ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ka diēka qė i lidh bashkė Arben Krajėn dhe Agron Tufėn, tregojnė Shqipėrinė sot

Shko poshtė

30012020

Mesazh 

Ka diēka qė i lidh bashkė Arben Krajėn dhe Agron Tufėn, tregojnė Shqipėrinė sot Empty Ka diēka qė i lidh bashkė Arben Krajėn dhe Agron Tufėn, tregojnė Shqipėrinė sot




FITIM ZEKTHI Ka diēka qė i lidh bashkė Arben Krajėn dhe Agron Tufėn, tregojnė Shqipėrinė sot Fitim-zekthi-150x150
Nė Europė dhe vende tė tjera tė botės ka kohė qė ka njė rikthim tė diskutimeve mbi marksizmin dhe komunizmin. Shumė parti po u japin ngjyra shumė komuniste programeve dhe gjuhės sė tyre etj. Ka njė gjallėrim tė kėtyre diskutimeve dhe popullarizimit tė kėtyre ideve sidomos pas krizės sė madhe financiare tė vitit 2008, njė krizė e cila pati pasoja gati kudo, pasoja qė ende vijojnė nė forma tė ndryshme. Krahas autorėve marksistė, qė flasin pėr nevojėn e njė rendi tė ri ekonomik dhe politik, qė flasin pėr rėnie tė kapitalizmit dhe rrėnim tė demokracisė, qė i shohin idetė komuniste si mė tė mirat pėr shoqėrinė, edhe shumė parti politike nė Europė dhe vende tė tjera po i brendėsojnė kėto terma. Kėshtu, Partia Laburiste, e drejtuar nga Jeremy Corbyn, ėshtė zhvendosur mė majtas sesa ajo mė parė; ishkomunistėt e Die Linke nė Gjermani janė rritur; nė Itali, Lėvizja “Pesė Yjet”, qė ka njė frymėzim pak a shumė marksist, ėshtė partia e parė; nė SHBA, kandidati demokrat, Bernie Sanders, ėshtė zhvendosur shumė mė majtas sesa ka qenė dekadat e fundit Partia Demokrate; nė Francė ka fuqizim tė ngjyrave marksiste tė Jean Luc Melenchon dhe tė tjerėve nė spektrin e sė majtės etj.

Sigurisht, edhe nė Shqipėri ka njerėz qė janė pranė kėtyre qėndrimeve, ka grupime tė rinjsh apo grupime tė reja qė nisin si OJF, qė vijnė nga OJF-tė tė cilat rimarrin kėto ide me ngjyrime komuniste apo marksiste, qė vijnė nga Europa apo SHBA, por mė shqetėsues duket se ėshtė njė lloj rikthimi tjetėr i komunizmit.
Shqipėria, e cila ka vuajtur nga njė diktaturė e tmerrshme komuniste, nga njė regjim qė ushtroi gjenocid mbi kundėrshtarėt, qė hapi kampe pėrqendrimi, qė terrorizoi me anė tė Sigurimit tė Shtetit pėr dekada popullin, nuk mund tė joshet nga idetė komuniste, nuk mund tė shohė tek ato asnjė zgjidhje, nuk mund tė ketė asgjė qė vendi ynė nuk di mbi komunizmin.
Megjithatė, duket se vendi dhe populli ka rėnė nė kllapi dhe nuk arrin tė kuptojė se, qetėsisht, nė vend po ndodh njė formė tjetėr e rikthimit tė komunizmit, ndryshe nga sa ai po shfaqet nė vende tė tjera. Nė Shqipėri po normalizohet rikthimi nė detyra tė larta i njerėzve tė regjimit komunist, madje i njerėzve qė vinin nga strukturat mė kriminale tė tij, nga Sigurimi i Shtetit, nga Hetuesia dhe nga Ministria e Brendshme.
Shkrimtari i njohur, njė nga prozatorėt mė tė mirė tė letėrsisė shqipe, Agron Tufa, i cili ishte drejtor i Institutit pėr Studimin e Krimeve tė Komunizmit, u detyrua tė largohet nga vendi si pasojė e kėrcėnimeve qė mori vazhdimisht nga njerėz tė lidhur me regjimin e vjetėr komunist apo edhe me “regjimin” e ri. Pėrpos shumė e shumė tė vėrtetash tė mėdha qė ka thėnė Instituti i Krimeve tė Komunizmit, pėrpos shumė tė vėrtetash qė ka thėnė Agron Tufa, ai kohėt e fundit denoncoi me emra ngritjen nė detyra tė larta tė njerėzve qė vinin nga regjimi i vjetėr komunist. Njė nga kėta njerėz qė denoncoi Agron Tufa ishte edhe kryetari i Prokurorisė sė Posaēme SPAK, qė ėshtė sot ndoshta zyrtari mė i rėndėsishėm nė Shqipėri dhe “shpresa” e vetme se diēka mund tė lėvizė pėr mirė. Agron Tufa botoi njė dokument qė tregonte se kryetari i SPAK-ut ka qenė hetues i kohės sė komunizmit dhe ka dėnuar dy tė rinj nė vitin 1990 se donin tė arratiseshin nga Shqipėria.
Si rasti i kryetarit tė SPAK-ut, Arben Kraja, ka shumė e shumė tė tjerė. Ėshtė kryetari i KED-it, Kėshilli i Emėrimeve nė Drejtėsi, Ardian Dvorani, qė ka qenė gjithashtu hetues i regjimit komunist. Ėshtė anėtarja e KLP-sė, Kėshilli i Lartė i Prokurorisė, Nurihan Seiti, qė ka qenė prokurore e regjimit komunist. Ėshtė Bujar Sheshi, anėtar i KLP-sė qė ka qenė hetues i regjimit komunist. Ėshtė Fatmira Luli, anėtare e KLD-sė, Kėshilli i Lartė Gjyqėsor, ish-gjyqtare e regjimit komunist. Kėto janė vetėm disa emėrime apo ngritje nė detyrė kohėt e fundit nė organet mė jetike tė jetės sė vendit. Nuk po pėrmendim kėtu ata qė janė familjarė drejtuesish tė lartė tė regjimit komunist familjarė njerėzish tė lidhur me krimet e regjimit tė djeshėm.
Ka gati 7 vite qė vijon njė proces i tillė instalimi apo riinstalimi. Ish- oficerė sigurimi, ish-drejtues degėsh tė brendshme, drejtues komitetesh partie gjenden kudo nė Polici, nė shėrbim informativ dhe administratėn e lartė. Nė mėnyrė gati mizore, qeveria e Kryeministrit Rama emėroi nė shator tė vitit 2013 zėvendėsministėr tė Brendshėm, dikė qė ka qenė zėvendėsministėr i Brendshėm nė kohėn e regjimit komunist. Pra, 24 vite mė pas ai rikthehet po nė atė detyrė. Kjo qasje vazhdoi dhe paralelisht me kėto emėrime nisėn festimet me portrete tė Enver Hoxhės. Edhe nxėnėsit nė njė shkollė tė Pėrmetit nė vitin 2014 nderonin me grusht nė prani tė mėsueses dhe drejtuesve nė 5 maj. Ministrja e Arsimit, Kryeministri dhe tė tjerėt, kurrė nuk kanė folur dhe kurrė nuk i kanė dėnuar kėto akte qė janė shfaqur ēdo vit. Gjithashtu ka pasur dekorime tė funksionarėve tė lartė tė komunizmit. Pak ditė mė parė u dekorua nga Bashkia Dibėr edhe Haxhi Lleshi. Kryetarėt e Bashkive nė Berat, Tepelenė, Gjirokastėr, Vlorė, Gramsh, Fier nuk lėnė idiotėsi me ‘krijim batalioni” apo me “krijim ēete” pa bėrė festime, pa trumbetuar “trimėrinė e rrallė” nė luftė tė veteranėve dhe pa shfaqjen e portreteve tė Enverit.
Presidenti Reagan u shpreh nė vitin 1961 (nuk ishte zgjedhur ende president) se “liria ėshtė vetėm njė brez larg zhdukjes. Ne nuk ua pėrcjellim atė fėmijėve tanė pėrmes venave tė gjakut. Pėr tė duhet tė luftohet, ajo duhet mbrojtur dhe pėrcjellė brezit tjetėr, nė mėnyrė qė edhe ai tė bėjė tė njėjtėn gjė”. Shqipėria, sigurisht qė nuk zhvilloi kurrė njė proces tė qartė dekomunistizimi, nuk u penguan tė ushtronin detyra tė larta shtetėrore njerėz tė lidhur me krimet e komunizmit, njerėz qė vinin nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe organet e dhunės.
Megjithatė, nė vitet 1992-1997 u bė njė ligj. Kishte njė atmosferė tė fortė kundėr kėsaj kategorie njerėzish. Ishte e pamundur qė tė shihej si normale qė njė hetues i regjimit komunist tė mbante detyrė tė lartė shtetėrore. Edhe kur kishte raste tė tilla, dihet qė askush nuk e shihte si normale apo qė kjo tė kthehej nė normė
Pas vitit 1997 pati njė rehabilitim tė plotė, pati rikthim tė kėtyre njerėzve kudo nė institucione, por kurrė kjo gjė nuk u pranua si normale nė shoqėri, madje kishte njė komision qė drejtohej nga Nafiz Bezhani, i cili verifikonte figurat (qoftė edhe sa pėr sy e faqe).
Partia Socialiste, e drejtuar nga Fatos Nano, dallohej pėr njė dominim nga njerėz tė majtė, zyrtarė, intelektualė apo funksionarė periferikė tė Partisė sė Punės, por nuk dukej se kishte ndonjė dominim tė madh tė familjeve tė larta tė regjimit komunist apo tė njerėzve qė vinin nga ish Sigurimi i Shtetit apo nga Hetuesia.
Ardhja e PD-sė nė pushtet nė 2005 nuk mundi ta ndryshojė gjendjen, megjithė pėrpjekjet dhe njė ligji lustracioni tė miratuar nga qeveria Berisha, i cili u rrėzua nga Gjykata Kushtetuese. Gjėrat ishin konsoliduar, kishte mjaftueshėm njerėz tė Partisė Socialiste, disa prej tyre njerėz tė lidhur me regjimin komunist dhe me ishSigurimin e Shtetit, tė cilėt nuk lejonin mė njė ligj lustracioni.
Qeveria Rama apo Partia Socialiste e Ramės ndryshonte thuajse nė mėnyrė paradigmatike me atė tė qeverisė dhe Partisė Socialiste-Nano dikur. Nė qoftė se partia e drejtuar nga Nano dominohej nga njerėz qė vinin nga bota intelektuale ose njerėz qė vinin nga periferia e Partisė sė Punės, si profesorėt Meidani, Hajdaraga, Lakrori, Islami, Meksi, apo intelektualėt qė kishin qenė nė periferi tė Partisė sė Punės, si Dokle, Bufi, Angjeli etj.,(pėrjashtim bėnte vetėm Ruēi, i cili ishte thjesht njė aparatēik, ndoshta dorėzani i Partisė sė Punės), Partia e drejtuar nga Rama u largua ngadalė nga kjo kategori dhe shkoi drejt njerėzve tė lidhur ose qė vinin nga familje mė nė zemėr tė regjimit komunist. Paralelisht, edhe njerėzit qė vinin nga strukturat kriminale tė hetimit dhe Sigurimit tė Shtetit u afruan pak mė shumė.
Nė terma ideologjikė, Partia Socialiste e drejtuar nga Rama largohej nga socialdemokracia, bėhej mė pak e majtė dhe shkonte drejt social-liberizmit, ndėrsa nė njerėz ajo bėhej shumė mė enveriste. Duket si paradoks, por ndoshta ky largim nga e majta socialdemokrate (tė paktėn nė gjuhė, sepse nė thelb kurrė nuk ka ndryshuar asgjė) ishte njė mėnyrė mė e mirė pėr tė shkuar drejt grupimit nė kupolėn e partisė sė njerėzve, qė ishin shumė mė afėr me nomenklaturėn dhe me strukturat kriminale tė regjimit.
Kėshtu qė, gjatė tetė viteve nė opozitė, PS-ja e Ramės e konsolidoi kėtė qasje tė re duke u zbrazur gati plotėsisht nga ishprofesorėt qė e drejtonin dikur PS-nė dhe duke shkuar te njerėz tė familjeve tė lidhura drejtpėrdrejt me regjimin komunist.
Nė mėnyrė diabolike, qeveria Rama filloi njė proces gjoja tė kujtimit tė viktimave tė komunizmit, duke ndėrtuar ambiente ku estetizohej diktatura dhe krimet e saj. Njė nga mėnyrat mė tė mira pėr ta normalizuar njė krim ėshtė estetizimi i krimit, thotė Alan Charls Kors i Universitetit tė Pennsylvania-s . Njerėzit do ta shohin tė shkuarėn si vepėr arti, si objekt estetik, si vėzhgim i lirė kureshtar dhe nuk do tė hyjnė kurrė nė thelbin e asaj qė ajo ka qenė. Estetizimi bėn neutralizimin moral tė krimit dhe tė qėndrimit tė shoqėrisė ndaj autorėve tė krimeve.
Nė tė vėrtetė, kjo gjė ndodh. Njerėzit, nxėnėsit, pensionistėt dhe kushdo shkon nė kėto ambiente, nuk del prej tyre me ndjenjėn e neverisė pėr krimet, nuk del prej tyre me ndjenjėn e vetėdijes sė thellė se shpirtra njerėzorė janė masakruar dhe se kėto krime kanė autorė, tė cilėt i detyrohen njė falje kombit dhe i detyrohen largim nga drejtimi i vendit. Kėshtu u bėnė disa bunkerė, u bė “Shtėpia me gjethe”, tė cilėt janė saktėsisht “estetizim i krimit”.
Si nė rastin e “paradoksit” tė zhvendosjes nga socialdemokracia dhe afrimit nė drejtimin e partisė tė njerėzve tė familjeve tė nomenklaturės dhe tė strukturave kriminale tė regjimit, edhe kėtu kemi shfaqjen e njė “paradoksi” tjetėr. Ndėrtohen ambiente, bunkerė qė kujtojnė viktimat (gjė qė Nano nuk e bėri) pėr tė treguar se kemi tė bėjmė me njė parti antikomuniste dhe ndėrkohė partinė e drejtojnė njerėz qė vijnė nga nomenklatura dhe lidhjet me strukturat kriminale tė saj.
Kjo taktikė u ndoq edhe me ngritjen e Autoritetit pėr Hapjen e Dosjeve. Ky autoritet nuk ka qėllim qė t’u tregojė shqiptarėve njerėzit qė vijnė nga ish-Sigurimi i Shtetit, qė janė deputetė, ministra, zėvendėsministra, drejtorė nė Polici, drejtorė nė SHISH, gjyqtarė dhe prokurorė etj., pėrkundrazi, ky Autoritet ka pėr qėllim tė krijojė “paradoksin”, pra tė tregojė se Partia Socialiste ėshtė mė antikomuniste sesa ajo e Nanos dhe ndėrkohė, njerėzit e nomenklaturės drejtojnė dhe njerėz tė ishSigurimit tė Shtetit janė kudo nė institucione.
Pėrballė fakteve shoqėria duket e heshtur, media dhe opinionistėt duken pa fjalė. PS dhe Rama ia kanė dalė ta bėjnė normale atė qė dikur mund tė ndodhte, ka ndodhur, por nuk ka qenė kurrė e pranuar si normale. Duke u normalizuar kthimi apo rikthimi i njerėzve tė lidhur me kėto struktura kriminale okulte, vendi bie pa kuptuar nė njė skllavėri tė plotė ekonomike dhe politike.
Eduard Herman thotė se shumica e regjimeve totalitare nuk bėjnė dot pa normalizimin e asaj qė quhet e pamendueshme ose qė dikur ishte e pamendueshme. Kjo bėhet duke e ndarė procesin nė pjesė, duke e shkėputur secilėn pjesė nga gjykimi moral. Siē ndodh pėr shembull me mbytjen e hebrenjve nė dhomat e gazit apo me masakrat nė kampet e komunizmit. Njėri i dėrgon nė tren, njė tjetėr drejton trenin, njė tjetėr i pret, njė tjetėr i ēon nė korridor, njė tjetėr i fut nė njė dhomė, njė tjetėr shtyp butonin e gazit, njė tjetėr tėrheq trupin etj., etj., dhe kėshtu procesi normalizohet dhe askush nuk e sheh kėtė si njė llahtari dhe krim tė urryer. Edhe me rikthimin masiv tė ishsigurimsave, ish-hetuesve dhe tė njerėzve tė kupolės sė Partisė sė Punės, kjo gjė ka ndodhur.
Milan Kundera thotė se lufta ndaj pushtetit ėshtė njė luftė e kujtesės mbi harresėn. Nė qoftė se nuk ka luftė tė kujtesės me harresėn, nė qoftė se nuk ka luftė pėr tė mbajtur mend pėrkundėr harrimit, atėherė nuk ka luftė kundėr asnjė pushteti. Atėherė jemi thjesht skllevėr. Nuk ėshtė fare habi qė njė ditė Edi Rama apo Erion Veliaj, po tė mundin, do tė thėrrasin njerėzit tė prishin xhamitė dhe kishat apo tė demaskojnė armiqtė e partisė dhe tė popullit. Qėndrimet antifetare tė Ramės janė tė njohura dhe thirrjet pėr tė demaskuar opozitėn si pengesė nė “ndėrtimin e vendit” gati janė normalizuar.
Nuk ėshtė ēudi qė njė ditė Rama dhe Veliaj tė dalin dhe tė thonė se prona duhet tė jetė e gjitha shtetėrore, apo se Partia Socialiste ka “rolin udhėheqės” e vetme. Kur u miratua nė Parlament dekreti i Presidentit Meta pėr ministrin e Jashtėm (Edi Rama), Kryeministri Rama tha tekstualisht: “Sa tė jetė PS-ja, nuk do tė vijė kurrė nė pushtet PD-ja”.
Ajo qė ka thėnė Presidenti Reagan, se liria ėshtė vetėm njė brez larg zhdukjes, pėrshkruan plotėsisht gjendjen nė vendin tonė.
*Pedagog, Shkenca Politike


Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi