ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarėt po i drejtohen Ramės sė OSBE: Na shpėto nga Edi si kryeministėr

Shko poshtė

11012020

Mesazh 

Shqiptarėt po i drejtohen Ramės sė OSBE: Na shpėto nga Edi si kryeministėr Empty Shqiptarėt po i drejtohen Ramės sė OSBE: Na shpėto nga Edi si kryeministėr




Shqiptarėt po i drejtohen Ramės sė OSBE: Na shpėto nga Edi si kryeministėr Edi-Rama-OSBE-750x375


Mili Xhani


Pėrpara se kryeministri Edi Rama tė zgjidhė konfliktin nė Ukrainė, tė vendosė dialogun SHBA-Iran,  tė mėsojė vendet europiane se si bėhen zgjedhjet, tė reagojė fortė pėr korrupsionin nė vendet problematike dhe tė godasė ashpėr regjimet qė cėnojnė lirinė e mediave, ėshtė mirė tė hedhė sytė nga Tirana dhe shmang pėrplasjen e fortė politike dhe sociale, ku prej njė viti mazhoranca ka pėrlarė  tė gjitha pushtetet.
Shqipėria ndodhet prej njė viti nė krizėn mė tė rėndė politike dhe institucionale qė pas rėnies sė regjimit komunist. Parlament ėshtė ilegjitim, pasi opozita nuk ėshtė mė pjesė e institucioneve. Pushteti vendor praktikisht ėshtė grabitur me votimet moniste tė 30 qershorit. Qeveria dhe Kuvendi miratojnė ligje antikushtetuese dhe gjykatat nuk mund tė flasin, pasi prej vitesh janė bllokuar qėllimisht nga mazhoranca, me justifikimin e reformės nė drejtėsi. Kriza e rėndė politike ka sjellė dhe pasoja nė ekonomi dhe 2020 duket njė vit mė i keq se ai plot probleme qė lamė pas. Si pėr ēdo krizė  politike dhe sherr qė ndodhė nė Tiranė, shqiptarėt kthejnė sytė nga ndėrkombėtarėt. Kėta tė fundit janė ata qė vijnė nė Shqipėri pėr tė ndarė palėt nga kacafytja dhe pėr tė qetėsuar situatėn. Por me krizėn e kėsaj radhe kemi njė problem shumė herė mė tė madh. Kėtė herė ndėrkombėtarėt jemi vetė ne. Shqipėria, pra qeveria “Rama”, ėshtė pėr njė vit presidentja e radhės e OSBE-sė, organizata mė e rėndėsishme ndėrkombėtare qė menaxhon zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve, sidomos nė vende problematike si ne. OSBE ka ndėrhyrė pėr problemet tipike shqiptare me zgjedhjet. Ka reaguar pėr manipulimet, ka vlerėsuar nėse njė proces ėshtė i ligjshėm apo i manipuluar. Ky institucion ka ndėrhyrė ēdo 4 vjet pėr Kodin Zgjedhor. Ka negociuar mes palėve dhe ka ulur nė shumė raste nė tryezė opozitėn me qeverinė. OSBE ka reaguar pėr krimin, korrupsionin dhe me qėndrimet apo raportet e saj ka vlerėsuar nėse njė qeveri ka pasur sukses apo ka dėshtuar nė ēėshtjet e sigurisė. Po ashtu, OSBE ka negociuar dhe krizat tė tjera tė rėnda politike, kur opozita dhe pushteti janė pėrplasur ashpėr nė parlament apo nė rrugė. Nė krizėn aktuale OSBE mund tė kishte rolin e saj, por tani jemi para faktit tė kryer se OSBE-ja ėshtė Edi Rama dhe qeveria e tij. Konkretisht media ka disa muaj qė ka reaguar fort pėr ligjin e ri qė rikthen censurėn dhe penalizon gazetarėt. Ligji u miratua dhe arbitri qė do tė vlerėsonte nėse ishte nė rregull apo njė shkelje e tė drejtave tė njeriut ėshtė OSBE. Sot ndodhemi nė situatėn ku qeveria “Rama” qė miratoi ligjin e debatueshėm qė rikthen censurėn, do tė flasė nė emėr tė OSBE pėr cilėsinė e kėtij ligji! Dhe kryeministri Edi Rama foli ditėn qė mori detyrėn dhe nė cilėsinė e drejtuesit tė presidencės sė OSBE dhe tha se ligji ėshtė shumė i mirė dhe sipas standardeve tė OSBE. Pas kėsaj deklarate, ku mund tė ankohen mediat pėr cilėsinė e ligjit?!


Shqiptarėt po i drejtohen Ramės sė OSBE: Na shpėto nga Edi si kryeministėr Ediu11
Situata me presidencėn shqiptare tė OSBE ėshtė qesharake dhe pėr debatin e fundit me reformėn zgjedhore. Kėtė proces e menaxhon historikisht OSBE dhe sherrin mes qeverisė dhe opozitės nė 30 vite e kanė ndarė ekspertėt e OSBE qė marrin orientime nga qendra e organizatės nė Vjenė. Ironikisht, nėse reforma zgjedhore ėshtė bėrė nė favor tė PS apo opozitės, kėtė vit do e vlerėsojė “ndėrkombėtari” Edi Rama. Sigurisht nė qeveri thonė se Presidenca OSBE ėshtė vetėm njė nga instrumentet qė ka kjo organizatė, pasi qėndrimet mbahen nga institucionet e tjera si Asambleja Parlamentare dhe Sekretariati i Pėrgjithshėm. Por tė gjithė ata qė presin qė kjo krizė nė Shqipėri tė zgjidhet nga ndėrkombėtarėt dhe ata tė reagojnė me fortė pėr paligjshmėritė e kėsaj qeverie, duhet tė kuptojnė se gjithė selitė diplomatike do maten dy herė para se tė flasin, pasi nė Tiranė ėshtė vetė “koka” e OSBE pėr njė vit.
Tashmė pėr zgjidhjen e krizės s’na mbetet vetėm t’i bėjmė thirrje presidencės sė saj dhe Edi Ramės, axhendė tė fusin dhe zgjidhjen e krizės nė Tiranė. Me qė Presidenca e OSBE kėtė vit ka detyrė zgjidhjen e konfliktit Ukrainė-Rusi pėr Krimenė, afrimin nė dialog tė palėve nė Lindjen e Mesme, luftėn kundėr trafikut tė armėve e korrupsionit nė gjithė botėn, si dhe ruajtjen e lirisė sė mediave, duhet t’i kėrkojmė “ndėrkombėtarit” Edi Rama qė tė hedhė sytė njėherė nga Shqipėria dhe kriza politike dhe kushtetuese qė ku e ka futur vendin.


Shqiptarėt po i drejtohen Ramės sė OSBE qė na shpėto nga Edi si kryeministėr!
 /Mili Xhani/


Shqiptarėt po i drejtohen Ramės sė OSBE: Na shpėto nga Edi si kryeministėr Edi-Rama-OSBE-Asamble

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi