ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seks pėr konsum vendi

Shko poshtė

02062008

Mesazh 

Seks pėr konsum vendi Empty Seks pėr konsum vendi




Seks pėr konsum vendi
Prostitucioni “Made in Albania”, Shqipėria prezantohet seriozisht me prostitucionin. Nė Tiranė rritet me 50 pėr qind tregtia e trupit. Policia disponon edhe vatrat mė tė nxehta

TIRANĖ – Shqipėria, njė furnitore e dikurshme e tregut evropian tė prostitucionit, po njeh sė fundi njė kurbė rritėse tė seksit komercial me fokus klientelėn vendase. Duke iu referuar tė dhėnave zyrtare tė policisė dhe Gjykatės sė Tiranės, rezulton se gjatė 5 muajve tė parė tė vitit ka njė rritje tė numrit tė proceseve gjyqėsore pėr veprėn penale tė prostitucionit, thuajse nė masėn 50 pėr qind, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė shkuar. Nga fillimi i vitit deri nė fund tė muajit maj, nė Gjykatėn e Tiranės janė dėnuar 17 gra dhe vajza pėr veprėn penale tė prostitucionit, ndėrkohė qė gjatė sė njėjtės periudhė tė vitit tė shkuar gjykata ka dėnuar vetėm 7 prostituta. Aktualisht nė Gjykatėn e Tiranės janė nė proces gjyqėsor edhe 7 vajza, tė cilat akuzohen pėr tė njėjtėn vepėr penale. Profesioni mė i vjetėr ėshtė kthyer nė njė fenomen tė rrezikshėm dhe tepėr shqetėsues pėr shoqėrinė shqiptare. Pa dyshim qė prostitucioni i pakontrolluar, i cili konsiderohet i rrezikshėm pėr moralin e shqiptarėve, ėshtė mė i pėrhapur nė kryeqytet, ku jeton njė pjesė e madhe e popullsisė. Ky fenomen vazhdon tė ketė pėrmasa tė larta, tė cilat ndryshojnė nė progresion rritės nga viti nė vit.

Harta e prostitutave

Brenda kryeqytetit prostitutat, ose siē quhen ndryshe punėtoret e seksit, kanė pėrzgjedhur disa zona tė favorshme pėr “biznesin” e tyre, duke pasur parasysh lėvizjet e shumta tė njerėzve. Nga tė dhėnat zyrtare tė policisė, prostitutat qė zakonisht janė nga mosha 17-45 vjeēe, janė pėrqendruar nė zonėn e “Zogut tė Zi”, njė pikė e rėndėsishme pėr hyrjen dhe daljen e njerėzve nė kryeqytet; qendrėn e Tiranės pėrgjatė sheshit “Skėnderbej” dhe pranė Pallatit tė Operės dhe Baletit, si dhe nė zonėn e Bllokut tė Ambasadave. Kėto tri pika tė nxehta janė prej vitesh nėn vėzhgimin e policisė sė kryeqytetit, e cila gjatė 5 muajve tė parė tė vitit ka arritur tė prangosė nė flagrancė rreth 15 prostituta pėrsėritėse, mes tė cilave edhe disa qė i provonin prangat pėr herė tė dytė apo tė tretė pėr tė njėjtėn akuzė. Nga tė arrestuarat pėr “ushtrim prostitucioni”, pjesa mė e madhe e tyre i janė nėnshtruar procesit gjyqėsor nė Gjykatėn e Tiranės, ku nga fillimi i vitit e deri tani janė dėnuar 17 gra dhe vajza pėr veprėn penale “ushtrim prostitucioni”.

Skema

Nga tė dhėnat zyrtare tė gjykatės, rezulton se tė gjitha prostitutat zbatojnė thuajse tė njėjtėn skemė pėr tė joshur klientėt e tyre. Nga deklarimet e prostitutave dhėnė nė polici dhe gjykatė, del se gjahu i tyre janė kryesisht banorė tė zonave pėrreth kryeqytetit, apo rretheve tė tjera qė vijnė nė Tiranė pėr punė. Teksa i shikojnė tė vetmuar nė pritje tė autobusit, ato u afrohen dhe u propozojnė tė kryejnė marrėdhėnie seksuale kundrejt pagesės. Mė pas vazhdon e njėjta skemė: klienti duhet tė paguajė mė parė hotelin, qoftė ky hotel “Driloni” apo hotel “Dajti”, dhe mė pas prostitutėn. Pikėrisht nė kėtė moment ndėrhyn policia, e cila prangos punėtoren e seksit dhe e shoqėron klientin, i cili jep shpjegimet sesi ėshtė joshur teksa priste tė merrte vizėn pranė bllokut tė ambasadės, apo duke pritur fugonin tek “Zogu i Zi”. Por, megjithėse fenomeni i prostitucionit konsiderohet si njė rrezik i madh pėr moralin e shoqėrisė sonė, kjo e shprehur edhe nė vendimet e gjykatės, dėnimi pėr prostitutat mbetet tepėr minimal.

Masa e dėnimit

Nga 17 vendimet e shpallura nga Gjykata e Tiranės gjatė kėtyre 5 muajve, rezulton se pjesa mė e madhe e prostitutave janė dėnuar me gjobė, vlera e sė cilės arrin nė 1 milion lekė. Duke pasur parasysh kushtet ekonomike tepėr tė vėshtira qė i detyrojnė kėto gra tė shesin trupin nė rrugė, ėshtė thuajse e pamundur edhe pėrballimi i gjobės sė dhėnė nga gjykata, e cila nė kėtė mėnyrė i detyron tė dalin sėrish nė kėrkim tė klientėve, kėtė radhė jo pėr tė ushqyer fėmijėt apo pėr tė paguar qiranė e banesės, por pėr tė shlyer detyrimin ndaj shteti. Herė pas here gjykata jep dėnime edhe me burg, por kjo ndodh nė rastet kur gratė apo vajzat qė ndodhen nė bankėn e tė akuzuarve pėr prostitucion gjykohen pėr tė dytėn herė. Nė kėto raste, gjykata vendos dėnimin e tyre deri nė 6 muaj burg.

Mosha

Ndryshe nga vendet e Evropės, ku prostitutat janė kryesisht vajza deri nė moshėn 25 vjeēe, nė Shqipėri kjo kategori ka njė larmi moshash. Referuar tė dhėnave zyrtare, del se profesionin e prostitutės e ushtrojnė vajza dhe gra qė u pėrkasin grupmoshave nga 17 deri nė 50 vjeē. Rastet nė fjalė janė evidentuar nė Gjykatėn e Tiranės, e cila vetėm njė muaj mė parė dėnoi me 6 muaj burg tė pandehurėn Naile S., 50 vjeēe, e cila ėshtė kapur nė flagrancė duke kryer marrėdhėnie seksuale me njė 70-vjeēar, nė kėmbim tė shumės sė 1000 lekėve. Kryesisht, mosha e grave qė ushtrojnė prostitucion, sipas statistikave zyrtare, ėshtė rreth tė 30-ve, ku nuk pėrjashtohen as vajza tė cilat sapo kanė mbushur tė 18-at. Jonida T. ėshtė njė nga vajzat qė ushtronte prostitucion me dėshirėn e saj. Vajza me orgjinė nga njė fshat i kryeqytetit, sapo kishte mbushur 18 vjeē kur u arrestua nga policia pėr veprėn penale tė prostitucionit. Jonida T. u kap duke kryer marrėdhėnie me njė shtetas nė kėmbim tė shumės sė 3 mijė lekėve. Policia i arrestoi nė njė dhomė hoteli pranė qendrės sė kryeqytetit, pasi klienti kishte paguar shumėn e 1000 lekėve. Kėto dy raste nuk janė tė vetmit, kur gra tė moshuara apo vajza tė mitura, pėr shkak tė arsyeve ekonomike, prostituojnė. Policia ka evidentuar edhe raste tė tjera, kur gra rreth tė 50-ve dalin nė rrugėt e kryeqytetit pėr tė shitur trupin e tyre. I njėjti fenomen vėrehet edhe me vajzat e mitura, tė cilat nė tė gjithė rastet thonė se prostituojnė pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė ekonomike. Nė morinė e arrestimeve pėr veprėn penale tė prostitucionit, kanė qenė tė rralla kur policia ka arritur nė pėrfundimin se vajzat apo gratė kanė njė tutor. Nė shumicėn e rasteve ēėshtjet janė mbyllur vetėm me njė tė pandehur: prostitutėn.

Tirana nė top listė

Prostitutat e ndėshkuara nga gjykata pėr veprimtarinė e tyre tė jashtėligjshme dhe tė pamoralshme, janė thuajse nga tė gjithė rrethet e Shqipėrisė, ku vendin kryesor e zė Tirana. Nga 17 gratė dhe vajzat e dėnuara me vendim gjykate, 7 prej tyre janė nga Tirana dhe rrethinat e saj. Kėto vajza dhe gra kanė njė formim shumė tė ulėt kulturor dhe njė arsimin deri nė 8 klasė. Tė dytat nė listė pėr nga origjina janė durrsaket. Sipas vendimeve tė dhėna nga gjykata, gjatė kėtyre 5 muajve janė dėnuar tri gra pėr ushtrim prostitucioni, tė cilat kishin si orgjinė Durrėsin dhe rrethinat e tij. Pėrsėri niveli kulturor dhe arsimi i kėtyre grave ėshtė tepėr i ulėt, duke mos pasur asnjė mundėsi zgjedhjeje pėr tė siguruar jetesėn, veē prostitucionit. Nė 7 rastet e tjera tė evidentuara dhe ndėshkuara pėr ushtrim prostitucioni, vėrehet njė shpėrndarje thuajse e barabartė gjeografike. Zonat rurale tė rretheve Korēė, Elbasan, Peshkopi, Pukė, Peqin, Fier dhe Lushnjė, janė kryesisht zonat qė kanė gjeneruar kontingjentin e prostitutave, tė cilat kryesisht pėr arsye ekonomike kanė pėrfunduar nė rrugė. Tė ardhura nga kėto zona, kjo kategori grash dhe vajzash janė vendosur nė kryeqytet me shpresėn pėr njė jetė mė tė mirė. Por arsimimi nė nivele tepėr tė ulėta nuk u ka dhėnė asnjė mundėsi pėr t’u punėsuar, pėrveēse si prostitutė. Nga 17 rastet e ndėshkuara nė gjykatė, njė pjesė e mirė e grave dhe e vajzave janė detyruar tė prostituojnė vetėm pėr hir tė fėmijėve. I tillė ėshtė dhe rasti i Kumrije M., e cila pas divorcit nga bashkėshorti, i ėshtė dashur tė rrisė katėr fėmijė krejt e vetme. Duke mos pasur asnjė tė ardhur tjetėr pėr rritjen e 4 fėmijėve, 42-vjeēarja ėshtė detyruar tė prostituojė.

Njė hit parade ēmimesh

Pėrfitimi financiar i prostitutave ėshtė relativisht i vogėl, kjo dhe pėr shkak tė moshės sė tyre apo pamjes fizike. Paratė e sekuestruara nga policia gjatė arrestimit nė flagrancė tė vajzave dhe grave qė ushtrojnė prostitucion janė nė shifra tė vogla, qė arrijnė nga 500 deri nė 5000 lekė. Nga tė dhėnat zyrtare tė policisė dhe gjykatės, rezulton se pjesa mė e madhe e prostitutave marrin 1000 lekė nė kėmbim tė njė marrėdhėnieje seksuale. Nga 17 rastet e paraqitura nė gjykatė, pjesa mė e madhe e tyre pėrfitojnė 1000-2000 lekė, por pa pėrjashtuar as rastet kur njė prostitutė ka arritur tė marrė 5000 mijė lekė pėr njė marrėdhėnie seksuale. Bėhet fjalė pėr 26-vjeēaren nga Peshkopia, Sadie S., e cila ka arritur tė kryejė marrėdhėnie me dy klientė nė tė njėjtėn kohė. Dhe sikur mos kishte ndėrhyrė policia, e cila e prangosi nė kushtet e flagrancės, 26-vjeēarja do tė kishte pėrfituar edhe shumėn e 5000 lekėve nga dy klientė tė tjerė. E dyta pėr nga pagesa ėshtė 18-vjeēarja Jonida T., e cila ėshtė kapur nė qendėr tė kryeqytetit, duke ushtruar prostitucion me njė klient, tė cilit i kishte marrė shumėn e 3000 lekėve. Ndėrsa nė rastet e tjera kur prostitutat janė arrestuar nė flagrancė, shuma e parave qė ato pėrfitonin janė mė tė vogla. Sipas tė dhėnave tė policisė, punėtoret e seksit, pasi zgjedhin klientin, i propozojnė tė kryejnė marrėdhėnie seksuale kundrejt shumės qė e pėrcaktojnė vetė ato. Pasi zgjedh hotelin, prostituta detyron klientin tė paguajė edhe dhomėn, e cila kushton nga 500 deri nė 1000 lekė.

Korrieri
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Seks pėr konsum vendi :: Komentet

Anonymous

Mesazh Sat Jun 21, 2008 10:50 am nga misterio

Herė pas here gjykata jep dėnime edhe me burg, por kjo ndodh nė rastet kur gratė apo vajzat qė ndodhen nė bankėn e tė akuzuarve pėr prostitucion gjykohen pėr tė dytėn herė. Nė kėto raste, gjykata vendos dėnimin e tyre deri nė 6 muaj burg.
!!!!!!!!!
Turpi radhes, nuk nxjerrin ligjin qe ta lejojne prostitucionin si ne gjithe europen por i fusin edhe ne burg.
Prostitutat e verteta qe duhet te futen ne burg jane politikanet qe kane nga 3-4 shtepia dhe jo ajo femer e shkrete qe me trupin e saj do te mbaje familjen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi