ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet e njė dorėzimi `tė butė`, tė organizatės sė Edi Ramės!

Shko poshtė

15012020

Mesazh 

Sekretet e njė dorėzimi `tė butė`, tė organizatės sė Edi Ramės! Empty Sekretet e njė dorėzimi `tė butė`, tė organizatės sė Edi Ramės!




Sekretet e njė dorėzimi `tė butė`, tė organizatės sė Edi Ramės! Auth_poli_hoxha_ok1579098478Poli Hoxha 
Nga Konispoli nė Vermosh, poshtė e tatėpjetė, siē ishte do tė jetė!
Me kėtė shprehje tė pėrshtatur mund tė pėrmblidhet pak a shumė reagimi, zhgėnjimi dhe deri diku revolta e shumė mbėshtetėsve tė opozitės apo atyre shqiptarėve me pritshmėri tė lartė prej saj, menjėherė pas bėrjes fakt tė kryer tė marrėveshjes sė fundit pėr Reformėn Zgjedhore.
Sekretet e njė dorėzimi `tė butė`, tė organizatės sė Edi Ramės! Auto_ramaaa1579099156Po ta shohėsh nė kėndvėshtrimin e atyre gjėrave qė ishin premtuar dhe tė pritshmėrisė, pėr ti dhėnė fund kėsaj qeverisje qė po e ēon vendin nė fund tė humnerės nė ēdo pikėpamje, me tė drejtė pas njė aksioni radikal prej mė shumė se njė viti, duke pėrdorur tė gjitha mėnyrat ekstreme pėr tė rrėzuar klanin e Edi Ramės, kjo strategji e re`perėndimore` e opozitės sė bashkuar po trajtohet me zell si zbythje, dorėzim apo nga tė tjerė edhe si `tradhėti`.
Pa u futur nė thelb tė kėsaj qė po ndodh, shumėkush e frymėzon kėtė zemėrim me emrin e Damian Gjiknurit nė tryezėn e tė ashtuquajturit `Kėshill Politik`. Gjithashtu po ushqehet frika pėr njė `deja vu` tė paktit Rama-Basha nė vitin 2017.
Pėr sa i pėrket Gjiknurit nė pamje tė parė duket `e ēuditshme` qė opozita po e pranon nė tryezė kėtė eksponent tė Rilindjes, i cili ndėrlidhet edhe me skandalin e grabitjes dhe falsifikimit mafioz tė tenderit pėr Unazėn e Re. Mbi tė gjitha ai u shndėrua nė simbol tė `tėrmetit` tė vjedhjeve dhe manipulimit tė votave nga Rilindja e Edi Ramės. Qė pikėrisht ky individ tė bashkė-firmosė e vulosė mėnyrat, se si do tė mbrohet vota e shqiptarėve tani e tutje, nė fakt ėshtė e tepėrt pėr ēdo mendje normale.
Por Gjiknuri ėshtė vetėm njė emėr mes gjithė lukunisė, me tė cilėn Rama ka instaluar kleptokracinė e pasurive dhe tė votės sė shqiptarėve. Duket e ēuditėshme, sepse mund edhe tė ishte shmangur ky emėr, i cili pak muaj mė parė edhe u vetėofrua pėr dorėheqje nga roli nė Reformėn Zgjedhore. Por zgjedhja nuk ka qenė e tij, por e skenaristit dhe regjisorit tė filmit 7-vjeēar, ku Gjiknuri ka patur rolin e tij.
Opozita, nė fakt nė tavolinė po ulet me producentin e `filmit` skandaloz dhe jo me aktorin. Duket qartė qė emri i kėtij tė fundit nė Kėshillin Politik, po shėrben si njė ruajtje fytyre gjatė procedurės demokratike qė ndėrkombėtarėt kanė vendosur tė zbatojnė, pėr fundin e ciklit tė Edi Ramės nė pushtet.
Ky cikėl ėshtė mbyllur jo sepse opozitės i ka ardhur radha qė tė vijė nė pushtet, por sepse Shqipėria e shndėrruar nė njė vend ku krimi i organizuar ka kapur qeverinė, parlamentin dhe pushtetin lokal, tashmė shihet si njė minė me sahat destabiliteti, pėr gjeopolitikėn amerikane dhe atė tė Gjermanisė e Britanisė sė Madhe.
Edi Ramės i kanė kėrkuar qė tė shpallė falimentimin nė mėnyrė tė butė dhe tė bashkėpunojė nė procedurėn e vetė-dorėzimit, e cila do ti hap rrugė ēmontimit tė qevrisjes mafioze nė Shqipėri. Kjo duket qartė, sepse njė vend anėtar i NATO nuk mund tė katandiset deri nė kėtė pikė, ku krimi i organizuar tė urdhėrojė kryeministrin, parlamentin dhe partinė nė pushtet.
Po dorėzohem, por tė paktėn jo me brek nėpėr kėmbė-duket se ėshtė lutur Edi Rama. Qė tė jemi tė qartė kėtė lutje nuk e ka bėrė te Basha, por te SHBA-Britani-Gjermani, tė cilat e dinė qė cikli u mbyll dhe po veprojnė.
Tė dorėzuarit i bėhen edhe tolerime, por ēėshtja nuk ėshtė kjo. Thelbi qėndron te dyshimi i arsyeshėm, se pabesia si karakteristikė kronike e Edi Ramės, mund tė pėrsėritet edhe kėtė herė.
Pas oksogjenit makabėr qė Edi Rama mori me rastin e tėrmetit tragjik pėr mijėra shqiptarė, kjo puna e Kėshillit Politik, do tė ishte njė shans tjetėr i madh pėr tė fituar kohė, e cila i duhet pėr tė amnistuar veten dhe bashkėpuntorėt. Gjiknuri nė Kėshill ėshtė njė simbolikė e pjesėshme amnistie, pėr Ramėn dhe Rilindjen.
Nuk e dimė ende se deri ku ėshtė lėshuar litari i tolerancės nga ndėrkombėtarėt, por Shqipėria ėshtė nė njė rrezik tė tillė sa qė tani pėr tani `qėllimi e justifikon mjetin`.
Amerikano-Britanikėt veēanėrisht e pėrdorin kėtė opsion, por meqenėse jemi anėtar tė NATO dhe nė mes tė Europės, kjo mund tė bėhet vetėm nėpėrmjet procedurės demokratike. Kur tė ndizen me fuqi tė plotė motorėt e SPAK dhe BKH, tjetėr histori do tė shkruhet.
Ashtu si nė natyrė, edhe nė politikė `uji` nuk rrjedh dy herė nė tė njėjtin shtrat. Ndaj frika pėr njė daje vu tė asaj qė ndodhi pas `Ēadrės` nė vitin 2017, nuk ka bazė. Ėshtė lajm i mirė fakti qė nė kėtė tryezė tranzicioni tė Kėshillit, Rama e Basha janė tė rrethuar me dėshmitarė e vendim-marrės tė tjerė (Vasili, Hajdari), ndryshe nga sa ndodhi nė zyrat e Kuvendit natėn e 17 Majit 2017.
Ndaj qetėsohuni se nuk ka mė pakt, Rama-Basha, por futje tė proceseve nė procedurė, ashtu siē edhe ka vėnė `vijėn e kuqe` SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe BE. Dhe kjo, jo edhe aq pėr meritė tė tyre. Me vonesė, ndoshta edhe me pak hezitim duke ditur reagimin e mendjeve partizane tė militantėve, mė nė fund kėtė ka kuptuar dhe ka pranuar Lulzim Basha. `Procedurėn demokratike` tė ndryshimit, pushtetit, sistemit, apo qoftė edhe tė rotacionit.
Nėse ju kujtohet, pas videos sė Dritan Priftit me Ilir Metėn dhe ngjarjeve tė 21 Janarit nė vitin 2011, Edi Rama, hapi shampanjėn duke ju thėnė tė tijėve me ngazėllim; Erdhėm nė pushtet!
Dhe situata nė fakt u krijua e tillė, qė pak-kush e besonte se koalicioni qeverisės, PD-LSI, do tė mund tė shtynte ditėt e pas 21 Janarit e jo mė edhe dy vite tė tjera, deri nė kohėn kur ishte radha proceduriale e zgjedhjeve- 2013.
Por nuk ndodhi kėshtu. SHBA, e cilėsuan Berishėn `burrė shteti`, kurse Ramės i cili provoi ēadrat, grevėn e urisė e mė pas skuadriljet revolucionare i thanė qė tė priste `radhėn`, se vetėm me zgjedhje dhe me votė mund tė kryhej rotacioni.
Kjo qė bėri opozita me Kėshillin Politik ende nuk ėshtė fitore, por as tradhėti. Ėshtė pjesėmarrje nė procesin e falimentimit `tė butė` tė Rilindjes, si organizatė klepto-kriminale nė pushtet. Se ēfarė do tė ndodhė nė epokėn post-Rilindje, ende nuk e dimė. Ose opozita e mban sekret, ose nuk ka fare nė plan njė epokė tė re tė post-tranzicionit, ose nuk di ta artikulojė. Por SHBA, Britania dhe Gjermania e kanė njė projekt qė po vihet nė zbatim; kjo ėshtė e qartė si drita e diellit.
Gjithsesi e gjithė kjo furtunė mediatike (nė rastet kur nuk ėshtė porositur nga Rama) dhe nė rrjet kundėr kėsaj qė po ndodh vėrteton `mallkimin`, qė ende vazhdon pėr shqiptarėt; frika e njė rotacioni tė pafund mes engjėjve shpėtimtarė nė opozitė, tė cilėt nė pushtet gjithmonė shndėrrohen nė djaj dhe anasjelltas.
Por tė dhėnat qė vijnė nga miqtė ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė dhe jo tė partive, si dhe tė gjitha gjasat tė thonė se kėtė herė:
Nga Konispoli nė Vermosh, poshtė e tatėpjetė, siē ishte mė nuk do tė jetė!
© SYRI.net
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi