ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Trashėgimtarja” e kancelares Merkel jep dorėheqje

Shko poshtė

10022020

Mesazh 

“Trashėgimtarja” e kancelares Merkel jep dorėheqje Empty “Trashėgimtarja” e kancelares Merkel jep dorėheqje




“Trashėgimtarja” e kancelares Merkel jep dorėheqje 168CA4F5-ED03-4B38-B31D-4F4914764634_w1023_r1_sPartia e qendrės sė djathtė e kancelares Angela Merkel, u zhyt mė thellė nė krizė tė hėnėn kur trashėgimtarja e saj shpalli se nuk do tė konkurrojė pėr postin e kancelares, pas dėshtimit nė zgjedhjet rajonale.
Annegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi udhėheqjen e Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) se do tė fillojė procesin e organizimit tė garės pėr udhėheqjen e partisė gjatė verės. Gjermania do tė mbajė zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme nė vjeshtėn e vitit 2021 dhe kancelarja Merkel, 65 vjeēare, qė drejtoi Gjermaninė pėr 15 vjet, tha dy vjet mė parė se nuk do tė konkurrojė pėr mandatin e pestė si kancelare.
Zhvillimi i sotėm thellon telashet e politikės gjermane, pak ditė pasi qė partia e kancelares Merkel u kritikua ashpėr rreth votimeve pėr kryetarin e shtetit Thuringia ku CDU dhe Alternativa pėr Gjermaninė e sė djathtės sė skajshme, mbėshtetėn njė kandidat tė qendrės. Votimi shkatėrroi atė qė ėshtė parė si tabu sa i pėrket bashkėpunimit tė partive politike gjermane me partitė ekstreme.
Zonja Kramp-Karrenbauer, e pėrmendur shpesh me akronimi AKK, mori pėrsipėr udhėheqjen e CDU-sė ė dhjetor tė viti 2018 pasi mundi ministrin e Shėndetėsisė, Jens Spahn dhe zotin Friedrich Merz, njė ish-veteran i partisė, i cili u mėnjanua nga zonja Merkel para se ajo tė bėhej kancelare nė vitin 2005.
Zonja Kramp-Karrenbauer, 57 vjeēare, qė ėshtė edhe ministre e Mbrojtjes, ka luftuar pėr tė siguruar rezultate mė tė mira tė zgjedhjeve tė partisė nė rėnie pėrballė njė sfide tė ashpėr nga e djathta.
Ėshtė e paqartė se si do tė ndikojė zhvillimi i fundit nė planet e mėparshme tė kancelares Merkel pėr trashėgiminė e saj. Ndėr emrat qė aktualisht janė lakuar si udhėheqės tė partisė, janė Jens Spahn, Friedrich Merz dhe Armin Laschet, guvernatori i Rhine-Westphalias, shteti mė i populluar i Gjermanisė.

Zeri I Amerikes
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi