ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga ne tatepjete e se majtes

Shko poshtė

05052009

Mesazh 

Rruga ne tatepjete e se majtes Empty Rruga ne tatepjete e se majtes




Nga Dritan Haxhiraj
Ne fushatat elektorale, nje nga arsyet e suksesit eshte koordinimi me simotrat e partise se spektrit politik te ciles i perkitet.

Ne kete fushate qe po nis, ne nje kend te ri per politiken shqiptare dhe ne nje dimension te arritjeve te qeverise Berisha ne planin kombetar dhe ate nderkombetar, te majtes i mungon kjo mbeshtetje.

Motivi?

Ne France, Gjermani, Angli, Itali, Suedi e duke vazhduar akoma ne Lindje e ne Ballkan, partite e majta jane ne veshtiresi, deri diku mund te themi se jane ne agoni.

Ky eshte nje fakt politik.

Kriza qe perfshiu financen dhe ekonomine boterore, gjeti ne pergjithesi te majten evropiane dhe sidomos ekstremin e majte, pa argumente per te terhequr elektorat.

Doktrina e partive te majta nga fundi i viteve '70 bazohej mbi barazine sociale, dhe ne kendin e ketij termi fjala kyc ishte shperndarja e te mirave materiale, duke i bashkangjitur dhe rritjen ekonomike.

Kjo ka qene per dekada, formula politike e te majtes.

Tani qe rritja ekonomike eshte gjithmone dhe me e veshtire per kontinentin Evropian dhe deficiti publik rritet, ku duhet te gjenden keto fonde (te mira materiale) ne emer te barazise sociale?

E ashtuquajtura e "majta reformatore" ne shume nga keto vende te industrializuara prej kohesh, akuzon doktrinen e tregut te lire si shkaktare te kesaj krize, duke kerkuar te nxjerre nga arkivi, doktrinen mbi nderhyrjen dhe kontrollin e shtetit mbi ekonomine.

Per fatin e keq, ajo luan mbi nje teme qe e djathta evropiane po e realizon.

Permend ketu rastin francez dhe ate italian ku mazhoranca ne parlamente, eshte teresisht e djathte dhe ku po eksperimentohen ne forma efikase, nderhyrje te shtetit aty ku tregu i lire ka nevoje per oksigjen.

Kriza e te majtes eshte kthyer ne nje sfide dhe per te djathten, e cila po kalon nga liberalizmi i shfrenuar i viteve 1980, me protagonist Ronald Regan e Margaret Thacer, per te arritur tek pozicionimet konservatore te moderuara, te lidereve Nikolas Sarkozi e David Kameron, te cilet po zevendesojne kultin e individualizmit e te tregut me principin e pergjegjesise, jo me ate individual por ate kolektiv.

Populli evropian shikon te rrezikuar punen, qirane e shtepise qe nuk e paguan dot, kestet bankare etj, dhe pergjigjet e momentit po i gjen tek e djathta konservatore.

Po populli shqiptar ku ndodhet ne kete realitet te veshtire mbareboteror?

Cilat jane pergjigjet qe i jep e majta shqiptare?

Le te marrim rastin me te fresket te debatit ne vend, kartat e identitetit.

Kushdo qytetar shqiptar i cili ka nje familjar apo mik, qe ka jetuar ne Perendim mund te te konfirmojne me bindje te plote, se ky dokument eshte absolutisht nga me te sigurtet, me standarde te nivelit evropian e mbi te gjitha nga me ekonomiket ne kontinentin evropian.

Ky eshte aspekti teknik i problemit. Ndersa ai politik eshte i qarte per te gjithe, krijimi i nje klime jo te qete per zgjedhje.

Klima e pesimizmit, qe e majta ka zgjedhur si strategji politike. Politika e jo-se. Jo thuhet, pothuajse per cdo arritje te qeverise dhe pse keto jane evidente sidomos ne planin nderkombetar.

E homologuar tek lufta berishiane, i ofron elektoratit te vet pothuajse asgje te re.

Me fjale te thjeshta, humbet kush krijon demagogjine e pesimizmit e te jo-se, e fiton kush krijon strategjine politike tek optimizmi.

E ne kete pike, Sali Berisha flet me shume e shume fakte historike.

Lidershipi i majte mbas fazes se re qe i eshte hapur vendit me hyrjen ne NATO, duhet te permendet per t'i dhene vendit, ate kontribut qe opozita jep ne demokraci.

Duhen ide e mbi te gjitha te flase me programe serioze, e jo me me demagogji per terheqje votash.

Shnderrimet e shoqerise shqiptare, jane nje teme qe duhet te shqetesojne te majten. Dy Shqiperi paralele ecin se bashku. Emigracioni eshte teme ku e majta evropiane krijon strategjite afatgjata te politikave integruese, si ne rinovimin e Parlamentit Evropian por dhe ne politikat e brendshme te vendeve evropiane. "Thithja e trurit", duhet te kthehet ne nje sfide per demokracine e brendshme te se majtes. Rinovimi i partive do te thote rinovim i shoqerise.

Por, para ketyre zgjedhjeve, problemi kryesor i te majtes shqiptare eshte se ka humbur jo vetem mbeshtetjen e elektoratit tradicionalisht te saj, por edhe perkrahjen e se majtes evropiane, e cila e gjen ate pa ide, pa fuqi dhe mbi te gjitha teknikisht te papergatitur e te papjekur, per nje qeverisje te mundur ne te ardhmen.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi