"Fazllic nuk ka kryer pastrim parash"
Faqja 1 e 1
22102008
"Fazllic nuk ka kryer pastrim parash"
E Merkure, 22 Tetor 2008
Ne dosjen hetimore te hapur kunder shtetasit britaniko-boshnjak, Damir Fazllic, eshte depozituar tashme i vetmi dokument zyrtar qe hedh poshte akuzen per pastrim parash ndaj tij. Kete e bene te ditur, dje burime nga prokuroria e Tiranes. Keshtu, ne pergjigje te kerkeses se Prokurorise Nr. 6059, date 9 tetor 2008, Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave pas verifikimit ne te gjithe bankat e vendit tone konfirmon se: "Nuk rezulton asnje raport transaksioni i dyshimte ne bazen tone te te dhenave ne emer te Damir Fazllic dhe te personave te tjere fizik apo juridik te listuar ne kerkesen tuaj per informacion".
Ne kete deklarim te ketij institucioni zyrtar te ngarkuar me ligj per kontrollin e pastrimit te parave jepen te gjithe informacionet per gjendjen e llogarive te Damir Fazllic, pagesat e kryera nga ai dhe per llogari te tij si dhe gjithcka ka levizur nga keto llogari. Nga keto transaksione biznesi nuk rezulton asnje transaksion i dyshimte qe te perligje akuzen e bere nga disa media e me vone te institucionalizuar nga prokuroria e Tiranes. Ceshtja Fazllic, e cila pushtoi disa dite faqet e para te disa gazetave dhe te disa udheheqesve te opozites, u be e famshme pasi prokuroria e Ina Rames nisi nje proces hetimor bazuar ne shkrimet e nje gazete. Permasat e saj u zmadhuan artificialisht kur prokuroria tentoi te ndaloje ne Rinas z. Damir Fazllic, i cili kishte ardhur ne Shqiperi si qytetar i lire i ftuar nga televizioni "Klan" per te dhene nje interviste ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu. Kjo kerkese e kunderligjshme e bere me telefon nga prokuroret e Prokurorise se Pergjithshme dhe jo nga prokuroret e ceshtjes, te cilet ne baze te ligjit kane te drejten ekskluzive per gjithe proceduren e hetimit te kesaj ceshtjeje, u be me qellim per te fryre dhe per t'i dhene permasat e nje skandali te madh ku protagoniste ishin Fazllic dhe kunati i Ministrit Basha.
Prokuroria politike e Ina Rames e thelloi skandalin, dhe ne vijim te detyres se pamoralshme qe kish marre persiper, urdheroi sekuestrimin e llogarive bankare jo vetem te Fazllic por edhe te kunatit te ministrit Basha dhe nje biznesmeni tjeter pa asnje lidhje me Fazllic. Por menjehere pas ketij skandali, vete prokuroria politike e Ina Rames u terhoq nga ky vendim duke c'bllokuar llogarite e tyre, por pa i dhene asnje shpjegim pse e beri kete dhunim te biznesit te tyre, pa i kerkuar falje per shqetesimin e krijuar dhe pa i demshperblyer per demin e shkaktuar. Kjo ceshtje kaq e zhurmshme, ne saje te
prapavijes politike qe e inicioi, duket se po perfundon si nje vrime ne uje, ashtu sic kane perfunduar te gjithe ceshtjet e nisura keshtu. Deklarata e fundit e institucionit te
Parandalimit te Pastrimet te Parave e cila konfirmon se Fazllic nuk ka kryer pastrim parash dhe asnje transaksion te dyshimte, do te thote se e gjithe kjo zhurme u be per te sulmuar individe te vecante te mazhorances, per t'i perbaltur ata per interesa personale politike. Perdorimi i prokurorise per lufte politike, ne menyre te pamoralshme, per te sulmuar pa asnje fakt qytetaret e lire, eshte veprimi me i rende qe mund te beje nje strukture shteterore. Ky veprim i turpshem i prokurorise, i ben teper ironike deklaratat e Ina Rames dhe atyre qe e mbeshtesin per pavaresi te prokurorise. Kjo prokurori ka pavaresi edhe me shume se sa i jep ligji dhe shperdoron sistematikisht detyren dhe ligjin duke sulmuar jo vetem politikisht por edhe duke vene gjoba banditeske.
bulqizaku- Numri i postimeve : 1292
Reputation : 20
Points : 30571
Registration date : 18/05/2008
Similar topics
» "Jua sjell Fazllic ne Kuvend"
» Ceka: "Fazllic", amplifikim i PS
» Rama: "Berisha, sekretar i komunizmit", Bogdani: "Kristaqi firmosi ekzekutime"
» Ceka: "Fazllic", amplifikim i PS
» Rama: "Berisha, sekretar i komunizmit", Bogdani: "Kristaqi firmosi ekzekutime"
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi