ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga e Markut

Shko poshtė

07092009

Mesazh 

Rruga e Markut Empty Rruga e Markut




Edison Ypi

Pėrvojat mediokre as vijnė as ikin, ato thjesht ndodhin. Krejt ndryshe janė pėrvojat e forta, tronditėse, tė cilat nuk ndodhin, por shpėrthejnė. Sepse ato vijnė e ikin, ikin e vijnė, u afrohesh e tė largohen, u largohesh e tė afrohen, nė njė katrahurė emocionesh gjatė asaj ngjizjes sė hatashme tė Adrenalinės me Endorfinėn sipas njė inginierigu tė shpejtė dhe tė mistershėm gjatė tė cilit nuk ke kohė tė mendohesh. Fryt i bashkėpunimit tė rrethanave nga njėra anė, dhe, nga ana tjetėr, iniciativave tė atij qė “kruhet”, apo, si i thonė ndryshe, atij tė prirurit pėr tė jetuar rrezikshėm, ato pėrvoja nuk harrohen kurrė.
Ishte pikėrisht e tillė ajo qė mė ndodhi nė njė nga kėto ditė behari kur nė Gjinar tė Elbasanit vajta vetėm pėr t’i hedhur njė sy rrugės. Mirėpo, meqenėse Shqipėria ėshtė e tėra njė kaleidoskop bukurish tė cilat njė herė t’i shohėsh njė mijė herė mahnitesh; U sa i bukur ky katund kėtu, uau sa i freskėt ai pyll atje, sa tė kėndshme ato gėrxhe, ē’mrekulli qė kjo rrugė pas pak asfaltohet, nė formėn e njė mrekullie qė ia beh, apo njė tė mirė qė tė vjen nga s’e pandeh, vajta u zhyta ku s’ma kishte rrokur mėndja.
Banorė lokalė me emėr kristian dhe mbiemėr mysliman, dhe e kundėrta, mes njė oqeani ēallmash dhe minaresh qė quhet Elbasan, janė mė se normalė nė ato anė. Pa llogaritur Kishėn e Onufrit, sė cilės kėtė herė s’ia pata ngenė, i pari “anormalitet” i kėndshėm drejt tė ēuditshmit Gjinar ėshtė njė Lis mbi rrugė. Lisi gjigand qindravjeēar mbi fshatin Lleshan, ka njė legjendė sa tė thjeshtė dhe tė mistershme; Njė djalė i vogėl gėlltiti gabimisht njė lende lisi. Dhe vdiq. Aty ku u varros mbiu ky lis. Ec e gjeja kuptimin ! Duke mos pasur asnjė shpresė as pėr ta prekur kuptimin apo pėr ta bėrė zbėrthimin e kėsaj legjende “tė thjeshtė”, e vetmja gjė qė natyrshėm mund tė bėsh ėshtė tė hedhėsh sytė rrotull. Por hedhja e syve rrotull nuk tė ndihmon pėr tu shkėputur nga legjenda. Sepse vetvetiu lindin pyetjet; Ky lis i stėrmadh anės rrugės, me hije, me ujė pėr tė pirė e pėr t’u freskuar, qė ndodhet nė vendin mė dominues tė krejt zonės, afėrmendsh do duhej tė ishte vend ēlodhjeje pėr udhėtarėt, pra vend i pėrkohshėm pushimi. Por jo ! Lisi ėshtė pikėrisht vend ku udhėtarit aspak s’ia ka ėnda tė rrijė tė pushojė pėrkohėsisht, sepse ėshtė vend pushimi i pėrjetshėm - vorrezė !
Fare pranė Gjinarit, atje ku nisin pishat dhe ndjehet aroma e tyre dehėse, njė tufė kabllosh tė zeza tė holla sa gishti i madh i dorės, dalin nga dheu dhe zbresin teposhtė drejt njė fshati. Ē’ne kėto kabllo qė zbresin nga mali?! Do pyes pėr kėtė ēudi’ mė nge’ pas pak kur tė kthehem nga Gjinari.
Gjinari, vetėm 22 kilometra nga Elbasani, ėshtė njė qendėr e vogėl rrethuar me pisha me nja dhjetė lokale ku tė ardhurit hanė dhe fshatarėt blejnė ēikėrrima.
Por Gjinari ėshtė sigurisht njė nga vendet mė tė bukura dhe mė tė freskėta tė krejt Shqipėrisė. Aq sa, pas pak kur tė asfaltohet, nė lokalet moderne qė do ngrihen me shpejtėsi, me siguri kėtu do ia behin rrufeshėm elbasanllinjtė qė do zbrazin e do lėnė batall tė gjitha kafenetė, restorantet, hotelet e Elbasanit.
Aty, tek tė hedhėsh njė sy nė Jug mbi horizontin e pafund malor ku duket i tėri edhe Tomorri, kupton se ke rėnė nė grancė dhe e ke krejt tė pamundur tė kthehesh, dhe veten kot e gėnjen me njė “Edhe pak”.
Edhe pak - edhe pak, dhe pishat lart, e mardhura nėpėr trup, njė liqen i vogėl alpin anės rrugės, katundet poshtė, gėrxhet nė horizont, dhe gjithēka bėhet marramendėse, tė bėjnė ta harrosh fare kthimin. Madje, jo tė kthehesh, por as tė ndalesh s’mundesh, se jo njeri, por edhe shkėmb po tė jesh, e pamundur tė mos vazhdosh.
Kėtej gjithēka qė tė sheh syri dėshmon Histori, energji rrėnjėsh tė vjetra. Nuk ka shtėpi tė reja. Dhe nuk ka ethe pėr tė emigruar, aq prezente kjo ethe nė vise tė tjera. Katundet i kanė shtėpitė e forta me ēati me pllaka guri mes gjelbėrimeve.
Aty - kėtu, pa pasur nevojė tė kthehem, zbuloj enigmėn e tufave tė kabllove qė zbresin nga mali. Nuk janė kabllo, janė tuba tė hollė plastike qė sjellin ujė nėpėr shtėpira. Ėshtė shprehje e njė individualizmi apo konservatorizmi aq tė ekzagjeruar, sa ta prish qefin, tė lodh, tė bėn tė ndjehesh keq ! Rastet ishin me dhjetėra. Secila shtėpi zbret nga maja e malit ku ėshtė burimi apo pėrroi, deri teposhtė nė largėsi nga 2 nė 4 kilometra, njė tub tė hollė uji. Tė gjitha tubat e tė gjitha shtėpive mbledhur tufė. I them njėrit; Ore po pse s’bėheni bashkė tė vini njė tub tė gjerė, se iu kushton shumė mė lirė. Jo, thotė banori i fshatit me dymbėdhjetė emra kristianė dhe njėzetepesė mbiemra myslimanė, jo, ėshtė mė mirė kėshtu, secili tubin e vet. Pse thua mė mirė secili budallallėkun e vet a mavri’, i them, dhe iki i zemėruar.
Njėri me njė bllok nė dorė, qė doli se ėshtė “faturisti” i fshatit, bėn hesap konsumin e energjisė.
Njė bashkėfshatar i tij aty pranė thotė pėr veten e vet’; Unė shkoj pas televizorit. Ē’domethėnė kjo, i them ? Kjo domethėnė, thotė Prendi, se Prend e quajnė, se elbasanlli ėshtė, por emrin e ka si mirditor, qė unė, pėr ku fryn era e politikės, e ekonomisė etj. tė tėra kėto i marr vesh, i kuptoj, dhe reagoj, duke interpretuar nė mėnyrėn time ato qė shoh e dėgjoj nga i vetmi televizion qė na arrin ne kėtu, qė ėshtė televizioni shtetėror, TVSH-ja.
Njė tjetėr flet pėr politikė. Por mė shkoqur, dhe goxha kėndshėm. Pėr tė demonstruar “mesin politik” tė cilit pretendon se i pėrket, thotė se nuk ėshtė as me Partinė Demokratike as me Partinė Socialiste. Pa hė pa hė, e cys. Unė, thotė Marku, se edhe ky elbasanlli emėr mirditori ka, jam i Partisė Socialdemokrate. Ou, e ndėrpres, si ka mundėsi ?! Nė mijėra dhe mijėra kilometra pėrmes fshatrave nuk kam takuar kurrė njė si ty. Pastaj mė ndėrpret Marku mua; Ore unė nuk kam asnjė haber ku bie ajo parti. Por unė, si politikisht i mesėm qė jam, e kam zgjedhur thjesht si kombinim apo shkrirje tė emrave, socialiste dhe demokrate, nuk di a mė kupton ?! Po mor po tė kuptoj qė ē’ke me tė. Tė lumtė o oportunist shekullor i besimeve dhe politikave.
Ujėra qė rrjedhin nga mali gjithandej. Kėta ujėra ta shtojnė tej mase zemėrimin mbi individualizmin e tubave. Sepse, nėse tubat do zbrisnin nga mali veē e veē secili, pėrsosmėria e individualizmit mund ta justifikonte nė njė farė mase budallallėkun, por tubat qė nga mali zbresin me tufa tė lėnė shijen e keqe tė individualizmit gjysmak frikacak.
Dhi’ qė kacavirren mbi shkurre dhe shkėmbinj nė pozicione strechingu nga mė tė pabesueshmet. Bariu i dhive ėshtė njė hollak nja 36 vjeē. Joooooo, thotė, nuk jam 36, jam 67 vjeē. Dhe shton, barinjtė e deleve shėndoshen vėnė bark, ne tė dhive nuk shėndoshemi. Sepse lėvizim shumė dhe sidomos sepse nuk hamė gjalpė deleje qė tė shėndosh, por vetėm gjalpė dhije, edhe atė me karar.
Njė i ngeshėm me zė tė zvargur thotė se pėrpara ėshtė Zavalina.
Zavalina mund tė jetė larg sa tė dojė. Sa mė larg aq mė mirė. Kėtu nuk mėrzitesh tė rrish. Dielli ndrit gjithēka. Me pėrjashtim tė skutave. Por s’ėshtė fare problem. Pėr t’i parė si duhet skutat ditėn, mund tė rrėmbesh Diellin ta pėrdorėsh si elektrik dore. Pėr t’i parė natėn mund tė pėrdorėsh hėnėn si fener.
Nė njė vend, dheu dhe shkėmbinjtė ndryshojnė befas ngjyrė nė njė kombinim tė kafes me bezhėn dhe blunė e errėt. Mbi njė shkėmb tė tillė anės rrugės, dy shpella tė thella tė errėta. Duken qė nuk janė natyrore. Njėri qė vjen me Benz pėrballė, tek e pyes pėr shpellat, pasi jep e merr me sy e me vetull, me supe e me shpatull, thotė se shpellat i ka hapur partia pėr tė na mbrojtur. Ik o ik, i them, pak zgėqe ka kėtu, kėtu e gjeti partia tė gėrmojė shpella difensive ?! Pak shpella natyrore ka kėndej ?!
Ėshtė sigurisht njė truk i zakonshėm qė partia e vampirit dhe gjeologjia e partisė sė krimit e kanė bėrė nė vende ku kėrkonin demek minerale qė s’u gjetėn kurrė, dhe banorėt lokalė i mbushin me gėnjeshtra.
Njė autostopist ! E marr. Quhet Mark. Marku vete nė Zavalinė. Sa Mark-a ka Zavalina e pyes ?! Sa tė duash thotė. Po ndonjė “Mark Zavalina” a ka i them ? Sigurisht, ma kthen, ka disa, i njoh tė gjithė.
Zavalina, pothuaj po aq larg nga Gjinari sa edhe Gjinari nga Elbasani, e ndoshta pak mė tepėr pėr shkak tė rrugės sė vėshtirė dhe kthesave tė shumta, ėshtė fshat i vogėl. Qendra e fshatit ka Shkollė tė mesme tė madhe, qendrėn e komunės, nja dy a tre shtėpi, dhe ca si lokale. Nė lokalet ka pije freskuese, kafe, birrė, raki. Por jo ujė. Sepse pas shkėmbinjve, malli i dytė xhaba kėtu ėshtė uji. Hyj nė njėrin nga lokalet. I sulmoj tė rinjtė qė pinė raki, si e kam zakon, me pyetje, njėkohėsisht, edhe tė bėrtitura, edhe tė buta tė pazararshme. E bėj kėtė nė mėnyrė qė pėr aq kohė sa mė intereson mma iniciativa e muhabetit tė jetė e gjitha imja. Se po ua le iniciativėn atyre, ata s’tė lėshojnė prej andej as pėr njė javė. Pėr mė tepėr qė jam larguar ca si tepėr, kanė nisur ca pika shiu dhe s’dihet si vete moti.
Porosis diēka pėr tė ngrėnė dhe dal te sheshi ku mbi njė shtizė tė lartė valėviten dy flamuj’ gjigantė, i Shqipėrisė dhe i Partisė Demokratike.
Njė zavalinar, zavalinas, zavalins, apo zavalinali’ rreth tė dyzetave, pasi ka dalė nga lokali pėrballė, drejtohet drejt meje. Eh, po ta pėrshkruaja atė skenė qė zgjati jo mė pak se njė orė, do t’i kaloja dukshėm kufijtė e modestisė. Prandaj s’po e bėj. Por fare shkurt; Zavalinari ishte njė adhuruesi im i pa pėrmbajtur. Kishte lexuar dhe mbante mend ēdo fjalė tė shkruar timen. Kishte parė dhe mbante mėnd tė gjitha reportazhet e mia televizive. Se ku kishte gjetur dhe ruante me fanatizėm tė madh librin t’im Qajtore. Dhe, e pa besueshme por e vėrtetė, mė tregoi celularin e tij ku ishte numri im. Kaq, dhe me tė mė s’po e zgjas se ai njeri pas produksionit tim gazetaresk ishte krejt i shkalluar.
Po shtohen pikat e shiut !
Nė Zavalinė thonė, ama vetėm thonė, se nga Zavalina mund tė dilet nė Gramsh. Por, pėr njė si unė, njė “thonė”, pėr mė tepėr nė njė vend ku gjeta njė adhurues tė atillė, mjafton e tepron. Po rruga ku ėshtė ?! Ah, rrugė s’ka. Prit or prit se rrugė edhe ka. Por me njė ndryshim tė vogėl. Se nuk ėshtė tamam rrugė, ėshtė zall lumi. Epo mir’ zall zall. Vetėm tė vete nė Gramsh. Se dihet, qė unė pas nuk kthehem kurrė.
Dhe bėj tutje.
Nga dilet pėr nė Gramsh ?!
Gjatė disa kilometrave kuturu, tre gra qė venė diku, njė i vetmuar pa ēadėr qė laget nėn shi, njė tjetėr me cfurk qė po ngre njė mullar, njėri qė mė pyet nėse jam i paisur me Metal Detector pėr gjetje floriri, njė ushtar, dy fėmijė, dhe njė djalosh, tė gjithė me njė pasiguri tė sinqertė, ngrenė supet dhe ja bėjnė me dorė kuturu nga Perėndimi.
Vazhdoj ! Tafti - bafti !
Njė farė rruge drejt Perėndimit, megjithėse vende-vende me baltė tė rrėshqitshme tė rrezikshme, kėtu ekziston. Madje diku disa punėtorė po merren me mirėmbajtjen e saj.
Dy vajza 12-13 vjeēare tė veshura bukur me dhėmbė skorbutikė zbresin teposhtė.
- Ejani se u lagėt !
Hyjnė nė makinė.
- Nga jeni ?
- Nga fshati Kabash.
- Sa shtėpi ka Kabashi ?
- Pesė ose gjashtė.
- Sa ka pasur mė parė
- Rreth 100
- Jeni nė shkollė ?
- Po, jemi nė klasėn e nėntė. Ne tė dyja jemi kushėrira.
- Sa larg e keni shkollėn ?
- Dy orė vajtje dy orė ardhje mė kėmbė.
- Keni qenė ndonjėherė nė Tiranė ?
- Jo. Deri nė Durrės kemi qenė. Nė Tiranė nuk njohim njeri.
- Ku po shkoni?
- I sollėm pėr tė ngrėnė vėllait qė punon nė mirėmbajtjen e rrugės.
- Pse nuk e merr drekėn me vete vėllai, por duhet t’ia sillni ju duke udhėtuar me orė nėpėr shi’?
- (ngrenė supet tė dyja)
- A tė nxjerr kjo rrugė nė Gramsh ?
- Po, me autobus, nėpėr zall.
Zbresin vajzat.
Rruga merr njė tė tatėpjetė si gjarpėr plot me kthesa dhe baltra. Shiu po shtohet. Zalli s’duket.
S’duket zalli, por nė njė kthesė duket njė Range Rover ! Mirė Range-i, po ėngjėlli shpėtimtar qė e nget, ai ku ėshtė ?! Ja dhe Ėngjėlli ! Nja pesėdhjetėvjeē. Nė tė vėrtetė, ėngjėlli apo shenjtori qė thotė se quhet Mark nuk u duk shpėtimtar qė nė fillim. Ngaqė, kur mė pa tek zbrisja tatėpjetėn e skėterrshme plot balt’ e zhavorr me frena e pa frena, pati njė moment hutimi, diē’ mendoi. Por erdhi shpejt nė vete, dhe u ngrit nė Qiell me njė buzėqeshje.
- S’ke nga ja mban o mbrojtės i udhėtarėve nė nevojė, o San Marco buēko me syze.
- Ku po vete, pyet shenjtori ?
- Nė Gramsh.
- Eja pas meje, tha, dhe nisi Range-in.
Shėnjtori pėrpara unė pas.
Ikja pas Shėn Markut nėpėr shi’ ishte e tėra njė kombinim, diku mė tepėr Adrenalinė, diku tjetėr mė pak Endorfinė, ku nė Qiell tė dyja, e ku zero secila, nga ato qė rrallė ndodhin nė jetė. U duk kjo, qė nė kilometrat e para. Kur mė tė majtė u shfaq njė e thepisur shkėmbore vertikale qė prekte qiellin.
- Ėshtė e famshmja dhe e frikshmja Grykė e Holtės, pėrroit qė buron nė pyjet e ahut afėr Stravanjit dhe bashkohet mė Devollin afėr Gramshit, tha...
E kush tjetėr mund ta thoshte kėtė veē atij qė s’desha ta pėrmend fare kėtu, nipit t’im erudit, i cili, edhe kėtė herė mė llahtarisi me gjithato toponomira dhe historira, zakone dhe vakira ?!
Shiu rretheqark, Shenjtori me Range pėrpara, mė tė majtė Gryka e Holtės, kjo ngushticė madhėshtore qė pėrpin gjithēka nė Lindje pėr ta flakur nė Perėndim, frika nga rrėshqitjet nėpėr kthesat e ngushta, u mbėshtollėn e u bėnė tė tėra, s’e di se ēfarė, as unė as nipi.
Pas kalimit tėrthor tė disa pėrrenjve dhe zajeve respektive, mė sė fundi i pafundmi Zalli i Holtės.
Hė se po mbaron kėtu hė se po merr fund atje, Zalli i Holtės ishte i tėri njė ankth i bukur. Gjatė atyre kalimeve tė frikshme, shpesh nė vende tė ndryshme brenda ujit tė sė njėjtės rrjedhė, bėra ē’do herė tė njėjtin marifet; Ndala makinėn, lashė ta kapėrcente i pari Shenjtori rrjedhėn, pastaj u futa e kalova. A ishte kjo njė hile njerėzore tokėsore ndaj Shpėtimtarit tė Qiellit ?!
Bubullima dhe shkreptima, gjėmime dhe vetėtima, nga pas Gryka e Holtės qė nxirrte hungėrima si nga gurmazi i njė luani me dhėmbė shkėmborė qė kafshojnė Qiellin, dhe, mė e tmerrshmja, aty - kėtu mbi lumė nisėn tė duken drunj tė shkulur dhe kėrcunj tė zinj.
Njė udhėtar i sprovuar i kėtyre anėve qė ka futur tė gjithė familjen nė njė Jeep, gjarpėron me shumė shkathtėsi pėrmes Zallit drejt Terra Ferma. Dhe na kalon tė dyve, edhe mua edhe Shpėtimtarin t’im.
Shoferat e dy kamionėve tė mėdhenj zhavorri, qė ikin anės lumit nė fryrje tė pandalshme, bėjnė me duar shenja frike pėr tė mė dhėnė tė kuptoj se duhet tė shpejtohem.
Nė kėto e sipėr, momentet mė tė frikshme, ishin ato kur pėr shkak tė vėshtirėsisė tė kalimit nėpėr ujė mė duhej ta ulja marrshin nė mes tė rrjedhės. Dhe ku ?! Nė mes tė atij Zalli, jo mė tė ngushtė se nja njė kilometėr, jo mė tė shkurtėr se 12 a 15 kilometra !
Por mė sė fundi mbaroi !
Shėn Marku, zbret dhe mė drejtohet,
- A jeni ju Edison Ypi?
- Po ai jam. Tė falėnderoj o Shenjtor. A ishte ky njė kalim i jashtėzakonshėm ?
- Po, i tillė ishte. E bėra pėr ty. Njėzet minuta mė vonė do tė kishte qenė tepėr vonė. Do tė duhej tė prisje dhjetė ditė qė tė mund tė hidheshe matanė.
- Po t’i isha futur vetėm kėsaj skėterre me zaje ?!
- Atė s’e di. Pyet nipin. Mirmbetshi tė dy.
Iku Shenjtori. Ndoshta pėr tė shkruar njė paragraf Ungjilli.
Pasdite e vonė. Nė Gostimė njė pazar i shkrehur. Diku pas Gostimės dikush ma bėn me shenjė pėr njė problem me makinėn. Ndal dhe dal. Kalimi nėpėr Zall ka shkalafitur mbulesėn e poshtme tė motorit. Nė njė gropė lavazhi e hoqa fare mbulesėn.
Drejt Tiranės nėpėr muzg; Hotele, minimarkete, truaj qė shiten, kioska tė mbyllura, lavazhe tė heshtur, restorante bosh, shtėpi qė shiten, gjethe qė i ka marrė era.
Kėshtu mbaroi ky udhėtim; Nėpėr ca vende tė ashpra ku shqiptarėt kanė nga dy emra. Ku tė gjithė janė shpėtimtarė. Ku tė gjithė quhen Mark. Ku tė gjithė janė nga Zavalina. Ku edhe pse urtėsia s’ėshtė fort nė modė, pėr ēudi tė budallenjve, tė gjithė jetojnė ēdo ditė mė mirė.
edisonypi@gmail.com
panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi