ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TANI i TOP-it bashkoi shpirtin shqiptar

Shko poshtė

28052008

Mesazh 

TANI i TOP-it bashkoi shpirtin shqiptar Empty TANI i TOP-it bashkoi shpirtin shqiptar





TANI i TOP-it bashkoi shpirtin shqiptar
Xhavit Haliti
E kisha mik Tanin e "Top"-it, djalin energjik, qė pėr sa kohė e njoha, mė ka befasuar gjithmonė me idetė dhe kurajon e tij. Lajmi i keq pėr vdekjen e papritur tė Tanit, nė moshėn 39-vjeēare, mė shokoi dhe mė la pa fjalė... ashtu siē mund tė ketė mbetur ēdokush qė e njihte atė nga afėr, apo edhe nėpėrmjet punės sė tij kolosale. Nuk gjenden lehtė fjalėt e ngushėllimit pėr kėtė djalė, por ajo qė shumėkush e di, ėshtė se Dritan Hoxha, qė me tė drejtė ėshtė quajtur "manjati i medias", ishte njeriu qė futi pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe jo vetėm, transmetimet dixhitale, tokėsore dhe satelitore, transmetimet nė telefonin celular dhe sė fundi, nė teknologjinė mė tė pėrparuar HD. Dhe e di se Dritani mendonte ditė e natė se si dhe ēfarė tė ndryshonte pėr mė mirė, ishte nė garė tė pareshtur pėr cilėsinė dhe tė renė. Pėrveē teknologjisė sė pėrparuar dhe modernizimin e komunikimit qė ofroi, tė cilat edukuan shije dhe standarde tė reja, Dritan Hoxha ka meritėn e padiskutueshme, qė me punėn e tij bashkoi shpirtin shqiptar kudo ku jeton.

Ajo qė doja tė shtoja nė morinė e fjalėve qė janė thėnė pėr Dritan Hoxhėn, ėshtė se ai punoi shumė pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. I njoh pėrpjekjet e mėdha qė Dritani bėri nė mėnyrė qė sinjali i "Top Channel" tė mbėrrinte edhe nė Kosovė, e ku mijėra shqiptarė, nė pritje tė realizimit tė ėndrrės sė tyre shekullore, pavarėsisė, mbėrthyen sytė nė ekranin e magjishėm tė kėtij televizioni.

Nė ekranin e "Top Channel" kemi dėgjuar informacionin mė cilėsor e mė tė pavarur tė ofruar ndonjėherė nė ndonjė media shqiptare. Nė ekranin e "Top Channel" kemi dėgjuar ato qė kurrė nuk u thanė dot nė ekrane tė tjera. Besoj se tė gjithė pa pėrjashtim, politikanė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi kemi thėnė nė mikrofonin e "Top Channel", qoftė edhe njė fjali tė vetme, me shpresėn se nėpėrmjet sinjalit tė kėtij televizioni, ajo do tė shkojė nė shtėpinė e ēdo shqiptari. Nė studiot e "Top Channel" ėshtė folur vetėm shqip dhe ēdo figurė shqiptare ka dhėnė mendimin e vet, duke e bėrė ekranin e kėtij televizioni njė konak "burrash", ku secili qė e ndjen veten shqiptar mund tė thotė fjalėn e tij.

Media e Dritanit ka qenė e pranishme nė Kosovė, nė ditė tė mėdha, tė mira dhe tė kėqija. Televizioni "Top Channel", me pėrparėsinė e njė shtrirjeje tejet tė gjerė transmetimi, ka pėrcjellė ēdo moment tė pėrgatitjeve pėr ditėn e madhe tė shpalljes sė pavarėsisė dhe gėzimin e fitores sė saj, duke bėrė tė mundur qė kjo ngjarje e madhe tė pėrcillet anembanė botės nė kohė reale.

Dritan Hoxha ishte njeriu qė ekranin e televizionit tė tij nuk e pėrdori kurrė pėr vete, por e hapi atė duke bashkuar aty sytė, zėrat dhe shpirtin e shqiptarėve.

Dritan Hoxha, ai djalė fare i ri, por me vizionin e njė njeriu tė madh dhe me njė intuitė tė pakrahasueshme, bėri atė qė politika pėr vite tė tėra, nuk mundi ta bėjė as kėtej dhe as andej kufirit. Falė kėtij televizioni dhe transmetimeve cilėsore tė tij, Shqipėria dhe Kosova janė njohur edhe mė shumė nė botė, zėri ynė ėshtė dėgjuar mė shumė atėherė kur duhet tė dėgjohej dhe diskutimi i ēėshtjes shqiptare nė kancelaritė perėndimore ėshtė shpejtuar edhe mė shumė.

Askush tė mos e harrojė, se me anė tė futjes sė teknologjisė "DigitAlb", Dritan Hoxha ka ēuar nga pak Shqipėri nė shtėpinė e ēdo shqiptari kudo nė botė. Falė transmetimeve tė filmave pėr fėmijė nė gjuhėn shqipe, fėmijėt e emigrantėve nuk e harruan gjuhėn e nėnės, falė "DigitAlb"-it, tė lodhur nga jeta nė emigracion, ata, tė ikurit nga vendi i tyre, mund tė informohen nė gjuhėn amtare pėr atė qė ndodh nė Shqipėri e nė botė, dhe tė vėnė buzėn nė gaz me humorin e "Portokallisė", apo satirės therėse tė "Fiksit".

Tė gjitha kėto mbajnė firmėn e Dritan Hoxhės, kėtij djali tė ri, qė me modesti ka bėrė aq shumė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarinė kudo nė botė. Dhe nėse nuk e kemi kuptuar vėrtet sa shumė ka bėrė, uroj qė kėtė tė mos e vėrtetojė mungesa e tijā€¦
SHQIP
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

TANI i TOP-it bashkoi shpirtin shqiptar :: Komentet

avatar

Mesazh Thu May 29, 2008 2:45 pm nga Iliriada Portal

Heshtje me mirėkuptim pėr tė mos lėnduar tė gjallett
Diana Ndrenika

Ishte shokuese ndodhia e sė premtes ndaj tė gdhirė, ngjarje e rėndė qė e mbajti peng pėr disa ditė jetėn e kryeqytetit. Tani i Topit pėrbėnte njė fenomen tė jashtėzakonshėm pėr jetėn mediatike e kulturore nė Tiranė dhe humbja e tij nuk i la dot indiferentė as gurėt e rrugės. Po ashtu jam nė njė mendje me ju, qė atyre ē’ka janė thėnė pėr tė kėto ditė, nuk mund t’u hiqet asnjė presje.
Madje aq bukur janė bėrė vlerėsimet pėr Dritan Hoxhėn nga kolegė e shokė tė tij, saqė nuk di se ēfarė fjale me vend mund tė shtoja. Mbase - Krijues i Tempullit tė Fjalės sė Lirė. Duke folur pėr fjalėn e lirė mė mirė po kthehemi te biseda jonė pėr tė cilėn ju mė ngacmuat, pasi unė nuk do merrja guximin tė shkruaja.
Teksa pashė flokėt e Entelės, nė filmimet e “Ora News”, herėt nė mėngjesin e ditės sė premte besoj, se si shumė gra e nėna shqiptare jam prekur pėr Entelėn po aq sa u preka dhe pėr Tanin. Vdekje tejet e rėndė… Pėrse nuk flasin pėr vajzėn? Ku ėshtė emancipimi i kėsaj shoqėrie? Por ky ishte reagimi i parė. Pas pak fillova tė mendoj mė gjatė, mė thellė. Ishin tė rinj, kishin tė drejtė tė jetonin pėr shumė vjet akoma. Vdekja e pabesė i kapi nė befasi, duke i fotografuar kėshtu sė bashku nė momentin e tyre tė fundit, njė fakt qė me sa duket ata nuk donin ta bėnin publik.
Qė prej atij momenti unė hyra nė dilemė dhe me veten time bluaja nė mendje nėse a do tė ishte e udhės qė kėtė tė vėrtetė tė jetės sė tyre private t’ua bėnim publike ne? Vdekja i kap nė befasi. Shoqėria besoj, nuk duhet tė imitojė vdekjen, por duhet tė tregohet mė gjeneroze se ajo. Duhet tė respektojė tė drejtėn e tė fshehtės sė tyre.
Vras mendjen nėse Vjollca, apo Entela kėrkon mė shumė kujdes kėto ditė. Dhe si nėnė e njė vajze 14 vjeēe, zemra mė anon nga Vjollca. Entela e bukur dhe e mirė pa dyshim do tė na mirėkuptonte pėrderisa dhe ajo me ndėrgjegje tė plotė nė gjallje kishte pranuar vendin e dytė, vendin e njė shoqeje me njė status anonim.
Besoj se shumė nėna e gra tė tjera si unė kanė bluar nė mendje e nė zemėr tė njėjtin shqetėsim, tė jenė me Vjollcėn apo Entelėn. Vjollca dhe tė katėr fėmijėt e saj kanė tė drejtėn tė mos shqetėsohen. Kėtu hezitimi im mori fund. Nė emėr tė tyre unė mirėkuptova heshtjen e Top Channel, e disa mediave tė tjera. Nė emėr tė tyre unė mirėkuptova dhe vlerėsova dhe qėndrimin e liderit tė opozitės, sepse duke folur nė kėtė rast, vret mė shumė se sa ndreq. Prandaj si nėnė dhe si grua unė vendosa qė Vjollca duhet mbrojtur. Tani i Topit dhe Entela po ashtu. Ata nuk mbrohen dot mė. Dhe besova qė shoqėria shqiptare kishte vendosur tė bėhej shumė fragile, pėr tė respektuar tė drejtėn e atyre qė s’janė mė dhe pėr tė mbrojtur ata qė janė aq tė vrarė nė kėto ditė, saqė ne duke folur pėr kėtė ēėshtje, veē thellimit tė plagės sė shpirtit, nuk mund t’u bėjmė asgjė tjetėr. Le tė mos bėjmė zhurmė mė mirė, pėrderisa nuk zhbėjmė dot asgjė nga ajo ēka ėshtė bėrė tashmė. Le tė mos sulmojmė tė pambrojturit.
Panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi