ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti dikur dhe tani

Shko poshtė

02122008

Mesazh 

Presidenti dikur dhe tani Empty Presidenti dikur dhe tani




LUTFI DERVISHI:
A kemi pasur presidentė tė mirė? Pyetja lidhet me tre ish-presidentė dhe njė president nė detyrė. Ndoshta, nė tė ardhmen, mund tė ketė mė shumė kuptim pyetja pėr (ish) kryeministrin, sepse aty do tė lėvizė pushteti real, sidomos pas ndryshimeve tė fundit nė Kushtetutė.
Nė ushtrimin e detyrės, ish-Presidenti Berisha (‘92-‘97), ish-Presidenti Meidani (‘97-2002), ish-Presidenti Moisiu (2002-2007) dhe Presidenti Topi (2007), ndryshojnė shumė nga njėri-tjetri dhe ushtrojnė detyrėn nė faza tė ndryshme tė zhvillimit tė vendit, por edhe me kompetenca tė ndryshme kushtetuese.

Ajo qė i bashkon tė katėr figurat e larta, ėshtė fakti se tė katėr si presidentė kanė dhėnė dekorata me tepri dhe, pėr fat tė keq, kanė dekoruar si viktima ashtu edhe persekutorė apo denonciatorė tė kėtyre viktimave. Historia do ta thotė nė mėnyrė mė tė pėrmbledhur, do t’u vėrė notėn e merituar presidentėve, por besoj se ėshtė koha pėr tė dhėnė njė vlerėsim pėr pluset dhe minuset qė ka shoqėruar mandatet e tyre
Nė kohėn e ushtrimit tė detyrės, nga ish-Presidenti Berisha kemi njė republikė gjysmė presidenciale. Presidenti kishte tė drejtė tė nxirrte dekrete me fuqinė e ligjit dhe, sot, kėtė tė drejtė e ka Kryeministri qė nxjerr akte normative. Presidenti, nė bazė tė kompetencave kushtetuese, kishte tė drejtė tė drejtonte mbledhjen e qeverisė.

Zoti Berisha vinte nė postin e Presidentit pas zgjedhjeve tė 22 marsit tė vitit 1992, ku Partia Demokratike, si asnjė parti opozitare nė vendet e ish-Lindjes komuniste, erdhi nė pushtet me njė fitore tė gjerė. Zoti Berisha u zgjodh si president me njė mandat tė qartė pėr tė drejtuar dhe kishte pėrgjegjėsinė e shumicės dėrrmuesve tė votuesve shqiptarė pėr tė ndryshuar vendin.
Vitet e para pas shembjes sė regjimit komunist, janė vitet e reformave dhe meritat, nė kėtė aspekt, i shkojnė njeriut qė do tė mbetet nė histori pėr pėrmbysjen e regjimit mė tė egėr komunist qė ka njohur kontinenti ynė. Por, mandati i madh dhe mbėshtetja e gjerė qė pati zoti Berisha, solli probleme me zhvillimin e demokracisė.
Z. Berisha e pati shumė tė vėshtirė tė pajtohej me mendimin kritik, qoftė tė opozitės, qoftė brenda radhėve tė PD-sė, qoftė tė medias apo tė shoqėrisė civile. Z. Berisha drejtoi me dorė tė fortė. Fuqia e tij e madhe politike, energjia e pashtershme pėr tė dėrrmuar kundėrshtarėt politikė, shto kėtu zbatimin praktik nė politikė tė mentalitetit tė kirurgut, pėr tė cilin pjesa e keqe duhet hequr me bisturi, sollėn pasoja tė rėnda nė zhvillimin demokratik tė vendit, qė u manifestuan nė vitin 1996, ku vendi ishte praktikisht pa opozitė nga zgjedhjet problematike tė atij viti dhe 1997, trazirat e tė cilit nxorėn nė dritė faktin qė, dobėsia mė e madhe nė Shqipėri, ishte mungesa e institucioneve.
‘92-’96-a ishte periudha kur presidenti i "merrte" kompetencat qeverisė, (me dekret shpallte zi kombėtare, bėnte emėrime dhe ēemėrime, pa pyetur qeverinė). Mė pas, vjen periudha ku qeveria i merr kompetencat Presidentit, z. Meidani hap kapitullin e presidentėve pa pėrgjegjėsi elektorale.

Z. Meidani, gjatė gjithė mandatit tė tij dėshmoi se nuk e dėshironte protagonizmin. I ardhur nė postin e lartė tė shtetit, pas periudhės autoritariste tė z. Berisha, ai, nga frika se mos i ngjante modelit Berisha, kaloi nė ekstremin tjetėr. Me Kushtetutėn e vitit 1998, ėshtė hapi i parė i kalimit tė shumė kompetencave nga Presidenti tek Qeveria.

Pika mė e fortė, nga e cila do tė mbahet mend zoti Meidani, ėshtė fakti se nė kohėn qė ai ushtronte detyrėn si President, nė kohėn kur qeveritė dhe kryeministrat e sė majtės ishin nė qendėr tė kritikave dhe akuzave tė opinionit vendas dhe tė huaj pėr korrupsion, pėr tė nuk u artikulua jo akuzė, por as dyshimi mė i vogėl. Nė mandatin e tij filloi ndėrtimi i institucioneve kushtetuese. Me gjithė pamjen e butė dhe tė qetė, si President, ai u tregua i skajshėm nė raport me opozitėn. Nuk e takoi asnjėherė gjatė 5 vjetėve.
Shkarkimi i 20 ambasadorėve brenda njė dite ,apo shkarkimi i njė grupi gjeneralėsh (tė gjithė fituan gjyqin mė pas) janė tregues tė njė militantizmi tė heshtur, por shumė tė vendosur. Me gjithė kujdesin pėr tė qenė mbi palėt dhe pėr tė dalė me kostumin e intelektualit, kandidimi dy herė pėr postin e Kryetarit tė Partisė Socialiste (2003, 2005) konfirmon atė qė kritikėt mė tė ashpėr tė tij e kanė quajtur si "President i njė pale". Duke i lėnė kėshtu njė hapėsirė tė madhe pasardhėsit tė tij.
Zoti Mosiu u zgjodh nė njė tentativė tė suksesshme pėr tė pasur njė "President kushtetues". U zgjodh me konsensus tė gjerė tė tė dyja palėve. Dera e presidencės sė tij ishte e hapur pėr tė dyja palėt. Mund tė thuhet pa frikė se kostumin e presidentit ai e veshi gjatė mandatit. Dekorimi me tepri dhe dekorimi i figurave politike, qė mė sė paku e meritojnė tė dekorohen, janė minuse tė mandatit tė zotit Moisiu.

Reformimi i institucioneve tė drejtėsisė mbeti pika mė e dobėt e mandatit. Nė cilėsinė e kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Presidenti mund tė bėjė shumė mė tepėr pėr drejtėsinė. Vetėm vitin e pestė zoti Moisiu paraqiti platformėn pėr drejtėsinė, gjė qė mund ta bėnte qė nė vitin e parė.
Nė ushtrimin e detyrės, zoti Moisiu ėshtė pėrqendruar strikt tek puna si President dhe jo tek e ardhmja e tij politike. Ndoshta Moisiu do tė mbetet i vetmi qė gjithė kohėn dhe energjitė i ka vėnė nė dispozicion tė mandatit dhe jo tė sė ardhmes personale. Gjė qė ishte e kundėrta me z. Berisha, me z. Meidani dhe, siē duken disa shenja, edhe me z. Topi.
Me zgjedhjen e zotit Topi si President, kemi kthimin tek figura e politikanit nė krye tė shtetit. I kuotuar nė sondazhe prej vitit 200 si politikani mė popullor, zoti Topi, megjithėse u zgjodh nė rrugė kushtetuese, nuk arriti tė marrė njė konsensus tė gjerė me opozitėn.
Kritikat e opozitės si President i njėanshėm, njė vit e gjysmė pas qėndrimit nė detyrė, janė shuar. Ndoshta dhe pėr fajin se tė gjithė dekretet pėr emėrime i ka bėrė pa marrė pėlqimin paraprak tė asnjė pale.
Nė vite, zoti Topi ka formuar profilin e njė politikani tė ekuilibruar dhe ka qenė i distancuar ndaj ekstremeve. Sfida e tij gjatė ushtrimit tė detyrės ėshtė qėndrimi mbi palėt. Ėshtė nė fillim tė vitit tė dytė tė mandatit dhe pyetja e hapur mbetet: Si dėshiron ai tė mbahet mend si President i Shqipėrisė? Do t'i kushtojė kohėn dhe energjinė e tij karriges sė kryetarit tė shtetit, apo tė ardhmes sė tij politike pas vitit 2012?
Nė fund, por jo nga rėndėsia me ndryshimet kushtetuese tė prillit tė kėtij viti, ėshtė forcuar Kryeministri dhe ėshtė dobėsuar Presidenti. (Tashmė ėshtė Kryeministri dhe jo Presidenti qė mund tė shpėrndajė Kuvendin dhe ta ēojė vendin nė zgjedhje tė parakohshme). Kushtetuta i ka dhėnė Presidentit shumė fuqi, sidomos nė sistemin e drejtėsisė (emėrimet e anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė dhe Kushtetuese) pikėrisht se ishte figura qė gėzonte konsensusin mė tė madh - 84 vota).

Kjo gjė tashmė nuk ekziston. Ndryshimet e fundit kushtetuese nuk lėnė dyshim se presidentėt do tė jenė figura politike tė zgjedhura vetėm nga njė forcė politike. Ndaj, ndoshta nė tė ardhmen, ėshtė mė mirė tė flasim pėr kryeministrat.
Shekulli
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Presidenti dikur dhe tani :: Komentet

shqiptari

Mesazh Wed Dec 03, 2008 12:31 am nga shqiptari

Presidenti me i keq ne keto 17 vjet plurakizem per mua mbetet Rexhep Mejdani. Puro komunist.

Edituar pėr herė tė fundit nga shqiptari nė Wed Dec 03, 2008 12:43 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Dec 03, 2008 12:40 am nga ilda

Rexhep Mejdani ????????????????? Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Dec 03, 2008 12:45 am nga shqiptari

Te ēudit fakti qe ai eshte me i keqi!per mua) apo qe eshte puro komunist. Po te them dhe nje tjeter. Gjithmon kam pas pershtypjen se eshte skuth per shkak se ka qene me shum i vdekur se i gjalle.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Dec 03, 2008 12:59 am nga Iliriada Portal

Mejdani do mbahet mend per shkarkimin nga detyra te dhjetra prokuroreve, gjygjtareve etj qe vinin nga shtresa e ish te perndjekurve dhe emerimin e militanteve te PS ne vend te tyre. Presidenti me antipatik.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Wed Dec 03, 2008 11:56 am nga Drini

Kam pas idene se presidenti me i dobet ka qene Moisiu mirpo duke u menduar mire mendoj se Mejdani fshihej prapa petkut te akademikut po ne fakt ka qene presidenti me kukull qe kemi pas ndonjeher.Mjafton vetem nje here ti dhterngonte dhembet Fatosi dhe ky sa se bente ne br....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Dec 03, 2008 5:30 pm nga neni 55

Moisiu do mbahet mend si presidenti vogel velo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Dec 03, 2008 10:56 pm nga shqiptari

hahahahahahahaaaaa

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Dec 04, 2008 1:18 am nga ADMIN

O shqiptar po mund qe ti dalesh ati mejdan

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Thu Dec 04, 2008 1:16 pm nga dea

Berisha do mbahet mend si me i miri dhe me i keqi njekohesisht. Ishte i pari president i pluralizmit dhe i ra gjithe barra e tranzicionit ne kurriz. Luftoi ta perballonte dhe deridiku e perballoi me sukses. Hodhi themelet e para te shtetit demokratik. Beri gafa te jashtzakonshme qe ēuan deri aty sa qe u tronditen themelet e shtetit demokratik te cilat ai vete me PD i kishin hedhur me aq lufte. La shtetin te binte ne duart e komunisteve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sun Dec 07, 2008 5:08 pm nga shqiptari

La shtetin te binte ne duart e komunisteve.
kjo nuk i falet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi