ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kthesė nė politikėn e zgjerimit tė Bashkimit Europian?

Shko poshtė

09022020

Mesazh 

Kthesė nė politikėn e zgjerimit tė Bashkimit Europian? Empty Kthesė nė politikėn e zgjerimit tė Bashkimit Europian?




Kthesė nė politikėn e zgjerimit tė Bashkimit Europian? 43707119_303Propozimet e fundit tė KE pėr reformimin e procesit tė anėtarėsimit me vendet e Ballkanit - politikė pėr tė zbutur presidentin francez, Macron, problemet kryesore mbeten, shkruan Bodo Weber pėr ciklin e DW, Europa ime.


Mė 5. Shkurt Komisioni i ri Europian paraqiti propozimet pėr reformimin e politikės sė zgjerimit tė BE, mė saktė metodologjinė e negociatave tė anėtarėsimit pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. "Reforma" u bė e nevojshme, pėr shkak tė bllokimit tė plotė tė hapjes sė negociatave tė anėtarėsimit me Shqipėrinė e Maqedoninė e Veriut, nga presidenti, Emmanuel Macron nė samitin e Brukselit nė tetor tė vitit tė shkuar. Nėse u beson pėrfaqėsuesve tė qeverisė franceze, mund tė flitet me njė optimizėm tė matur, qė Parisi nė pranverė do ta hapė rrugėn pėr vendet e Ballkanit Perėndimor.
Ofensivė komunikimi
Dokumenti pėrmban shumė elementė pozitivė qė ndikojnė nė rigjallėrimin e procesit tė zgjerimit. Propozimi i Komisionit pėrmban konfirmimin dhe mbėshtetjen mė tė fortė e tė arsyetuar politike pėr zgjerimin nė Ballkan prej shumė vitesh. Aty pranohet disa herė qė BE me politikėn e zgjerimit ka njė mjet tė rėndėsishėm pėr forcimin e demokracisė nė dorė. Po ashtu aty theksohet kushtėzimi i reformave si mjet qendror i kėsaj politike. Pėr herė tė parė pėrmendet mundėsia e sanksionimit nė rast tė kthimit mbrapa nė rrugėn e reformave. Komisioni Europian propozon futjen e tė ashtuquajturave "vendime tė anassjellta tė shumicės sė cilėsuar" pėr sanksionet. Qė do tė thotė, se nevojitet njė shumicė e vendeve anėtare pėr tė penguar sanksionet, diēka e re deri mė tani pėr njė politikė zgjerimi tė bazuar nė unitet. Nė fund, KE sinjalizon njė komunikim tė drejtpėrdrejtė tė BE me qytetaret dhe qytetarėt e vendeve tė Ballkanit Perėndimor, mbėshtėsit e vėrtetė tė integrimit europian. Nga ana tjetėr i vė para detyrimit qeveritarėt tė komunikojnė qėllimin strategjik tė anėtarėsimit tė BE tek qytetarėt e tyre. Ky komunikim kthehet nė kusht tė zgjerimit.
Por duhet paralajmėruar nga kaq shumė eufori pėr propozimet e zgjerimit dhe efektin afatgjatė tė tyre. Sepse ky dokument nė fund tė fundit ėshtė njė reagim i detyruar pėr njė problem jo ekzistues dhe tė kapur madje jo nga ana e duhur: Bllokada e plotė e Macronit pėr zgjerimin ishte njė akt i papėrgjeshmėrisė politike europiane. E papėrgjegjshme ishte edhe koha e zgjedhur pėr kėrkesėn pėr reformim tė politikės sė zgjerimit, dy herė pas shtyrjes nga ana e Macron tė vendimit pėr Shqipėrinė e Maqedoninė e Veriut. Kėrkesa bazė ishte - mė parė reformė e brendshme e BE e pastaj vazhdim i zgjerimit. E papėrgjegjshme ishte edhe kritika e gabuar e Macronit pėr politikėn e deritanishme tė zgjerimit, pasojė e injorancės tradicionale franceze nė politikėn e zgjerimit tė Ballkanit Perėndimor, nga e cila Parisi pėr mė shumė se njė dekadė ishte tėrhequr politikisht. Njė injorancė, qė kishtė nė bazė edhe mbėshtetjen e rrezikshme tė Macronit pėr kėmbimin e territoreve nė negociatat e Brukselit mes Serbisė e Kosovės nė vitete 2018/2019. Nė njė dokument tė administratės franceze tė pėrgatitur me nxitim nė nėntor, ajo pėrpiqej tė mbushte me pėrmbajtje politike pėr ndėrhyrjen e njėanshme tė Macronit nė politikėn e zgjerimit, jo me shumė sukses.
Mė shumė demokraci se reformė ekonomike
Propozimi i Komisionit tani ėshtė pėrpjekja e qartė pėr tė kthyer mbrapsht pjesėrisht elementėt problematikė tė "non-papers" -dokumentit francez, pjesėrisht pėr t'i dobėsuar mė shumė. Kėshtu KE kėrkon tė shmangė dėmin qė i ėshtė shkaktuar BE-sė nė Ballkan duke ruajtur njėkohėsisht edhe fytyrėn e Macron. Pikėrėndesa e reformave ekonomike nė propozimin e Parisit u zėvendėsua me fokusimin tek demokracia, njė nocion qė pėr fat tė keq mungonte plotėsisht nė dokumentin francez. Pėrmbledhja e propozuar e kapitujve tė anėtarėsimit nuk do duhet tė bazohet mė nė hapjen me faza tė kapitujve. Kjo do tė nėnkuptonte edhe njė ristrukturim tė thellė tė procesit tė anėtarėsimit. Futja e impulseve shtesė ekonomike u dobėsua ndjeshėm. Mė shumė para pėr qeveritė e Ballkanit Perėndimor dihet se ėshtė njė mjet pa efekt. Nė kėto vende ekonomia ėshtė gjerėsisht nėn kontrollin e elitave partiako-shtetėrore. Aty dominojnė interesat afatshkurtra tė korruptuara tė pushtetit pėrmbi nevojat e ekonomisė popullore. E nė fund - as dokumenti francez dhe as propozimi i Komisionit Europian nuk ngrihen mbi analizėn e shkaqeve tė paefektshmėrisė sė ndjeshme tė politikės sė deritanishme tė zgjerimit.
Do tė hapė Macron rrugėn?
Dokumenti i Komisionit Europian nuk prek problemin bazė tė politikės sė zgjerimit tė BE nė Ballkanin Perėndimor. E ai nuk qėndron tek metodika ekzistuese e procesit tė anėtarėsimit, apo instrumentave tė tij. Prandaj zgjidhja nuk mund tė gjendet tek ndryshimi i metodave. Problemi qėndron nė mungesėn e vullnetit politik tė BE, tė institucioneve tė Brukselit e shteteve anėtare, qė t'i venė nė veprim me vendosmėri instrumentat e tyre. Macron, megjithė padijen pėr zgjerimin, e ka prekur kėtė problem politik, por nuk i hyri pėr ta zgjidhur. Dokumenti i ri dhe impulsi i ri i BE do ta bėjnė ndoshta tė mundur, qė Macron tė heqė dorė nga bllokimi i hapjes sė negociatave me Shqipėrinė e Maqedoninė e Veriut. Por pyetja kryesore ėshtė, nėse ky dokument i Komisionit Europian vėrtet do tė jetė njė kthesė nė politikėn e zgjerimit. Pas kėsaj mbetet i pazgjidhur njė konflikt tjetėr, mė themelor- ai mes Gjermanisė dhe Francės pėr tė ardhmen e BE. Pa pėrgjigje mbeten pyetje tė tjera tė rėndėsishme: ēfarė BE-je duam ne, njė union politik apo njė bashkėsi ekonomike? Dhe tjetra - ku mbaron Europa (BE)?
Bodo Weber ėshtė studiues (Senior Associate) nė Kėshillin e Politikės sė Demokratizimit nė Berlin, "Democratization Policy Council" (DPC).


DW
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi