kish qenė shumė mė e lehtė pėr Aleancėn KuqeZi sikur qė nga lindja tė tirrte lesh socio-politik, por zgjodhi diēka shumė mė tė vėshtirė e shumė mė fisnike, pėrtėritjen e pėlhurės kombėtare.

Ledjan Prifti
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi