"Jua sjell Fazllic ne Kuvend"
Faqja 1 e 1
07102008
"Jua sjell Fazllic ne Kuvend"
Rozeta Rapushi
E Merkure, 08 Tetor 2008
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha u pergjigjet akuzave disaditore te opozites per lidhje me biznesmenin e akuzuar per trafiqe nderkombetare, serbo-boshnjakun Damir Fallzic, duke paralajmeruar fakte e transparence per krimin ne vend. Me tone te larta, duke pranuar se e njeh shume mire biznesmenin, kreu i qeverise qe ne fillim te seances se djeshme plenare, paralajmeroi opoziten se nuk do te heshte me, por do sjelle fakte e te verteta per implikime te kesaj te fundit me afera korruptive. Nderkohe qe sfidoi te majten te kerkoje mocion mosbesimi ndaj tij, duke deklaruar se dhe mund ta sjelle ketu Fazllicin. Po keshtu dhe Ministri i Jashtem Lulezim Basha, duke folur per te njejten ceshtje e akuza te ngritura ndaj tij, mohoi te kete njohje apo biznes me biznesmenin Fazllic dhe etiketoi kreun socialist Edi Rama si misherim te se keqes dhe mashtrues.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha pranon se e njeh biznesmenin e shume perfolur Fazllic dhe se eshte i gatshem t'ia sjelle opozites per sqarime, dhe ne Kuvend. "Ju falenderoj per kerkesen per mocion me debat. Madje ju sjell Fazllic ketu po te doni. Vetem pergatituni per transparence se nuk do hesht me. Jam detyruar ta mbaja kete heshtje, por mezi e kam mbajtur", reagoi Berisha para deputeteve. Ai u beri te qarte opozites, se nuk mund t'i beje dot presion Kryeministrit dhe se ai e sjell deri ne salle te Parlamentit, biznesmenin, por jane te majtet ata qe kane frike. Kreu i qeverise trumbetoi hapur se eshte i gatshem per t'u perballur me nje mocion mosbesimi ne Kuvend per shkarkimin e tij, madje jo vetem me nje. "Beni sa te doni mocione mosbesimi, por juve s'jua mban. Por ta dini se do te jete dita e transparences, e do te flas. Mos thoni pastaj se nuk flet keshtu nje kryeminister, se do te sjell te verteta e fotografi. Une di shume gjera, po nuk i them", paralajmeroi Berisha, pa permendur emra apo fakte te tjera, por vetem se dosje ka. Me mbarimin e fjales, ai la sallen e Parlamentit, i hapur per mocion me debat.
Basha
Per te njejten ceshtje, reagoi dhe ministri i jashtem, Lulezim Basha i perfolur per lidhje te ngushta ekonomike me biznesmenin Fazllic. Por ndryshe nga kryeministri, Basha mohoi te kete pasur ndonje kontakt me biznesmenin. "Fazllic nuk ka marre asnje qindarke, gjate drejtimit tim te ministrive. Po keshtu, pa paragjykuar aspak te drejten e cdokujt per te zhvilluar lirine e ndermarrjes ekonomike ne Shqiperi deklaroj se midis z. Fazllic dhe meje apo familjareve te mi nuk eshte zhvilluar kurre asnje biznes i perbashket dhe asnje aktivitet ekonomik.", sqaroi ministri, duke replikuar me kreun socialist Edi Rama se po shpif e mashtron per kete ceshtje. Sipas Bashes, Rama perfaqeson ne vend fytyren e se keqes dhe ndergjegjen e se liges. Duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha, Basha tha se Rama shpif cdo dite, pa dhene fakte te verteta. "Ai tha marrezine e radhes, si pasoje e imagjinates perverse qe ka. Del e flet me ne krah trafikante, vrases e korrupsion. Bashke me te dhe perkrah tij qendronin sot trafikantet dhe vrasesit qe udhetonin brenda makinave zyrtare te pushtetareve tok me te cilet mbillnin dhe korrnin vesin, leviznin drogen dhe ndanin fitimet", vijoi Basha. Ministri u shpreh se Rama paguan cdo dite e me shume per te mbyllur dosjet e panumerta qe e ndjekin si fantazim.

Similar topics
» "Fazllic nuk ka kryer pastrim parash"
» Ceka: "Fazllic", amplifikim i PS
» Kushtetuesja, mazhoranca "rrezon" Topin ne Kuvend, vote kunder kandidatit Kosta
» "Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi