ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vepro tani!

Shko poshtė

24062012

Mesazh 

Vepro tani! Empty Vepro tani!




Vepro tani! Aleksander-arvizu-4-150x150ALEKSANDER ARVIZU

Gjatė kohės sime nė vendin tuaj tė bukur jam shfaqur pėrpara kamerave disa herė pėr tė thėnė se nė kėndvėshtrimin tim asnjė vend nuk ka bėrė mė shumė pėrparim nė 21 vitet e shkuara se sa Shqipėria. Kjo ka tė bėjė me shpirtin e pamposhtur tė shqiptarėve kudo. Ky pėrparim ėshtė i vėrtetė dhe ju me tė drejtė duhet tė jeni krenarė pėr tė.
Por ėshtė e drejtė dhe me vend tė pyes: A po shkon vendi nė drejtimin e duhur? A po e realizoni ju si shqiptarė potencialin e plotė tė vendit tuaj?
Disa muaj mė parė, disa prej jush nė auditor takuan njė vizitor nga Uashingtoni, pėrgjegjėsia kryesore e tė cilit ėshtė tė shėrbejė si i dėrguari i posaēėm i sekretares Klinton pėr nxitjen e demokracisė dhe tė shoqėrisė civile. Ai dhe unė u goditėm prej njė komenti tė bėrė prej njėrit nga ju, por tė pėrkrahur nga tė gjithė tė pranishmit. Komenti ishte se nė vitet e fundit, hapėsira pėr shoqėrinė civile ishte ndrydhur, ishte zvogėluar.
Njė gjė e tillė mė shqetėsoi dhe, tė them tė drejtėn, pėrgjigjja nuk ėshtė krijimi i njė zyre qeveritare qė mbikėqyr dhe drejton shoqėrinė civile. Pėrgjigjja ėshtė t’i jepet mė shumė hapėsirė, jo vetėm shoqėrisė civile, por individėve, qė t’iu pėrgjigjen mė shumė shqetėsimeve tė qytetarėve, qė nė fakt tė dėgjojnė atė qė njerėzit kanė pėr tė thėnė.
Jo shumė kohė mė parė, shumė shqiptarė u nxitėn pėr veprim nga planet e raportuara pėr importimin e tonelatave me mbeturina nga jashtė vendit. Ndėrkohė qė pjesė tė Shqipėrisė duken tė mbytura nė plehra, shqetėsimi i shprehur prej disa qytetarėve dukej me vend.
Dua ta bėj tė qartė se nuk mė takon mua apo SHBA-ve qė tė japin gjykime mbi kėtė ēėshtje. Por, njė pyetje e kam: Pėrse e kanė penguar mekanizmat ligjorė tė shtetit zhvillimin e referendumit? Pėrse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – qė ka detyrėn tė veprojė brenda njė kohe tė caktuar mbi kėrkesėn pėr referendum tė mbėshtetur prej 50 000 firmuesve – pėrse KQZ po minon edhe njėherė besimin e publikut nė aftėsinė e tij pėr tė vepruar me paanėsi dhe nė interes tė tė gjithė qytetarėve, dhe jo vetėm tė pak tė pėrzgjedhurve?
Ndėrkohė qė pranojmė pėrparimin e jashtėzakonshėm qė ėshtė bėrė, le tė ndalojmė pėr njė ēast dhe tė shqyrtojmė realitetin e vėshtirė, dhe ndonjėherė tė zymtė, me tė cilin pėrballen me dhjetėra mijėra shqiptarė, 24 orė nė ditė, 7 ditė tė javės, 365 ditė tė vitit.
Le tė flasim pak mbi kėtė nismė qė ne e quajmė: Vepro Tani!
Para sė gjithash, pėr kė ėshtė? Ėshtė pėr ēdo qytetar tė Republikės!
Pėr ēfarė bėhet fjalė: Ndryshimin qė duan tė gjithė, ndryshimin pėr tė cilin flasin tė gjithė!
Pėr ku bėhet fjalė? Pėr ēdo cep tė kėsaj toke tė bekuar.
Pėr pikėllimin qė ndiejnė studentėt, pedagogėt e drejtuesit e universitetit “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasan, kur njė autobus i mbushur me bashkėstudentėt e tyre ra nė njė luginė nga njė qafė e rrezikshme pranė Himarės. Pėr hidhėrimin nė Dukagjin, ku njė familje humbi vajzėn e vet 17-vjeēare nga dhuna e pakuptimtė e njė lloji qė s’duhet tė ketė vend nė Shqipėrinė e shekullit tė 21-tė. Pėr zemėrthyerjen e banorėve tė hershėm tė Sarandės qė kanė parė se si qyteti i tyre piktoresk ka humbur shumė prej hijeshisė sė vet teksa shndėrrohej nė njė kanion prej betoni. Pėr zemėrthyerjen e qytetarėve tė Gjirokastrės qė shohin pafuqishėm teksa neglizhenca bėn qė shtėpitė historike shemben. Pėr zemėrthyerjen e qytetarėve tė kryeqytetit, Tiranės, ku ngarja e makinave pėrbėn njė veprim, ndėrsa vozitja e makinave ėshtė kuturu dhe e rrezikshme pėr kėmbėsorėt, sikurse dhe pėr shoferėt e makinave tė tjera.
Vepro tani! Kur ėshtė koha? Koha ėshtė tani, nė kėtė ēast.
Dhe pse? Sepse unė e di qė keni nė zemėr tė ardhmen dhe mirėqenien e fėmijėve tuaj, tė tė dashurve tuaj, vetes tuaj dhe tė kujtdo nė Shqipėri.
Mė lejoni tė ndaj me ju njė histori nga Amerika. Kur vajza 13-vjeēare e Candy Lightner, e quajtur Keri, u godit dhe u vra nga njė shofer i dehur nė Kaliforni nė vitin 1980, ajo u shkatėrrua. Kur shoferit iu dha njė dėnim i lehtė, Candy Lightner u nxit tė vepronte. Organizoi njė grup tė vogėl pėr tė ndryshuar qėndrimin e publikut mbi pėrdorimin e alkoolit dhe tė ngarjes sė makinės nė Shtetet e Bashkuara. E quajti grupin e saj “Nėnat kundėr ngarjes sė makinės nė gjendje tė dehur”, MADD. Emri u bė i famshėm. E shtyrė pėr tė ndryshuar mendėsinė e bashkėqytetarėve tė saj amerikanė, Lightner avokatoi pėr ndryshime legjislative. Filloi programe edukuese pėr t’iu mėsuar adoleshentėve rreziqet e ngarjes sė makinės nė gjendje tė dehur. U shkroi zyrtarėve tė zgjedhur tė saj, i dha mėsime publikut dhe punoi pa reshtur pėr tė krijuar ndryshimin qė ajo donte tė shihte nė Shtetet e Bashkuara.
Tridhjetedy vjet mė pas, “Nėnat kundėr ngarjes sė makinės nė gjendje tė dehur” ėshtė njė nga OJQ-tė mė tė fuqishme nė Shtetet e Bashkuara. Ėshtė pėrgjegjėse pėr ndryshimin e ligjeve nė pothuajse ēdo shtet tė vendit dhe merr miliona dollarė donacione nė vit pėr tė vazhduar ndryshimin qė Lightner nisi kur u ndie e frymėzuar pėr tė vepruar.
Tani e di me saktėsi se ē’po mendojnė shumė prej jush: “I shkreti z. Arvizu. Ndoshta pėr mirė e ka, por kėtu jemi nė Shqipėri. Gjėrat janė ndryshe kėtu”.
Nuk ka pse tė jetė ashtu.
Se pėr mua, bukuria e Shqipėrisė dhe e vendit tuaj ėshtė qė nė thelbin tuaj, nė bėrthamėn tuaj, jeni njėsoj si njerėzit kudo gjetkė, anekėnd botės. Me tė njėjtat shpresa. Tė njėjtat frikėra dhe ankthe. Tė njėjtat ėndrra.
Ėshtė koha qė tė ndėrmerren kėto hapa tė parė tė rėndėsishėm qė ėndrrat tė shndėrrohen nė realitet. Ēdo udhėtim nis me njė hap tė parė. Dhe ky nis sė brendshmi prej shpirtit qė vlon shndritshėm nė zemrėn e ēdo qytetari shqiptar.
Presidenti Obama frymėzoi miliona amerikanė dhe miliona nė mbarė botėn kur tha kėto fjalė tė thjeshta: “Po, ne mundemi!”
Ndaj, po, ju mundeni!
Keni fuqinė pėr t’i ndryshuar gjėrat. Por, pėr ta bėrė kėtė, duhet tė besoni te vetja dhe te fuqia qė zotėroni pėr tė pėrmirėsuar jetėt e tė gjithė shqiptarėve.
Unė nuk jam naiv. Ndryshimi i vėrtetė dhe jetėgjatė nuk ndodh brenda ditės. Ju i dini mė mirė se unė pengesat qė gjenden nė rrugėn tuaj, ato pengesa tė ndryshimit qė gjenden kėtu nė Shqipėri.
Dua tė ndalem paksa te shprehja qė kemi pėrdorur, “Vepro tani!”. Ėshtė pėrkthyer. Tė gjithė e dini anglishten mė mirė se sa unė gjuhėn shqipe, ndaj mendoni: ACT – nėnkupton “Shqiptarėt e Mbledhur Bashkė – Tani”. Ky ėshtė kuptimi. Shqiptarėt tė bashkuar nė njė, tani. Qė edhe si individė, por edhe sė bashku, jo vetėm tė sfidoni, por edhe tė hidhni tej mendėsitė e rrėnjosura dhe mėnyrat e vjetra se si bėhen gjėrat. Mendoni pėr problemin apo ēėshtjen qė ėshtė e rėndėsishme pėr ju personalisht, pėr familjen tuaj, pėr miqtė tuaj, pėr vendin tuaj. Mund tė jetė e madhe, mund tė jetė e vogėl, nė fakt, nuk ka fare rėndėsi.
Besoj qė ėshtė e rėndėsishme qė simbolikisht secili tė zotohet se do tė veprojė pėr problemin apo ēėshtjen qė ka rėndėsi pėr ju. Pas pak minutash do tė dėgjoni disa sugjerime mbi atė se si mund tė bėhet ky zotim. Duam t’ju ndihmojmė dhe do ta bėjmė kėtė, por agjentėt e ndryshimit duhet tė jeni pikėrisht ju.
Ne nė Ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara duam tė dėgjojmė se ēfarė plani keni pėr ndryshim. Kemi krijuar njė hapėsirė tė re nė faqen Facebook tė Ambasadės, ku mund tė ndani drejtpėrdrejt me ne planet tuaja pėr veprim. Pra, pėrdoreni Facebook-un, bėni ē’tė mundni, por na i thoni idetė tuaja. Na thoni ē’po bėni pėr tė pėrmirėsuar jetėn nė komunitetin tuaj dhe anekėnd Shqipėrisė. Na tregoni historitė tuaja, sukseset tuaja, qė tė mund tė informohemi mė mirė dhe tė na ndihmoni tė pėrhapim fjalėn pėr tė frymėzuar tė tjerėt pėr tė njėjtėn gjė.
Mė lejoni ta mbyll me njė citim qė s’kam dyshim qė ėshtė shumė i njohur pėr shumė prej jush: “Ne i ruajmė kėto tė drejta si tė vetėkuptueshme, qė tė gjithė njerėzve Krijuesi u ka dhėnė tė drejta tė caktuara tė patjetėrsueshme dhe, mes kėtyre, janė e drejta pėr Jetėn, Lirinė dhe kėrkimi i Lumturisė. Qė pėr t’i siguruar kėto tė drejta, mes njerėzve krijohen qeveri, tė cilat fuqitė e tyre i marrin prej pėlqimit tė atyre qė qeverisin”.
Ky citim ėshtė nga Deklarata Amerikane e Pavarėsisė.
Nė mė pak se dy javė, amerikanėt kudo do tė festojnė 236-vjetorin e pavarėsisė sonė. Sa e pėrshtatshme do tė ishte qė nė 2012-n – kėtė 100-vjetor tė pavarėsisė sė Shqipėrisė – tė mund tė kishte njė deklaratė tė ngjashme pavarėsie, njė pėrkushtim tė ripėrtėrirė prej ēdo qytetari shqiptar tė shqetėsuar pėr t’u ndarė nga trashėgimia e sė shkuarės.
Njėzet e njė vite mė parė shumė shqiptarė tė guximshėm, disa prej jush nė kėtė sallė, rrėzuan statujėn e Enver Hoxhės dhe errėsirėn qė simbolizonte regjimi i tij. Duke e bėrė kėtė, ata dhe ju mbollėt farat e demokracisė moderne shqiptare. Pėr tė ndėrtuar mbi atė trashėgimi mendoj se ka rėndėsi kritike qė tė: Veproni tani!
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi